Nacionalizmi dhe fantazma e komunizmit ne Ballkan
Shërbimet sekrete të diktaturës, jo
vetëm janë në pozita të ndërthurura me pushtetin po ata cdo ditë thurin si të
ardhme të kaluarën diktatorjale. Kemi vende në Ballkan si Maqedonia, Kosova,
Serbia dhe Shqipëria, që simbolet e komunizmit janë në qendër te qyteteve dhe
madje dhe në institucione. Kolloj mundë të kontaktosh me simbolet e komunizmit
dhe më keq akoma parti politike edhe në pushtet nuk kanë bërë një divorc moral
nga e kaluara.
Maqedonia hapi dosjet e sigurimit
sekret dhe ligji hyri në fuqi dhe kjo është një pozitë e mirë për një vend
demokratik, por problemet etnike vazhdojnë të ndizen dhe shqiptarët e atjeshëm
ende trajtohen nga qeveria zyrtare jo me të drejta të plota. Edhe politikanët
shqiptarë për interesa pushteti janë të ndarë ndonse mes tyre qëndron ende i
nxehtë problem etnik atje.
Në Kosovë, vatra të reja
nacionalizmi lindin dhe politika e nacionalizmit estrem ka lëshuar rrenjë edhe
në parlament, pasi mbështetës të nacionalizmit kanë arritur të sigurojnë vende
e tyre në foltoren e kosovës.
Në Serbi, lobingjet antishqiptare
gjerojnë nga Rusia dhe kjo e fundit gradualisht po rifiton pozitat e veta
kryesisht në ato vende komuniste dhe vecanrishtë në Ballkan. Kriminelët e
luftës që dëbuan, vranë dhe gjymtuan kosovarët janë të lirë dhe në pozita
biznesi dhe pushteti. Qeverit e atjeshme nuk kanë vullnetin të integrohen duke
lënë në një anë të kaluarën, por vazhdojnë ende të marrin përkrahje në emër të
nacionalizmit estrem dhe ndonje rastë primitive.
Edhe Shqipria, ndonse ka luajtur një
rol stabiliteti në Ballkanë vazhdon të notojë në ujrat e vjetra tëi sh-
diktaturës. Pozitat e ish- agjentve të sigurimit të shtetit, tashmë janë
forcuar si në botën e biznesit, ashtu dhe atë të pushtetit. Klanet në kohën e
diktaturës që gjeneronin persekucion mes palve dhe ndaj popullit, këto vite të
postëdiktaturës janë forcuar dhe rrojnë me besimin se një ditë ata do të mund
ta shëndërrojnë shqiprinë një vend ku të zotrojë pakica dhe kjo në një farë
mënyre po merr forma të reja zhvillimi.
Sindromi i komunizmit po merrë formë
për faktin se në vendet e ballkanit qëndrojnë një paketë problemesh, që sjellin
destabilitet dhe në tërsi sëbashku janë vetë problem. Politikanët e së shkuarës
kanë arritur të paraqesin si pushtet dy parti të mëdha që demokracia të mos
ketë shumë gjasa të zhvillohet e lirë por cdo gjë të përcohet brenda kuadrit të
tyre politikë.
Njërëz të klanëve të diktatorit janë
zotrues të pushteteve dhe tashmë janë shëndërruar në zotë të pasurive, gjë që
bënë të mundur që pasuria dhe pushteti të jenë në dorë të një grupi të vogël
njerëzish. Pavarsia e pushteteve në vendet e ballkanit egzistonë vetëm
formalisht, duke bërë që pushteti drejtohet nga shumë pak njerëz, dhe vë në
rrezik vetë sitemin e drejtësisë ku është dhe garanti i lirive të njerëzve.
Problemi më madhorë ai i pronave
është izoluar me akte nën ligjore duke devijuar të drejtën e titullarve të
pronësisë, pra një nga të drejtat themelore, që jo vetëm pëngon biznesin,
investimet, invesitoret e huaj, por cungonë një nga vlerat më të mëdha të
tregut të lirë, duke bërë që në Shqipri, apo vende të tjera të Ballkanit të mos
egzistojë shteresa e mesme, por të kemi një pakicë të pasur dhe një shumicë të
varfër. Dhe ky llojë kapitali ka ardhur në duar të politikanve dhe shtetarve
nëpërmjet pushtetit dhe korrupsionit, pra në mënyre të pa drejtë.
Në këto vede, korrupsioni është
permanent në cdo qelizë të shtetit dhe ai në mënyre të hapur e sfidonë dhe vetë
atë pasi nuk ka një strategji për ta luftuar atë.
Një problem tjetër që gjeneron
rrezik është shtembërimi i histories dhe nxerrja në pa e të vertetës historike,
duke bërë që brezat e rinjë të jënë të pa informuar për historin e errt që
kaluan prindrit e tyre në kohën e diktaturës. Heronjtë e vertet rrinë në skuta
dhe gradualishtë po mbinjnë heronjë të ri pa pik vlerash dhe kjo është në
vetvete një tipare tipik komunist.
E mbi të gjitha këto, qëndronë
nacionalizmi primitive ekstrem i cili ushqehet nga politikanë dhe subjekte
politike që kohët e fundit ata po prezantojnë në planë të parë në programet e
tyre nacionalizmin. Interesant është fakti se si në Maqedoni, Kosovë dhe
Shqipëri të gjithë pseodonacionalistët, apo nacionalistët e shtirur përshkruhen
nga filli komunist i të qeni nacionalist.
Nuk duhet ngatrruan ndienia
kombetare e atdheut me nacionalizmi demode dhe pikërishtë politikanë
“nacionalis” këtë gabojnë. Parë në veshtrimin e shqiptarve Albin Kurti qëndron
në një stad më pozitiv nga i ngjashmi i tij, që përpiqet ta imitojë në
shqipëri, Spahia. Ky i fundit edhe kur mundohet të kopjoj Kurtin ai e deformon
atë dhe madje bie në kufinjtë e ekstremizmit të tepruar. Por edhe Kurti në
publikimet e fundit kërkonë kufinjë të rinjë në Ballkanë dhe këtë në emër të
bashkimit. Kur citonë të drejtën ndërkomtare duhet patur parasyshë se ka dy
bashkime. Ai juridik dhe vullnetar mes popujve dhe nuk mundet në asnjë rast
tjetër të pretendoshë për bashkimin e trevave shqiptare, pasi kjo do të ishte
precedent i një zinxhiri pa mbarim në tër botën. Kurti kësaj dileme iu përgjigj
se pse nuk ndodhi kur u nda Kosova. E drejta nderkomtare veproj në përputhje me
ligjin pasi pa që një popull po përplitej në agoni nga represioni dhe dyndja
etnik dhe madje provoj kushtet e pastra të një gjenocidi dhe megjithatë u be
active kur pa që palët përdorën armet, pasi në një konflik po qe se nuk jane
forcat e armatosura e drejta nderkomtare nuk behet active. Ky eshte mekanizmi
juridik. Po nëse duhet të besojm Albin Kurtin Apo Kreshnik spahinë duhet të
rrime me shkrepse per të djeg flamuj dhe me armë ne dorë për të luftuar
njëritjetrin. Ky nuk është bashkimi por fillimi i flijimit.
Problemi më i madh sot është lëvizja
e njërëzimit në të gjithë globin dhe këtë përvoj e pati dhe Ballkani në tërsi
pas rënies së diktaturës dhe sot shqiptarët janë të kudogjendur në Ballkan,
Europë dhe në të gjithë Botën. Dyndja e qytetrimeve vjenë në shqip që nga Sami
Frashëri dhe për lexuesit shqiptare nuk është një gjë e re, pasi tani janë
dëshmitarë të gjithë se bashkjëtesa mes popujve dhe etnive, është një nga
vlerat më të mëdha dhe tashmë nuk ka kthim pas. Këtu qëndron dhe vetë parimi i të
drejtës natyrore për një lëvizje të lirë.
Të kërkoshë pozitat e shqiptarve,
duke cënuar të drejtën e tjerve ky është një sakrilegj. Citimi Komb, apo kombi
im është më i mirë se ai serb, apo të një vendi tjetër është nocion komunist
dhe kjo është e njohur për politologet dhe madje dhe nga një gamë e gjerë e
intelektualve. Ku në vend të saj duhet kërkuar impenjimi politik për integrim e
bashkëjetesë. Pertej këtij standarti egzistonë nacionalizmi egois, që u shërben
disa politikanve për të zënë vend në politikë. Apo nacionalizmi ekstremist
primitiv, që conë në djegjen e disa flamujve në një treve, apo në një tjetër.
Kemi parë flamuj të digjen në Greqi, Maqedoni, Kosove, Serbi, madje edhe ne Mal
të Zi.
Pas këtyre flamujve fshihen disa
lider fatkeqsisht të rinjë që po përpiqen të bëjnë patriotin.
Interesan është fakti se të gjitha
vendet e Ballkanit, që dolën nga lufta dhe diktatura kanë krijuar klimë të
favorshme sociale dhe politike për të ushqyer nacionalizmin. Vendet e rajonit
janë të mbërthyer nën politikën e shtirur të tranzicionit që sic edhe e kemi
përmendur modele të tilla qeverise nuk hase në asnjë kohë. Tranzicioni është
stadi i kalimit si në rastin tonë nga një vend diktatorial në një vend
demokratik dhe sigurisht kërkon kohën e vet, por nëse ajo zgjat si në rajonin
tonë ather do të thotë se kemi probleme serioze për sa i përket të ardhmes.
Prezantimi që i bëjnë nacionalistët,
bashkimit të shqiptarve është më shumë ujë për ata që duan një rikthim pas.
Bashkimi i shqiptarve do të ndodhe ather kur nuk përben rrezik për të tjerët
dhe sigurisht që në të ardhmen vetë ballkani do të këtë kushte të tjera
politike, jashtë egoizmit nacionalis, apo nacionalizmit primitive. Vendet
ballkanike kanë nevojë të ndertojnë demokracit e tyre, integrimin, garantimin e
tregut të lirë. Sot shqiptarët nuk kanë nevoj tua paraqisim flamurin si leckë
për të trembur demat, por kanë nevoja jetike, që ta shohin vetën e tyre si cdo
europian.
Shqiptarët kanë nevojë për
politikanë të rinjë që e shohin të ardhmen si perendimorët në respekt të
vlerave dhe lirive të individit, mirëqenjes dhe barazisë në treg, ne garë për
punë dhe të meritokracisë. E jo për politika bolshevike e primitive të se
shkuarës së afër të diktaturës. Nuk duhet të na marrë me vetë e shkuara, por
politikanët tanë të ndërmarrin hapa për dëlirjen e vendit nga mëkataret që
vranë shqiptaret, pasi fatkeqsisht si në Shqipëri ashtu dhe në Serbi,
ekzekutorët e shqiptarve janë pjësë e politikbërjes dhe e vetë shtetit.
Distancimi nga e shkuara do të ishtë vlera e parë e munguar në Shqipëri dhe
rrajon dhe ndikimi komunist, apo nacionalizmat do të shuheshin një herë e mirë.
Kushtet politike dhe sociale po e ndimojnë nacionalizmin egoist dhe fatkeqsisht
në shqipëri mbiu këto kohët e fundit dhe kjo klimë po zgjerohet.
Nga Ilir Vata
No comments:
Post a Comment