Deklaratë për mediat
Partia e të Drejtave të Mohuara, Shoqata Mbarëkombtare
për Integrim e të Përndjekurve Politike, duke pare situatën e grevistve të urisë
të të përndjekurve politikë, prononcohet si më poshtë:
·
Mbështet grevën e urisë së të përndjekurve
politikë për dëmshpërblimin dhe propozon dhënien kesteve të burgosurve, që janë
gjallë brenda një viti.
·
Mbështet inisiativën e grevistve të
urisë për hapjen e dosjeve të spiunve të Sigurimit të Shtetit, jo për hakmarrje
por për transparencë të shoqerisë shqiptare, pasi nuk mundet që taksapaguesi
shqiptar të paguaj më taksat e tyre persekutoret e diktaturës.
·
Gjithashtu ju bënë thirrje partive
politike të heqin dorë nga përfitimi i bëneficave politika, pasi deri më sot
kanë lënë në harresë këtë shtresë dhe paturpsisht përpiqen ta nxisin grevën
drejt karakterit politik. Dhe njëhërazi kërkonë që politikanët të dalin nga e
kaluara dhe të gjejnë kurajo të kërkojnë falje publike.
·
Kërkojm nga Parlamenti të mblidhet në
një seancë të posacme për të përndjekuri
dhe ftojme partitë parlamentare të marrën jo vetëm pjesë, por dhe përgjegjësi.
Ceshtja e të përndjekurve është komplekse. Nuk është vetëm demshpërblimi, por
janë studimi kërkimi i të dhenave për të egzekutuarit me dhe pa gjygj. Gjetja e
varreve të humbura, integrimi në tërsi i kësaj kadedegorie të shoqërisë tonë.
Partia e të Drejtqave
të Mohuara Shoqata Mbarëkombtare
për Integrim
Kryetari Kryetari
Ilir
Vata Adem
Allci
No comments:
Post a Comment