Sunday, February 24, 2013

Bashkimi kombëtarë nuk është nacionalizëm

Bashkimi kombëtarë nuk është nacionalizëm:
Nacionalistët ekstremist, primitiv dhe egoist janë mbetje të diktaturës komunistë dhe diktaturave në rajon e ballkanit, që në të shumtën e rasteve janë shërbetorë të sherbimeve sekrete që mendojnë ende në kthimin e lavdisë së diktaturave dhe konflikteve. Këta sharlatan të nacionalizmi darvinist e të tipit komunistë, punojnë kundër ceshtjes së bashkimit kombëtarë, dhe në shërbim të egoizmit të tyre për pushtet.
largea_ilir-vata1357579904
Politika rajonale kohët e fundit është përfshirë nga indicje të një nacionalizmi tipik primitive dhe teje cinik sa që shumë herë ka qenë dhe provokativ, si në Greqi, Maqedoni dhe Serbi, por në këtë klimë kanë rënë dhe disa eksponent shqiptarë, duke i dhënë nacionalizmit tonacione e ngjyra të ndryeshme.
Edhe më heret janë botuar në media të ndryeshme një set artikujsh analitike për nacionalizmin për t’i paraprirë një rreziku të mundshëm, prirjes për të cënuar të drejtën e shqiptarve te liqjshme.
Këmi parë nacionalizëm tipik darvinistë nga politikanët shqiptarë, duke nxjerrë në pah atë pjesën më të keqe të të qënit patriot, apo atëdhetarë, pasi në filozofinë politikë nacionalizmi ka efekte aktive nxitse e përfituese dhe madje më afër atdhedashurisë vjenë patriotizmi dhe koncepti final i së djathtës është thjeshtë atdheu.
Pra që në fillesë, eksponet nga politika kanë rënë në kurthin e të qenit më shumë provokativ me nacionalizmin sesa të kenë cuar ujë në një realitet tashëmë të ndodhur bashkimi kombëtarë.
Tentencat e këtij nacionalizmi kanë kaluar në delirë edhe në Greqi, pasi ekstremistë të atjeshëm kanë cënuar me fjalë sovranitetin komtarë të teritorit të Republikës së Shqipërisë, madje kanë qenë teje provokativ.

Edhe në Maqedoni, vala e nacionalizmit është nxitur nga qarqe të caktuara dhe e njëjta situatë është paraqitur edhe në Shqipëri dhe të gjitha këto prirje tendencioze të një nacionalizmi egoist kanë si emrues të përbashkë mbeturinat e komunizmit që sot janë ende aktivë në Ballkanë.
Qarqe të caktuara, madje dhe parti politike janë futur në këtë vorbull të pisë sa shpëshherë është krijuar ideja e “Shqipërisë së madhe” dhe ky termë është vetë provokimi. Termi komb, apo kombi im më i mirë se i joti është dëgjuar nga përfaqsues politikë, por ai që e ndezi ishte sekretari i një partie të re politike (më heret sekretar i rinisë në diktaturën komuniste) që në emër të nacionalizmit, provokojë grekrit më mburravecësira sa pati dhe reagime.
Por jo të gjithë janë në një valë të tillë të pistë, pasi mendojnë realishtë për bashkimin kombëtarë dhe një ndër këto politikanë ishtë dhe lideri Berisha, që bashkimin kombëtarë e she si një fenomen në zhvillim nëpërmjet curjes se rajonit në një të përbashkët e pikërisht në Bashkimin Europian. Berisha di ta dallojë nacionalizmin nga bashkimi kombëtarë dhe ai e shprehu qartë që më parë Ballkani si I tërë të integrohet në shtëpinë e madhe të Bashkomit europian.
Edhe përfaqsues politikë të Ligës së Djathtë e shohin bashkimin komtarë si një realitet tashmë të ndodhur, por më parë ka gjëra të tjera për tu bashkuar dhe mbi të gjitha integrimi si një e tërë në botën modern, madje në krye të herës në programin e tyrë trajtojnë ceshtjen kombëtarë me një vision modern.
Rasti i 100 vjetorit të pavarsisë, kryeministri Berisha jo vetëm në kontekstin historik përmendi Presheven apo treva të tjera të banuar nga shqiptarët, por shprehu nje realitet që aktualisht gjeopolitika rajonale e përcaktonë atë qartë dhe të pranueshme nga të gjithë.
Nacionalizmi nuk ndodhi me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, pasi ky përvjetorë nxorri në pah dëshirën e shqiptarve për t’u bashkuar dhe kjo nuk ka lidhje me nacionalizmin e aq më keq me tendencat që mbart ky lloj nacionalizmi qësharak që më shumë punon kundër integrimit dhe vullnetit të shqiptarve për bashkim.
index
Sharlatanët e nacionalizmit, qofshin këto politikan apo opinjonist nuk e kanë për gajle të të vjedhin fjalët dhe ashtu mbrapsh nga mejhanet komentojnë cshtje të mëdha si kombi, patriotizmi, nacionalizmi apo atdheu, që po ti marrësh vecmas kanë dallime gati të kundërta dhe futen në lojë apo veprimë në kohë të ndryshme dhe situatatë ndryeshme.
Atdheu është ai që mbetet për të gjithë, përtej atyre që mundohen të na servirin një tufë sharlatanësh që në emër të nacionalizmit provokativë kërkojnë jo vetëm të dëmtojnë ceshtjen shqiptare por më keq akoma të fitojnë vota në emër të shqipërisë, pra ta përdorin ceshtjen komtare në interesa të vogla meskine.
Mbetjet e diktatures dhe diktatorve në rajonë mendojnë ende se me provokime mund dhe të vijë një përgjakje e re në Ballkan që të mund të përfitojnë thjeshtë pushtet, fatkeqsishtë kjo shkollë e injorancës tashmë ka dalë jashtë funksionit pasi moderizmi, globalizimi dhe bota mederne nuk mendojnë më për konflikte, por për të bashkëjetuar mes diversitetit si një popull i tërë.
Diversiteti i gjyhve, i kulturave, traditës, folklorit, artit si dhe të përbashktat e tyrë. Etnitetet e ndryshme kolori dhe vlerat kombëtare vecmas, tashmë Bota po i she si një pasuri botërorë dhe si një e vetme.
Kjo botë në lëvizje të vazhdueshme nga një vend në tjetërin, nga një komb në tjetërin, kërkonë bashkëpunim dhe jo intriga të nacionalizmit darvinist dhe shpesh herë të tipit komunistë, që cdo ditë janë objekt i qëllimit të tyre ogurëzi, egoist dhe jashtë realitetit.
Ballkani është një larmi e vërtetë, është pjësë e kontinentit të vjetër Europianë, por fati i historisë e la atë në konfliktë shekullore dhe ende nuk janë tharë njollat e gjakut nga përgjakja e luftës, hakmarrjes etnike, barbarisë dhe gjenocidit nga Hitleri i fundit i Ballkanit Sllobodan Milloshevic.
Një shekull më parë fuqitë e mëdha e ndëshkuan popullin shqiptarë dhe teritoret e saj dhe 100 vjetorin e pavarësisë nuk na ndaloi askushë ta festoni në mbarë botën shqiptarë dhe kryesishtë në shqiptarët që banojnë me teritorë të ndarë mes tyre dhe askush nuk na ndalonë të mendojmë për bashkimin kombëtarë pa përfituar teritore të reja.
Bashkimi kombëtarë njihet në dy forma në atë juridik në mardhënjet ndërkombëtare dhe në atë vullnetarë mes popujve apo në rastin shqiptarë mes popullit dhe rasti shqiptarë është tipik si rasti Gjermanë vetë me cerek shekulli me heret në kohë.
Intriga e fuqive të mëdha ndau në cobza Shqipërinë, perandoria komuniste ndau në gjysëm Gjermaninë dhe aspak nuk është e tepërt të kërkohet bashkimi i shqiptarve me vullnetin e tyre të lirë.
Diplomatët shqiptarë bënë të tyren, diplomazia ndërkomtarë sigurishtë bëri më të mirën që mos ti fryen nacionalizmit dhe është më se e drejtë, por askushë nuk na nadalonë të mendojmë për bashkimin kombëtarë pasi është e drejta jonë e ligjshme pa prekur lirin e asnjë kombi tjetër apo teritoret e saj.
Pra shqiptarët nuk kërkojnë ti fryen nacionalizmit por kerkojnë bashkimin mes tyre dhe ajo realishtë ka ndodhur por më parë do na duhet ta mendojmë Ballkanis si një kulture e tërë qytetrimi në Europë.
Dy sovranitete si ai kombëtarë dhe teritorjal tashmë kanë marrë një kuptim krjtë ndryshe nga cjemi mësuar më parë ta konceptojmë. Nacionalistët që fshehin qëllimin e tijë dhe njëhërazi qëllimin e tyre duhet të heshtin se provokuari, apo se punuari per një faqe të zezë të historisë tonë moderne.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment