Wednesday, February 27, 2013

Sllogani “Rilindja Kombëtare” është shkruar nga Nexhmie Hoxha

Sllogani “Rilindja Kombëtare” është shkruar nga Nexhmie Hoxha:
Shqipëris i duhet e djathta, Rama Enveris
largea_ilir-vata1357579904
Shqipërisë i dyhet e dajathta, e majta e Ramës, kërkonë rikthimin e Enverizmit dhe të njerëzve që drejtuan diktaturën deri në brevi e tret. Maxhoranca dhe e majta moderne, duhet të hapin dosje e sigurimit të shteti për ta lënë partin e diktatorit një relik të së shkuarës.
Rama lobon për rikthimi i demonit në qytet, pasi këshilltarët e tij propozuan vendosjen e bustit të diktatorit Hoxha në qendër të Tiranës. Sllogani “Rilindja Kombëtare” është shkruar nga Nexhmie Hoxha dhe ajo kërkonë të ringjallë demonin.
edi rama
Pak ditë para 100 vjetorit të pavarësisë, Liga e Djathtë, Partia e të Drejtave të Mohuara (e të përndjekurve politikë) Përfaqsuar nga Ilir Vata, Partia Konservatore A. Ruco dhe shoqata e të përndjekurve politike, përfaqsëuar nga Adem Allci dhe përfaqsues nga Istituti i të përndjekurve politikë S. Miraka, takuan Presidentin Nishani me disa kërkesa, si: Heqja e titujve dhe dekoratave diktatorit Hoxha, hapja e dorjeve të sigurimit të shtetit..etj.
E njëjta kërkesë u bë prëzent në një takim të dytë me Presidentin Nishani nga disa të përndjekur dhe përfaqësues të disa shoqatave dhe menjëher konservatoret e te majtes, lëvizën mekanizmat e tyre në këshillin bashkiak për të vënë përmendoren e diktatorit në Tiranë e pikërishtë në vigjilje të 22 vjetorit të shembjes së shtatore së diktatorit.
Ky është një fatalitet ogurëzi i së majtës në tërësi, pasi ende mbajnë shpresë se një ditë do të “ringjallet” demoni i tyre për t’ju kthyer lavdinë e dikurshme dhe cdo ditë, ndonse ka kaluar afro cerekshekulli, mendojnë për rikthimin e një sistemi të përafër me diktaturë.
Gjatë këtyre viteve janë harxhuar shumë energji, para, orë televizive me minuta pa limit, debate televizive, dokumentarë, libra, faqe pa fund gazetash, shtëpi botimi, shtypshkronja e mediat gati në tërsi për të mbrojtur figurën e diktatorit Hoxha dhe ky fenomen tashmë është shëndërruar në garë rivale e që nuk do të resht derisa të kemi historinë reale.
“Ushtria e cakejve” është e mirë organizuar dhe e financuar nga lobistët e diktatorit, por ajo që të bënë të shqetësohesh është fakti se nga i marrin këto para që botojnë gazeta pa fund për diktatorin dhe pse heshtë shteti dhe maxhoranca e djathtë.
Diktatorët në botë përvec krimeve dhe dokomentimin e tyre, u janë dokumentuar e publikuar dhe shumat miljonshe dollarë të vjedhura, kurse diktatorit shqiptarë Enver Haoxha nuk iu bënë publike parat që u morën shqiptarve, tonelatet e florinjve që janë fshehur skutave të botës dhe që u nxorrë nga të burgosurit politikë me punë të detyruar e të papaguar.
E veja e diktatori ka “ushtrine e cakejve” që punojnë pa reshtur në publikimin e materialeve për diktatorin dhe diktaturën, madje mediokrit dalin në debat për të hedhur nota pozitive dhe madje rëndomtë bëjnë krahasime me të sotmen, duke përmendur se ai ishtë shtet.
Cfarë shteti? Një shtet diktatorjal që solli mijëra të burgosur politikë, se menduan ndryshe nga diktatura. Një shtet që ndërtoj burgje dhe kampe interrnimi në cdo qytet e qytez, madje dhe fshatra të thellë kishte njerëz që interrnoheshin.
Një shtet që egzekutoj me gjuq e pa gjyq mijëra shqiptarë e që në tërsi i sollën Shqipërisë 143 mijë vite burg dhe interrnim, pa dëbimet sekuestrimet. Bilanci i krimeve të diktatorit është i frikshëm dhe rrënqethës, pasi vetëm varre të humbura janë mbi 7200 të egzekutuar në fshehtsi dhe tinzash nga sigurimi i shtetit.
Shqiptarët vuajn pasojat e regjimit diktatorjan në një situatë gati kritike postramë, ku të burgosurit vuajn pasaojat e burgut, semundjet mendore, paaftësinë për të punuar, ankthin dhe frikën që ai regjim u kalli shqiptarve, plagët e vargojve të hekurave dhe prangave që mbajnë në duar, familjet e shkatrryara, paaftësinë për të hyre në jetë e për të punuar.
E mëgjithatë ka ende njërëz, politikanë të partisë së diktatorit (sot socialistë), që mendojnë ta kthejnë kryetarin e tyre në piedestalet e imagjinatës së tyre, fatkeqsisht që fle në pelenat e demonit.
Këta njërëz mediokër, ngjajnë me ata “misionatët e natës së djallit” që kërkojnë të ngjallin demonin e tyre të humbur në një kohë kur e gjithë Bota mbarë po shembë diktaturat, sektet terroriste, ekstremizmin politike.
Politika shqiptare ende nuk ka dalë nga guacka e diktatorit dhe mjerisht ata mendojnë ta bëjnë Shqiprinë sipas modelit të tij, duke mbajtur në krye të PS pak njerëz që ishin të lidhur me diktaturën, madje vetëm ata që kishin pushtetin në byro, në komitete partishë dhe në sigurimin e shtetit.
Pra për afro 70 vite ata kanë patur shtetin dhe brezi i tretë i persekutorve, bitë, niprit e tyre kërkojnë të na rikthejnë në të shkuarën e errët të diktaturës dhe më e turpshmja të na e servirin atë në sheshet e qytetit tonë.
Cdo kushë mund ta quante, rikthimi i demonit në qytet.
Prandaj e djathta duhet të unifikojë larminë e programeve, diversitetet, qëndrimet parimore të së djathtës për tu dhënë mundësi shqiptarve të jenë të përfaqësuar nga shteti ligjorë, liritë e tyre themelore, barazia në treg, shoqëria e hapur dhe integrimi në botën perendimore, sepse rreziku i kthimit pas nga e majta është permanen.
Maxhoranca, e djathta në tërsi, partit e majta të moderuara duhet të sjellin sa më parë ligjin e lustracionit në parlament, jo si kërkesë e BE, jo si nevojë për një shoqëri të hapur e trasparentë, por si domozdoshmër për të hequr nga politika ata që kanë duart me gjak, ata që kanë shënuar krime në kohën e diktaturës dhe sot guxojnë të mbrojnë atë.
Kjo situat është e ngjashme me atë të 1992, kur shqiptarët sëbashku dënuan diktaturën dhe përqafuan demokracinë si mundësia e tyre e lirisë dhe ata shqiptarë që patën fatin të marrin pjesë në këtë proces, mbajnë mend mirë, sesi komunistët u armatosën të mbronin diktatorin edhe me gjak madje. U bënë aq qesharak sa filluan të bënin mitingje dhe të mbanin mbi supe bustin e tiktatorit.
Krijuan shoqatën e Enverit dhe organizuan tubime nga Vermoshi në Konispol për të ngjallur demonin e tyre, që jo vetëm nuk do tu kthente më ai regjim, por shqiptarët do ta kujtonin me neveri.
Por enveristë pas dështimit më 1992, zgjodhën stardegjin e tyre tinzare të investonin në media, të blinin gazeta dhe TV që të kishin akses në lancimin e diktatorit për gjatë gjithë këtyre viteve dhe më në fundë të provonin ta rikthenin bustin në Tiranë.
Ky si duket është premtimi i Ramës, pas sulmeve që ndërmori ndaj socialisve historik si Nano, Meta, Meidani, Islami dhe disa konservatorve të tjerë socialis që së shpejti do ti përjashtojë. Fakti që Rama i nisi takimet e fillim vitit, jo me socialistët moderator të së majtës por me ish- spiunët, sekretarët e parë, të afërmit e antarëve të plenjumit, tregonë se ai është afruar me klanin e diktatorit, si e vetmja mënyrë për të mbajtur partinë e tij dhe kreun e PS-s, madje dhe kur të humbi në qershor ai do të vazhdojë të mbajë PS-ën. Kjo është konrata e tij me të vejën e diktatorit.
Kthimi i Ramës tek rilindaja kombëtare është thjesht rilindja e diktaturës dhe ky është sllogani që e ka shkruar Nexhmie Hoxha dhe nuk është rilindje kombëtarë por përpjekje për të garantuar vazhdimësinë komoniste dhe klanit të bllokut ogurzi, që shqipërinë ta drejtojnë pikërishtë ata që na vranë.
nexhmie hoxha
Univikimi i së djathtës dhe bashkëpunimi me të majtën moderne do ta bëjnë partinë socialistë që në qershor, forcë të tretë dhe në pak vitë një relike të së shkuarës, prandaj të hapen dose e sigurimit të shtetit dhe të shkruajm historinë e vërtetë të shqiptarve, që dritëhijet e krimi të dalin në dritë dhe në sheshin e botës moderne, para fëmijve tanë që të lexojnë ditë e tmerit shqiptarë si mundësi për mos rikthimn e diktaturave të ngjashme në vend.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment