Sekretarja
amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka nisur një turne në Ballkanin
perëndimor që synon nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka nisur një turne në
Ballkanin perëndimor që synon nxitjen e reformave ekonomike dhe
demokratike në rajon i cili vuan nga tensione etnike.
Znj. Klinton mbërriti në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës, të hënën vonë, nga Algjeria. Në Sarajevë, ajo dhe sekretarja e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Katherine Ashton, do të takohen me anëtarët e presidencës së Bosnjes për të diskutuar edhe mbi çështjet e buxhetit, qeverisjes dhe privatizimit të pronës shtetërore.
Përparimi i Bosnjes pas luftës etnike tre-vjeçare të viteve 1990 ka qenë i ngadalshëm, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mes 3 grupeve më të mëdha etnike të vendit.
Më vonë të martën, sekretarja Clinton dhe sekretarja Ashton do të udhëtojnë për në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dhe të vazhdojnë udhëtimin për në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Zyrtarët e BE-së janë duke i bërë thirrje Beogradit që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, të cilat kanë qenë të paqëndrueshme që kur shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera e njohin pavarësinë e Kosovës, por pakica serbe e vendit, dhe vetë Serbia, refuzojnë ligjshmërinë e qeverisë së Kosovës.
Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, sekretarja Klinton do të përshëndesë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.
Nga Zagrebi sekretarja Klinton shkon në Tiranë për të marrë pjesë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

No comments:
Post a Comment