Thursday, February 21, 2013

Mitet e rreme dhe deliri i dekorimeve

Mitet e rreme dhe deliri i dekorimeve:
Lënja jashtë përgjegjësi të brezit të ri, të elitave, të mendimit dhe inteligjencës moderne, shoqëria shqiptare po vetë izolohet në guackën e së shkuarës, duke bërë që shqiptarët do mos bëjnë kalimin në xhiros së kohës. Hendeku mes brezava po thellohet cdo ditë, sepse politika po manipulon realitetin në të cilën jetojnë shqiptarët, po fsheh historinë e afërt të diktaturës, duke nxitur papajtueshmërin e brezave për ata që ka ndodhur dhe po ndodh. Lënja në një anë e jashtë përgjegjësive e brezit të ri, po e rikthen Shqipërinë në një shoqëri të përfaqësuar nga pak njerëz, duke minuar përgjegjësit e shumicës dhe njëherazi duke minimizuar përfaqësimin dhe vetë demokracinë. Rkthimi te mitet e rreme dhe gara e dekorimeve false është një mats i së vertetës ku shoqëria jonë jeton të sotmen në të shkuarën.
 largea_ilir-vata1357579904
Shoqëria shqiptare po përjetonë një dyzim të personalitetit të saj në tërsi për shkak se politika dhe mjetet e saj, përfshirë dhe mediat po e orijentojnë atë drejtë një zbrazdësie të pafund dhe pa krye për të vetmin fakt se klasa politike e ligjbërjes, politikëbërjes dhe e politikeve orientuese nuk janë të afta të marrin këto përgjegjësi.
Një shoqëri e dalë nga diktatura e “plagosur” dhunuar, pa trashigimi me një sërë problematikash postramë nuk është e aftë të dalë nga gjendja kautike e vetëizolimit shoqërorë e që vazhdon më këqardhje të thellojë hendekun mes brezave.
Mënyra e të bërit politikë me kamuflazh për sa i përket vlerave politike, ideve dhe filozofive politike nga një shkollë e vjetër e sistemit totalitarë po e conë shoqërinë në një zonë gri duke i humbur memorjen dhe njëherazi mundësinë për të ndryshuar.
Politika unifiluese pa alternativa, pa ide por me gërshetime miks, madje me ngjashmër mes tyre dhe diktaturës e bënë politikën shqiptare kautike dhe në gjendje anarshi politike. Ku e dajthta eshtë e majtë dhe e majta është e djathtë dhe të dyja janë pjeza të filosofisë komuniste, ku përjashtohet mendimi, i mencuri një brez i tërë.
Mungesa e një historie reale po lënë larg brezi e ri dhe kjo e carë mes dy brezave po lëvizë në kahe të kundërta, duke krijuar mundësin e një diversiteti të thellë e që për fat të keq nuk takohen që të bejnë dallimet.
Ndarja e brezave ka në thelb memorien kombëtare, historinë e afërt që politika për interesa meskine dhe të zotërimit të pushtetit nga pak njerëz po e izolon, turbullon dhe madje po mundohet edhe ta fshijë, ndonse periudha e regjimi të diktaturës është me kontrastja, më e trishta dhe me e egra që la pasoja të pariparueshme njerëzore.
Thjeshtë është e kundërta e lirive të njeriut e vullneteve të shoqërisë eshtë kontrasti i gjallë i jetër së sotme të brezit të rinjë.
Politikanët shqiptarë, pa kulturën e duhur e të mjaftuar me shkollën e diktaturës me dhe pa profesion, apo profesione të ndryshme i janë bashkëngjitur politikës duke e bërë atë një tufë “politikanësh” që për pushtetin e tyre pasurimin e paligjshëm dhe përfitime të tjera që vijnë nga pushteti, ta kthejnë politiken në një cobës të ngjashme me regjimin e kaluar.
Ngjashmëritë janë aq të mëdha sa vështirë t’i dalloshë, që nga njerëzit që e përfaqsojnë politikën, që nga realiteti që ato prekin dhe mundohen të na servirin, që nga demagogjia e mediave dhe orjentimi i parurimit të një grupi të caktuar njerëzish dhe që nga deformimi i vetë realitetit historik.
Realiteti historik, jo vetëm që është memoria kombëtare por është dhe guri i themelit ku stardon mendimi i shoqërisë, nëpërmjet krahasimit, dallimeve dhe ngjashmërive, brezi i ri do të ridimesionojë të ardhmen e vetë dhe vëtë shoqërisë.
Politika duke izoluar realitetin, vret memorien kombëtare. Duke bërë demagogji, fsheh realitetin, duke vetëpërjashtuar brezi e ri nga politikëbërja, marrja e përgjegjësive dhe vënja e shoqërisë në garën e kohës.
Shoqëri e ndarë në dyshë, jashtë vetë realitetit që jetojmë, diversitet mendimesh që kanë pak gjasa të ballafaqohen, një brezë të ri të lënë në garën e vet e të pa përfaqësuar, përkrahur dhe më keq akoma pa i deleguar përgjegjësi.
Të rinjët janë përjashtuar nga kjo garë, falë injorancës politike, ata janë lënë në harres pa të drejtë “trazhgimie” në politikëbërje, por kjo e fundit po u delegohe individve preferencial e kryesisht atyre familjeve që kanë qenë të lidhur me diktaturën.
Truri i të rinjve shqiptarë po vertitet bërdurave të kryeqytetit apo në botën virtuale të informatikës, kur e gjithë bota investon për këtë potencë njerëzore që të dinë të na ndricojnë të ardhmen.
Në këtë masakër sociale, politika është e fituar pasi ka trullosur e “dehur” një pjesë të madhe të shqiptarve e pikërishtë ata që votojnë dhe sot në shqipëri votojnë më pak se 50% e shqiptarve dhe kryesishtë masha e thyera, duke lënë në mëdyshjë përfaqësimin e korumit të duhur.
Nga kjo e drejtë e shenjtë janë përjashtuer emigrantët, të rinjtë që janë indiferent për arsye të politikëberjes së njëanshem e cinike, tipike e stilit të vjetër të regimi, apo të diktaturave të ndryeshme.
Shqipëria nuk hedhë dritë mbi të kaluarën e afër diktatorjale, pra deformon me qëllim historinë dhe kjo është jo vetëm një bombë sociale që po akumolohet, por një rrezik i madhe për të stopuar zhvillimin dhe më keq akoma, ringjalljen e një regjimi gati të ngjashëm.
Shqëria shqiptare është sulur tashmë mbas miteve të rreme, dekorimeve dhe kjo është shëndërruar jo vetëm në garë mes tyre por dhe në mitomani kolektive.
komunizmi-490x320
Qarqet e rretheve, këshillat e komunave, bashkitë dhë vetë institucioni i Presidencës janë në një garë të vazhdueshme për të dekoruar njerëz me dhe pa merita madje dhe në grup.
Kjo dukuri sociale e krijimit të miteve të rreme, ndodhin pikërisht kur shoqëria eshtë tromaksur nga politika helmuaese e shukuese njësoi sic edhe bënte Hitleri me gjermanët, apo Stalin me rusët dhe më afër akoma, shqiptarët patën diktatorin e tyrë më mizorë që ka pa historia.
Krijimi i miteve të rreme, i heronjve të rrem është fatalitet në një shoqëri të hapur dhe kjo garë është në pikun e saj, pasi institucionet kanë filluar të bëjënë dekorimë në masë. Qytetarë nderi të katunëve e qyteteve të mëdha e të vogla, krahu i shqiponjës, nderi i kombit e të tjera medalije të arsenalit të dekorimeve dhe kjo është fatalitet.
Presidentët e vendit në cdo mandat të tyre kanë dalë me bilanc dekorimesh, madje ish- Presidenti Topi ka thyer dhe rekordin e ish-Presidentit komunist, duke dekoruar të dhe pa merituar madje dhe shumë nga të dekoruarit kanë qenë shërbetorë të diktaturës dhe madje përsekutor të drejtpërdrejtë dhe këto raste edhe sot nuk mungojnë.
Tjetërsohet historia, izolohen dosjet e bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit, përdhoset e drejta e pronës, e se drejtës, e barazisë para ligjit, armatosen politikanë, nuk qarkullojnë elitat dhe kjo është vetë gangrena e shoqërisë që po shtynë kohën me mite të rreme. Kohët e fundi kjo llojë dehje po prek dhe skaijt e të jetuari në harmoni, pasi po i fryhet një llojë nacionalizmi primitiv, egoist të stilit të darvinizmit dhe të komunizmit.
Nacionalizmi nxitës me emërtime të Kombit, janë produkt i teorisë së të majtës, që jo vetëm provokojnë por definacionin e kanë në konflikt madje dhe të armatosur.
Dyndja e qytetrimeve është prekur dhe nga ikona të mendimit shqiptarë si Sami Frashëri dhe aty politikanët mund të gjenë ralitetin e sotëm kur kultura, rracat, etnitë po bashkëjetojnë duke shkëmbyer përvoja për një jetë moderne.
Cuarja e shoqërisë drejtë një katraure sociale, përtej realitetit është një fatkeqsi dhe këtë e korigjojnë pikërishtë elitat, brezi i sotë, brezi që tashmë po jeton gërshetimin e kulturave dhe feve, racave, etnive në Ballkanin tonë të brishtë, që gjyrmët e gjakut e të luftës nuk janë tharë ende.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment