Rreth 50 mijë njerëz iu përgjigjën dje (18.10.) thirrjes së sindikatave
dhe vërshuan në rrugët e Athinës për të protestuar kundër masave të reja
shtrënguese të qeverisë së kryeministrit Samaras.

Greva paralizoi pothuajse gjithë vendin
Greva e cila u përfshi me veprime të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit paralizoi pothuajse gjithë vendin. Spitalet punonin vetëm për raste urgjentet, ndërsa bankat, mësuesit, pedagogët, farmacistët, sektori i sigurimeve etj. i janë bashkangjitur grevës. Po ashtu në këtë grevë morën pjesë edhe punonjësit e porteve dhe anijeve, ndërkohë që kontrollorët e trafikut ajror e ndërprenë punën për 3 orë, duke shkaktuar kështu shtyrjen e fluturimeve. Dyqanet gjatë gjithë ditës kanë qëndruar të mbyllura. Raportohet për një të vdekur 65 vjeç, por shkak ishte një atak në zemër. Sipas burimeve nga policia ka pasur edhe shumë të lënduar ndëkohë që disa persona janë prangosur nga policia.

Në më pak se një muaj janë zhvilluar dy greva të tilla ndërkohë që papunësia në Greqi ka kaluar 24 për qind-shin dhe recesioni vazhdon. Protestat në Athinë vijnë kur kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për të ndërhyrë në buxhetet e vendeve të BE-së, ku thyhen rregullat. Edhe në samitin që po mbahet në Bruksel, kriza e Greqisë është në fokus të diskutimeve.
No comments:
Post a Comment