Kushë e përfaqëson të djathtën dhe a ka realisht të djathtë në Shqipëri?!

Kontraditat mes të djathtës reale dhe të hijes së saj janë të mëdha me emrin e politikës së djathtë është abuzuar shumë sa tri familjet që vranë Havzi Nelën janë në pushtet. Njëri deputet i Berishës, tjetri kryetarë i opozitës dhe tjetri atarë i Gjykatës Kushtetuese.
Persekutorët tanë janë më të pushtetshmit e politikës dhe fakti se e djathta reale po lind, politika po ushtron presion, neveri, përcmim dhe izolim që të “vrasin”pikërisht vlerën e munguar në demokraci. Por sa më shumë të ushtrojnë presiaon dhe sa më gjatë të shtyen ligjin e lustracionit kthimin e pronës tek i zoti, aq më shumë do ia rëndojnë barrën vetes, për të kërkuar ndjesë për krimet që kanë bërë. Me votë me moton “Një votë e mencur, gjyq për padrejtësin” e djathta do të ndshkojë pikërisht persekutorët dhe do të mbështës atë opsion politik që është afër intresave të të djathtës. E djathta reale po lind me siglën Liga e Djathtë për t’i dhënë fund dilemës me të djathtën.
Kjo dilem e kahershme po bënë afro gjysëm shekulli që vërtitet si hije në politikën shqiptare dhe tashmë dhe vetë politikanët nuk janë në gjendje të dallojnë të djathtën nga e majta dhe më keq akoma, ata janë ish- komunist dhe hiqen si të djathtë.
E djathta si nocion i tmerronë politikanët shqiptarë madje dhe ata që në program kanë të djathtën, janë tulatur sa janë gati të bëjnë gjithcka për një vend në Parlament, madje ka patur dhe nga ata që kanë shkrirë partitë e tyre dhe ia kanë bashkuar me Berishën.
Në fillim ishte Genc Pollo që bëri një parti të ngjashme me Topin dhe për pak vite ai u rikthye në PD duke shkrirë partinë dhe duke marre një ministër pa portofolë, tamam kukull që lozë Berisha me të.
I dyti në radhe është Dashamir Shehu që vjedhurazi mori LZHK e Mbretit dhe tashmë është gati ta shrijë me PD për një vend në parlamet dhe ky zevëndës ministër i Berishës.
Ballistët, Legalistët janë gati të njësuar, madje dhe trazhgimtari për fron është një shërbëtor i denjë, duke mohuar dhe qëllimin e derës së Mbretërisë, pasi në momentin që do të kërkojë të hedhë kundërshti atë do ta përzënë si të atin, Mbretin Leka parë.
Të përndjekurit, ca te Rama dhe ca të përndjekur rrogëtarë të Berisha, por shumica janë të pozicionuar në një forum politikë të bashkuar, ndonse jo të zëshëm në media pasi ata i kanë përpjestu mediat mes Ramës e Berishës, por që do ti japin damkën humësit.
Në cdo rreth, në cdo fshat ku ka të përndjekur Partia e të Drejtave të Mohuara, shoqatat e të përndjekurve politikë të përfaqsuar nga z. Allci po punojnë për një stradegji që të faktorizojnë të djathtën reale pasi deri më tani na janë hequr të djathtë persekutorët tanë.
Një e djathtë e re po lind, pikërishtë ajo që i mungonte politikës shqiptarë, birë të të burgosurve të pushkatuarve të familjeve të mëdha shqiptare që dhanë kontribut në shqipërinë që kemi sot.
Bashkimi i të djathtës me konservatorë, të përndjekur pronarë, ballistë e legalist nën siglin Liga e Djathtë me slloganin “Shteti I së Drejtës” të jenë të gatshëm në këto zgjedhje me moton “ Cdo votë e mencur, gjyq padrejtësisë” që të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve dhe të maxhorancës së ardhshme.
Ende nuk ka një pozicion difinitiv për kualicione parazgjedhore, por mundësia më e madhe është dalja vetëm në këto zgjedhje jo për të bërë planëprishësin por për të shënjuar në politikën shqiptarë gozhdën e munga pikërishtë të djathtë.
Perfaqsues të Ligës së Djathtë kanë kontaktuar me përfaqsues të partive politike të mëdha e të vogla por gjasat e bashkëpunimit janë të vogla.
Programi paraelektoral i publikuar onlinë dhe në media brenda dhe jashtë vendit i ka bërë partitë politike ti mbajnë largë të djathtët dhe të mjaftohen me hijen e së djathtës sic e mbanë deri më sot Berisha apo kopja e tij Rama.
Edhe ky i fundit pas publikimit për një projekt me të përndjekurit me ata të forumit që ia la Nano, nuk e fsheh dot urrejtjen ndaj të përndjekurve, pasi si nga babai dhe nga nëna ka shënue krime në kohën e diktaturës, madje prerazi përgjigjet “mos mi përmend të përndjekurit, por të tallim Bu..me to”.
Edhe njerëz afër Berishës janë me të njëjtën paralele me Ramën madje nuk e fshehin urrejtjen nga ksaj kadegorie, madje janë shprehur se ne i kemi të përndjekurit të paguar, pikërisht ata të institute të komunismit që nga shtatë antarë, pesë janë spiunë të sigurimit të shtetit dhe më keq akoma nga 33 punonjës 21 janë bashkëpuntorë të regjimit komunistë.
Përfaqsues të Ligës së Djathtë do të dalin me një pozicionim zyrëtarë për zgjedhjet dhe kualicionet e mundshme, por gjasta janë se ata do të pozicionohen në momentin e fundit për të patur ndikesën e tyre në këto zgjedhje.

Komunizmi dhe trazhigimtarët e tyre neokomunist po e mbajnë shqipërinë të izoluar për afro 70 vjetë, ne ti ndëshkojmë me votë. Le të votojë kundra ai që ka vuajtur dje dhe sotë, ai që nuk ka gjetur varrin e të afërmit të tij, ai që jëton ende në interrnim, ai që nuk ka një punë, ai që ka një shkollë dhe vendin e punës, ia ka zënë një militantë injorant, ai që nuk ka pronën, ai që nuk ka një tapi nga mashtrimi i legalizimeve. Por këta janë shumica dhe mjaftonë një votë që të shporrim njëherë e mirë ata që na përbuzën e zhgënjen me premtime të pambajtura.
Në qeveri, parlament, institucionet shtetërore, në sistemin e drejtësisë në krye të partive politike, në media, madje dhe mësues të fëmijve tanë janë pikërishtë ata që na përndoqën e persekutuan familjet tona.
Kontraditat mes të djathtës reale dhe të hijes së saj janë të mëdha me emrin e politikës së djathtë është abuzuar shumë sa tri familjet që vranë Havzi nelën janë në pushtet. Njëri deputet i Berishës, tjetri kryetarë i opozitës dhe tjetri atarë i gjykatës kushtetuese.
Kjo është e djathta që ne deri më sot i kemi besuar, një e djathtë pa prona, pa tapi, pa liri fjale, me media të blera e mercenare që ka pasuruar një grup të vogël njerëzish të veshur me pushtet e që po përdorë pikërisht shtetin për të ndrydhur vullnetet e lira.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment