Mediat, mes të artës dhë të purpërtës
Tashmë,
mediat janë bërë pjesë e jetës së qytetarve shqiptarë dhe shumica e shqiptarve
e kalojnë një pjesë të mirë të kohës para ekranit, apo duke shfletuar faqet e
gazetave dhe revistave, pra mediat janë pjesë e secilit nga ne.
Të gjithë përfitojmë
nga mediat dhe pak janë respektuar persa i përket punës që qindra punonjës,
gazetarë, operator, regjizorë, artiste… impenjohen me orë të tëra për të sjellë
atë që është ndryshe, apo atë që ka ndodhur edhe në castin e fundit.
Por kushë e dinë dhe kushë interesohet për
hallin e tyre.?!
Pjesa e artë.
Ata që përfitojnë
drejtpërdrejt nga mediat, janë politikanët dhe si përfitues janë dhe
ngatrrestarët kryesor të ecurisë mediatike. Kemi një palë media që i shërbejnë
pushtetit për përfitime dhe një palë mediash që i shërbejnë opozitës, pushtetit
të ardhshëm. Ka edhe nga ata media, që janë të pavarura, por statusi i tyre
natyral i bën ata të vuajn.
Kjo ndarje
e “vetëcensuruar” nga padonët e mediave, klasifikonë edhe staturin e mediave,
sipar pushtetit dhe potencës ekonomike që vjenë kryesisht nga reklamat e
atorizuara nga pushteti dhe politika.
Pra kemi
tre kadegori mediash, që konkurojnë në botën e mediave.
Të parët
janë të majmit dhë që gjenden në pozicion afër pushtetit, kanë përfituar
ambjente falas, qira të ulta dhe rreklama pa fund. Padronët e tyre mundet të jënë
prlamentarë, aksionerë apo pushtetarë që investojnë në fafor të tyre.
Kadegoria e
dytë janë mediat në shërbim të opozitës që gjatë gjithë kohës së qëndrimit të
tyre në këtë status, pagujnë qimet e kokës për të mbijetuar, por ama janë në të
njëjtën status, si dhe mediat e pushtetarve, por në një kohë tjetër.
Në
kadegorinë e tretë janë mediat e pavarura dhe janë të konstatueshme lehtësisht,
mjafton të shfletoshë faqet, apo të ndrroshë me pultë kanalet televizive.
Kjo
kadegori, përfshinë pasionant të fjalës së lirë dhe qëndrojnë në hirarkinë
apsolute përsa i përket kritikave ndajë qeverisë dhe pushtetit në tërsi, pra
janë media në shërbim të qytetarve. Pikërisht ky llojë shërbimi është krejtësishtë
i dënushëm nga pushteti dhe biznesi afër tij.
Vallë a nuk
dinë këta pronarë mediash të bëjnë servilin? Sigurishtë që po, por para betimit
të shenjëtë të së vërtetës nuk gjunjëzohe dhe fatkeqësisht radhitën në klasën më
të varfër të statukosë mediatike por në majat më të ndritura të mediave në shërbim
të profesionit.
Por kjo nuk
mjafton pasi sistemi ynë i ekonomisë së tregut, çonë në majë të hirarkisë parat
dhe investimet, Kështu i bie që në faqen e artë janë mediat që rrinë ngjitur
apo afër me pushtetin dhe politiken.
Pjesa e purpërt
Aty ku gjërat
nuk duken, është dhe e vështirë të nxjerrësh konkluzione dhe të përcaktosh një
të vërtetë, sepse thjesht gjërat janë në hije. Por të mundohemi të hedhim dritë
në atë pjesë ku gjërat bëjnë zë, pra janë të dukshme. Kryesisht pronarë të
mediave janë ata që gjatë këtyre viteve kanë ushtruar një biznes tjetër dhe
akumulimin e parave e kanë përdorur në shërbim të mediave dhe kjo është
padyshim një investim i madhë ndonse me pak fitim apo pa fitim fare.
Nëse është
me fitim, pra qoftë edhe një të njëmitën, ky biznësë rrinë korrekt edhe me
ligjin (pra përballë falimentit në periudhen kohore për tri vite), por nëse është
me pak fitim, atherë problemet vijë e shtohen së pronarit i duhet, që disa të
punojnë edhe jashtë kontratës, pra në të zezë.
Ky është një
fakt alarmant pasi dihet se 80% e gazetarve, punojnë në të zezë, pra nuk janë të
siguruar dhe vendi i punës së tyrë është i rrezikuar në çdo kohë.
Momenti
tjetër trishtues është fakti së padronët e mediave nuk i paguaj gazetarët dhe
madie i marrin në provë për 30 ditë dhe i hedhin në rrugë, duke shfrytëzuar
dhjetra të tillë për gjatë gjithë vitit.
Pra informaliteti
është i legalizuar në heshtje nga shteti, pasi nga njëra anë i duhet kjo disbalancë
për të patur përfitimet e njërës palë të zgjedhur, se nëse të gjitha mediat do
të ishin të barabarta përballë ligjit, politika do ta kishte të vështirë që të
bënte palë për vete.
Pikërishtë
zgjedhja e palve, vë në dyshim lidhjet e shtetit më mediat dhe njëkohësisht
padrejtësit ndaj biznesit dhe të drejtat e qindra gazetarve që vihen në dilemë.
Por kujt i
intereson, po nuk ishe pjesë e “Klanit” nuk ke rreklama ke gjoba dhe rreziko të
falimentoshë.
Klani
mediatik, tashmë është bërë kushtë mbijetese për ata që investojnë në mediat
dhe nëse je jashtë klanit dhe rrethit vicioz të politikës e shtetit, je i
destinuar të falimentosh.
Institucionet
shtetrore e ndajnë reklamen me recetë, gjithashtu dhe biznesi afër politikes.
Inspektoriati i punës dhe zyra e tatim taksave ka listën e mediave dhe
gazetarve që janë por apo kundra “ATIJ”. Kushë është ai. Ai është që kontrollonë
mediat, pra politika dhe shteti. Ai është që të cakton dhë klasën mediatike dhe
të futë në faqen e artë apo të purpërt. Pra nuk është tregu apo publiku që përcaktonë
cilësinë e mediave por politika dhe institucionet e sajë shtërnguese.
Ana e errët
Nëse do ta
kishim titulluar të errtën në krye të fjalisë do të ndillnim ogurë të keq, por
nuk mund ta lëm pa e përmendur pasi është dhe pjesa që i bënë karshillëk
shtetit dhe konkurencër së pa ndershme. Është përfolur shumë për para të pista
që qarkullojnë në mediat dhe gjatë gjithë këtyre viteve ky dyshim ka qenë
fjalia e parë që vetë qytetarët kanë përshpëritur dhe në të vërtetë part e
pista kanë qenë pjesë e lojës më të madhe të qarkullimit në media. Por shteti
ka heshtur me qëllim për të patur gjithmonë një terren për ta përdorur, duke
menjanuar ligjin.
Çdo shërbim
që është bërë për mediat ka qenë një kontribut, por tanimë ka ardhur koha që
mediat të përballen me rrezikun më të madhë atë të falimentimit dhe kjo është
dhuratë e politikës.
Nga Ilir
Vata
No comments:
Post a Comment