
Nga Ilir Vata
Në vorbullin e së shkuarës vërtitet politika për shkak së ka munguar vullneti i njëanshëm politikë i së majtës madje në kompromis me ish- Presidentin Topi dhe Gjykatën Kushtetuese ky ligj u “minua” më qëllimdashje për të fshehur mëkatet që një sër politikanësh mbajnë mbi supe.
Ligji i lustracionit është dhe ka qenë në axhendën e maxhorancës dhe ndonse që nga 1995 me komisionin Bezhani, ai është përdhosur dhe asnjëherë nuk ka arritur të kryej funksionin e tij të pastërtisë së figurës për politikanë dhe zyrtarë të lartë.
Kjo ka bërë që në dy dekada të postdiktaturës, politikanë dhe zyrtarë të lartë t’i shpëtojnë integritetit moral me të shkuarën, duke rimbajtur të ricikluar figurat e lidhur me diktaturën dhe krime e saj.
Përdhosja e ligjit të lustracionit nga opozita dhe ish- Presidenti, lë të kuptojë se në këtë spirale të errët janë pikërisht ata që tentojnë të kapin shtetin dhe që në zgjedhjet e ardhshme rrezikohet që kandidatët për deputet të mos përballen me sitën e integritetit moral.
Kjo situat e turbullt politike jo vetëm që ka gjasa të freskojë të shkuarën duke u ngaluar kohën shqiptarve, por nuk lejon të qarkullojnë elitat politike dhe ky është shkaku kryesorë që stanacioni politikë është shëndërruar në një problem të ngurtë, duke prishur feksibilitetin politik dhe duke sjellë si model politikën konfliktuale.
Ndodhur përballë këti fakti dhe realiteti, fatalisht meskin, Liga e Djathtë po lobon me maxhorancën për rikthimin e ligjit të lustracionit në Parlament, ku me heret i është drejtuar Presidentit Bujar Nishani dhe Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu me një letër të hapur.
Nuk ka mungur dhe presioni i ndërkombëtarve, Parlamentit Europian, personalitete të larta, njerëz të mediave, intelektual, kryetarë shoqatash brenda dhe jashtë vendit, të drejtat e njeriut dhe institucione të tjera të ngjashme, por megjithatë politika ka qenë indiferente.
Por nuk ka qenë me një mendje lideri i maxhorancës Berisha, pasi ai ka tentuar disa herë që të miratojë këtë ligj, por është tradhëtuar nga të majtët, aleatët dhe nga disa nga njerëzit e tij që e rrethojnë, sic ishte rasti i Topit, një nga figurat e larta të PD-së dhe President i Republikës.
Burime të besueshme, pohojnë se Berisha ka gati projektin e ligjit të lustracionit dhe mendohet që tua bëjë dhuratë shqiptarve para se parlamenti të shpërndahet për zgjedhje, si një manovër për t’u prishur lista e kandidatve për deputet kundërshtarve politikë.
Por nga kjo ka përfituar dhe Rama pasi këtë presion pu ua bënë kolegve të tij për t’i përjashtuar nga lista, duke ju servirur së Berisha do na hap dosjet. Në të njejtën dilemë janë dhe ata të Topit dhe ky i fundit po mundohet që me disa nga miq e tij pranë Berishës ta vonojë ligjin të paktën deri në qershorë.
Pikërisht, kjo dhe obligime të tjera për transparencë e integriteti të figurës e ka bërë Berishën më të vendosur se kurrë për ta cuar në fund ligjin e lustracionit, madje në axhendë e Presidentit Nishani është gati dekreti për heqjen e titujve dhe dekoratave të pa merituara që ka ende Diktatori Hoxha.
Si duket Berisha po kordinon veprimet politike në shërbimë të të përndjekurve politikë duke marrë përgjegjësi reale për këtë shtresë dhe duke pozicionuar këtë kadegori në formatin e tij politikë si më 1992-shin.

Të dy qëndrimet ndaj së shkuarës kanë qenë kërkesë e shoqatave të të përndjekurve, PDM partisë të të përndjekurve dhe grupimit të tyre në siglën Liga e Djathtë dhe ata janë miratuar në heshtje nga lideri i maxhorancës.
Kjo është dhe indicja e parë që cdo i përdjekur, shoqatë apo parti do të jenë në një grupimë të madhë për t’i shkëputur njëherë e mirë shqiptarët nga mbeturin e kohës së diktaturës për një shoqëri të hapur e të lirë.
Ligji i lurtacioni tashmë më në fund do rëndojë për zyrtarët e lartë dhe të gjithë ata që kanë një post, du ke sjellë para shqiptarve transparencën e integriteti moral dhe një herazi është shansi për të qarkulluar elitat politike dhe më në fund një parlament pa spiunë të sigurimit të shtetit.

No comments:
Post a Comment