Friday, February 22, 2013

Liga e Djathte: Politika gri, prek themelet e se djathtës


Të përndjekurit kanë grupimin e tyre politikë

largea_ilir-vata1357579904
E djathta në Shqipëri është e rrezikuar, por ka ardhur koha e lindjes së të djathtës reale që nxjerrë në pa tiparet tipike të një politike të munguar dhe që të shërbej si kundrapeshë politikës gri. Skeptikët, nihilistët, përfituesit në kurriz të së djathtës e shohin si të pa mundur formatimin e një të djathtë në Shqipëri. Realisht e djathta po lind në të gjithë dimensionin e saj dhe atë po e bëjnë trashigimtarët e të martirizuarve nga diktatura, familjet e mëdha, pronarët dhe një klasë e re e biznesit që ka filluar të lëshojë rrënjët e capitalit.Por në fillim duhet të dliremi nga e kaluara diktatorjale.
Ky është  sllogani i Ligës se Djathtë , që  në  qendër ka Partinë  e të  Drejtave të  Mohuara të  të  përndjekurve politikë  dhe në  mbë shtetje shoqatat e të  përndjekurve dhe po shklonë drejtë një unifikimi të së djathtës reale.
Skeptikët e shohin të djathtën si të përhumbur sepse për të djathtës janë ata që hiqen të djathtë dhe të dyzuarit, të majtët të djathtë dhe të djathtët të majtë.
Ajo cfarë e dallonë të djathtë nga politikëbërja e kamufluar qëndron në faktin e dimensionit politik dhe qëndrimit të saj për pronat. Prona ka vetëm një destinacion i takon të zotit.
Politika gri e sheh pronën gati një cerek shekulli si një mallë që e trasferon ku të dojë në saj të mekanizmit shtetëror, ndryshe nga kushtetuta e vendit, e she tregun si mjet ku ta përdori për interesa të monopoliste të tregut dhe i sheh liritë e individit si vegla të shtetit.
Këto mëndësi janë tipike të stilit komunist dhe fatkeqsish politika shqiptare nuk del dot nga kjo gjendje mbase dhe për shumë vite, derisa një brez tjetër të marrë përgjegjësi.
Liga e Djathtë ka si obiksioni kryesorë, si një nga liritë themelore të qytetarve është prona dhe si e tillë ajo në përputhje me kushtetutën duhet të ketë vetëm një definacion “prona tek i zoti”
Abrogimi i ligjit 7501, pasi ai i ka mbaruar efektet ligjore për paisjen e fshatarve me tokë në bazë të frymëve.
Ky ligje dhe amendamentet shtesë nuk kanë më efekte ligjore dhe ata përballë të drejtës për pronën janë të pavleshme.
Shkrirja e Agjenësisë së Legalizimeve dhe paisja e qytetarve me dokumentin e pronësisë në përputhje me kodin civilë të drejtën e ushtrimit të tagrit mbi pronën me parashkrimin fitues dhe vetë shteti të luaj rolin e garantit mes palve në përputhje me vetë ligjin.
Heqja e kufizimit të pronsisë dhe lënia e të drejtës së pronarit të ligjshëm të ushtroi të gjitha tagret mbi pronë e trashiguar, apo të blerë si dhe në rastin të fituar me ligj.
Kthimi i pronave poronarit pa kushte dhe pa cente rënduese apo detyrime të tjera që ia kushtëzojnë marrjen e pronës.
Prona është themili i lirive të individit dhe njëhërazi themeli i ekonomisë së tregut, që pa këtë liri themelore dhe vetë tregu është i cënuar.
Liga e Djathtë, duke kthyer pronën tek i zoti si një detyrim jo vetëm ligjor por dhe i shenjtë çlironë të gjitha energjitë pozitive për ta fuqizuar individin dhe për t’i dhënë mundësi tregut, që në magjin e vetë të çlirojë ipute positive për shoqërinë.
Kthimi i pronës tek i zoti ndalonë një herë dhe përfundimisht abuzimin me pronat.

Integrimi i të Përndjekurve Politikë, hapja e dosje të sigurimit të shtetit, që realishtë ka kapur vetë shtetin.
perndjekuri9

Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorve të Sigurimit Shtetit, jo si hakmarrje por si një element për ta lenë të kaluarën pas dhe për të patur një shoqëri të hapur e pa të fshehtat e djeshme të diktaturës, si dhe t’i shërbej vetë publikut për të parë se regjime të tilla mizore janë të rrezikshme për mbarë kombet në Botë.
Krijimi i një ministrie të vogël bashkëgjitur te Ministria e Integrimit, pasi fondet e të dy institutive të të përndjekurve e kapërcejnë këtë kufi dhe nuk kanë arritur qëllimin çfarë tregon se aktualishtë këta institute janë jashtë funksionit dhe janë një model tipik komunist.
Dëmshpërblimi i viteve të burgut dhe punës së papaguar në përputhje me vetë kodin penal për pafajsinë.
Ndërtimi i një obelisk në Kryeqytet ku të shkruhen emrat e të gjithë atyre që u egzekutuan dhe burgosën nga regjimi komunist si një vepër që të nderojë të martirizuarit dhe njëherazi t’u tregojë brezave se regjimi komunistë në Shqipëri ishtë një nga regjimet më të egra në Europë dhe të shërbejë si parandaluaes apo frenues për të ardhmen, që regjime të tilla të mos imstalohen në vend.
Ndërtimi i një muzeu në Kryeqytet ku të demonstrohen dokumentat historik, broshura, shkrime e mjetet të tjera materjale që kanë lidhje me të gjithë ata që vuajtën nga regjimi komunist. Të publikohen cobza të vuajtjes, rroba corape e sende të tjera që kanë lidhje me vuajtjen. Të publikohen foto dhe dokomenta të tjera arkivore ende të panjohura për puiblikun.
Krijimi i një departamenti të specializuar për kërkimin dhe gjetjen e varreve të humbura të të pushkatuerve me dhe pa gjyq, si dhe të gjithë atyre që kanë vdekur në burgje.
Rivarrimi i tyre në në varrazë të grupuar në kryeqytet ku të njihen si martirë të rënë në regjimin komunistë.
Dekorimi në grup i të gjithë klerikve, intelektualve dhe antikomunistve që luftuan me pushkë në dorë kundër komunizmit.
Ndërtimi i shtëpisë (azili) falas për të gjithë atyre të burgosurve apo të interrnuarve që janë gjallë dhe nuk kanë një streh.
Hartimi i një stradegjie kombëtare për të përndjekurit politikë dhe përfshirja në politikat e punësimit të përshpejtuar apo definitive për këtë kadegori.
Ruajtaja e burgjeve dhe kampeve të diktaturës si objekte muzeale dhe krijimi i kushteve të duhura për të informuar publikun dhe opinjonin për krimet që ka bërë diktatura.
Rishikimi i historisë, pa anësi por me integritet professional, duke shfrytëzuar çdo fakt dokomenta arkivorë brenda dhe jashtë vendit, që brezat e rinjë të njohin të vërtetën në sy, që regjimet të tilla të mos vijnë më.
Kapja e të djathtës nga disa parti kjoska, ka bërë të mundur që me ndihmën e maxhorancës të qëndrojnë në këmbë jashtë cdo vizioni dhe përpjekje për të bërë realishtë të djathtën.
Ko janë konturet e së djathtës reale dhe asnjë nga partitë politike nuk merrë përgjegjësi që të realizojë shëmbjen e kontureve të politikës gri pasi notimi i tyre në ujra të vjetër u garantonë poshtetin dhe në një të ardhme të shpejtë dhe pronat e vjedhura mbivendosura, apo të gllabëruara në rrugë mafioze.
Lufta ndaj të drejtave themelore është fillimi i një regjimi të dytë për shqiptarët me tipare të pastra neokomuniste.
Nga Ilir Vata


41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment