Wednesday, October 31, 2012

Edi Rama i semure Psiqik,festat me 1000 deshe si partizanet

Edi Rama, dasi si Enver, 8 dhe 29 nentori festat tona
Deliri i diktatorit, cmenduria per pushtet, paaftesia drejtuese, esterizmi politik e kane shenderruar, Ramen ne nje nga njerezit me te afer me diktatorin Hoxha nje moster motamo vetem se ne kohe te ndryshme, pasi eshte lideri i trete i ish- partise komuniste qe po ia kalon dhe vete diktatorit. Partine e punes e drejtoi diktatori per 45 vite, ish-partin e diktatorit PS-n Fatos Nano per 10 vite dhe tani vazhdimsin e ka marre diktatori i ri Rama. Kurre nuk do te shohe me historia nje "tiran" te tille, krejt te papergjegjshem nese behet kryeminister. Por gjasat tregojne se forca e tij politike do te jete e treta ne kete vit elektoral. Censura e tij filloi me mbytjen e zerave ndryshe, perjashtimet nga grupi parlamentare dhe vete partia, pergjimi i telefonave dhe me ne fund pergjimi i endrrave..!

 

Jo rastesish lideri socialist hodhi slloganin e dasise per te festuar 100 vjetorin e pavarsise, me vete me ish- komunistet. Ne radhe te pare opozita ka qene inegzistente dhe ne gjitha rastet, qe eshte bere aktive ka qene e dhunshme apo e tubuar me egersi si proletaret e vendeve komuniste dhe mbi kete qendron fakti se protestat nuk kane patur as nje vlere per qytetaret, por thjeshte per karrigen e tij. E dyta opozita ka heshtur dhe vazhdimisht ka qyajtur rastin per tu perfshire ne ngjarje sic ndodhi me te perndjekurit dhe qellimi ishte i paster politik te pengonte shqiperine per marrjen e statusit, madje pergaditi skenari e djegjes se nje te burgosuri pikerish me 10 nentore. E gjitha bashke me skenarin e disa njerzve medioker qe perfaqsojne te perndjekurit"komunist" ishte demonstrimi i disa te perndjekurve jo per interesat e tyre, por thjeshte per interesin e socialistve. Opozita e shtyri edhe nje muaj. Me pas gjeti teritorin me greqin nje pike tjeter konfliktuale, pasi dihet mire se nje nder kushtet per ne BE eshte moskonflikti me vendet fqinje. Atu ku ka nje pike BE Rama do te behet pengese dhe kjo nuk eshte ideja e socialistve por sic edhe e thame e nje njeriu te vetem Liderit socialist Rama. Se fundmi gjeti te festoje me 1000 deshe ne Vlore..! Festime paralele. I gjithe Kombi trevat shqiptare te gjithe shqiptaret kudo gjenden do te festojne sebashku. Rama si Enveri. Deliri i diktatorit po e verbon dhe nuk ka gjasa per jo per tu bere kryeminister por ne Qershor do te largohet edhe nga PS pasi eshte mandati i tret qe e len opoziten ne opozite te perhershme.

 


Clinton kundërshton kategorikisht një ndarje të Kosovës

Hillary Clinton inkurajon Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Dhënia fund tensioneve me Kosovën është për Serbinë një nga kushtet kryesore për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
epa03452479 US Secretary of State Hillary Clinton addresses the media during a joint news conference after meeting with members of Bosnia's tripartite presidency, Muslim Bakir Izetbegovic, Croat Zeljko Komsic and Serb Nebojsa Radmanovic in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina 30 October 2012. EPA/FEHIIM DEMIR Gjatë turneut të përbashkët ballkanik me të përfaqësuesen e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e inkurajoi Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Negociatat me Prishtinën nuk e detyrojnë Beogradin të njohë pavarësinë e Kosovës, tha Klinton në kryeqytetin serb. Në të njëjtën kohë ajo kundërshtoi kategorikisht një ndarje të Kosovës, për të cilin ishte shprehur kryeministri serb Ivica Daçic. Kufijtë në Evropë nuk ndryshohen, tha Klinton.
epa03452473 From L to R: Serbian President Tomislav Nikolic, US Secretary of State Hillary Clinton, European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Catherine Ashton and Serbian Prime Minister Ivica Dacic pose for a photo in Belgrade, Serbia, 30 October 2012. During the visit Clinton and British Baroness Catherine Ashton, High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy, will reiterate US-EU resolve for Serbia and Kosovo to build on previous agreements and advance their dialogue, as well as to encourage concrete steps that will allow those countries to progress on their respective paths to EU membership. EPA/KOCA SULEJMANOVIC  
Daçiç shprehu gatishmërinë për bisedime. Këto duhet të lidhen me një "përshpejtim të integrimit evropian" të Serbisë, tha ai.
Dhënia fund tensioneve me Kosovën është për Serbinë një nga kushtet kryesore për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Këtë të mërkurë Klinton dhe Ashton priten në Prishtinë.
Clinton së bashku me të ngarkuarën e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, e filluan turin e vizitave në Sarajevë, ku kërkuan nga Bosnja të zbatojë reformat, 17 vjet pas përfundimit të luftës.

Klinton dhe Ashton në Kosovë, neser ne Tirane

Kosovo's President Atifete Jahjaga (C) shakes hands with U.S. Secretary of State Hillary Clinton (L) and EU Foreign Policy Chief Catherine Ashton prior to a meeting at the Presidency in Pristina October 31, 2012. Clinton's three-nation Balkan trip, probably her last before stepping down early next year, represents her final effort to settle some of the legacies of the bloody break-up of federal Yugoslavia in the 1990s, when her husband Bill Clinton was president. REUTERS/Saul Loeb/Pool (KOSOVO - Tags: POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY)
Klinton dhe Ashton përshëndetën guximin e treguar nga kryeministri Thaçi dhe kryeministri Dacic, për t'u takuar. Sipas Klinton statusi dhe kufijtë e Kosovës nuk diskutohen.
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe shefja e diplomacisë evropiane, Kathrin Ashton, thanë në Prishtinë se Bashkimi Evropian dhe SHBA-së, duan përmirësim të raporteve Kosovë-Serbi dhe e gjithë kjo me qëllim të përmirësimit të jetës së njerëzve. Këtë mesazh të dy zonjat, Klinton dhe Ashton e përsëritën të mërkurën në Prishtinë në një konferencë për media, pas vizitës që realizuan ditën e martë në Beograd. Ato thanë se dialogu nuk është i lehtë për Kosovën, sikundër që nuk është i lehtë as për Serbinë. Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, kishte një mesazh shumë të qartë për të gjithë ata, që si ajo e dëgjojnë.
Statusi dhe kufijtë e Kosovës nuk diskutohen

U.S. Secretary of State Hillary Clinton (2nd L) and EU Foreign Policy Chief Catherine Ashton (2nd R) meet with Kosovo's Prime Minister Hashim Thaci (not pictured) at the Prime Minister's Office in Pristina October 31, 2012. Clinton's three-nation Balkan trip, probably her last before stepping down early next year, represents her final effort to settle some of the legacies of the bloody break-up of federal Yugoslavia in the 1990s, when her husband Bill Clinton was president. REUTERS/Saul Loeb/Pool (KOSOVO - Tags: POLITICS) “Dua të jem e qartë jo vetëm këtu në Prishtinë, por për secilin që na shikon dhe dëgjon në rajon. SHBA janë të prera plotësisht në qëndrimin e tyre për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe duan të shohin sundim të ligjit kudo në Kosovë. Nuk do të ketë biseda për ndryshime teritoriale apo rihapje të çështjes së statusit të pavarur të Kosovës. Këto çështje nuk do të diskutohen. Kufijtë e Kosovës sovrane dhe të pavarur janë të qartë dhe të përcaktuar përgjithmonë,” - tha Hillary Clinton. ”Mesazhi im të martën në Beograd është i njëjti më atë që do ta them sot këtu. SHBA u bëjnë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, të arrijnë marrëveshje në fusha të reja dhe të avancojnë me masa konkrete për normalizimin e marrëdhënieve. Normalizimi i marëdhënieve Kosovë-Serbi, është thelbësore për progresin e ardhshëm të Kosovës dhe Serbisë si dhe për paqen në rajon." - tha Hillary Clinton.
Dialogu Kosovë-Serbi thelbësor për paqen në rajon
”Jam këtu së bashku me shefen e diplomacisë evropiane, Kathrin Ashton, sepse SHBA mbështet aspiratat e popullit të Kosovës që të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në institucionet euroatlantike. Në besojmë se dialogu që kryeministri Thaçi ka filluar me zonjën Ashton dhe me kryeministrin e Serbisë, është esencial sepse siguron një rrugë të një stabiliteti afatgjatë, për prosperitet dhe paqe për të gjithë popujt në rajon”, tha sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton.
Në të njetën linjë u shpreh edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kathrin Ashton, e cila e vlerësoi guximin e kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Dacic për t'u takuar.
“Dialogu që kemi filluar nuk është i lehtë. Nuk është i lehtë as për kryeministrin Thaçi, por as për kryeministrin e Serbisë Dacic. Unë e di që për popullin e Kosovës me historinë dhe frikën që ka nuk është i lehtë, por ne duam t'u bëjmë thirrje se ky dialog është që të përmirësohet jeta e njerëzve. Qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës ta jetojnë jetën e tyre të përditshme duke u ndier si pjesë e komunitetit, pjesë e kësaj shoqërie.
Kosovo's Prime Minister Hashim Thaci walks alongside U.S. Secretary of State Hillary Clinton (R) and EU Foreign Policy Chief Catherine Ashton (L) prior to a meeting at the Prime Minister's Office in Pristina October 31, 2012. Clinton's three-nation Balkan trip, probably her last before stepping down early next year, represents her final effort to settle some of the legacies of the bloody break-up of federal Yugoslavia in the 1990s, when her husband Bill Clinton was president. REUTERS/Saul Loeb/Pool (KOSOVO - Tags: POLITICS)
Dhe kjo mund të behët vetëm duke biseduar hapur dhe lirshëm”, tha baronesha Kathrin Ashton.Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaci, nga ana e tij e siguroi sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton dhe shefen e diplomacisë evropiane, Kathrin Ashton, se ai do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sikundër do të punojë edhe me komunitetin serb në veri të Kosovës në mënyrë që ata të integrohen në institucionet kosovare. “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vendimtar për evropianizimin e rajonit. Kosova është e vendosur për këtë process. Por të jemi të qartë, ora e historisë nuk do të kthehet prapa. Shteti i Kosovës po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë. Pavarësia e Kosovës, integriteti i saj territorial dhe organizimi i brendshëm shtetëror janë fakte të njohura ndërkombëtarisht dhe të padiskutueshme”, tha kryeministri Thaçi.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe shefja e diplomacisë evropiane, Katherin Ashton, shkuan në në Prishtinë të marten në mbrëmje pas vizitës që realizuan në Beograd. Klinton dhe Ashton u takuan dhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe do të takojnë edhe disa familje serbe te kthyera në Kosovë. Pas Kosovës, Klinton viziton Shqipërinë, duke përmbyllur kështu turnin ballkanik të vizitave që nisi të hënën.

Wall Street i kthehet punës pas uraganit

“Sandy” mbylli për dy ditë tregun e aksioneve të Nju Jorkut
Jeff Swicord
Një ditë pasi uragani Sandy shkaktoi përmbytje dhe mungesë elektriciteti për më shumë se 7 milionë banorë në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, zyrtarët e Nju Jorkut të goditur rëndë nga stuhia, po përllogarisin dëmet. Materiali në vazhdim na njeh me ndikimin që ka pasur mbyllja e Wall Street-it për dy ditë radhazi.        Tregu amerikan i aksioneve ishte përsëri i mbyllur të martën, një ditë pasi uragani Sandy goditi qytetin e Nju Jorkut.
  Zona përreth Wall Street ishte pjesë e një zone për evakuim të detyrueshëm. Stuhia bëri që niveli i ujit të kalonte barrierat dhe të përmbyste rrugët në Manhatanin e poshtëm.         
Është hera e parë që nga viti 1888 që moti i keq ka detyruar mbylljen e bursës në Nju Jork për dy ditë rrjesht.Koha e mbylljes krijoi vështirësi për Wall Streetin. Në fund të çdo muaji, manaxherët e fondeve caktojnë çmimet e aksioneve për klientët.Analisti i tregjeve Michael Farr, thotë se humbja e dy ditëve në shkëmbime mund të vështirësojë caktimin e vlerës reale të stoqeve dhe aksioneve.
  “Çmimet duhet të bazohen në çmimet reale të tregut. Nëse nuk ke një çmim real tregu duhet të përdorësh çmimin pararendës. Ndaj, nuk ke një vlerësim të vërtetë.”
  Ekspertët thonë se mbyllja e tregut të aksioneve mund të ndikojë në tregjet botërore.
  “ Pengon disa lloje tregtie, por jo gjithçka.”  
  Dëmtimet nga uragani Sandy përllogariten në rreth 20 miliardë dollarë,  plus një humbje prej 30 miliardë dollarësh për bizneset, sipas kompanisë financiare IHS Global Insight. Disa ekonomistë thonë se stuhia mund të ulë me 0.6 përqind rritjen ekonomike amerikane në tremujorin e fundit të vitit.
 

Sundimi i ligjit në Kosovë i pamjaftueshëm

Gjykata Evropiane e Auditorëve, vlerëson se Kosova ka shkallë të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa ndihma evropiane është e pafrytshme

Gjykata Evropiane e Auditorëve, vlerëson se Kosova përballet me shkallë të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa ndihma e deritashme e Bashkimit Evropian nuk ishte mjaft e frytshme.

Në një raport të kësaj gjykate thuhet se ndonëse Bashkimi Evropian ka ndihmuar në ngritjen e mundësive, sidomos në fushën e doganave, ndihmesa për policinë dhe gjyqësorin ka pasur një sukses shumë modest.

Niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë ende mbetet i lartë. Gjyqësori vazhdon të vuajë nga ndërhyrjet politike, joefikasiteti dhe mungesa e transparencës dhe zbatimit te ligjit.

Në raport thuhet se mundësitë e kufizuara të Kosovës për të mbrojtur dëshmitarët kryesorë dhe vështirësitë në zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë vendit janë mangësi të rëndësishme.

Raporti gjen se nuk ka pasur pothuajse fare përparim në vendosjen e sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.

Një nga hartuesit e raportit, Gijs de Vries citohet të ketë thënë se “autoritetet në Kosovë nuk i japin përparësi të mjaftueshme sundimit të ligjit, ndërsa mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë më e frytshme”.

Gjykata Evropiane e Auditorëve është organ i pavarur që mbikëqyrë financat e Bashkimit Evropian. Ajo ka theksuar se Kosova është pranuesi  më i madh i ndihmës financiare të Bashkimit Evropian për kokë banori në botë dhe është strehë e misionit më të madh civil të këtij Bashkimi, por rezultatet janë ende të pakta.

Clinton: Dialogu, thelbësor për Kosovën dhe Serbinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton bëri thirrje për normalizimin e marëdhënieve Kosovë – Serbi, por pa prekur sovranitetin e Kosovës

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha sot në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kundërshtojnë cfarëdo bisedimesh për kufijtë e Kosovës.

Komentet e saj pasuan takimet me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Sekretarja Clinton, e cila është shoqëruar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se për Shtetet e Bashkuara, cështja e statusit të Kosovës, është e përfunduar.

Do të jem shumë e qartë, jo vetëm këtu në Prishtinë, por për të gjithë ata që na dëgjojnë e shikojnë në rajon, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara fuqishëm ndaj tërësisë tokësore dhe sovranitetit të Kosovës dhe për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë Kosovën. Ne kundërshtojmë çdo diskutim për ndryshimin e territorit apo rihapjes së statusit të pavarur të Kosovës. Këto cështje nuk janë të hapura për diskutim. Kufijtë e Kosovës së pavarur e sovrane, janë të qartë dhe të vendosur”, tha sekretarja Clinton, e cila bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve dhe zbatimin e të gjitha mjarëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Ne besojmë se dialogu, që kryeministri ka filluar me Catherine Ashton dhe kryeministrin e Serbisë, është absolutisht thelbësorë dhe ai siguron një rrugë të përparimit, qëndrueshmërisë dhe paqes afatgjate. Ne po punojmë bashkërisht me Bashkimin Evropian në këtë drejtim dhe unë dua që personalisht ta përshëndes kryeministrin Thaçi, që ka marrë guximin politik për takimin me kryeministrin Daçiç në Bruksel. Ky ka qenë një veprim i guximshëm dhe i zgjuar”, tha sekretarja Clinton, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve dhe të bien dakord edhe për marrëveshje të reja, që janë të domosdoshme për pëprarimin e të dyja vendeve.
Ajo vlerësoi lartë edhe rolin e presidentes Jahjaga për ndryshimin e imazhit të Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e qeverisë së saj për të ardhmen e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Ajo siguroi mikpritësit e saj për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën duke e cilësuar atë si një cështje të rëndëishme jo vetëm për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara por edhe për të dhe familjen e saj.

​​Ndërkaq, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se të gjitha vendet e rajonit duhet ta vazhojnë rrugëtimin e tyre drejt integrimeve evropiane, duke vënë theksin në rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu që kemi filluar nuk është i lehtë, për asnjërin nga kryeminstrat, si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë dhe e di që edhe për qytetarët e Kosovës nuk është i lehtë. po ashtu. Por, ky dialog ka për qëllim ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që janë në veri të Kosovës. Kjo bëhet duke biseduar hapur dhe lirshëm. Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç janë treguar të guximshëm në takimin e mbajtur në Bruksel”, tha zonja Ashton.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, u zotua se institucionet e Kosovës do të përmbushin të gjitha detyrimet në rugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, përfshirë edhe normalizimin e marëdhënieve me Serbinë.

U pajtuam bashkërisht me sekretaren Clinton dhe baroneshën Ashton, se procesi i normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për evropianizimin e rajonit. Kosova është e vendosur për këtë proces. Por, të jemi të qartë. Ora e historisë nuk do të kthehet prapa. Shteti i Kosovës po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial dhe organizimi i brendshëm shtetëror janë fakte të njohura ndërkombëtarisht dhe të padiskutueshme”, tha kryeministri Thaçi.

Sekretarja Clinton u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të punojnë për zgjidhjen e shqetësimeve të pjesëtarëve të komunitetit serb. Ajo takoi një grup pjesëtarësh të këtij komuniteti të rikthyer në Kosovë, gjatë një vizite në kishën e Shën Nikollës në Prishtinë, një nga objektet fetare që është rindërtuar nga qeveria e Kosovësn pas dëmtimit të saj në trazirat e marsit të vitit 2004.

Sekretarja Clinton, qëndroi në Prishtinë në kuadër të një turneu në Ballkanin perëndimor, që synon nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në rajonin ende të ngarkuar me tensione etnike.

Të martën ajo qëndroi në Beograd, ku bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marëdhnëieve me Kosovën pa këkruar njohjen e pavarësis së saj nga Serbia.

Vizita e saj pritet t’u jap një shtytje të re planeve për përshpejtimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdimi i të cilave pritet gjatë muajit nëntor.

Beogradi refuzon ta njohë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Shtetet e Bashkuara dhe shumë prej fuqive evropiane e kanë njohur pavarësinë e saj ndërsa janë vënë në kërkim të zgjidhjes së situatës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.

Diplomatët euro perëndimorë i kanë bërë thirrje Beogradit të heq dorë nga mbështetja e strukturave paralele serbe në veri.

Monday, October 29, 2012

Nacionalistet grek, pritet me protesta ne Shqiperi

Në Shqipëri, në jug të vendit, dhjetra aktivistë të disa subjekteve politike protestuan sot ndaj një ceremonie në përkujtim të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke në territorin shqiptar.

Në Urën e Dragotit, disa kilometra larg Përmetit, aktivistë të Aleancës Kuqezi, Partisë Drejtësi dhe Integrim dhe Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova u mblodhën me flamuj kombëtare për të penguar pjesëmarrësit në këtë ceremoni. Kalimi i disa diplomatëve greke dhe përfaqësuesve të Partisë së të Drejtave të Njeriut u shoqërua me tensione tek protestuesit, por policia ndërhyri për të frenuar incidentet.

Aktivistët u zhvendosën më pas pranë varrezës së ushatarëve grekë në Këlcyrë, ku u mbajt një meshë përkujtimore, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të familjeve të ardhura nga Greqia, diplomatë greke dhe përfaqësues te jetës politike të pakicës greke në Shqipëri.

Prej disa vitesh kjo ceremoni kryhet në këto varreza ditën kur në Greqi shënohet ngjarja historike kur vendi i tha jo pushtimit nga Italia fashiste. Oratorët hodhën parulla kundër këtyre ceremonive brenda territorit të Shqipërisë, të cilat sipas tyre, cënojnë integritetin e shtetit shqiptar. Protestuesit hodhën vezë ndaj organizatorëve të ceremonisë, ndërkohë që policia ndërhyri për të shmangur incidentet.

SHBA: Përparim në luftën globale ndaj korrupsionit

SHBA: Përparim në luftën globale ndaj korrupsionit

Korrupsioni është problem global. Ai ekziston njësoj në të dy sektorët; privat dhe publik; në vende të pasura dhe të varfëra.
Lanny Breuer
Korrupsioni shkatërron lidhjet, minon zhvillimin, gërryen besimin në institucionet demokratike dhe përgatit rrugën për veprimtari kriminale. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë luftën kundër korrupsionit rreth globit një përparësi të lartë.

Korrupsioni është problem global. Ai ekziston njësoj në të dy sektorët; privat dhe publik; në vende të pasura dhe të varfra. Dhe në fund, janë shtetasit ata vuajnë pasojat, duke përfshirë çmime më të larta, më pak burime të investuara në sektorin publik, kushte shfrytëzuese të punës, ndotje të ujit, mungesa të  energjisë, ilaçe të pasigurta dhe ndërhyrje të paligjshme.

"Korrupsioni ka pasoja  të tilla negative, veçanërisht në ekonomitë në zhvillim, dhe ne duhet të përdorim çdo mjet në dispozicion për t’a luftuar atë," tha Lanny Breuer, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për çështje të korrupsionit, pranë Departamentin amerikan të Drejtësisë. Ai i bëri këto komente në Forumin ndërkombëtar kundër rryshfetit dhe korrupsionit, që u zhvillua në Londër kohët e fundit.

"Edhe pse ne natyrisht rastet tona i nxjerrim në gjyq në Shtetet e Bashkuara, puna jonë ka ndikuar gjithnjë e më shumë në luftën globale kundër korrupsionit.”

Një prokuror nga Amerika e Jugut i cili kishte para për informacion e dhënë për rrafikantët e drogës, u ekstradua dhe u gjykua në Shtetet e Bashkuara; pasuritë amerikane e një politikani të korruptuar afrikan u sekuestruan, pasi ai u dënua për korrupsion në Britani; dhe falë shtimit të kontrollit, kultura e gabuar e korporatave është përmirësuar në vitet e fundit. Duke pasur parasysh nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe standarde të përbashkëta, Amerika gjithashtu ka përkrahur zhvillimin e konventave ndërkombëtare që inkurajojnë vende të botës për të miratuar masa për parandalimin e korrupsionit dhe zbatimin e ligjeve kundër tij.

"Zbatimi Penal është një aspekt kritik i rëndësishëm i anti-korrupsionit në punën tonë. Pengesë e fortë kundër keqbërjes së korporatave është perspektiva e dënimit me burg", tha z. Breuer.

"Në vitet e fundit, ne kemi parë një zgjim të rëndësishëm për problemin e korrupsionit rreth e rrotull globit. Rusia, Kina dhe India janë duke e trajtuar ryshfetin e jashtëm më seriozisht se kurrë më parë; Britania ka një ligj të ri të rëndësishëm ndaj ryshfetit që thotë,  se kompanitë dhe individët britanikë që bëjnë biznes në mbarë botën do të mbahen përgjegjës për mënyrën se si ata kryejnë biznes me zyrtarë të huaj", tha zoti Breuer.

"Ka ende shumë punë për të bërë. Por jemi duke bërë përparim. Unë shpresoj dhe besoj se së bashku ne do të vazhdojmë të bëjmë përparim në këtë fushë",  tha Zv/Prokurori i Përgjithshëm për çështje të korrupsionit në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Lanny Breuer.

Sekretarja Klinton po viziton Ballkanin perëndimor

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka nisur një turne në Ballkanin perëndimor që synon nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka nisur një turne në Ballkanin perëndimor që synon nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në rajon i cili vuan nga tensione etnike.

Znj. Klinton mbërriti në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës, të hënën vonë, nga Algjeria. Në Sarajevë, ajo dhe sekretarja e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Katherine Ashton, do të takohen me anëtarët e presidencës së Bosnjes për të diskutuar edhe mbi çështjet e buxhetit, qeverisjes dhe privatizimit të pronës shtetërore.

Përparimi i Bosnjes pas luftës etnike tre-vjeçare të viteve 1990 ka qenë i ngadalshëm, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mes 3 grupeve më të mëdha etnike të vendit.

Më vonë të martën, sekretarja Clinton dhe sekretarja Ashton do të udhëtojnë për në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dhe të vazhdojnë udhëtimin për në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Zyrtarët e BE-së janë duke i bërë thirrje Beogradit që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, të cilat kanë qenë të paqëndrueshme që kur shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera e njohin pavarësinë e Kosovës, por pakica serbe e vendit, dhe vetë Serbia, refuzojnë ligjshmërinë e qeverisë së Kosovës.

Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, sekretarja Klinton do të përshëndesë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

Nga Zagrebi sekretarja Klinton shkon në Tiranë për të marrë pjesë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore

SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore

Uragani Sandy është forcuar ndërsa po godet brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara,  duke sjellë rrezik për rreth 50 milionë banorë, me rreshje shiu, erëra të forta përmbytje. Uragani tashmë i quajtur pas-tropikal, është një prej stuhive më të mëdha që ka goditur rajonin në vite.

Qytetet kryesore amerikane nga Uashingtoni në Nju Jork kanë pezulluar sistemet e transportit publik (trena, autobusë, aeroplanë) dhe miliona njerëz janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e të mos dalin në punë.Bashkia e Manhatanit ka ndërprerë linjën elektrike për të parandaluar dëmtimin e rrjetit të energjisë. Qyteti i Baltimorës në Maryland ka ndaluar çdo qarkullim të makinave, me përjashtim të atyre të policisë dhe spitaleve. Erërat kanë arritur shpejtësinë maksimale deri në 150 kilometra në orë. Miliona njerëz janë pa energji elektrike, duke përfshirë pothuajse 200 mijë banorë në zonën e kryeqytetit Uashington. Më në brendësi, disa zona malore janë mbuluar nga rreth një metër e gjysmë e dëborë e lagësht. Deri tani janë raportuar rreth 12 vdekje si pasojë e stuhisë.

Parashikuesit e motit thonë se stuhia po udhëton me shpejt sesa ishte parashikuar në drejtim të perëndimit me 44 kilometra në orë.

Presidenti Barak Obama ka anuluar veprimtaritë e tij të fushatës zgjedhore për të monitoruar uraganin nga Shtëpia e Bardhë. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin parasysh paralajmërimet lidhur me natyrën e rrezikshme të uraganit Sandy.

"Mesazhi më i rëndësishëm që kam për publikum tani është: ju lutem dëgjoni se çfarë thonë zyrtarët shtetërore dhe vendorë. Kur ata ju thonë të evakuoheni, ju duhet të evakuoheni. Mos vononi, mos ngurroni, mos vini në pikëpyetje udhëzimet që u janë dhënë, sepse kjo është një stuhi shumë e fortë dhe mund të ketë pasoja fatale në qoftë se njerëzit nuk veprojnë shpejt."

Autoritetet në 9 shtete dhe kryeqytetin Uashington, DC kanë shpallur gjendjen e jashtzakonshme, ndërsa qeveria dhe zyrat federale u mbyllën të hënën dhe do të qëndrojnë të mbyllura edhe sot, të martën.

Parashikuesit e motit thonë Sandy pritet të bashkohen me një sistem të motit të ftohtë, duke shndërruar  në një "super-stuhi pas-tropikale" me rrjeshje të mëdha shiu e bore në zonat malore. Në New York, autoritetet urdhëruan evakuimin e 375.000 njerëzve nga pjesë të ulëta të qytetit, ndërsa tregjet e aksioneve u mbyllën dje në mënyrë të paplanifikuar, për herë të parë që mbyllen në klëtë mënyrë  nga dita e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Zyrtarët thonë se njerëzit të cilët tani refuzojnë të evakuohen dhe më vonë duhen shpëtuar, do të vinin në rrezik jetën e punëtorëve të emergjencës.

Uragani Sandy shkaktoi vdekjen e të paktën 65 personave në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Liga Djathte dege ne Tropojë

Partia e te Drejtave të Mohuara, Liga Djathte dege ne Tropojë

Politikë pa spiunë të sigurimit të shtetit,mjaft abuzuan me të djathtën
“Liga e Djathtë”, alternativë e munguar në politikën shqiptare ka muaj që ka filluar të marrë formë në të gjitha qarqet e Shqipërisë. PDM partia e të përndjekurve politikë e themeluar më 2004 nga intelektuali dhe i burgosuri politik Eduart Ypi, sot është në një stad riorganizimi me misionin e bashkimit të së djathtës në një të vetëm me logon “Liga Djathtë”.
PDM, ideoi LSHK, por qe një forum që dështoi për vetë faktin se aleatët devijuan programin e së djathtës. Sot ky subjekt politik ka ndërmarr inisjativën e munguar gjatë këtyre viteve të postdiktaturës, atë të bashkimit, jo vetëm të të përndjekurve, por të gjithë të djathtës në tërsi. Në këtë kuadër të djathtët zgjodhën edhe Tropojën, që arritën të finalizojnë bashkimin e së djathtës atje. Përfaqsuesit kryesorë, z. Adem Allci kryetarë i Shoqatës Mbarë Kombëtare të të Përndjekurve politikë, kryetari i PDM dhe njëhërazi drejtuesi i “Ligës së Djathtë” z.  Ilir Vata morën pjësë në takimin e organizuar në qytetin e Bajram Currit ku u pritën nga kryesia e degës e PDM dhe përfaqsues të shoqatave të të përndjekurve politikë.
Mesazhi ishte i qartë të bashkojmë të djathtën në një forum politikë që të dalë në zgjedhje me një program të djathtë ku në pah dalin të përndjekurit politikë, prona tek i zoti, barazia në treg dhe një sistem drejtësie pa mëkatarë. Kjo ishte dhe pika më e nxehtë e debatit, pasi të djathtët kërkojn hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, pasi jemi i vetmi vend ish komunist, që ende nuk jemi distancuar nga e kaluara jo e largët e diktaturës.
Të pranishmi ishin të interesuar për aleatët që do të zgjidhnin në të ardhme, por Kryetar i PDM, z. Vata në një ekspoze të gjërë politike arriti të përafrojë insisiativat politike me të djathtën në tërsi. Ai prerazi shprehet: “Ne nuk bëjmë alëancë me ish partinë e diktatorit dhe trashigimtarët e tyre, e majta shtoi z. Vata nuk është alternativa jonë ne i përkasim të djathtës përendimore dhe gama jonë në spektrin politik ka vizion të qartë. Ne shtoi ai: “Jemi të përndjekur, pronarë, konservator, jemi realisht kundërshtarët realë të komunizmit, sepse komunizmin e luftuan këta shtresa dhe ata elita që e njihnin realishtë atë.
Tani na mbetët ne trashigitarve ta luftojmë atë me alternative tonë të djathtë. Të pranishmit pyetën për mardhënjet me Berishën dhe PD, por pa hezitim z. Ilir Vata përgjigjet: “Ne jemi parti vlerash dhe do vlersojmë cdo përpjekje të PD për të integruar të përndjekurit politik dhe ato divergjenca që kemi do të mund ti realizojmë me përfaqsuesit tanë në të ardhmen” cfarë la të nënkuptohet se eleancat politike janë më afër më PD, sesa subjektet e tjera që cirren për të djathtën.
Gjithashtu të pranishmit ishin të interesuar e dhe për ish presidentin dhe madje e quanin mosmirënjohës ndaj Berishës. Z. Vata shprehet: “Në politikën shqiptare ka shumë politikanë që abuzojnë me të djathtën dhe madje shumica prej tyre i kanë shërbyer diktaturës dhe kanë qenë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, në si subjekt politik kemi në programin tonë hapjen e dosjeve dhe nuk kemi të përbashkata me ta. Ata vijnë nga pushteti dhe luftojnë për një karrige, kurse ne do të mbledhi kapacitetet dhe do të zgjedhim më të mirët. Politika jonë populiste do ti parapri formatimit tonë politikë. Ne kërkojmë që të kemi një të ardhme të sigurtë dhe kërkojmë që në politikën shqiptare të zërë vend e djathta e munguar, hapja e dosjeve, barazia në treg, kthimi i pronave pronarve, drejtësia e pavarur janë vlerat e vetë të djathtës.
Në fund Z. Allci përmblodhi problematikat që kanë të përndjekurit dhe ai tha: “Ne do të bashkohemi për të mirën e fëmijve tanë, për të mirën e vetë demokracisë, pasi në krye të partive politike që hiqen si të djathtë ka spiunë të sigurimit të shtetit, po ashtu edhe në institucionet shtetërore, prandaj jemi dhe këtu të bashkohemi për të patur përfaqësuesit tanë për të drejtat tona.
Takimi u mbyllë për të hapur siparin e forumeve të reja drejtuese në një të afërme të shkurtër.
Redaksia.

Liga e Djathte kerkon hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit


Trinomi i Ligës së Djathtë, pronat te prndjekurit dhe drejtesia


Ka muaj që një grupë intelektualësh kanë formatuar Ligën e Djathtë, si një alternativë e munguar në politikën Shqiptare. Në qendër të sajë janë të përndjekurit, pronarët dhe të gjithë ata që në kohën e diktaturës, janë përndjekur, torturuar apo burgosur, si dhe trashigimtarët e të egzekutuarve nga regjimi komunistë. Jo vetëm të përndjekuri por pronarët, sindikalistët, invalitët dhe mjaftë shtresa, që Shteti i ka harruar, pra Liga e Djathtë ka një gamë gjithpërfshirse të shtresave të shoqerisë, por në qendër qëndrojnë vlerat e një shteti rojë e një regu te lirë, që përfaqësohet nga kundërshtarët e komunizmit.
Inisiativa e intelektualve u finalizua më 27 mars të këtijë viti, ku Partia Drejtave të Mohuara, themeluar nga Eduart Ypi, tani me drejtohet nga një trashigimtare i të përndjekurve z. Ilir Vata, u bënë promotorë i bashkimit, bashkë me një nga partitë më të vjetra në vend, Partia Konservatore, drejtuar nga Armando Ruco (qe mbanë dhe postin e kryetarit të asamblese se Liges) dhe disa nga shoqatat e të përndjekurve politikë, si Shoqata Mbarë Kombëtare e të Përndjekurve, drejtuar nga Adëm Allci i konsideruari heroi i burgjeve shqiptare, qëndresa e vetë komunizmit. Skënder Tufa, kryetarë i shoqatës së të burgosurve politikë, një aktivist i pa lodhur për integrimin e të përndjekurve, sindikata e pavarur e kryesuar nga Mahmut Dodgjini, një nga themelusët e sindikatave që tani po luftonë i vetëm për të drejtat e punëtorve, pasi sindikatat e tjera janë shëndërruara në shpk të qeverisë dhe opozitës.
Shoqata e invalitve dhe shoqata e botuesve dhe gazetarve të perndjekur përfaqsuar nga Bujar Driza. Janë bashkëngjitur treqind intelektua nga e gjithë Shqipria dhe diaspora nga familjet më të mëdha të vendit. Muhamet Vrijoni një nga familjet e mëdha të jugut, që mbanë dhe detyrën e shefit të organizimit. Alfred Ruco sekretar i përgjithshëm një nga familjet me emër në qarkun e Korcës. Fadil Allaraj në qarkun e kuksit, nënkryetarë, nipi i havzi Nelës, familja më e madhe antikomuniste. Xhelal Bodini, sekretar politikë dhe përfaqsues i qarkut të dibrës, një nga familjet më me emër të fesë dhe besimit në Dibër.
Ky grupim njihet bashkimi më i gjerë që nga viti 1993, ku Petrit Kallakulla, Uran Kallakulla, inicuan Lidhjen e Djathtë. Historia ka treguar se shqiptarët ndonse me dasi mes tyre kanë ditur të bashkojnë vlerat për të arritur në zgjithje madhorë në interesa të ceshtjes kombëtare, apo të nevojave të vetë shqiptarve.
Ndodhur në rrethona politike të pa qarta, përsa i përket demokracisë, Liga e Djathtë shtronë si nëvoja emergjente disa pririoritete:
Ndarjen njëher e mirë të politikës nga e kaluara komuniste pasi deri më sot të gjithë kryetarët e partive kanë patur lidhje me diktaturën ose vetë ose pjestarë të tyre të familjes dhe hapi i parë është hapja e arkivave sekret si një nevojë emegjente për të shkëputur shoqërin shqiptare nga e kaluara. Shqiptarët nuk duhet të paguaj me taksat e tyre perskutorët, hetuesi, prokurorët, torturuesi apo egzekutuesit e tyre.
Janë të panumërt rastet ku ish persekutorët janë në institucionet kryesorë dhe madje dhe në hirarkinë më të lartë të shtetit, në Presidenc, Qeveri, administratë publike, në sistemin e drejtësisë, në SHIK, polici dhe më e keqja dhe në gjykatë. Integrimi i të përndjekurve politikë, dëmshprblimi i tyre, që fatkeqsisht qeveria mashtroi të përndjekurit ku një dit burgu u pranua të paguhej me 20 mijë lekë të vjetra, ku përsekutorët e tye morë nga 50 mijë, aq sa edhe e përcakton kodi penal për pafajsinë.
Ndertimi i një muzeu për të përndjekurit dhe një obelisk madhështorë në kryeqytet. Krijimin e një ministrie për të përndjekuri dhe pronarët..etj. Kthimi i pronave tek i zoti për ti hapun mundësi jo vetëm tregut të lirë por për ti kthyer dinjiteti e ligjeruar vetë pronarit, pasi politika e sotme si nga maxhoranca dhe vetë e majta kanë të njejtin qëndrim standart si diktatura për pronat.
Politikanët shqiptarë vijnë të lidhur me diktaturën dhe krimet e saj dhe kjo situatë pa krye e konsideruar situate gri, duhet të marrë fund, pasi një gjendje e tillë jo vetëm e lë vendin në stanjacion kritik përsa i përket demokracisë, por ndodhë që të këmi një kthim pasë më shumë të prirur nga regjimet sesa nga demokracitë.
Vëzhgim
Klasa politike është pasuruar nëpërmjet korrupsionit, përfitimit të tenderave të pa drejtë, përfitimi i të ardhurave publike, përfitimi i trojeve në të gjithë vendin dhe kryesëishtë në bregdet, marja pjesë në trafiqe të paliqshme dhe pastrim parash. Në krye të hirakisë vijnë antarët e qeverisë, deputetët dhe kryetarët e komunave.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion që më shumë shpenzon para nga të ardhurat publike sesa i ruan ato. Kjo kadegori ka fshehur para në bankat e vendit dhe të europës, madje edhe në katar, afrikë të jugot dhe SHBA. Nuk bëhet fjalë për vila, pasuri të paluajtshme..etj dhe vet institucioni i kontrollit të pasurive është më shumë një stimulant që garanton këto pasuri të paluajtshme pasi kontrollohet nga politika.
Sistemi i drejtësisë është i kapur nga politika, korrupsioni masiv dhe krimet e komunizmit. Gjygjet për korrupsionin, pronat janë shëndërruar në gjygje politike, pasi pas cdo prone fshihen pushtetarë dhe për llogjikë gjyqi është politikë dhe nuk shvillohet në bazë të provave dhe fakteve duke shkelur cdo princip të së drejtës. Nuk mund të dënohet një politikan për korrupsion dhe rastet nuk kanë munguar ku emra të përfaqësuesve të lartë të politikës janë vënë para drejtësisë, por gjygjet i ka fituar politika. Kemi patur raste sporadike ku përballë drejtësisë janë vënë zyrëtar të administratës, thjeshtë për tu zënë vendin e punës dhe për të bërë shou mediatik.
Qeveria aktuale ka dështuar në luftën kundër korrupsionit dhe jo vetëm kaq por shpenzon enërgji për të fshehur të vërytetën.
Prokuroria si organë i akuzës ka mbetur e izoluar nga gjyqsori, por është e kapur nga politika dhe më e keqja është se në këtë dikastër parsor të jetës së qytetarve dhe të pasurisë tyre punojnë përsekutor të diktaturës. Kodi penal është dekriminalizuar, por vetë prokurorët janë të inkriminuar më të kaluarën diktatorjale. Dhe organi i akuzër është shëndërruar në zyra hetusie që sa herë politikanët i ndërsejnë ata nisin një hetim.
KLD ëhtë një këshillë nacional, që emëron gjyqtarë jo në bazë të meritës por të politikës dhe parave dhe nuk ka fuqi të kontrollojë shkeljet e gjyqsorit, vende të tjera të lindjes e kanë zevendësuar atë mo një komision kontrolli.
Mediat janë në kushte mbijetese, pasi përballen nën presionin e politikës. Kontrollohen kronikat, minutazhi, editorjalët. Kontrollohet titullarët, redaktorët, drejtorët dhe vetë pronarët dhe është e vështirë të publikosh një skandal, të cfardo llojë qoftë, sepse politika kontrollon. Kontrollohen reklamat, nga qeveria dhe KKRT është shëbdërruar në bord politik dhe jo në monitoruese të mediave. Pronarët e medjave janë përballë presioneve dhe nuk arrinë të mbijetojnë. Gazetarët janë të diktuar dhe rrethe 70% punojnë në të zezë. Analistët janë mercenarë politikë dhe shumivca e tyre janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe më shumë bejnë komisarin politik, sesa analistin. Në media qarkullojnë para të pista dhe shumë nga pronarët janë të inkriminuar.
Zërat ndryshe përndiqen me gjoba, presionë duke nxjerrë në pah shtetin e fortë dhe kjo gjë ndodhë në të dy kampet e mëdha politike që në filozofi dhe koncep janë njësoj me atë të diktaturës. Kjo situatë kautike politike dhe institucionale, që është e dukshme vetëm më vëzhgimin e parë duhet ndryshuar dhe e djathta e bashkuar, Liga e Djathtë është në qendr të problematikës pasi në filozofinë e saj politike, sheh nja shtet roj, që të garantojë liritë e individit, jetën, pronën, dhe një treg te lirë të garantuar, pra populli i pasur dhe shteti rojë. Filozofia nga liberale, konservatorë dhe populistë, plotsojnë kontoret e një politikë gjithpërfsjirse përendimorë.
Abuzimi me të djathtën
Efektet abuzuese të politikbërsve në kurriz të së djathtës, kanë qenë fatale sa jo vetëm kanë arritur ta bëjnë inegzistente, por të abozojnë në emër të tyre dhe dukë konsideruar vetën të djathtë. Kushdo mund të thotë jamë i djathtë. Në aspektin natyror dhe individual është e drejta e cdo kujtë por në aspektin politikë kërkon pak rregull dhe moral. Maxhoranca nu ka gajle se shumica e drejtuesve kryesorë, vijnë nga partia komuniste apo më keq akoma nga segmentet e regjimit që janë marrë me persekutimin e shqiptarve. Por  kjo është e keqja më e vogël pasi politika dhe sitemi i tyre është kundër vet të djathtës në dhelb, që nga liritë individuale, pronat dhe e drejta e barazisë në treg.
Në të njëjtën fytyre vjenë dhe opozita vetëm se pacipshmëria e sajë kalon mbi kufinjt imagjinar, sa vetë partia e diktatorit, hiqet si e djathtë dhe madje kohët e fundit ka kopjuar maxhorancën edhe në aspektin e kornizimit të kualicionit.
Në plan të dytë politika neokomunoste ka vënë disa kryetarë partisht të djathta si shërbetor të politikës së tyre dhe këtë e ka realizuar, duke vënë në krye të këtyre partive, njerëz të kapur nga sigurimi i shtetit dhe kjo kartë ju përdoret si presion.
Në programet e këtyre partive qëndron prona tek i zoti dhe asnjë fjali të vetme nuk kanë arritë të belbëzojnë, por janë mjaftuar me nga një vend pune, apo një pronë të paligjshme. Në lëmin e partive të vogla të djathta ka kryetarë spiune, por që kanë berë një dëm të madhe vetë të djathtës. Kemi kryetarë mejhanesh që bejnë pazare këshillëtarësh, krytarësh dhe për katër vite sillen mejhaneve të Tiranë “Jahu këtu, Jahu atje”. Dalin ndonjëherë në ekran, bejnë nga një intervistë sa aty këtu dhe ne beharë i keni në plazhet më luksose. Fusin të afërmit në punë, gratë, niprit dhe përsëri, “Jahu sa andej këndej”
Në planin e tretë, janë lëshuar qefambetsit e të dy kampeve politikë dhe cuditrisht të gjithë thonë jemi të djathtë. Edhe në dy partitë e reja që janë krijuar shohi bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, dhe ish shtetarë, apo funksionar të lartë të shtetit, që deri më sot janë tallë më të përndjekurit dhe pronarët.
Liga e Djathtë, tashmë e formatuar për të bashkuar të gjithë të djathtë në një forum të vetëm “LD”  hap siparin e bashkimit të cdo vlere, individi, partie politike apo shoqërie civile për të bërë të mundur krijimin e alternatives së djathtë në Shqipri, si vlerë e munguar.

Sunday, October 28, 2012

Shqiperia, jo ne Europe pa hapur dosje e sigurimit

Do te ishte fatalitet qe nje vend si Shqiperia te behej kandidat per ne BE pa bere katarsin e mekateve te diktatures. Ne radhe te pare shoqeria shqiptare do te kishte nje transparenc dhe nuk do ta mbante koken pas, por do te mendonte per te ardhme. E dyta do te sherbente si pajtim mbarekomtare dhe do te ishte indicja e pare per te menduar si europian. E treta, politikanet mekatar do te largoheshin nga politika per ti lene rruge brezave te rinje pa komplekse dhe shteti nuk do te ishte peng i se shkuares.
Shqiperia ka 22 vite qe perplitet ne agonin e se shkuar ish- ekzekutoret, persekutoret, torturuesit, sot kan kapur drejtesin, institucionet shtetrore dhe partite politike. Kreret e partive ne me shume se 80% jane te rekrutuar te sigurimit te shtetit dhe e ardhmja eshte ne rrezik. Drejtuesi kryesore te institucioneve shtetrore kane shenuar krime ose vete ose te afermit e familjes. Drejtesia eshte ne duart e xhelatve te diktatures dhe jane kryesishte ata prokurore qe kane egzekutuar shqiptaret, apo ata hetues qe i kane torturuar ato. Partia me e madhe ne opozite qe eshte dhe partia e ish- diktatorit nuk ka kerkuar ende ndjese publike per krimet e komunizmit, madje vete diktatori mbane enede i vdekur gradat dhe tituj dhe madje eshte hero kambetar. Ky paradaks rrone vetem ne Shqiperi dhe ende presim qe opozita te bashkepunoje per reformen ne drejtesi ku dihet qe njerezit e tyre zotrojne me shume se 70% te gjithe sistemin e drejtesise. Edhe ne greven e te perndjekurve socialistet bene cmos qe te hiqej kerkesa per hapjen e dosjeve duke ofruar cdo cmim se pas dosjeve jane titullaret kryesore te kesaj partie apo te vete institucioneve shtetrore. Kjo klime ka prekur dhe partite e reja qe fatkeqsisht po ndjekin rrugen e paraardhsve dhe jo vetem nuk po sjellin gje te re por po kthehen ne modele te shumtuara te diktatures. Ish- presidenti qe dekuroj vrasin e Xhelal Koprenckes pak muaj me vone nuk firmosi ligjin e lustracionit dhe sot cirret per te perndjekurit cfar le te nenkuptoj se ai ka qene pjese e mekatarve.dhe kjo ska dyshim. Pra politika shqiptare nuk gjen me energji per te qen avangart me kohen, por vertitet ne ujrat e diktatures dhe ne nje tranzicion pa fund. Sherimi i shoqeris eshte hapja e dosjeve te sigurimit te shtetit dhe nese nuk ndodhe kjo europa do te jete larg.

Saturday, October 27, 2012

Ballkani nën politikën e nacionalizmit primitiv

Shkruan : Ilir  VATA
Egoizmi i disa politikanëve në rajonin e Ballkanit, kohët e fundit ka sjellë në fokusin e rajonit raste ekstreme si në Shqipëri, Serbi, Greqi dhe kryesisht në Maqedoni, madje në veriun e Kosovës po ndërmerren aksione konkrete ndaj shqiptarëve të atjeshëm, deri në atë masë sa shqiptarët po përballen me një spastrim të ri, ndërsa kryefamiljarët po bëjnë roje kodrave përreth. Kjo ekspoze njëfrazëshe, lë të kuptohet se qarqe të caktuara e kanë mbajtur lart ekstremizmin për gjatë gjithë këtyre viteve në treva të ndryshme të rajonit dhe në shënjestër kanë qenë flamujt, simbolet dhe territoret. Një shtet ndihet i fyer kur i preken pikërisht simbolet dhe në aspektin juridik të të drejtës ndërkombëtare është veprimi i parë nxitës që i paraprin ekstremizmit për aksione të mëtejshme. Nxitësit e ekstremizmit janë pikërisht, struktura që janë të lidhura me të kaluarën e afërt komuniste, apo mbrojtësit e zellshëm të komunizmit që gjithçka e kanë të lidhur me ta. Ndër to numërohen edhe politikanë, e kjo ndodh pikërisht në momentet elektorale, siç pame liderin ekstremist serb, që deklaron se “nuk e lëshojmë Kosovën, apo partinë ekstremiste greke që përmend Vorio-Epirin”. Edhe në Shqipëri ka tendenca të tilla madje subjekte të caktuara siç edhe janë quajtur të kuqtë, kanë në themel nacionalizmin e kombit…!
Që në fjalën komb, që lançohet nga këta ekstremistë, duket qartë se slogani është tipik komunist, …kombi im është më i mirë se i yti…! Vjen nga manifesti, atdhetarët i thonë atdhe. Këta mbështillen me flamuj dhe “qajnë” për bashkim trojesh thjeshtë për përfitime politike, apo fundja sa mund të tërheqin vota për të siguruar kolltukun e tyre të pritur apo të thyer. Imitime të tilla primitive janë prapambetje shkollash, botëkuptimesh, apo thjeshtë egoizma të paguara, që në fund të fundit ndikojnë sadopak në prishjen e vetë misionit të Ballkanit, për t’u integruar në Bashkimin Europian, apo për të ulur besueshmërinë e diplomacisë, që Ballkani noton ende në ujërat e vjetra.Burime të besueshme bëjnë me dije se ka dhe nga ata që kanë paguar në Gostivar për të djegur flamurin shqiptar, thjeshtë për të bërë një deklaratë për shtyp në Tiranë, apo për të nxitur të rinj në Burrel, apo Himarë për të djegur flamujt e shteteve fqinje. Në Maqedoni, ekstremistët u vetëquajtën “Majmunë”, në Shqipëri kanë vënë shkabën në supe, në Greqi me kazma gërmojnë në primitivizmin shekullor, e modele që ngjajnë njësoj me kanunin e Lekë Dukagjinit. Por siç edhe kanuni ka hapur plagë, nga paaftësia e sistemit të drejtësisë, ashtu edhe nacionalizmi po sjell probleme dhe së fundmi pak ditë më parë pati katër të vrarë e shumë raste të mëparshme. Notimi në ujëra të vjetër të vetë primitivizmit për të fituar benefice politike është jo vetëm amoral, por gjeja më e shëmtuar e politikanëve rajonalë e aq më keq të atyre shqiptarë, ku shqiptarët kanë qenë nën provën e padrejtësive territoriale.
Ballkani tashmë ka hyrë në një fazë krejt tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim, popujt tanë po bashkëjetojnë me njeri tjetrin dhe kultura, arti, muzika, veshjet, gjuha, kanë ndërsjellë vlera të përbashkëta dhe ngjashmëri të padiskutueshme. Vetëm këto 20 vite, ballkanasit kanë emigruar në të gjithë botën dhe kryesisht në Europë dhe tashmë ata bashkëjetojnë si europianë. Një nga problematikat sociale sot janë dyndjet e ndërsjella në të gjithë botën, falë lirive të individit dhe thyerjen e kufijve, apo lëvizjes së lirë. Edhe Ballkani, si më i vonuar në këtë aspekt për shkak të luftrave dhe të nacionalizmave ekstremistë, tashmë po shkëputet nga primitivizmi i kufijve dhe izolimit, e po lëviz i lirë. Kufijtë tashmë rrinë vetëm në kuptimin institucional, të sovranitetit territorial të garantuar nga konventat ndërkombëtare, por në kuptimin e lëvizjes, tregut dhe shkëmbimeve nuk ka më kufij.Nacionalistët tanë mediokër, egoistë dhe primitivë, thjeshtë për të përfituar politikisht, flasin “si e ëma e Zeqos në majë të thanës”, për kombe dhe flamuj, a thua se mbeti Ballkani në dorë të disa karagjozëve politikë. Nuk është flamuri shqiptar flamur demash, por i një atdheu që ka mbi të sakrifica sublime në tërë historinë, po ashtu edhe të vendeve fqinjë. Politikanët tanë që fshihen pas flamurit, kanë dalë nga kolltuku i pushtetit dhe shqiptarët i panë sesa e donin popullin, kur i rrjepin me korrupsionin thjeshtë për një të drejtë apo të mirë. Ishin ata shtetarë që na shitën vendin e punës në vend që atë ta fitonim me konkurs. Kemi blerë të drejtën tonë, kur ajo na takonte. Të dalësh nga drejtësia dhe të shkelësh të drejtat elementare të qytetarëve, nuk do të thotë gjë tjetër por të shkosh në gabime më të mëdha si ato të flamurit apo etnive ndër-rajonale.
Na e valëvitin flamurin sikur ne nuk jemi shqiptarë e në të vërtetë shqiptarët kanë varre për atdhe. Ky lloj demonstrimi jo vetëm është i shëmtuar, por dhe provokativ dhe më e keqja nuk qëndron në xhestet apo përfitimet vetjake, por te burimi i financimit, apo te të interesuarit që qëndrojnë pas tyre, që kanë të vetmin qëllim, destabilizimin e Ballkanit. Nëse BE, kërkon bashkëjetesë dhe standarde europiane, pa pretendime territoriale, planprishësit nxisin aty këtu vlera të tilla negative, thjeshtë për të qenë pengesë. Ka mendime të ndryshme përsa i përket financimeve, disa mendojnë se janë agjenturat e vjetra të komunizmit, të tjerë thonë se janë muhaxhedinet e këtij të fundit që përdorin flamurin shqiptar si flamur demash për të ndërsyer shqiptarët, fqinjët, apo provokuar vetë qytetarët ballkanas. Pseudodemokratë, apo pseudopolitikanë që kërkojnë përfitime politike te tabutë, janë njerëz që xhani u ka ngelur në skutat e të shkuarës, te babai spiun, apo te intriga e tij e pangopësisë apo babëzisë.
Bashkimi i shqiptarëve tashmë është bërë realitet, ata ndërsjellin shkëmbime dhe lëvizin të lirë. Sot shqiptarët kanë nevoja jetike, kanë nevojë të bëjnë shtetin e së drejtës, të garantojnë barazinë në treg, të jenë zot të pronës së tyre, të mos paguajnë me taksat e tyre persekutorë, të bëhen anëtarë të BE-së ku të kenë mundësi të jenë si të gjithë europianët. Me këta politikanë që ka Shqipëria, të inkriminuar nga e kaluara komuniste me krimet e sigurimit të shtetit, të korruptuar deri në grykë, ka të ngjarë të ikin dhe këta shqiptarë që kanë mbetur. Regjistrimi i popullsisë deklaroi shifrën 2.7 milionë të mbetur në Shqipëri dhe kjo është pasojë e politikës postkomunistë, që rëndom mund ti krahasosh me byronë politike të komunizmit. Zemra e shqiptarëve gulçon për bashkimin, mirëqenien, krenarinë, por politikanët tanë si ata që heshtin, si ata që nxisin nacionalizmat, kanë misionin e heshtur të përçarjes, skllavërisë së shqiptarëve, drejtimin e tyre me metoda diktatoriale. Brezat që vijnë, do të dinë se ç’vend do të zënë në histori këta pehlivanë të paguar të nacionalizmit primitiv, qofshin ata të “majmunëve” apo të “urithëve”. Nacionalizmi primitiv i përket të shkuarës.