Drejtësia
Shqiptare në pëshoren e thyer
Nga Ilir Vata
Legjislacioni
shqiptarë ka prekur jo vetëm divesitetin, por dhe ka rrugëtuar në në një skaj
në një tjetër, sa dhe sot familja ligjore qoftë e kodit penal, apo civil nuk
mund të kënë një njësim difinitiv të familjes ku ato bëjnë pjesë, ndonse në tërësi
futet në familjen italiane për legjislacionin në pozitë.
Parë në
këtë aspekt, shqiptarët njihen me të derjtën e tyre zakonore ose sic edhe është
kodifikuar në kanunin, që në treva të ndryshme edhe ai vetë ka diversitetin dhe
larmin por që në boshtë përshkohet nga një i tërë në të gjitha trevat
shqipfolse.
Edhe në në
kohën e perandorisë romake e më pas atë të bizantit e drejta zokonore shqiptare,
rronte dhe ishtë i vetmi ligj në shumë treve dhe historia e sjellë atë më të
vetmin fakt se trojet shqiptare, qoftë nga romakët, qoftë nga përandoria e
lindjes nuk janë asimuluar në tërësi, madje dhë në kohën e sundimit turk,
kanuni funksionoi bashkë me ligjislaconin e përandorisë dhe sheriatin. Në këtë
rrugëtim shekullor sot kemi një kod të vjetër ligjorë që ndonse i ashpër ka
sunduar me ligjet e tij, si i vetmi legjislacion e madje shumë i efektshëm sa dhe
sot, kanuni e ushtron pushtetin ndonse nuk është në pozitë.
Egzistenca
e një kodifikimi të kanunit, mendohet të jetë një traditë më e hershmë sa mosha
reale mesjetare, apo atoriale e Lekë Dukagjinit, por gjithsesi ai është një
monument i rallë i traditës shqiptare, që duhet suduar, por njëherazi
efikasiteti i tij kërkonë një rivlerësim në rrënjën e ligjit në vetë faktet,
apo indicjet e gjenëzës së tij, lidhur me traditën dhe realitetin, që ai përqas
edhe në kohë moderne.
Sigurisht,
që legjislacioni shqiptarë ka një nga burimet kryesore të drejtën zakonore, por
shumica e ligjeve qoftë ato të aspektit civilë apo penalë kanë rrugëtuar, jo
vetëm në kohë, por dhe në shkolla të ndryshme të europës dhe madje dhe më gjerë.
Legjislacioni
shqiptarë, mori jetë në aspekitin civil dhe penal në kohen e mbretit Zog ku
pervec tradites ligjor një vend të rendësishëm ze kodi i Napolonit, pa lënë në
një anë dhe të drejtën romake apo dhe legjislacione të shkollave të tjera, kryesishtë
në të drejtën civile.
Më pas
legjislacioni shqiptarë ra në një shterbësi dhe vendin kryesorë e zinte shkolla
Ruse e c’veshja e ligjislacionit, që nga të drejta e pronësisë, liritë
individuale apo kriminalizimi i kodit penal në favorë të shtetit të diktaturës
dhe në dhunim të lirive të qytetarve dhe futja e krimeve kurnder shtetit, apo
tradhetia ndaj atdheut..
Postdiktatura,
solli rivendorjen e shkollës perendimore, kryesisht atë të shkollës romake apo
të familjes europiane. Në aspektin civil, e drejta civile u pasurua në të
gjithë dimesionin e saj, kryesisht prona te drejtat dhe detyrimet..etj. Kodi
penal u dekriminalizua dhe vetë hetimi është
“inkuzitor” e më së fundmi heqja e dënimit më vdekje dhe respektimi i
lirive të njeriut. Ndonse pas heqjes së dënimit me vdekje një paket ligjesh u
rivendosen si një paket tabu unifikuse, duke lënë një nje anë vlerat penale,
por gjithsesi kodi penal shqiptare vazhdon të gjej dimesionet e verteta si një
garanci për parandalimin e krimit, zbulimin dhe denimin e veprave penale në shërbim
të qytetarit, pronës shteti..!
Sigurisht,
që kodi penal shqiptarë ka nevojë për rishikim dhe ligjet në kuadrin e
marveshjeve dhe konveta, ai është avangar dhe ka vend për tu rishikuar, por nuk
mund të lehet pa përmendur fakti se kodit penal shqiptarë i mungonë si normë
juridike “Gabimi në të drejtën penale” që eshtë një nga elementët thelbësorë për
garancine e nje hetimi të drejtë e në përpudhje më procedurat penale. Fakti që
kodi penal përmend vetm një perifraze për gabimin të në trejtën penale, lë vend
për të dëshiruar dhe për korigjim, pasi nëse njera pal është në gabi, qoftë i
panduhuri, mbrojtja apo prokurori i gjithë sitemi bie në gabim dhe në vendë se
të lirome të pafajshmin, lirojmë fajtorin, apo e kundërta. Vende të tjera si
dhe Kosova e parashikon gabimin në të drejtën penal, qoftë edhe me perifrazen
gabim apo lajthimë. Po ashtu gabimi, rrugëton që nga e drejta romake në kodi
rose e deri në kodin aktualë..Shume vende te tjera si Gjermania, Argjentina,
franca..etj jo vetëm e njohi por kanë hyrë në fazën e njesimit të gabimit në të
drejtën penale pasi marëdhenjet ndërkomtarë dhe e drejta ndërkomtae po përafrohe.
Por për të mos mbetur te mangësit në tërsi kemi një legjislacion të
admirueshëm.
Pse ligji bie pikërishtë në peshoren
e thyer.
E gjithë ky
siluet vëzhgues ka në epiqendër padrejtësin, ndonse legjislacioni është mjaftë
i plotësuar. Parë në aspektin penal është e drejta zakonore, pra kanuni që
nxjerrë në pa mangësit e legjislacioni apo zbatuesit e tij.
Sa herë që
e drejta penale apo civile në pozitë ka vakum ligjorë apo moszbatushmëri,
kanuni bëhet aktiv para merrë pozita, duke u bër ai pjesë e gjallë e
legjislacionit ndonse nuk është në pozitë. Pra kryenecsia e kanunit ka shkaqe që
vijnë nga vetë realiteti dhe ato në radhe të parë, gjejnë zbarastsi në
respektimin e ligjit dhe e dyta ështe se ndonse kanuni ka pushuar se egzistuari
ai përsëri ka vetinë e “ringjalljes” në pozitë për vetë faktin se legjislacioni
i të drejtës zakonore është përsosur në kohë dhe ka dalë nga metodat dhe
praktikat me të njohura të plebishitas, votës popullore.
Demokracia
e përfaqsuar në parlamet është një ndër modelet e mira të qeverisjeve
demokratik, por komisioni i ligjeve është një grup i vogël juristësh dhe brenda
pak ditësh ka për detyrë të bëjnë një paketë ligjore pa e ditur askush, pa e
publikur dhe vetëm formalisht ai ligj është thjesht i bërë nga të përfaqësuarit,
apo ligjvënsit tonë, kur dihet se nuk shkarkohesh nga përgjegjësia penale per
mos njohje të ligjit. Pra kemi dy probleme. Në radhë të pare, ligji nuk bëhet në
përputhje të plotë me vullnetin e vetë tagrit ligjorë dhe e dyta ai bie ndesh
me vetë të drejtën e qytetarve.
Pjesa më e
dhimbshme është mos zbatueshmëria e ligjit, qoftë në aspektin civil apo penal.
Vrasjet janë bërë për shkaqe pronsi apo gjakmarrje dhe në rastin kur gjykatat
nuk janë të drejta, të dëmtuarit thirrin vetiu kanunin si masë ndëshkimi,
ndonse dhe ky i fundit nuk respektohet sipas normave të tij por pasojat i
shkakton, madje tronditse.
Sistemi i
drejtësise ka edhe një të këqe më të madhe, pasi ai është pushteti
ish-persekutorve të diktaturës, pasi në sistemin e drejtësisë janë ish -prokurorët
hetuesit, torturuesit, apo gjytarët që persekutuan, burgosën mijëra shqiptarë.
Gjeneratat e komunizmit, madje dhe gjenerata e treta të ish- diktaturës kanë në
duar sistemin e drejtësisë dhe tashmë jo vetëm krerët e kushtetuese, gjykatës së
lartë, por dhe nivelet e tjera të sistemit të drejtësisë janë shëndërruar në një
klanë më vetë ku liritë e shqiptarve i kanë hedhur në treg në këmbim te
klientelizmit dhe paras.
Në radhë të
parë një ved demokratik, bazohet të shteti ligjorë, të bësueshmeria, barazia
para ligjit, pavarësia e vetë sistemit të drejtësisë. Vlera e lirive në radhë
të parë ka të bejë me drejtësinë dhe ajo vjenë në pozitë sa herë prekën këto
liri nga padrejtësia. Por besueshmeria dhe morali janë kushtet thelbesore që
qytetari kur hase në padrejtësi t’i derejtohet gjykatës, apo prokurorisë para
se të thithë nga mesjeta kanunin, tabunë e vjetë që vitet e fundit, duket se po
vjenë nga lashtësia i ashpër dhe me pasoja të pariparueshme.
Shqipëria
ka nevoje për një reform të gjerë të sistemit të drejtësisë e në radhe të parë
duhet të largohen përsekutorët e më pas pavarësia e këti institucioni është
garanci për qytetarë dhe barazi për të gjithë para ligjit. Politikanët tashmë
në shqipëri nuk kanë imunitet, por kanë në dorë sistemin e drejtësisë, pra
drejtësin e përdorin si pëshore të thyer dhe jo si pëshore të drejtësisë, cfarë
vë në rrezik vetë barazinë paraligjit.
No comments:
Post a Comment