Friday, February 8, 2013

Gjyqësori, gjykimi apo paragjykimi


Gjyqësori, gjykimi apo paragjykimi
largea_ilir-vata1357579904

Aleksandër Arvizu, futën hundët vend e pavend, pasi jo rrallë  herë  e kanë  parë  ambasadorin të  bëjë  qeveritarin, politikanin, komunarin dhe më në  fundë  dhe gjyqtarin.


Për gjatë  gjithë  këtyre viteve është  mëshuar më  forcë  nga institucionet ndërkomtarë , shoqëritë  civile, parti politike, media dhe madje dhe opinjoni publik për pavarësi institucionale dhe më  të  drejtë , “cekicët” e alarmit kanë  qenë  në  një  rrahje për një  sistem demokratik, duke respektuar pikërisht  pavarsinë  si elementi kryesorë  në  këtë  proces.
Ishte pikërisht vendimi i gjykatës së  rrethit gjyqësorë  Tiranë  për të  akuzuarit e 21 janarit që  bëri ambasadorin e SHBA-ve të  mbajë  një  qëndrim kritik, madje dhe paragjykues ndaj vetë  gjyqësorit, pikërisht duke ditur ndikimin e tij dhe duke lënë  të  hapur një  debat pa zgjithje drejtë  një  konflikti të  ri politikë, në kohën kur Shqipëria ka nevojë bashkëpunim.
Edhe ambasadori Sekui, lëshojë  aludime, por më  i moderuar, madje bëri thirrje për një  proces të  rregullt dhe të  drejtë  dhe është  krejtë  normale . Ambasadorë të shteteve të tjera nuk u prononcuan por ndjekin me interes këtë proces.
Menjëherë  pas deklaratës së  Arvizu, reagoi opozita me lideri e saj Rama, duke sulmuar gjyqësorin dhe madje etiketimet i kaluan kufinjtë  e njerëzve të  papërgjegjshe për të  lënë  të  hapur se në se ai vjenë  në  pushtet do të  pastrojë  gjyqësorin, pra një  kërrcnim më  shumë, duke lënë shkas që sistemi i drejtësisë do të mbahet nën presion edhe në të ardhmen .
Lideri i maxhorancë s Berisha, prerazi:| “ Nuk komentoj vendimet e gjykatës”. Të  njëjtën gjë  duhet të  kishin bërë  ambasadorët dhe opozite. Aktivë  në  këtë  hetim janë  palët dhe institucionet e htimit, prokurorisë  dhe gjykatës.
Në  një  shtet  demokratik, vlera e parë  e demokracisë  vjenë në  respekt të  pavarësisë  se institucioneve por në  këtë  rast, gjyqësori u sulmua jo vetëm nga opozita duke prekur pavarësin e gjyqësorit, por dhe nga ambasadori Arvizu dhe menjëherë  vjenë  reagimi i gjyqësorit duke i tërhequr vëmendje ambasadorit, që  të  ruaj kopetencat që  ia jep detyra e jo t’i tejkalojë  ato.
download
Pikërisht në  momentin kur duhe të  inkurajohe gjyqësori, ai sulmohet nga institucione këshëllimore, juajale, duke i dhënë  shkas  ndezjes së  “benzinit” të  acarimit politikë , pasi dhe protesta e 21 Janarit ishte i motivuar politikish, pasi në  demokraci pushtetin ndërrohet me votë  dhe jo me rrevolta të  stilit komunist.
Sigurishtë  që  gjyëqsori ka patur probleme, madje ne shpëshherë  kemi thënë  që  në  atë  institucion punojnë  persekutorët tanë,  por Arvizu nuk është  shqetësuar.

Aleksander Arvizu
Por dhe  zërat institucional që  janë  ngritur kanë  rënë  në  vesh të  zhurdhur të  ambasadorit dhe konkretisht shkresa zyrtare e Ligës së  Djathtë  edhe të  të  përndjekurve politik për hapjen e dosjeve dhe largimi nga gjyqësor të  inkriminuarve, Arvizu e neveriti dhe nuk iu përgjigj. Madje u botua dhe një letër e hapur, por megjithse shpalli komunikimin online ai sërisht nuk përgjigjet.
Këto ditë  Arvizu doli mbi palët, duke bërë  dhe Presidentin e Republikës që  është  kryetari i Këshillit të  Lartë  të  Drejtësisë , bëri kritikun dhe më  e keqja cënoi  pavarësin e gjyqësorit.
Një  hetim i drejtë  dhe i ligjshëm  ka procedurat e veta dhe me ceshtjen e 21 Janarit janë  marë  ekspert, prokuro dhe ekipe hetimi, madje dhe aktet e ekspertizës janë  kqyrur e provuar nga intitucione të  besueshme të  kriminalistikes në  SHBA.
Palët janë  përballur në  gjykatë  dhe kjo e fundit pasi vlerësonë  provat merrë  vendimin e përsëri palët të  ankimohen dhe të  vënë  në  lëvizje cdo provë  dhe fkt  që  ato kanë,  apo rrugës mund të  gjejnë  për të  cuar para drejtësisë  ata që  shkelën ligjin.
Askush nuk mund të  dënohet për një  gjë  që  se ka bërë.  Ky është  nocion për cdo vend demokratik, madje parashikohet nga kodi ynë  penal.
Arvizu bëri dhe prokurorin si titullarë  i hetimi, duke sygjeruar praktika dhe duke përdorur dhe terma të  kriminalogjisë  dhe për një  moment t’i japim të  drejtë . Po të  mendojmë  se dhe qeveria, Presidenti, abasadorë të   tjerë  të  akredituar në  Shqipëri të  sulmojnë  gjyqësorin, shtrohet pyetja. A kemi dhunim të  pavarësisë  së  gjyqësorit?!
Sistemi i drejtsisë  ka një  sërë  problematikash madje dhe korrupsion, por deri më  tani të  paktë  kanë  qenë  ata që  janë  ndëshkuar dhe paragjykimi ka marrë  dhenë, duke njollosur me dashje drejtësinë, madje dhe pjesën e shëndoshë  që  është  shumica .
Le ta lëmë  gjykatën të  gjykojë  dhe ne ta kontrollojmë  me institucionet si gjykata e një  shkalle më  të  lartë  apo vetë  ajo kushtetuese dhe jo në  emër të  diplomacisë  apo të  opozitës ta paragjykojmë .
Arvizu po shfaq tipare të  njëanshme dhe me ndërgjegje po kalonë  kometencat që  i jep detyra dhe më  keq akoma i futë  hundë  vend e pa vend, sa në  cdo castë  që  shikonë  televizor të  delë  Arvizu. Në  cdo gazetë  Arvizu, madje dhe në  podin që  nuk duhet.
Pas largimit nga Shqipëria në fund të mandatit, ai nga analistët, opinioni publik dhe institucione të  SHBA-ve do të  zbardhen të  vërtetat, mitomani, apo delirë, mbase dhe dicka më  e thellë, mbase është  shqiptarizuar dhe ka filluar të  mbajë  anë .
Shqiptarët ende nuk janë  mësuar të  heqin dorë  nga ndikimi i të  huajve dhe ndikimi i tyre te ne është apsolut, përtej asaj që duhet, por ka dhe të  huaj që  bëjnë  gabime dhe  ne duhet të  dalim përtej kë saj gjendje.
Nga ilir vata

No comments:

Post a Comment