Kandidatët Obama, Romney përgatiten për debatin
Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij Mitt Romney sot do të jenë
jashtë syrit të publikut të publikut këto ditë, duke u përgatitur për
debatin e parë presidencial të transmetuar me televizion. Presidenti
Obama do të jetë sot me këshilltarët e fushatës së tij në një pike
pushimi në shtetin e Nevadës.
Dje ai mori pjesë në një miting në Las Vegas, ku ishin të pranishëm 11 mijë vetë. Presidenti bëri shaka, duke thënë me modesti se ai është “OK” në debat krahasuar me rivalin e tij Mitt Romney, të cilin ai e përshkroi si një “debatues të mirë”. Por zoti Obama tha se ai donte që debati i së mërkurës të kishte të bënte më tepër me aftësinë e kandidatëve mund të transmetojë para publikut më mirë batutat, që synojnë ta venë në lojë kundërshtarin.
Zoti Romney po takohet sot me këshilltarët në shtetin e tij Massachusetts, para se të shkojë në Denver të Kolorados, ku do të mbahet debati i së mërkurës. Ndryshe nga fushata e zotit Romney, njëri prej aleatëve të tij republikanë, guvernatori i New Jerseyt, Chris Christie, parashikoi dje se zoti Romney do të paraqitet aq mirë të mrëkurën sa që e gjithë gara do të përmbyset ditën pas debatit.
Anketat e kohëve të fundit tregojnë se zoti Obama ka një avantazh të rëndësishëm ndaj zotit Romney në shumë prej të ashtuquajtura shtete të pavendosura, që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të 6 nëntorit. Mbështetja për zotin Romney ra që kur u shfaq një video ku ai i thonte përkrahësve të tij të pasur se 47 për qind e amerikanëve nuk paguajnë taksa dhe e konsiderojnë veten si viktima dhe që u takojnë ndihmat qeveritare. Debati i së mërkurës që do të mbaht në Universitetin e Denverit, do të përqëndrohet tek çështjet e brendshme, si ekonomia dhe shërbimi shëndetësor.

No comments:
Post a Comment