Wednesday, February 6, 2013

Politikanët lënë imunitetin, marrin armët

Politikanët lënë imunitetin, marrin armët:
largea_ilir-vata1357579904
Nga Ilir Vata
Pushteti në në duar të politikanve, cdo ditë po shkonë drejtë pangopësisë dhe babëzisë për të patur pushtet apsolut, qoftë në beneficat që vetë pushteti u delegon, pagat të mira dhe akseset e tjera të pafundme. Por nuk mjafton kjo!
Në Shqipëri politikanët janë gjithcka, ata përdorin shtetin për të maksimizuar fitimet dhe për ta bërë pushtetin mburojë përballë drejtësisë apo institucioneve të tjëra të pavarura, duke thelluar hendekun mes qytetarit dhe duke e bërë politikanët kadegorinë e njërëzve jo vetëm të pushtetëshëm por më të pasurit në vend.
Heqja e imunitetit me propozim të maxhorancës dhe kërkesës së vazhdueshme të institucioneve ndërkomtare ishte në të vërtetë një arritje dhe më shumë një besueshmëri për qytetarët dhe njëherazi një mundësi për t’i hapur rrugë sistemit të drejtësisë, organit të akuzës të nis hetim për pasuritë e politikanve.
index
Ndonse deri më tani nuk kemi një rast dhe kjo do të mbetet e dyshimtë dhe në të ardhmen pasi institucionet e drejtësisë janë vetëm formalisht institucione të pavarura, pasi politika është uzorpuesi i cdo pushteti, deri të mediat.
Komisioni i ligjeve pas raportimit të Ministrisë së Brendshme për krimin në vend, nxorri në pa oreksin për armë dhe konkretisht paisjen e zyrëtarve të lartë që nga pushteti vendor dhe deputetet dhe kjo nuk u pritë mirë nga opinjoni publik.
Kriminaliteti ndaj jetës së personit kohët e fundit ka qenë në rritje kryesisht ndaj jetës, krimi në familje dhe vjedhjet apo trafikimi i lëndve narkotike.
Stradegjia për parandalimin e krimit dhe kapja e shkelsve të ligjit janë dy politika të ndryshme për që i lidhë kriminaliteti dhe ata duan vecmas dhe sëbashku stradegji efikase, pasi përvojat nuk mungojnë.

Përsa i përket vrasjes së përsonit ka një sërë problematikash, por ajo që vret në të vërtet është moszbatueshmëria e ligjit dhe e së drejtës në pozitë dhe pikërisht këtu ridel nga honet e kohës e drejta zakonore, apo sic njihet kanuni shqiptarë e kryesisht ai i Lekë Dukagjinit.
Sa herë që nuk ka zbatueshmëri të ligjit për ndëshkueshmerin e kriminelve, kanuni ridel në sken ashtu pa forme e konture por që vret si më parë madje dhe i përcudnuar, duke venë nën shënjestër jo vetëm vrasësin, por dhe të afërmit e t’i dhe shpesh herë edhe fëmijë dhe gra, madje ka kaluar të gjitha caqet duke vënë nën ngujim dhjetra familje, ndër to gra dhe fëmijë që vetë kanuni nuk e parashikon.
Pra dhë vetë kanuni kalon cakun e tij, pasi e drejta në pozitë shfaq dobësi dhe kjo ndodhë se politikat e parandalimit të krimit janë inegzistente. Sigurisht që kjo fushë e krimit ka shkaqe të shumta si farvëria, diversiteti i kultura dhe mentaliteteve, por ajo që vret më shumë është fakti se zbatueshmëria e ligjit është në nivele të papranueshme.
97-300x180
Fenomeni tjetër është fakti se shumica e shqiptarve janë të armatosur, pas ngjarjeve të vitit 1997 dhe shqiptarët posedojnë arsenal armësh të larëmishme, kundratank, kallashnikov, pushkë të modelit 56, madje dhe mitrolozë të rënd dhe të lëhtë.
Sigurishtë armë gjahu dhe aktualisht në Shqipëri mund të gjeshë armë dhe të llojve të ndryshme pasi egzistonë trafiku i armëve në mënyre ilegale ose tregu i zi i armve.
Në Shqipëri ka treg të zi armësh dhë cmimet variojnë nga 500 euro deri në 1200 euro me selenciator. Mund të gjeshë bomba e gjithcka për të realizuar një krim dhe organet e akuzës agjentët e policise dhe vetë rendi është i paaftë që të ndalojë këtë llojë trafiku.
Atherë shtrohet pyetja pse duhet që politikanët dhe shtetarët të armatosen?!
E para që duhet cekur është fakti se uni të shtetarët shqiptarë është i papërmbajtur dhe ata kërkojnë me cdo kushtë që të demonstrojnë forcë para shqiptarve dhe ajo që vret më shumë, ky është një koncept i shkollës së komunizmit, ku në diktaturë njerëzit e pushtetit ishin të armatosur, madje dhe kryetarët e këshillave.
Pse paguhen punonjësit e gardës të rendit të shërbimit informativ..etj, krur politika kërkonë të mbrohet vetë apo të krijojë favore vetëmbrojtje. A nuk pati rastin parlamenti ynë kur deputeti qëlloi lideri historik Azem Hajdarin dhe parlamenti u përgjak nga vetë antarët e saj.
Mos vallë duhet armatosur populli në mënyrë të ligjshme dhe armët të kenë një treg të ligjshëm dhe kështu mundësia e zbulimit të krimi është dhë më e madhe, pasi cdo armë e shitur është e regjistruar.
Apo duhet të pranojmë faktin e Ministrit të Drejtësisë Halimi që kërkoi ndryshimin në kodin penal dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për armbajtjen pa leje, duke e cuar atë nga tri në dhjetë vjetë burg.
Sigurisht që shteti duhet të ndërmarrë masa për cmilitarizimin e shqiptarve jo vetëm me propozimin e Hlimit, por duke rënduar dhe dënime plotësuese, si gjobat, heqjen e të drejtës për të punuar në administratë publike, përjashtimin nga marrja e kredive dhe privilegjet e tjera që të jep ligji.

Në vitin 1998 deri më 2002, janë shpenzuar 2.8 miljonë dollarë nga Shteti për mbledhjen e armve dhe në komision ishte Rexhep Meidani, Pandeli Majko dhe titullarë të lartë të shtetit, por fakti tregojë se nuk u mblodhen as 10% të armve, vetëm mjaftuan me disa kronika në rrethe sa për të justifikuar parat, apo për të mbarsur opinionin publik se mblodhëm armët.
Armët në duar të njerëzve jo kompetent dhe atyre të shkelsve të ligjit, përbëjnë rrëzik kryesorë për jetën e qytetarve, madje SHBA-të pas njarjes se primi në një shkollë ku u vranë disa fëmijë po rishikojnë ligjin e armve, kurse politika shqiptare merret me armatosjen e pushtetarve dhe politikanve, për të na sjellë në vëmendje një formë tjetër regjimi i ngjashëm me atë të diktaturës.
Në vendë të tjera perendimore njerëzit e armatosur prezandohen me armë para publikut vetëm në raste të përcaktuar me ligj, kurse në Shqipëri punonjësit e rendit të vertiten cdo ditë para të armatosur, madje dhe në barë e restorantë duke ushtruar presion psikollogjik dhe përtej të imagjinueshme punonjes me armë nën efektin e alkolit.
Komisioni i ligjeve duhet të hartojë një draft të studiuar për t’u dhënë më shumë mundësi shqiptarve të jetojnë të qetë, pa presion psikollogjik dhe frikë për jetën pasi praktikat e vendeve të Bashkimit Europian janë të larmishme dhe ata e kanë zgjithur këtë në mënyre definitive.
Paisja e zyrtarve dhe politikanve me armë është një karshillëk që u bëhët shqiptarve është një presing për qytetarët është një padrejtësi në kurrizë të barazisë para ligjit dhe mundësisë për jetën.

Shteti Shqiptarë më këtë veprim po konsolidon konturet e një shteti gjysëmtotalitarë dhe do të ishte një gabim i rëndë për shtetin ligjor që pretendojmë të këmi, nëse ky ligj të miratore në parlament.
Dhe nëse parlamenti është i papergjegjshëm atherë t’i drejtohen popullit për armatosjen e shqiptave me ligj dhe të rikthehet ligji i armbajtjes me leje për të gjithë shqiptarët, sigurisht që referendumi do të ishtë në favorin e shqiptarve pasi janë një popull që janë rritur me qënjen i sigurtqë duke patur një armë me leje.
Armatosja e politikanve është një nocion tipik bolshevik dhe fatkeqsisht në parlamentin shqiptarë shumica kanë lidhje me të kaluarën dhe sigurimin e shtetit dhe ata e kanë sëmundje të përdorin një grusht njerëzish të armatosur kundër shqiptarve dhe është mundësia e fundit për të diskretituar shtetin demokratik.
Cmeduria politike në Shqipëri nuk ka të sosur, politikanë mendojnë apsurditetin për hirë të interessava të tyre dhe pas lënjes së imonitetit, tashmë ata rrokin armët.

41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment