Tuesday, January 22, 2013

Avangardizmi dhe babëzia e epërme politike

Avangardizmi dhe babëzia e epërme politike:

ilir vataPolitikanet sot ne Shqiperi jo vetem qe i perkasin shkolles se vjeter bolshevike te komonduarit nepermjet unit, por jane me te pasurit ne rajon, pra vuajn nga semundja e babezise.



Nga Ilir Vata
Nocionet e bolshevizmit kanë prekur në  gjërësi politikanët shqiptarë , duke nisur që nga avangardizmi një nocion bolshevike për të ecur përpara në  revolucionin e tyre dhe ky fenomen qartazi është  parë  te të  majtët dhe kryesisht në  filozofinë  e liderit socialist, apo të  copzave të  partive të  tjera që  shpëshherë figurojnë  si këshilltarë .
Tendenca e të  bërit apozitë  me veprime nihilistë  më  protesta, që  në  senc duken  të  buta, por që  brenda kanë  aksiomën dhe u deshën vitesa të  ndërmerte  një  sulm tipik bolshevik për të  morë  pushtetin më  21 Janar të  dy viteve të  shkuara dhe ata që  e psuan ishin shqiptarët dhe familjet e viktimave.
Senci i alarmimit të  gjërave të  vogla thjeshtë  për të  krijuar bindje se pushteti është  afër dhe kjo ka ndodhur në  kronikimin e të  gjtha ngjarjeve që  nga Gërdeci dhe deri te ngjarja e Trebickës, apo greva e të  përndjekurve, që  nga një  protestë  ata e shëndërruan në  greve urie dhe deshën ta përdorin me qëllime të  dhunshme, për të  marrë  pushtetin.
Edhe në  këtë  situatë  gati elektorale, senci i bolshevizit që  vjenë  si avangardizmi i Leninit po përdoret gjerësisht me sllogani e rilindjes së  Shqipërisë,  duke e promovuruar si gjetjen e liderit të  tyre, por në  të  vërte, as te socialistët nuk ka kurrëfar interesi, madje për të  rinjët duke si kallaisje e të  shkuarës.
images
Praktika e liderit socialist për të  mos  patur struktura në  bazë  dhe në  shumë  rrethe, as kryetarë  degësh dhe në  shumicën e rasteve të  emruar, e bëjnë  staturën e liderit të  tyre një  figurë  tabu, që gjeron  gjithcka për faktin se ka respektuar të  votuarit një  antarë  një  votë .
Praktika të  tilla janë  shumë  demokratike, por ashtu sic edhe votojnë  kryetarin në  të  njëjtën mënyrë duhet të  votojnë  dhe problematikat dhe të  kenë  mundësi të  zgjedhin liderit e tyre rajonal, apo shtetarët e ardhshëm qofshin dhe lokal.
Mënyra e të komonduart është pjesa e fundit kur një parti politike përdor, por zinxhiri i të menduarit si bolshevik kërkonë kushte, që cituam për të paraqitur lideri që gjithcka e bënë në emër te tij dhe të filozofisë mikse për të qeverisur partinë e tij, por që stili është tipik komunist.
Pjesa e dhimbëshme është babëzia për të zotëruar gjithë pushtetin duke demonstruar tipare unitare dhe bashkë me të vjenë babezia në kuptimin e parë materjal dhe pa frikë Rama është ndër shqiptarët më të pasur dhe në politikanë deemos që po.
Ka gati 15 vite në politiki, nga ministër kulturë pastaj për tre mandate kryetarë i Bashkisë Tiranë dhe vetë tregu i shesheve të ndërtimit është i paimagjinushëm, ku vetëm një leje kushtonte në kesh 250 mijë euro, dhe të paktën vetë njëri nga djemt e byroistve zyrtarë i lartë në kohën e diktaturës ka marrë mbi 200 leje ndërtimi.
Në kryeqytet janë të rralla pallatet ku Rama nuk ka marrë nga një kat ose një set hyrjesh, pa përmendur kodrat përqark Tiranës.
Kjo lloj sëmundje ka kapur në tërsi politikanët dhe sot janë njerëzit më të pasur në vend për arsye se pushteti ynë, takrat e shqiptarve shpërdorohen pikërishtë nga këta njërëz tashmë që klasifikohen me sëmundjen e babëzisë politike e materjale.
Parkamentarët e ardhshën shpresojmë të jenë të zgjedhur në asperti e itegritetit personalë dhe jashtë klaneve të babëzisë, por gjasat janë të pakta, madje klani rreth liderit është edhe më i babzitur.
Listat e deputetve që priten të shpalle janë të përzgjethur vetëm nga kryetari dhe do të jenë klika e tij e ardhshme, pasi në të gjitha rrethe mbledhjet e fillim vitit janë bërë jo me socialist të antarsuar pas 1991-shin, por nga antarë të Partisë së Punës dhe ishë operativët e sigurimit dhe kuptohet avangardizmi i socialiste.
Ky rrezik tashmë ka lëshuar rrënjë dhe socialistët nuk janë në gjendje ta ndalojnë, por votuesit shqiptarë po, ata duhet të mendohen mirë para, mbase do të jetë rasti i tyrë për t’i dhënë vetës dhe shqiptarve mundësin për ta dinstancuar njëhërë e mirë nga shkolla e vjetër e avangardizmit bolshevik dhe nga babëzia e epërme politike.
41.323354
19.826676

No comments:

Post a Comment