Saturday, February 2, 2013

“Poli i trete” kërkonë energji të reja, jo qefmbetës të vjetër



Politika e filozofisë të vjetër, kërkon me cdo kusht të zërë hapsirën e një politike të re, thjeshtë me gallavitje të politikanve të vjetër dhe ndonjëherë dhe  me eksponet të sigurimit të shtetit, por tua servirur shqiptarve si dicka të re. Mbarsja e një politike të tillë të shtirur është fillimi i një fataliteti që kanë ndërmarrë një grup njerëzizh që janë të zhytur deri në grukë me pasuri të paliqshme, me duar të pista e me integritet të ulët përsa i përket inkriminimit me sigurimin e shtetit..! Cudia qëndron në faktin, a kanë moral?!
kuti_votimi
E vetmja gjë që nuk shkon në Shqipëri është pikërisht politika dhe jo vetëm kaq, por ajo është mbartësi i një sërë problematikash që e bëjnë Shqiprinë të rri në stanacion të plotë politikë dhe pasaojat importohen në faturën e shqiptarve në cdo aspekt.
Ajo që situatën e bënë më të vështirë është fakti i një kryenecësie politike, që ka si produkt konfliktualitetin ekstrem, amorol dhe teje te pështirë për anepsjen e shqiptarve, duke lëshuar njolla të zeza në progresin e Shqipërisë në organizmat europian.
Dy kahet politike roz dhe blu, mbajnë edhe peshën kryesore në këtë politikëbërje, por ajo që terheq nga pas janë pikërisht ata të ish-partisë së diktatorit, socialistët e sotëm, që ende rrinë me shpresën se një ditë do të kthehet “lavdia” e udhëheqësit të tyre shpirtëror të etërve dhe birëve.
Para kemi një të majtë konservatore të diktaturës në një situatë gallavitje në të shkurën dhe përsonazhet e saj, se emrave të rinjë të klaneve të bllokut kanë qenë i vetmi trendi , që nuk ka bërë kurrëfar progresi përsa i përket konceptit të të majtës moderrne, madje kohët e fundit, lideri i tyre është kthyer të foleja e vjetë ajo e ish- komunistve dhe spiunve të sigurimit për të nisur fushatën, tur ku qe ka startua që në ditët e para te Janarit.
Kjo situatë para elektorale lë të koptojmë se socialistët nuk kanë ide dhe ende janë në dilemën të distancohen me të shkuarën apo të forcojnë pozitat e saj, sidomos pas lajmit që vjenë nga Ruria për Stalingradin dhe atin e tyre shpirtërorë Stalinin.
Kjo është aryeja që një e majtë më modrne, përtej konservatorizmit të diktaturës ka filluar të lëshojë peshë në politikën dhe pikërisht LSI, që doli përtej kornizës së ngurtë të së shkuarës, me një dëshirë për integrim dhe kontribut maksimal për arritjet e deritanishme.
Një politikë moderne e bashkëpunuese në shërbim të shqiptarve, përtej konservatorizmit komunist, por me vizion për një të majtë Europiane dhe janë të gjitha shanëset që rrethë LSI-së të bashkohen parti të reja të majta apo të majta me senc të djathtë për t’i dhuruar vendit një politikë koherente të të majtës moderne.

E majta konservatore ka qenë bllokuese, madje prirjet e saj kanë patur një tendencë bolshevike për ta marrë pushtetin me cdo kusht, madje ka përdorur mandatet e deputetve për të bllokuar tre ligjet që ishin dhe celësi i zhbllokimit të integrimit dhe përtej të imagjinuesh, përdorën dhe revolucioni të vetmin mjet që kanë bolshevikët për të marrë pushtetin .
Përtej këtij kufiri bllokues të konservatorve socialist dhe ndryshe nga ta, për integrimin mendojnë i gjithë spektri politikë shqiptarë, madje dhe parti të vogla pa peshë specifike mendojne për një Shqipëri europiane.
Bojkodi për arsye të përfitimit politik në dëm të shqiptarve, jo vetëm si ndihmonë socialistë, por do t’i ndëshkoj disa herë më shumë në zgjedhjet e qeshorit dhe kjo ështa ajo që shqiptarët do të dinë të gjykojnë dhe me votë të mencur të ndëshkojnë të gjithë ata që janë tallur me interesat e tyre legjitime.
Kodi i përmisuar elektoral, lenë pak hapësirë për partitë e vogla për të qenë përcaktues në politikëbërje për vetë faktit se kualicionet e mëdha janë produktive dhe kanë mundësi që të kenë potencën e votave të shqiptarve.
Ndonëse kodi është përjashtues dhe pati kundërshti, socialistët nxitimthi miratuan kodin zgjedhorë pa pyetur dhe aleatët e saj, duke menduar se do të jenë pjesë e të madhes, por raportet kanë ndryshuar, krijimi i të majtës moderne po i bënë socialistë drejtë një force të tretë politike.
Nëvojat për një “pol të tretë” balancues cdo ditë e më shumë po bëhen domozdoshmëri dhe politikanë me ngutë po përpiqen ti paraprinë këti zhvillimi dhe përpjekjen e parë e nisën qefmbetsit e Berishës, ish deputet, ministra madje në krye të “polit” ishte ish-kryeministri Meksi, por tregoi që ishte vetëm një përpjekje qe mbeti në tentativë.
Në të njejtën situatë është edhe politika aktuale dhe mbase për koherencën do të kishte kaluar koha e një “poli të tretë” balancues në politikë, por ajo që nuk shkonë është fakti se pas politit të tretë turren politikanë të konsumuar, qefmbetësit apo dështakët e politikës.
Orvatjet politike për të bërë polin, nga partiza dhe partizanë të së shkuarës, ngjajnë më shumë me dallavere politike sesa me një përpjekje serioze politike, pasi eksponentët janë pjesë e së shkuarës, e zhutjes në korrupsion dhe e lodhjes së gjatë politike.
Poli, kërkonë energji të reja, një filozofi të re politike përtej konfliktualiteti dhe mbi të gjitha një klasë të re politike që si duket ende nuk është venë në lëvizje për të marrë realishtë përgjegjësi.
E majta tashmë e ka krijuar fizionominë e saj një parti të vjetër të ish-diktatorit që po rrudhet dhe një të majtë moderne LSI, që po rritet përtej dimensioneve të parashikimeve.
E djathta ka ditur të pozicionohet e grupuar dhe në një farë mënyre ia ka arrtiur të jetë në pushtet për dy mandate dhe kësaj radhe po e ridimisjenon politikën e saj në një gamë më të gjerë.
Një tentativë për të patur një të djathtë tipikë është përpjekja e të përndjekurve dhe pronarve që tashmë po finalizohen te një grupim i gjerë “Liga e Djathtë” që oponencën me maxhorancë e shohin pikërisht te interesi i shtetit ligjor, prona tek i zoti dhe integrimi i të përndjekurve.
Ky grupim politik është lënë në harresë dhe nga vetë mediat pasi pazarëlinjt e polit pa shtresë sociale, pa platforme politike kërkojnë që të mbledhin hatërmbetsit apo mbetje të partive politikë që nuk i mbijetuan garës për aftësi intelektuale apo lidhje me sigurimin e shtetit.
Në fakt, “Liga e Djathtë” ka lindur dhe cdo ditë e më shumë po grumbullon rreth vetës cdo indicje të djathtë, shoqata të të përndjekurve dhe parti tradicionalishtë të djathta, por edhe ky grupim nuk është në gjendje që të pozicionoj korumin e duhur të votave për një polë të tretë, pasi jo vetëm kodi por dhe programe të partive të tjera të djathta kanë në progromi e tyre detyrimin për ketë kadegori.
Kto fakte e bëjnë Ligën e Djathtë më afër mxhorancër dhe premisat janë të mëdha për të patur një të djathtë të bashkuar më gjërsinë më të madhe politike, duke e bërë atë dominuese në politikë.
Sic duket në zgjedhjet e qershorit nuk do të këtë ndonjë ndryshim të madhë në një farë mënyre do të këmi një maxhorancë të djathtë dhe të majtën e moderuar që do të qeverisin dhe një mandat tjetër.
Politika në tërsi ka patur probleme përsa i përket integritetit moral të politikanve dhe partizat e vogla fatkeqësisht janë në një numër të madhe të prekur nga sigurimi i shtetit, apo bërja pisë me problematikat e shqiptarve si ceshtja e të përndjekurve apo e pronarve.
Politikanë të vjetër nuk mund të udheheqin një parti të re, pa shtresë sociale pa mbështetje dhe pa një ennergji të duhur.
Poli i tretë do të lind atherë kur brezi i ri të jetë nën trysnin e nëvojshme dhe të bashkojë forcat për të qenë palë në mesë të konfliktit politik dhe mbase indicjet kanë lindur, por kushtet nuk janë ende gati.
Përpjekja e qefmbetsve për të zënë “polin e tret” me misionin e sigurimit të shtetit sigurishtë që janë të dështuara dhe maxhoranca ka planin gati për të cuar në Parlament ligjin e lustracionit duke i bërë një shërbim të madhë shqiptarve dhe në radhë të parë për të hequr nga drejtimi i disa partive të inkriminuarit me prime e komunizmit.
Polit i tretë është një tentativë e re e sigurimi të shtetit, jo një realitet politik që do të gjejë mbështetje, pasi është ndryshe të jeshë qefmbetës pas një karriere të gjatë politike dhe pasurimi pa fre dhe ndryshe të jeshë përfaqësues i një lëvizje të re politike qeftë ajo e majtë apo e djathtë.

Nga Ilir Vata


No comments:

Post a Comment