Monday, February 25, 2013

Liga e Djathtë: Falsiteti i disa partive të djathta

Liga e Djathtë: Falsiteti i disa partive të djathta:
 Dashamir Shehu në postin e z.Kryeministrit në vitin 1994: “Do ti shtyp me cizme të përndjekurit politikë”. Sot hiqet si i djathtë pas vjedhjes së LZHK-s të formatuar nga PDM (parti e të përndjekurve) dhe Mbreti Leka. Me të drejtë tani njerëzit mundet ta qyajn “dashi i Mbretit” që vërtitët në sarajat e huaja, dikur i thonin “Dashi pa kumbo, Mbreti pa kurorë, por tani mbetet thjeshtë dashi i Berishës, nësër dashi i Ramës.
Nuk mund të përfaqsohen të përndjekurit nga kryetarë partishë që heret dhe vonë kanë shënuar mekate ndaj tyre. Ata përfaqsohen me Partin e të Drejtave të Mohuara dhe grupimin e tyre politikë Liga e djathtë. Cobza të shtisura nga disa spiunë të sigurimi nuk mund të përfaqsojnë të djathtën.
vata
Deformimi i politikës së djathtë, vjenë nga disa ish- spiunë të sigurimit të shtetit të kohës së diktaturës komunistë që në postdiktaturë u ndodhen në krye të disa partive të djathta dhe kjo erdhi si rezultat i shkëputjes së tyre nga Partia Demokratike që me 22 mars 1992, përfaqsonte të djathtën në tërsi.
Pa dashur të bëjmë shumë histori po risjellim në vëmendje të lexuesit eksponet të larguar nga PD, si partia e Pollës e që më pasë njësohet me partinë e origjinës, bashkë me eksponet të tjerë që krijuan dhe parti të tjera si rasti i Nokës.
Shehu ish z/kryeministër me një grup i shprehu pakënaqësit me grupimin politikë më 2005, pas krijimit të LZHK-s. Në fakt promotorë të kësaj lëvizje ishin të përndjekurit që përfaqsoheshin me Partinë e të Drejtave të Mohuara PDM, kryesuar nga intelektuali ish i burgosuri politikë Eduart Ypi me familjet e mëdha e në qendër të kësaj lëvizje ishtë Mbreti Leka.
Levizja u manipulua nga e majta dhe u tradhëtua nga vetë zoti Shehi, pasi aksesi politik shkonte në favor të socialistëve e ku në mes të këtij pazari qëndronin aferat në para e asete të paluajtshme.
Pas dështimi të LZHK, në fshehtësi Shehu rregjistrojë në gjykatën e faktit LZHK-n si parti politike dhe që atherë e ka përdorur atë si parti e Mbretit, madje në kofidenca ai shprehet: “Shqiptarët kanë harruar dhe fytyrën e Mbretit përballë times, me njohin mua si lidër mbretërorë që përfaqsohem me lëvizjen për zhvillim Kombëtarë”.
images


Është tipik interesan dhe i këndshëm mjaftë popullorë, por brenda tij nuk egzistonë e djathta, madje vite më parë ai nuk hezitoj të lëshonte shprehjen e fanshmë kundër të përndjekurve në grevën e urisë të vitit 1994, kur tha: “Do ti shtyp me cizme ata burgaxhinjë”.Po të mos kishte memorje politika ai do të ishte shumë i besueshëm te e djathta, por të përndjekurit ndonse e futën në grupimin e LZHK-s nuk ia harrojnë urrejtjen e tij ndaj kësaj shtresetë martirizuar.
Ndonse PDM e futi në lojë me të përndjekurit për të pastruar mëkatet e tij, ai ua vodhi idenë dhe partinë dhe tani po e përdorë kundër të përndjekurve dhe pronarve dhe madje nuk hezitonë në dalje medjatike ti përjashtojë ata dhe si parti politike dhe guximi i kalonë kufinjtë kur fletë në emër të tyre.
Eshe grupimi i ri politik i ideuar nga PDM, që është Liga e Djathtë e ftojë zotin Shehu të ishte një nga drejtuesit kryesor madje u publikua një materjal në shtyp se z. Shehu është lider i Ligës së Djathtë, por ai e shfrytëzoj këtë moment dhe gjeti një punë të majme për familjen dhe legalizojë ca prona sa në Tirane, Vlorë, Durrës dhe Sarandë.
Pra ishte momenti që i dha shansin për të hyrë në lojë dhe ia arriti ta finalizojë, por kjo nuk është e vetmja arritje e tij, pasi më herët madje që me LZHK-n ka bërë pazare duke vënë cmim për kandidatët apo duke bërë pazare me kundërshtarët e së djathtës dhe vetë Berishës.
Me të drejtë tani njerëzit mundet ta qyajn “dashi i Mbretit” që vërtitët në sarajat e huaja, dikur i thonin “Dashi pa kumbo, Mbreti pa kurorë, por tani mbetet thjeshtë dashi i Berishës, nësër dashi i Ramës.
Kumbora e humbur e vërtit atë në livadhë të huaj e që mjerisht përmend të përndjekurit dhe pronat.
Në të njëjtën gjendje ndodhe dhe partia e pronave, Mediu që vetëm pronat nuk i ka mbrojtur, madje ka qenë përsoni që i ka tradhëtuar pronarët, sepse ka mbietuar në politikë duke shitur interesat e pronarve dhe duke minuar pronat.
Por kjo është e kuptueshme, por merrë guximi dhe fletë dhe për të përndjekurit, madje hëdhë akuza kur sheh se të përndjekurit përqafohen me këtë apo atë subjekt politikë.
Të përndjekurit tashme po riorganizojnë strukturat e tyre me Partin e të Drejtave të Mohuara e që bashke me disa parti dhe shoqata kanë krijuar “Ligën e Djathtë”, por kjo i tmerron të vegli e fabrikuar si të djathtë, por me një tavolinë me ta ato nuk mund të ulen dhe e dinë mirë.
Mjerisht për ta ndodhi ajo që kishin frikë, krijimi i një forumi politikë që në programin e vet ka pronat, të përndjekurit dhe ajo që u dhemb hapja e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit.
Kjo është Liga e Djathtë që është një fillim i ri i lëvizjes së një politike reale të djathtë, pa spiunë, pa demagogji por me filozofi të qartë perendimore dhe do të ishtë mirë ti bashkonin partitë pikërishtë andej ku e nisës në vitin 1991.

Në të njëjtën gamë kanë rënë dhe qefmbetsit e rinjë të Berishës dhe pikërish Topi, që po kopjojnë politikën e “dashit të Mbretit” duke menaxhuar hatërmbetjet në shërbim të së majtës thjeshtë për perfitime apo një vend në politikë, por si dashi do të përfundojnë.
bamir topi
Madje këta të Topit janë dhe më të Guximshëm, jo vetëm i përmendin të përndjekurit, por dhe kanë marrë ca dhe aty afër, ndonëse lideri i tyre ka dekoruar dhjetra spiunë të sigurimit dhe më keq akoma dekorojë vrasin e Xhelal Koprenckës.
Por kjo nuk është e djathta ështa falsiteti i raj që PDM, partia e të përndjekurve nuk do të lë askend që të përdhosë vuajtjen e tyre për interesa politike.
Nuk mund të përfaqsohen të përndjekurit nga kryetarë partishë që heret dhe vonë kanë shënuar mekate ndaj tyre dhe nga ata që par kolltukun e tyrë kanë tradhëtur ceshtjen e pronave apo kanë sabotuar ligjin e lustracionit.
Nga Ilir Vata



No comments:

Post a Comment