
Presidenti Nishani nuk ia heq titullin diktatorit se ka luftuar për ta mbrojtur te shkolla e bashkuar. Kjo është e verteta që Presidenti aktual fsheh dhe nostaligjia për diktatorin nuk e lënë të jetë një president që i shërben institucioneve, por pasioneve të vjetra të diktaturës. Ky është vetë imazhi i diktaturës, që rrufitsit e jetve të shqiptarve tashmë janë shëndërruar në rryfitsit e të mirave tona dhe të pasurisë kombëtarë. Vrasit tanë, persekutorët, torturuesit janë administratorët e jetës tonë. Ata janë qeveritarë, parlamentarë, gjyqtarë, prokurorë dhe madje dhe komunarë. 22 vite dhe sërishtë njerëzit e diktaturës sërisht në parlament dhe nëzgjedhjet e qershorit. Pra diktatura vazhdonë ta ushtrojë ndikimin e saj.
Ndonse shqiptarët rrëzuan diktatorin bashkë me bustin 22 vite më parë, diktatori vazhdon të mbetet hero Kombëtarë, ndonse Liga e Djathte, të përndjekurit politikë i kanë propozuar Presidentit Nishani heqjen e titujve dhe dekoratave Diktatorit.
Ju kërkua Presidentit që në përvjetorin e 100 të pavarësisë së Shqiprisë, madje ju kërkua si dhuratë për shqiptarët dhe nuk e bëri. Ju kërkua me rastin e rënjes së bustit më 20 shkurt dhe sërisht heziton dhe pyetja shtrohet. Mos vallë akuza ndaj Nishani për mbrojtjen e diktatorit dhe bustit të tij të shkolla ushtarake është e vërtë?.

Kjo është më se e vërtetë për ne antikomunistët që kërkonim të shembnim diktaturën, pasi e kemi parë me sy, sesi Nishani udhëhiqte turmën me bustë në krah, madje për shqiptarët ai ka disa mbiemra dhe ku që ka është pas bustit. Por kjo është mundësia e tij për tu kërkuar falje shqiptarve, duke i hequr tituj diktatorit, ndryshe le ta marrë me vete si turp për gjithë jetën.
Kjo është e keqja më e vogël në aspektin social, por në atë moral ajo fletë shumë pasi shqiptarët do të gjendën përballë të vërtetës të historisë reale dhe fundja ndëshkojnë një diktatorë që vrau e persekutojë mijëra shqiptarë.
Diktatori mbrohet në mënyrë institucionale dhe vetë institucioni i Presidencës as nuk ka marrë demarshin për ta bërë një gjë të tillë, thjesht se diktatori ngjallë ende frikë të politikanët shqiptarë.
Presidenti i parë Berisha kishte shumë për të bërë dhe mbase atherë ishte heret të mëndohej një gjë e tillë, fundja u marë me varrin dhe e hoqi nga varrezat e dëshmorve. Me pas Meidani, Moisi dhe Topi as nuk e cuan ndërmend ta bënin një gjë të tillë ndonse ky i fundit vinte nga forume të larta të Partisë Demokratike, madje tregoi hapur se mbante krahun e persekutorve.
Tani Nishani është përballë presionit të të përndjekurve dhe në dy takimet që ka bërë me përfaqsuesit politik të Ligës së Djathtë dhe më pasë me shoqatat e të përndjekurve ai ka premtuar një gje të tillë. Por si duket duhet të pres urdhërin apo të masë tensionet e vetë politikës, që mjerisht anojnë nga ana e diktatorit.
Jo vetëm titulli i herojt, por dhe strukturat e diktaturës janë aktive, si sigurimi i shtetit, konturet e diktaturës janë ende të gjalla. Mendësia e të bërit politike. Mënyra e sundimit të një grupi njerëzish mbi shumicën.
Kapja e institucioneve kryesore nga persekutorët dhe ata që kanë qenë të lidhur me diktaturën. Futja në lojë politike e trashgimtarve të diktaturës, duke u dhuruar shqiptarve një brez të tretë që kontrollojnë politikën.
Në lojnë e diktaturës ka rënë edhe prona, pasi ende sot administrohet me reformë tipike komuniste si ajo e reformës agrare madje dhe e perdhosur, pasi ligji famëkeq 7501 është shëndërruar në një ligjë abuziv që po pasuronë pushtetarët dhe politikanët në mënyrë të paligjshme dhe cdo ditë e më shumë pronat mbivendosen për t’ia bërë më të pa mundur pronarit të ligjshëm.

Shteti vazhdonë të jetë pronari më i madhë i tokave duke venë në pikpyetje vetë ekonominë e tregut dhe me keq akoma, duke lënë jashtë tregut tokat dhe njëherazi vlerën me potente të tregut.
Të përndjekurit janë varfëruar më shumë dhë presioni që kanë ushtruar qeveri mbi to i kanë bërë ato kadegoritë më në nevoj për të vetmin fakt që mos të kenë mundësi të mendojnë të rikthehen në politikë pasi komunistët e vjetër dhe nekomonistët e rinjë i shohin ata si rrezik dominant politik.
Dosjet e bashkëpunëtorve të sigurimit të shtetit vazhdojnë t’i mbajnë të arkivuara dhe sa herë ndërrohen qeveritë fusin duart në to për t’i zhdukur e minimizuar, duke qenë një bombë sociale që flenë në sirtarët e arkivave të shtetit.
Me këtë kornizë trashgimia e komunizmit është e sigurtë, pasi partit e dalë nga diktatura janë sot rrota e qerres së restauruar dhe ashtu po e tërheq zvarrë shqipërinë drejtë një izolimi të dytë dhe drejtë një varfërie të sigurtë.
Gati një cerek shekulli nga rrëzimi i bustit të diktatorit dhe ende kemi imazhin e tij cdo ditë të skalitur në media. Histori me lugetër, intriga blloku, Mehmeti dhe Nexhmia në të gjitha mediat dhe me të drejtë miku im Mehmet Isaj thoshte: “Florinjt e Rubikut që nxorrën të burgosurit politikë janë financuesit e disa mediave”. Sigurisht që Isaj ishte njeriu i Petrit Dumes por që u dënua dhe bëri 17 vite burg politike dhe kur nisi të shkruaj atë e abandonuan edhe si jurist, si publicist dhe si gazetarë. Vdiq në derë të Parlamentit, pikërisht në “manazgja” në vendin ku falej Mbreti Zog.
Ky është vetë imazhi i diktaturës që rrufitsit e jetve të shqiptarve tashmë janë shëndërruar në rryfitsit e të mirave tona dhe të pasurisë kombëtarë.
Njerëzit e diktaurës po na servirin një llojë shteti që nuk gjendet në asnjë kohë dhe në asnjë vend të botës, një tranzicion pa fund, një përplitje në agoni sociale dhe një izolim të pashoq. Sot mjafton të jesh i lidhur me diktaturë, ndonse je injorant do të keshë një punë, përndrushe je nën gjuetin e intrigave politike.
Rënja e bustit ishte një vepër shqiptarësh dhe deri atherë kur shqiptarët ta kuptojnë ne do të vazhdojmë të vuajm. Të rinjtë, brezat që sot janë vitale e të shkolluar pikërishtë në moshën e teknologjisë dhe informatikës do ta bëjnë ndryshimin, por neve na mbetet tua kujtojme se diktatura eshtë vrarë virualisht, por që metastazat i ka pikërishtë në institucionet shtetërore.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment