Friday, October 12, 2012

Romney vazhdon fushatën në Virxhinia dhe Ohajo

Ndalesa e parë e zotit Romney është Riçmondi në Virxhinia dhe më pas ai do të jetë së bashku me Paul Ryan për një miting në Lancaster të Ohaios
Kandidati presidencial republikan Mitt Romney po vazhdon fushatën e tij në Virxhinia dhe Ohajo sot, një ditë pas debatit mes nënpresidentit Joe Biden dhe kandidatit republikan për nënpresident Paul Ryan.

Ndalesa e parë e zotit Romney është Riçmondi në Virxhinia dhe më pas ai do të jetë sëbashku me Paul Ryan për një miting në Lancaster të Ohaios. Presidenti Obama sot ka qëndruar në Uashington.

Sondazhet paraprake mbi fituesin e debatit të mbrëmshëm janë të ndryshme. Sipas një sondazhi të rrjetit CNN, 48 përqind e të anketuarve që e ndoqën debatin patën mendimin se zoti Ryan ishte fituesi i mbrëmshëm, ndërsa 44 përqind e tyre cilësuan zotin Biden si fitues.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të CBS-it, 50 përqind e votuesve të paangazhuar mendonin se zoti Biden ishte fituesi i debatit të mbrëmshëm, 31 përqind shihnin zotin Ryan si fitues ndërsa 19 përqind mendonin se debati nuk pati fitues.

Gjatë debatit të mbrëmshëm televiziv, i cili zgjati për 90 minuta, të dy kandidatët u përfshinë në shkëmbime dinamike batutash mes tyre.

No comments:

Post a Comment