Saturday, November 10, 2012

Politika shqiptare, peng e së shkuarës


Politika shqiptare, peng e së shkuarës

Nga Ilir Vata

Jo rrallë here, janë publikuar material, që ka në bërë prezent realitetin e gjendjes së mjerë të politikës shqiptare, që në të shumtën e rasteve ka tendencën të tërhiqet pas nga e shkuara, por realiteti është mjeran dhe sërish edhe në këtë prag shekulli, tendencat janë nga e shkuara. Vetëm pak ditë më parë një grup të përndjekurish dhe dy nga përfaqsuesit e Ligës së Djathtë i kërkuan Presidentit të Republikës së Shqipërisë, hapjen e dosjeve të bashkëpuntorve të sugurimit të shtetit dhe kryesisht të agjetve të huajt, si ato të KGB, pasi paraqesin një rrezikshmëri të lartë jo vetëm për shqipërinë dhe trevat shqiptare, por për rajonin dhe më gjerë.
Nisma e të përndjekurve ka qenë e ka hershme, por si gjithmonë kjo nisëm nuk është përkrahur nga partitë politike, pasi ata janë drejpërdrejt në konflik me atë cfarë kërkonë ligji për lustracionin.
Komunizmi në Shqipëri e viset shqiptare, ka përsekutuar me mijëra shqiptarë, madje dhe një numër të madhe të kosovarve dhe sot ende nuk kemi një ndjesë kombëtare dhe aq me keq nuk kemi një ligj për të hapur dosjet e mëkatarve të sigurimit të shtetit. Bota e qytetëruar, vende të tjera ish- komuniste kanë arritur të gjejnë paqen sociale, kurse shqiptarët ende përpëliten në të shkuarën në agoni dhe me fantazmat e komunizmit në sfond.
Numri i partive në shqipëri vazhdonë ende të rritet, jo se në vend ka pruralizëm të gjerë, se ai rronë vetëm si fenomen, por se problematikat janë të mëdha dhe në të shumten e rastëve këto parti bëjnë rolin e partive të mëdha si ajo e partisë komuniste PS, apo plalëve të tjera të ngjashme, pasi dhe kodi elektoral nuk lë shkas, që partitë e vogla të kenë mundësinë të përfaqësohen. Në radhë të parë është goditur korrektimi kombëtarë dhe ai është shëndërruar në korrektim rajonal jo të barabartë, ku në thelb në planin e përgjithshëm, shumë vota mbëten pa përfaqësim në parlament, pasi ky numër votash të mbetura pezull, poshtë pragut, ndahet për partitë e mëdha.
Kjo është një metodë për ta ndarë pushtetin, pikërisht te ato pushtete që janë më afër të shkuarës dhe komunizmit. Por rreziku nuk qëndron këtu ndonse është një ndër problemet më të debatushme, rreziku qëndron pikërisht te lidhja me krimet e komunizmit dhe keta njërëz sot janë kryetarë partishë më shumë se 90% ose kanë qenë vetë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit ose e kanë kryer mekatin më njerëz të afërt të familjes.
Spiunët e Sigurimit të Shtetit janë të kudogjendur në parlament, institucionet kryesore të shtetit në qeveri, në gjykata dhe prokurori, pra janë shtetarët e rinjë të posdiktaturës vetëm se në supet e tyre rëndojnë krimet e diktaturës komunistë.
Paralel më spiunët e sigurimt të shtetit janë spiunët e KGB-s UDB-s apo dhe të një kadegorie të ndërsjelltë që në momentët decizive kanë mbajtur një qëndrim egoist dhe provokativ si në rastin me ceshtjen e Kosovës, Maqedonisë dhe atë të Greqisë.
Shumë nga politikanë kanë frikë të përmendin faktin e bashkimit të shqiptarve ndonse ajo një ditë do të ndoshë dhe askush nuk duhet të këtë frik për një realitet tjetër të ri në rajon. Nga ana tjetër njerëz të lidhur me të kaluarën e shohin nacionalizmin si nxitës për të lindur konflikte të reja në rajonë dhe këto janë tipike metoda të komunizmit dhe kohët e fundit kanë qenë prezent.
Realiteti politi e gjeopolitikë duhet të pranohet pasi shqiptarët e kosovës kanë vuajtur nga të dy genocidet si ai serb dhe ai shqiptarë dhe ende shqiptarët e atjeshëm janë në kërkim të afërmëve të tyre apo varreve të humbura. Në të njëjtën gjendje janë shqiptarët e shqipërise pasi nga regjimi komunistë janë egzekutuar me dhe pa gjyq mijëra vetë dhe sot mendohen mbi 7000 varre të humbura. Clirimi i vendi nga persekucioni dhe gjenocidi kërkon vullnet politik të ri dhe jo ai më të përfaqësohet nga ata që ushtruan drejtpërdrejt, apo në mënyre të tërthortë genocid.
Trevat shqiptare dhe kryesisht Shqipëria kanë nevojë të distancohen nga e kaluara jo e largët kriminale e sigurimit të shtetit dhe diktatutës, pasi shoqëria shqiptare po tërhiqet pas pikërisht nga pjesa e errët e së shkuarës.
Vende të tjera ish- komuniste kanë ditur ta bëjnë këtë gjë dhe pas paqejes sociale këto vende janë pjesë e BE-se kur se shqiptarët vazhdojnë të përpliten në agoninë e djeshme.
Ndose në pragun e shekullit të pavarësisë, Shqipëria nuk ka marrë dot kurajon të dëliret nga e shkuara. Përfaqësuaesit e Ligës së Djathtë kanë sijëllë një paket të re dinamike në politikën shqiptare dhe vazhdojnë të kërkojnë me ngut ligjin e lustracionit, që rasti si greva e urisë së të përndjekurve të mos ndodhin më.
Me hapjen e dosjeve fitojnë të gjithë shqiptarët. Në radhë të parë qytetarët shqiptarë nuk paguajn me taksat e tyre përsekutorët e djeshëm. Institucionet shtetërore dëlirën, sistëmi i drejtësisë reformohet dhe clirohet nga ata prokuror, gjyqtarë që dje në kohën e diktaturës ishin përsekutor të zellshëm dhe më e rëndësishmja hikin nga politika ata që kanë veshur xhaketat gri dhe stafetën e merrë një brez i ri me një vizonë më të qartë për të ardhmen. Aktualisht politikën në Shqipëri e bëjnë një grup politikanësh të bllokut të diktaturës dhe po bejnë gjithcka që edhe në këto zgjedhje të kënë pushtet dominues.
Notat negadivet të politikës Shqiptare kanë elektrizuar dhe mbarë botën shqiptare si në Kosove dhe trojet shqiptare dhe kohët e fundit copza të primitizmit po bëhen shkar jo vetëm për kthimin pas, por për rritjen e dominancës së vendeve ish- komuniste dhe asajë ruse në rajonin e ballkanin. Politika e kthimit pas tashmë ka nisur procesin dhe i vetëm mekanizëm për ta ndërprerë dhe për të nisur një stad të ri është largimi i politikanve mëkatarë nga skena politike.

No comments:

Post a Comment