Tuesday, November 27, 2012

Orët e një kombi.


Orët e një kombi.
Një shekull i tarazuar, por në mëvetësi dhe me shpresën e bashkimit.

Larëmia historike e një shekulli në historinë e shtetit shqiptarë është teje e pa imagjinueshme për nga lloij i pushteteve, mënyrat qeverisëse, princër e mbretër, shqiptarë e jo shqiptarë, qeveri jetëshkurtër e jetë gjatë, pruralizëm e diktaturë, tamam një shekull i tarazuar, por i lire, tamam sic edhe Imail Qemali thoshte: Mëvetësi.
Ndoshta mëvetësia e shqipërisë, la bërthamën e shqiptarisë, për të patur të pavarur sot Kosovën, apo për të rritur edhe shpresën e shqiptarve për bashkimin kombëtarë. Pikërish në orët e këti shekull, 100 vite më parë Europa shënoi padrejtësinë e shqiptarve dhe pikërisht në orët e shekulli shqiptarët janë më të egzaltuar me shpresë se orët e bashkimit janë afër.
Rallë herë do të ndodhë, që një njeri të festojë dy ditëlindje të një kombi dhe ditëlindja e kombit të shqiptave i kaloi kufinjtë e imagjinueshmes. Thyu barrjera kufinjësh, sanksione ndërkombëtarësh dhe nga Presheva, Shkupi, Mali Zi dhe kryesisht Kosova përtej flamurit të vet, që ndërkomtarët ua lanë, në zemrat e tyre, në qytete e në shpirt, shpalosën flamurin e baballarve të kombit, flamurin e Skënderbeut, Heroit kombëtarë, politikanit që kalojë kufinjtë e Shqiprisë, burrit të madhë që bashkojë shqiptarët. Në këto orë të 100 vjetorit, shqiptarët kalojnë në përmend orët e Lidhjes së Prizëreni, përpjekjes së parë nga ana institucionale për të bashkuar shqiptarët dhe për të bërë shtetin shqiptarë në të gjihtë kufinjtë natyral.
Mbarësja e shqiptarve me idenë e bashkimit kombëtare tashmë është në pikun e saj, madje po i kalojnë edhe kufinjtë e të imagjinueshmes, pasi në orët e fundit të shekullit, ata janë bërë ceshtja e shqiptarve.
Politikanët e Kosovës, Shqipërisë e Shkupit kanë organizuar jo vetëm kremtime të përbashkta, por dhe deklarata politike të kujdesshme për bashkimin e shqiptarve. Berisha nuk u përmbajt të thoshte ” shqiptaret janë drejtë bashkimit”, Thaci: “të bashkohemi ne Europë”, politikanë të tjerë të majtë e të djathtë kanë rënë në prehrin e bashkimit.
Ndryshe nga politika shqiptarët e kudogjendur janë të gjithë të një mendje, shqipëtarët në një komb dhe kjo tashmë është e lexueshme.
A do të jetë shekulli i ri, preluti i bashkimit të shqiptarve.
Kjo dilem shekullore, ndonse ka kaluar ne etapat e historisë edhe në skutat më të errta të saj politike e institucionale, askushë nuk kanë arritur të shuajn endrrën e shqiptarve dhe në këto orë të Kombit shqiptarët, ajo që nuk ka të krahasuar është dëshira e bashkimit kombëtarë.
Shekujt treguan se shqiptarët për gjatë pushtimeve shekullore që nga romakët, bizanti përandoria e lindje, ormanet, serbet..kanë ditur të jetojnë si shqiptarë e madje duke ruajtur identitetin e tyre kombëtarë, gjuhën dhe traditën, jo vetëm në trojet e tyre etnike, por madje edhe ne Athinë, Sicili, kalabri e në tërë botë. Ende në kalabri ushtarët e Skënderbeut flasin gjuhen e nënës, ruaj tradita e vlera të shqiptarisë.
Asnjë pushtues nuk ka arritur të asimilojë tërsish shqiptarët, apo ta ushtrojë pushtetin e vet në tërë teritoret shqiptare, madje malet e malësorve nuk kanë njohur pushtues për hirë të vlerave të larta atdhetarë, kodit të tyre të shenjtë besës, vlerave ligjore kanunit, traditave dhe respektimin e vlerave të lirise dhe pronës, familjes dhe miqësisë. Tek shqiptarët gjenë besë dhe hasmi në orët e tij të besës.
Pikërisht këto vlera e kanë ruajtur shqiptarin të hynjzuar me atdhedashuri e shqiptarizëm.
Kohët moderrne e shohin ceshtjen e shqiptarve në një aspiratë të civilizuar bashkimi, pikërishtë në Europën e bashkuar. Sot në botë në mës të problematikave, qëndronë dyndja e qytetrimeve nëpër botë dhe bashkëjetesa e tyre mës rracave, feve dhe kulturave të ndryshme. Dhe ne ballkanasit jo vetëm se jemi specifik nga kombet e tjera, madje të dallushëm, por ngjajmë ndër shtetet e rajonin në një tërsi vlerash e kulturash, madje dhe traditat dhe ritet pasurojnë ndrësjelltas këto vlera të të ngjashmit. Popullsitë në rajon janë aq të larmishme sa dhe qytetet hetorogjen brenda teritorit të shqipërisë. E tillë është Europa dhe kur mendon bashkimin e shqiptarve, mendja të conë vetiu në bashkimin e Europës dhe drejtë finalizimit të një shteti si SHBA-të.
Në këto sfida të shekullit të ri, shqiptarët nuk duhet të kënë frikë të kërkojnë bashkimit, por duhet të jenë të kujdesshëm nga deglaratat e politikanve të tyre pasi një pjesë e mirë e tyre në emër të nacionalizmi, apo të atdhedashurise kërkojnë të bëjnë jo vetëm ngatrrestari, por t’i fryen edhe velerat e nacionalizmit, që here- hërë në gojnë e disa politikanve ka qenë dhe primitivë.
Në të drejtën e kombeve, e drejta ndërkomtare njeh bashkimin e kombeve në aspektin juridik, por egziston dhe e drejta e popujve për t’u bashkuar dhe ajo është e drejta vullnetare. Vullnetet e popujve janë të ligjshme dhe mos heret, vonë ato behen realitet.
Shekulli i ri i pavarësisë tashmë ka trokitur dhe shqiptarët, brezat e rinjë do të dinë të zgjedhin më të mirën për të ardhmen e tyre. Baballarët e kombit na sollën në këtë ditë dhe ne jemi krenar dhe na kanë treguar udhët, ne na mbetet ta bëjmë realitet ëndrren e tyre.
Nga Ilir Vata







No comments:

Post a Comment