Monday, October 29, 2012

Liga Djathte dege ne Tropojë

Partia e te Drejtave të Mohuara, Liga Djathte dege ne Tropojë

Politikë pa spiunë të sigurimit të shtetit,mjaft abuzuan me të djathtën
“Liga e Djathtë”, alternativë e munguar në politikën shqiptare ka muaj që ka filluar të marrë formë në të gjitha qarqet e Shqipërisë. PDM partia e të përndjekurve politikë e themeluar më 2004 nga intelektuali dhe i burgosuri politik Eduart Ypi, sot është në një stad riorganizimi me misionin e bashkimit të së djathtës në një të vetëm me logon “Liga Djathtë”.
PDM, ideoi LSHK, por qe një forum që dështoi për vetë faktin se aleatët devijuan programin e së djathtës. Sot ky subjekt politik ka ndërmarr inisjativën e munguar gjatë këtyre viteve të postdiktaturës, atë të bashkimit, jo vetëm të të përndjekurve, por të gjithë të djathtës në tërsi. Në këtë kuadër të djathtët zgjodhën edhe Tropojën, që arritën të finalizojnë bashkimin e së djathtës atje. Përfaqsuesit kryesorë, z. Adem Allci kryetarë i Shoqatës Mbarë Kombëtare të të Përndjekurve politikë, kryetari i PDM dhe njëhërazi drejtuesi i “Ligës së Djathtë” z.  Ilir Vata morën pjësë në takimin e organizuar në qytetin e Bajram Currit ku u pritën nga kryesia e degës e PDM dhe përfaqsues të shoqatave të të përndjekurve politikë.
Mesazhi ishte i qartë të bashkojmë të djathtën në një forum politikë që të dalë në zgjedhje me një program të djathtë ku në pah dalin të përndjekurit politikë, prona tek i zoti, barazia në treg dhe një sistem drejtësie pa mëkatarë. Kjo ishte dhe pika më e nxehtë e debatit, pasi të djathtët kërkojn hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, pasi jemi i vetmi vend ish komunist, që ende nuk jemi distancuar nga e kaluara jo e largët e diktaturës.
Të pranishmi ishin të interesuar për aleatët që do të zgjidhnin në të ardhme, por Kryetar i PDM, z. Vata në një ekspoze të gjërë politike arriti të përafrojë insisiativat politike me të djathtën në tërsi. Ai prerazi shprehet: “Ne nuk bëjmë alëancë me ish partinë e diktatorit dhe trashigimtarët e tyre, e majta shtoi z. Vata nuk është alternativa jonë ne i përkasim të djathtës përendimore dhe gama jonë në spektrin politik ka vizion të qartë. Ne shtoi ai: “Jemi të përndjekur, pronarë, konservator, jemi realisht kundërshtarët realë të komunizmit, sepse komunizmin e luftuan këta shtresa dhe ata elita që e njihnin realishtë atë.
Tani na mbetët ne trashigitarve ta luftojmë atë me alternative tonë të djathtë. Të pranishmit pyetën për mardhënjet me Berishën dhe PD, por pa hezitim z. Ilir Vata përgjigjet: “Ne jemi parti vlerash dhe do vlersojmë cdo përpjekje të PD për të integruar të përndjekurit politik dhe ato divergjenca që kemi do të mund ti realizojmë me përfaqsuesit tanë në të ardhmen” cfarë la të nënkuptohet se eleancat politike janë më afër më PD, sesa subjektet e tjera që cirren për të djathtën.
Gjithashtu të pranishmit ishin të interesuar e dhe për ish presidentin dhe madje e quanin mosmirënjohës ndaj Berishës. Z. Vata shprehet: “Në politikën shqiptare ka shumë politikanë që abuzojnë me të djathtën dhe madje shumica prej tyre i kanë shërbyer diktaturës dhe kanë qenë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, në si subjekt politik kemi në programin tonë hapjen e dosjeve dhe nuk kemi të përbashkata me ta. Ata vijnë nga pushteti dhe luftojnë për një karrige, kurse ne do të mbledhi kapacitetet dhe do të zgjedhim më të mirët. Politika jonë populiste do ti parapri formatimit tonë politikë. Ne kërkojmë që të kemi një të ardhme të sigurtë dhe kërkojmë që në politikën shqiptare të zërë vend e djathta e munguar, hapja e dosjeve, barazia në treg, kthimi i pronave pronarve, drejtësia e pavarur janë vlerat e vetë të djathtës.
Në fund Z. Allci përmblodhi problematikat që kanë të përndjekurit dhe ai tha: “Ne do të bashkohemi për të mirën e fëmijve tanë, për të mirën e vetë demokracisë, pasi në krye të partive politike që hiqen si të djathtë ka spiunë të sigurimit të shtetit, po ashtu edhe në institucionet shtetërore, prandaj jemi dhe këtu të bashkohemi për të patur përfaqësuesit tanë për të drejtat tona.
Takimi u mbyllë për të hapur siparin e forumeve të reja drejtuese në një të afërme të shkurtër.
Redaksia.

No comments:

Post a Comment