Do të ishte e rëndë të jepja votën, pasi më ke interrnuar, burgosuar apo me ke egzekutuar të afërmit. Do të ishte akoma më rëndë të të besoja. Por të paktën bëjuni burra dhe trego se ke qenë spiunë dhe ne ju kemi falur.Të paktën në mungesë të ligjit të lustracionit të kemi një model nga kryetarët e partive që të deglarojë që jamë spiunë, apo nëse nuk është, nuk jam. Do të ishtë gjeja e duhur, pasi ga 143 kryetarë partishë 128 janë spiunëtë sigurimit të shtetit. Kjo shifër e frikshme është një damk e rëndë që rëndonë mbi shqiptarët, dhe paturpësia kalonë të imagjinuashmë duan edhe votë.

Tabela e numërimit të partive politikë të rregjistruar në gjykatë nga viti 1990 deri në 2011 është 143, dhe ky numur ka tendenca të rritet, pasi janë në prag dhe disa parti të tjera që po përpiqen të rregjistrohen në pragun e zgjedhjeve të qershorit.
Partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet e ardhshme janë mes kufirit të numërit 47-53, por kësaj radhe numëri dhe mund të rritet, pasi dhe mundësit e përqëndrimit janë më të mëdha.
Partia Demokratike me aleatët nuk është pozicionuar në mënyrë definitive, por ka gjasa që të rri strict, pikërisht atyre partive që kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare, apo dhe zgjedhjeve të pushtetit lokal ku në aleancë kishte një nga partitë komuniste.
Socialistët, janë po më ato parti, përjashtur ca rrjedhje të vogla që dhë në 2009, i kishte pozicionuar dhe brenda dhe jashtë aleancës dhe pak të djathtë. Gjithashtu në treg shihen dhe parti të reja, që pritet që në momentin final të pozicionohen në një grupim të vetëm.
Kësaj frike dy partitë e mëdha i druhen dhe kanë gati dhe planët përkatse. PD do të hedhë në xhiro elektorale LSI, PDIU dhe ndonjë satelit duke i marrë krahët opozitës, kurse kjo e fundit po përdorë partitë e reja për të bërë një grupim të gjërë, në emër të polit të tretë.
Pra skema ka në planë dy polet të miksuar majtas e djathtas për të mundur të sigurojnë numrat e ardhshëm parlamentarë.
Por në hije pa shumë akses në media po rrinë një grupim i djathtë e pikërisht partia e të përndjekurve politike PDM, që bashkë me Konservatorët dhe shaqatat e të përndjekurve ka krijuar “Ligën e Djathtë” dhe ende nuk është pozicionuar.
Llogaritë kësajë radhe janë të paparashikuesh, pasi do të duhen më pak se 10 mijë vota për të përcaktuar humësin ose fituesin, mbase dhe shumë më pak.
Shkaktisja politike është përshtatur në bazë të kodit që miratuan për interesa palësh dy partitë e mëdha dhe partitë rreshtohen, pa hezitim pas palve, madje cdo grupim nuk harronë të marrë tre apo katër të përndjekur, pavarsisht nga ckanë bërë e ckanë thënë për ta e që vazhdojnë sërishtë t’i shohin si numra dhë jo si një potencë që do të përcaktojë ndryshimin.
Më keq akoma, këta kryetarë partishë më shumë se 90% janë spiunëtë sigurimit të shtetit, madje më krime mbi supe dhe sërisht guxojnë të përmendin të përndjekurit, pra mestarishtë i bie që të jenë 128, kryetarë partishë, spiunë të sigurimit të shtetit.

A do të votojnë të përndjekurit për persekutorët e tyre? A mendoni se nuk janë bindur ata për 22 vite qeverisje të postëdiktaturës, kur dihet që ende janë në postraum dhe qeveritë nuk kanë bërë asgjë për ta.
Ne do të preferonim thotë njëri nga të përndjekurit:..”Që të ishim antarë të partisë së Cjapit” sec më kujtonë ..! Një tjetër shtonë: “Do të shkojë me ndërzyesin se ka dhe parti të re”. Në këtë dilemë janë ata që duan të bëhën antarë të rinjë, por në cfarë dileme do të jenë ata që do të votojnë, kur alternativat në kuti janë pikërishtë ata parti që përfaqsohen nga përsekuorët e tyre të drejtpërdrejt apo nga të afërmit.
Nuk kemi që përmendim varfësinë, papunësin, mosintegrimi, dëmshpërblimin por vetëm një fakt. A duhet ti bësojmë më përsekutorit, apo spiunit të sigurimit të shtetit që përfaqsonë këtë apo atë parti?!
Po shkuan shqiptarët më këtë pyetje në kokë partitë politika në kufirin maksimal nuk shkojnë as 30% dhe për llogjikë do të kemi ose një bashkë qeveriseje ose një qeveri miks dhe më këq akoma përsëri zgjedhje.
Do të ishte shumë më e ndërshme që partitë politike të propozonin ligjin e lustracionit, sa harxhojnë kohë me programe për të përndjekurit, pasi ata janë më të kthjellët se kurrë pasi kanë grupimin e tyre politikë, që do të zënë në fillim vendi që u takonë.
Për respect të të përndjekyrve le të kemi një model nga krytarët e partive dhe të thotë jamë spinë i sigurimit të shtetit dhe kamë futë njerëz në burg. Që në këtë moment ai do të jetë më i respektuar, mei letsuar dhe më në fund hap rrugën për stad të ri në mënyrën se si duhet bër politik e moralshme përsa I përket të shkuarës.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment