Thursday, October 25, 2012

“Liga e Djathtë”,sfidon nëkomunizmin në Shqipëri


“Liga e Djathtë”,sfidon nëkomunizmin në Shqipëri


Kohët e fundit në skenën e politikës shqiptare, ka startuar një bllok politik i djathtë i kryesuar nga Partia e të Drejtave të Mohuara, shoqatat e të përndjekurve, konservator dhe në tërësi kundërshtarët real të komunizmit.
“Liga Djathtë”, ideuar nga intelektual të përndjekur politik, që në vjeshtën e vitit te shkuar, hapn sipari e të djathtës së bashkuar, si një nevojë për të bërë dyalizëm me politikën e majtë në bllok, që aktulisht ka humbur nocioni e djathtë.
Postdiktatura, solli një klimë politike fluide në koncep dhe filozofi dhe pruralizmi politik u formatua i percudnuar dhe i njëanshëm. Elementet bazë të demokracisë u suprimuan me metoda e filozofi komuniste dhe furnizuesi kryesorë ishte partia e diktatorit dhe Sigurimi i Shtetit.
Në kërë amulli politika u ndërsollën për 22 vite në vorbullin gri pa arritur të bëjë shkëputjen nga e kaluara komuniste.
Politika nuk arriti të pozicionohet në politikën e ndarjes së filozofisë, që në konceptet bazë te kapitalizmit dhe të ekonomisë së tregut.
Qëndrimi ndaj pronës, vazhdon të jete ai i modelit komunist me reformë agrare me ligjin ogurzi 7051, që jo vetm bien ndesh me ligjin në pozitë, por anashkalon edhe vete kushtetuten e vendit.

Të perndjekurit politik u përdorën deri ne vitin 1994 e në vazhdim, si stard për demokracinë dhe me vonë u mashtruan vetem për qëllime elektorale dhe sot kjo shtresë e shoqëris lëngon me plagët e vuajtjeve dhe tramat e diktaturës dhe postsaj. Janë ende me shume se 5000 varre të humbura që rënkojnë në cdo cep të shqipërisë. Nuk ka vend në shqipëri, që të mos ketë kampe dhe burgje të diktaturës dhe ato tashmë janë gati në zhdukje, sikur të mos ketë ndodhur asgjë për afro 50 vite diktaturë..
Shteti i së drejtës është inegzistent dhe teje i korruptuar dhe mbi këtë dramë shoqërere në sistemin e drejtësisë, garant të ligjit dhe të të drejtave tona janë persekutorët tanë. Vrasit e shqiptarve jo vetëm janë të lirë, por madje edhe të pushtetshëm.
Vetë politika dhe institucionet shtetërore, glojnë nga mëkatarët e diktaturës dhe ata janë zot të pushtetit.
Mbi të gjithë këtë tablo të zymët, qëndron fakti se ende politika nuk është dinstancuar nga e kaluara dhe fatkeqsisht jemi i vetmi vend ish- komunist, që nuk kemi hapur dosjet e sigurimit te shtetit, jo për t’u hakmarr, por për të dëlirur institucionet shtetërore nga mëkatarët.
Pruralizmi politik është i censuruar, pasi kodi zgjedhore vendos kushte për partitë e vogla, për të hyrë në garë elektorale edhe pas regjistrimi të subjektit politik dhe trumbetohet me të madhe se kemi parti, sa as një vend tjetër.
Reforma ne kodin zgjedhore ka vetem nje qëllim ndarjen e pushteti ne dy partitë e medha dhe zgjedhjet e fundit kodi tregojë mangësit dhe madje 160 mijë vota të pa përfaqsyara, pasi nuk ishte i përkthyer cdo votë një përfaqësi. Listat e mbyllura humbën kontaktin me bazën duke i bërë partitë e mëdha parti uni. Koalicioni zgjedhor i kohëve të fundit tregoi se neokomunizmi vazhdon, pushteti është mbërthyer nga dy partitë e mëdha që janë të lidhur drejtpërdrejtë më klanët dhe partinë e diktatorit.
Zëri i shoqatave, ojq-ve është i pa përfillshëm, ndonse ata janë në të vërtet një thesarë për vlerat qytetare dhe të shtresave që ata përfaqësojnë.
Sindikatat janë inegzistente dhe janë mjaftuar me pronat që kanë marrë, ndonse janë të pronarve,apo pasuri shtetërore.
Emërimet politike, burrokracit, korrupsioni i kanë shëndërruar qeveritë ne shpk me dhe pa ortak. Shitet vendi i punës, shitet gjithcka është e drejtë për ta përfituar qytetari në mënyrë të drejtë.
Këto arsye, kanë bërë që politika të ketë një fizionami në të dy kampet politike.
I njëjti qendrim për pronat, të përndjekurit. E njëjta filozofi. Njëri kamp ka të “djathtë” që kërkojnë pronat dhe asnjë fjalë për këtë të drejtë themelore, që ka lindur njeherazi me njeriun, të majtet e sot kërkojnë pronat..!
Kështu 22 vite, ne jemi tollovitur në tranzicion, duke humbur cdo princip të shtetit tonë, që bazohet te shteti i së drejtës dhe liria e tregut.
Monopole, ologarpole janë të mbrojtur nga vete shteti dhe ata janë cmimbërsit e të mirave që në konsumojmë.
Politikës shqiptare i mungonë e djathta reale, që bazohet te principet e mëdha te shtetit ligjorë, pronës dhe barazisë në treg.
Politikës shqiptare i mungonë pjesa e duhu e oponencës, mendimit ndryshe e filozofisë së djathtë. Pa një politikë të tillë ne do vazhdojm të rrimë nën hijen e një shteti hibrit, që nuk gjende në asnje kohë të historisë së institucioneve shtetëror.


No comments:

Post a Comment