Mjerish, mendojnë mjeranët, ende mbrohet diktatura

Ende ka politikan që “vdesin” për Enverin dhe Mehmetin dhe me paturpërinë më të madhe dalin para ekrnit dhe provokojnë shqiptarët, duke stirur lavede për diktaturën dhe sigurimin e shtetit, në vend se të struken apo të pendohen për krimet që kanë bërë. Duar te pista të krimit komunist nuk mun tu shiten shqiptarve si të pastra, pasi ajo që fletë është vuajta, por më në fund duhet të flaës dhe politika, duke miratuar ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Kodi ynë penal nuk i parashtonë krimet kundër njerëzimit dhe pikërisht neni 74, vë nën akuazë të gjithë ata që kanë kryer krime. Por të paktën për të mos bër një Nurmburg t’i largojmë ato nga politikbëraja dhe institucionet e shtetit, që shqiptarët të mos paguaj më përsekutorët e tyre me taksat që derdhin cdo ditë. Fatalitet shkonë përtej të imagjinueshmes, partia e diktatorit ende nuk ka kërkuar ndjesë dhe mbronë me forcë titullin hero kombëtarë të diktatorit Hoxha nga lideri i tyre, diktatori i ri Rama.
Mjerish,t ende sot në Shqipëri mendohet për diktaturën dhe eksponentët e saj, madje janë pikërisht politikanë që besojnë se diktatura ishte shteti që atyre u vjenë për shtat, madje nuk ngurojnë që dhe të thurin lavede përtej injorancës, duke u përpjekur të bëjnë krahasime me një llogjikë teje mjerane.
Postëdiktatura është konsideruar e tillë si periushë, por gati gjysma e shqiptarve e konsiderojnë pousttrama pasi janë mijëra të viktimizuar nga diktatura, njerëz të dalë nga burgjet pa familje, pa stre dhe me një sër sëmundjesh, apo probleme traumatike.
Burgjet dhe kampet e interrnimit u boshatisën në vitin 1991, por ende ka nga ata të interrnuar që banojnë në kampet e interrnimit, pikërisht në ato baraga që diktatura kishte stisur për ta, por ka dhe nga ata familje që keto vite janë përshtatur në ato zona përtheth, por nuk është vetëm kjo, situata postramë ka bër efektet e saj.
Ka nga ata të burgosur që vuajn ende pasoja e vuajtjeve, me shenja kamzhiku në trup, me kallo prangash në duar, apo këmbë që i tregojnë mes tyre duke kujtuar me dhimbje vuajtjet, por që ata flasin më shumë se realiteti monstruozë që sigurimi i shtetit dhe diktatura bëri ndaj kundërshtarve politikë.

Përpost kësaj situate, mjerantë që u ka mbetur ora te diktatura, ndonse janë pasuruar dhe jetojnë gati në luks, përpiqen të stisin histori për diktatorin dhe shërbetorët e tij, madje në këtë kurth kanë rënë dhe mediat, madje dhe gazetarë dhe analistë që kanë vuajtur nga diktatura.
Gjatë gjithë këtyre viteve kemi parë në faqet kryesore të shtypit me tituj të mëdhenjë bëmat e diktatori, të sigurimit të shtetit dhe të bllokut me stirje dhe hamendje nga më të ndryshmet dhe qëllimi kryesorë ka qenë rehabilitimi i figurave të krimit dhe në një farë mënyre po ia arrinë sepse politika ka qenë e interesuar që diktatura të serviret si një shtet solid për shqiptarët.
Në një emision televiziv mediokriteti i disa nga eksponentë që kanë servirur histori me diktatorë u munduan të përcjellin te opinjoni shqiptarë kontrastin mes të mirës dhe të keqes, por që paneli anoi në tërsi nga diktatura dhe kryesisht figura e Mehmet shehut.
Sigurishtë që kurajozët ia numuruan krimet por konservatorët e sigurimit e krahasonin ish-kryeministrin e diktaturës dhe kreun e sigurimit të shtetit si burrë shteti.
Gjëra të tilla do të vazhdojnë të ndodhin, derisa historianët të bëjnë historinë reale të shqiptarve dhe derisa politika shqiptare të bëjë divorcuar me të shkuarën dhe të distancimin nga diktatura. Eksponet të komunizmit dhe të Partisë Socialiste me mburrje thurin lavede për diktaturën me paturpësinë më të madhe.
Sigurisht që partia e diktatorit ka ndrruar emrin, por brezi i tretë madje dhe eksponet të diktaturës janë ideatorët e politikës socialiste dhe me cakejt e tyre mundohen që ta mbrojnë të shkuarën me fanatizëm.
Ish- përsekutorët janë më komod se ndonjëherë ata janë zotë të institucioneve shtetrore, pronarë pallatësh e villash, biznesesh dhe pasuritë e shqiptarve janë në duar të tyre falë politikave nekomuniste që socialistët kanë bërë në favor të njerëzve të diktaturës dhe me mburrje thurin elozhe për sigurimin e shtetit dhe diktaturën.
Persekutorët janë komod dhe për vetë faktin se janë padronë të një sërë gazetash dhe kanaleve televizive, madje në drejtimë të mediave janë pikërishtë fëmijët e tyre që fatkeqësisht në vend se të bëjnë gazetarin, bëjnë mencenari në shërbim të eksponentve të krimit komunist.
Kjo situatë do të vazhdojë dhe për vite të tjera, deri sa të kemi një ligj për hapjen e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit, për të larguar nga politikëbërja, administrata publike, sistemi i drejtësisë dhe vetë parlamenti njërëz që kanë shënuar krime vetë, apo nëpërmjet të afërmve të tyre.
Por ligji i lustracionit është shëndërruar në tabu dhe e djathta nuk po bënë përpjekje maksimale për një katarsi në aspektin e personalitetit mora, se mepadashje mbetje të sigurimit dhe të diktaturës ndodhe në forumet politike.

Shqipëria në këtë gjendje “anarshie morale” po ujdisë cdo ditë e më shumë që trashigimtarët e diktaturës të jenë njerëzit e së ardhmes dhe ata që do të kontrollojnë shtetin dhe shqipërinë, pra krijimin e një përandorie gjysëmkomuniste për të trasferuar pushtetin mes duarve të pista të krimit komunist.
Kërkohet një vullnet politik i maxhorancës që ka në qender të djathtën të bëhet promoter i integriteti moral të shqiptarve duke i hapur rrugën shoqërisë shqiptare që të mendojë ndryshe nga përsonazhet e diktaturës, për t’i garantuar shoqërisë shqiptare lirinë e të menduari përtej farsitetit mediatik që fatkeqsish kontrollohet nga divët e sigurimit të shtetit.
Kjo gjendje provokative që po serviret nga politika e majtë dhe mediat e tyer po punojnë kundër interesave të shqiptarve, pasi deri më tani nuk kemi parë që të përndjekurit të hakmerren ndaj atyre që i kanë torturuar apo egzekutuar të afërmit e familjes, madje dhe në kampet e interrnimit sigurimi i shtetit i ka përdhunuar gra e fëmi e pikërisht në kampin e Tepelenës.
Dëshmi rrënqethsë kanë sjellë të përndjekurit dhe ato tashmë janë të arkivuara, por nëse shteti dhe politika do të vazhdojë të mbajë anën e përsekutorve një ditë morali shqiptarë do të zgjohet dhe atë që se bën e drejta dhe ligji do ta bëjnë shqiptarët.
Kjo qjendje mëzëshmie, indiverence dhe provokacioni do të bëjë situatën dhe më të papranueshme në të ardhmen dhe sa nuk është vonë, le të meren përgjegjësi për të patur një ligj të lustracioni për të patur një dëlirësi historike për t’i bërë shqiptarët të përgjegjshëm për të ardhmen dhe jo të shkuarën.
Diktaturat përshkrohen nga i njëjti fillë kriminal, si ato të nazizmi, fashizmit apo të komunismit dhe shqiptarët një represiont patën edhe nga serbët që për faktin e etnisë gjuhës u persekutuan, përdhunuan, egzekutuar dhe dëbuan në kushte flagrante të gjenocidit.
Këto tipare pati dhe diktatura komunist, pasi Mehmet Shehu vrau fëmijë, nejrëz të pa armatosur, dëbojë fise nga trojet e tyre dhe i cojë në interrni, bëri sekuestrime dhe egzekutime në grup.
Jo vëtëm ai, por strukturat e sigurimit të shtetit provokun ngjarje të tilla dhe farsiteti i tyre shkoi përtej të imagjinueshmes sa arritën të bëjnë planifikime për zhdukjen e njerëzve në grup duke sjellë kushtet e një gjenocidi flagrant.
Kjo gjendje do të vazhdojë dhe për vite me radhë pasi politika dhe politikanët tanë janë të lidhur kryekput me të shkuarën dhe krimet e komunizmit dhe ka gjasa që dhe në këtë parlamet të kemi kandidat për deputet pikërisht ata që na vranë të afërmit apo pikërishtë kata që dalin me paturpësi në ekranet televizive dhe thurin laved për diktaturën dhe njerëzit e saj përgjegjës për krimet komuniste.
Do të ishte në inters të shqiptarve që maxhoranca më ngut të rifur ligjin e lurtracionit në parlament si një ndër lëvizjet e saj politike në shërbim të të vërtetës dhe të shqiptarve për të garantuar institucionet shtetrose nga mola e integritetit të ulët moral, për të garantuar shqiptarët për transparencë dhe siguri për të ardhmen.
Sot kemi partinë e diktatorit që nuk ka kërkuar ndjesë për krimet monstruaze që kjo parti bëri ngaj shqiptarve. Sot kemi parti të reja si ajo e ish-Presidenti që ka përlyer duart madje ka kaluar në lajthim duke i shërbyer me dokurime nga institucionin e Presidentit, pikërishtë kriminelët që ekzekutuan, parlamentarët shqiptarë, intelektualët dhe klerikë, figurat më të ndritura të Shqipërisë.
Sot këmi diktatorin që gëzonë të gjitha titujt dhe madje është hero kombëtarë, por shpresojmë që Presidenti Nishani të marrë në konsideratë propozimin e Ligës së Djathtë, Partisë të të Drejtave të Mohuara, Shaqatave të të Përndjekurve Politikë për të c’dekuruar diktatorin Hoxha, duke e konsidereuar fillimin e cmilitalizimit ideologjik komunist, fillimin e një katarsi moral.
Që analistët, gazetarët, apo esterit komunist mos të dalin në ekranet tëlevizive dhe të thurin lavde për persekutorët tanë në mënyrë provokative, duke i bërë karshillëk demokracisë, vlerave universale të njerit, lirisë së tyre, morali dhe përdhosjes së të vdekurve.
Politika dihet të heq dorë nga avokatët e djallit që gucojnë e mbrojnë diktaturën dhe të nisë katarsin moral, pasi po ua kthen shqiptarve jo vetëm kokën pas, por dhe shpresë.
Nga Ilir Vata
41.323354
19.826676
19.826676
No comments:
Post a Comment