Monday, February 4, 2013

Të përndjekurit si kashta e kumbarës, shumica mbështesin të djathtën

Të përndjekurit si kashta e kumbarës, shumica mbështesin të djathtën:
vata
Trijo e politikë s kanë dhurër intrigën e radhës njësoj si në kohën e diktaturës kur ideonin skenat e krimit, për të denigruar të përndjekurit politik, por këta nuk janë dhjetë por mijëra dhe kurrë nuk do t’i falin partisë së diktatorit dhe shërbetorve të tyre, përndjekjen, tortura, interrnimin, dëbimin, burgosjen dhe egzekutimet e të afërmëve te tyre dhe aq më keq mashtimin që kërkojnë të bëjnë në këtë prag elektoral.

Përtej asaj që quhet bashkim i të përndjekurve, ka ndodhur ndarja e tyre në mënyrë të herëpashershme dhe aty ku është një grupim, papritmas bëhën dy e më shumë dhe ku fenomen ende nuk është shuar dhe madje është aktiv dhe cdo ditë kemi të papritura të reja.
Kjo shtresë e shoqërisë e goditur politikisht nga regjimi komunist ende nuk ka gjetur paqe për të qenë e bashkuar si një lëvizje në shërbim të interesave të tyre, por gjeron cdo ditë indicje të reja ndarjesh për vetë faktin se dhe burgjet e diktaturës ndikuan, madje që në burgje kanë funksionuar klanet.
images
Diversiteti i ballistve me legalistët, të burgosurit politikë dhe ata të dënuarit miks të burgosurit e vetë regimi, apo të vetëquajtur disidentët, të burgosurit e antarve të plenjumit apo të byrosë dhe fëmijve të tyre, krijuan në burgjet e Shqiprisë divergjencat dhe për llogjikë klanët e burgjeve.
Fillimet e demokracisë i gjeti të burgosurit të Partia Demokratike dhe potenca e tyre i bëri ata me dhjetëra deputet, por brenda pak vitesh klanet e burgjeve filluan të gjenë vadhën e tyre të vjetër dhe kryesisht ata që dashjepadashje kishin shërbyer si spiunë burgjesh u bënë promotorë të ndarjeve shtuar dhe të dënuarit e bllokut.
Për pak vite, kjo gangrenë kishte nisur të prekte në tërësi shtresat e të përndjekurve dhe u panë disa shoqata me diversitet të thellë më pas dhe disa parti politike që deri më tani vetëm figurojnë si tituj juridik.
Partitë politike deri më tani i kanë përdorur dhe në një farë mënyre po bëjnë dhe përpjekjen e fundit në këtë fushatë elektorale, por kësaj radhe gjërat janë ndryshe.
Krijimi i “Ligës së Djathtë” ka në epiqendër Partinë e të Drejtave të Mohuara krijuar nga një grup intelektualësh kryesuar nga z. Eduart Ypi një nga më të shquarit e të përndjekurve politike dhe pasi oaganizoi këtë parti ndertoi një grupim të gjërë LZHK e cila mbeti në tentativë dhe pa sjellë zhvillime të reja politike.
Sigurisht përpjekjet e Ypit për të bashkuar të përndjekuri, ndonse përtej të imagjinueshmes nuk dhanë rezultatin e piritur dhe ai ia lenë partinë trashgimtarve të të përndjekurve për ta provuar dhe ata me besim se të përndjekurit e gjejnë veten vetëm nën strehen e Partisë Demokratike, pikërisht aty ku e nisën pas burgut.
PDM, si parti me bazë të përndjekurit, arriti të fusë në lojn politike grupimin më të ri “Liga e Djathtë”, ku rreth saj janë disa parti dhe shoqata të të përndjekurve, që aktualisht e shohin vetën në të dajathtën e bashkuar me spektër të gjerë.
Pikërisht pas prezantimit të këtij grupimi, partitë politike ndonse me vonesë u kujtuan për të përndjekurit dhe gjetën disa njerëz për t’i patur palë në emër të të përndjekurve, thjeshtë një lloij imazhi sa për shkaktisje për të rritur besueshmerin te këto pariti për një gjërsi elektorale.
Rama zgjodhi “kundërshtarët” e Berishës që dhe më heret kishin patur akses me Partinë Socialiste, madje përzgjedhja e Ramër kishte preferenca nga veriu e kryesisht në Shkodër. Po a votojnë shkodranët për Ramën?
edi rama
Partitë e reja kishin preference paksa ndryshe nga Rama, si ajo e Topit që zgjodhi përfaqsues nga juglindja, kurse grupimi tjetër AK, zgjodhi Shqiprinë e mesme dhe të jugut dhe pikërishtë pjestarët e greves së urisë. Por a votojnë të përndjekurit për Topin?
Sic shihet misioni i tri subjekteve politike, partisë së origjinës së diktatorit dhe dy satelitët e rinjë kanë të njëjtën stradegji për të përndjekurit, pra kanë marrë ca kokrra për të bërë diversitet, por që qëllimin e kanë të përbashkët për një mundësi bashkë qeverisje nëse do të fitojnë.
Këto parti ishin ata që shkuan te greva e urisë për të përfituar politikish dhe i cuan ata të “shkretit” deri në vetëflijim.

Greva në të vërtet u ideua pikërishtë nga disa të përndjekur të rrebeluar dhe në fillim ata kishin dëmshpërblimin dhe hapjen e dosjeve, por trinomi i përbashkët, PS-FRD-AK kërkonin akses të thellë politikë përtej kërkesave të tyre, por martir të rinjë për të rrëzuar Berishën, pra përdorën vujtjen e tyre për një kolltuk për vetë.
bamir topi
Përfaqsues të Ligës së Djathtë, ishin për një përpjekje të të përndjekurve për dëmshpërblimin dhe hapjen e dosjeve të sigurimi të shtetit, madje me ato pak lekë blenë dhe telin “gabion” të burgut si shenjë proteste, por kurrë nuk thanë që në jemi parti politike por të përndjekur, madje kishte një planë për të hyrë në grevë dhe Kryetari i shoqatës Adem Allci me mbështetës dhe drejtuesi i Ligës së Djathtë, por si gjithmon ka planëprishës
Postgreva tregojmë më së miri sesi u përdorën të përndjekuri dhe në c’farsë “stelesh” u pozicionuan dhe se është përpjekja me e turpshme politike që këta subjekte flasin në emër të tyre.
Rama, nuk ka aspak turp kur fletë për të përndjekuri sepse është pikërishtë partia e tij dhe vetë familjarët e tij që kanë ushtruar gjenocid ndaj të përndjekurve.
Nuk e dimë a ka vrarë më dorë të vetë Spiro Koleka, por që ka qenë ideatori i persekucioneve dhe me firmë të tij janë interrnuar burgosur e pushkatuar qindra shqiptarë të pafajshëm.
Nuk e dimë nëse i ati i tij ishte vet dora që vari poetin, por dimë mirë që ka qenë nga njerëzit më të afërt të byrosë e sigurimit që ka bërë kërrdine në boten intelektuale.
Nuk duam të paragjykojmë Ramën, por dimë që deri më tani nuk ka një ndjesë publike për krimet që ka bërë diktatura dhe partia e tij, që mbronë me forcë figurën e Enverit dhe të Memetit dhe trashigimtarët e tyre dhe më keq akoma është përgjegjësi kryesorë për rrëzimin e ligjit të lustracionit.
Topi, në rolin e Presidenti bëri aleancë me Ramën për të sabotuar ligjin e lustracionit, pikërisht se kishtë planifikuar një trio për të rrëzuar Berishën dhe pa pikë turpi flet në emër të të përndjekurve, bashkë me një nga ata të forumit për demokraci dhe padyshim është porosi e socialistve, që në burg njihet si njeri që i binte “lodrës” së tij e për qef të vet dhe në dëm të të përndjekurve.
Nuk mund të thuash të njëjtën gjë për AK, pasi ai merrë doza bashkëpunimi si nënkryetarë i Topit dhe nota përlyerje në këtë skenë thjeshtë se mori disa nga grevistët dhe vetë organizatorin që u conte qullë në ditët e para disa shokve, biznesmen dhe i mbështetur nga Partia Demokratike.
Ky është skenari që ka ideuar “këshilli i ndrikullave” për të cuar kashtë kunmarës, në radhë të parë për të sjellë imazhin se do rrëzojmë të djathtë dhe më pas për t’i ndarë të përndjekurit si kashta e kumarës.
Por realiteti i të përndjekurve në tërsi nuk është ky dhe qëndronë krejtë e kundërta përsa i përket të përndjekurve në të gjithë Shqipërinë.
Nuk janë më shumë se dhjetë apo pesëmdhjetë vetë që kanë përcarë të përndjekurit sepse kanë paturur mundësinë të administrojnë ato të mira që qeveritë kanë dhënë për to dhe fatkeqësisht dhe ato janë shpërdoruar dhe vjedhur, madje ka patur dhe raste krë u është shitur statusi dhe të birëve të kriminelve apo vetë përsekutorve.
Grupimi i “Ligës së Djathtë” me disa shoqata, ndonse nuk ka një definicionë zyrtarë për aleancat, ajo ka në programin e saj në mënyrë definitive që nuk bënë kualicjon me të majtën dhe konkretisht me ata që vazhdojnë t’i përdorin të përndjekurit si kolazh.
Eshtë e vështirë që një i përndjekur të votojë për persekutorët e tij, madje dhe ata që kanë zgjedhur të majtën si aleat është ceshtje pragmatizmi se as vetë nuk votojnë për ta.
Liga e Djathtë ka në misionin e saj bashkimin e të djathtës dhe deri në finalizimin e këtij misioni ajo do të gjejë si përkrahës vetë të djathtën dhe të përndjekurit e ndershm, shumica janë ata më të heshturit, pa punë në vendet e interrnimi, por me dinjitet dhe kurrë nuk do të votojnë për të sjellë në pushtet pikërisht ata që i përsekutuan.

Ky është skenari i fundit që përgaditë ish- partia e diktatorit dhe satelitët e saj, por do të provojë se vepruan gabim pasi kanë nevojë dhe shumë vite të rrinë në opozitë, derirsa të arrinë të rinovohen dhe e majta të marrë një dimension të ri në politikë.
Jo vetëm tre ligjet, por bashkë me bojkodin që i bëri Rama ligjit të lustraconit, bëhën katër ligje që do ta lënë në opozitë, madje dhe nëse pas ardhjes së Komisionerit Fyle, Rama do të pranojë t’i votojë sërisht ai është në opozitë, pa kërkuar ndjesë për krimet dhe pa votuar ligjin e Lustracionit që maxhoranca e ka në axhendë në pranëverë.
images
Të përndjekurit janë shumë, madje rrethi i tyre i përndjekjes përbën gati gjysmën e Shqipërisë dhe janë realishtë furnizuesit kryesor me vota të të djathtës dhe binari kryesorë i demokracisë.
Trijo e ndrikullave edhe kësaj radhe kanë dështuar në intrigën e tyre për të ardhe në pushtet me të përndjekur.
Nga Ilir Vata


No comments:

Post a Comment