Tregu i votës tashmë është shënjestruar nga politikanë pa integritet moral e politik, madje spiunë të sigurimit të shtetit të korruptuar dhe meskin që kanë shitur vendin e punës së një gjyqtri me 200 mijë euro, kanë shitur një dekoratë 5000 mijë euro dhe këto para po i përdorin për të blerë votat e qytetarve. Një grup qefmbetësish po sillen si cakej me banderola për të pagur me para mbështetës për të gjetur sekser e votës jashtë cdo principi e morali. Politikan të pamoralshë, injoran e të korruptuar, dje shërbetor të sigurimit, sot po na hiqen si të ndershëm dhe në Mat njëri nga sheshi i drejtohet spiunit “Top Llastiku”, ..”ik ore i korruptuar me 5000 mijë lekë nuk lidh gomarin unë jo të dëgjojë pallavrat e tua”..!
Nga Ilir Vata
Shenjtëria e votës dhe e drejta e përfaqësimit ka lindur që me plebishitan e Kretës dhe nëpër kohëra ka kaluar një sprovë perpjekjesh per t’ua garantuar këtë të drejtë qytetarve pa dallim ngjyre, rrace apo seksi, madje dhe për të dënuarit me burg.
Edhe vendet me demokratike, me demokraci të hershme, shekullin e shkuar kanë hequr në mënyrë unifikuse këtë barrijerë sprovimi, si një nga të derejtat themelore që njeriu i gëzonë atë që nga e drejta natyrore.
Shqipëria këtë të drejtë përfaqësimi e ka patur të cungur dhe në vitet e diktaturës të imponuar të syrvejuar, dhe të ndëshkuarpolitikisht, madje mbaje përgjegjësi në kapitullin e kodit penal të prime kundër shtetit.
Sot vota është e lirë dhe cdokush mund të votojë pa as më të voglin tundim, mjafton të shpreh dëshirën apo vullnetin e tij, apo të saj, por një manovër e re mafioze ka zënë vend, pikërisht tek vota, ajo e manipulimit të saj nëpërmjet tregut.
Sendet e jashtëligjshme nuk mund të shiten dhe aq më këq vota e qytetarve nuk bërbën atë pjesë të tregut, pasi humbën një nga gjërat themelore të njeriur dhe Arstoteli e ka zgjithur atë në mënyrë xhentillmene në bazë të të drejtës natyrore. “Unë të delegojë të derejtat e mija nëpërmjet votës, ndërsa të zgjedhurit të na garantojnë të drejtat e tjera”.
Në këtë senc, në respektojmë demokracinë e përfaqësuar e pikërisht një nga pikat e kontratës sociale të Aristotelit, por në Shqipëri kohët e fundit kjo kontratë është zevndësuar me sendin e blerë, cfarë vë në dyshimë dhe vetë vlerën e votës.
Fenomini i paprecendent i tregut të votës ka një sër arsyesh dhe më dominanti është ai i humbjes së besimit të politika dhe i futjes në qarkullim pragmatizmin apo përfitimin e castit, që unë të shes votën dhe cfarë më paguan ti.
Tregu i votës ka zënë rrënjë kohët e fundit dhe që nga 2009, u futë në sistem dhe kjo erdhi si pasoj e një sër fenomenesh dhe në radhë të parë humbja e besimit të elektoratit te politikanët, humbja e besueshmerisë tek premtimet elektorale dhe se fundimi kjo ishte indicje e programeve elektorale të unifikuara dhe të ngjshme, pa ide, pa platforme sa i bënte ato në tërsi të pabesueshme.
Fenomen ky i partive të vogla dhe kryesish atyre të spektrit të majtë dhe në 2009, LSI ishte ajo që qarkulloi si fenomen tregun e votës sa dhe socialistët rritën garën dhe e cuan këtë cmim në 150 euro në zona të thella të veriu.

Kushtet politike e favorizuan te majtën e Metes të ishte dominat dhe të silltë në politikën shqiptare tregun e punës, pikërisht se kishte si nevojë përshtatjen e mbijetesës në politike dhe për të qenë pjesë e pushtetit i duhej një treg i ri, si ai i punës që jo vetën të kompensote humbjet por të përgadiste një terren të ri të këtij tregu.
Edhe në këtë garë elektorale, partitë politike kanë lëshuar në terren sekserët për të grumbulluar grupe familjare në shkëmbim të një vendi pune apo dhe të parave në grup, por ky fenomen ka prekur dhe parti te reja ose të quajtur ndryshe qefmbetësit, madje njerëz me precedent penal po bëhen lobbiste e tregut të votës.
Topi ka startuar me flamuj dhe banderola pa deglaruar parat, madje në qytetin e Burreli kishte shpërnda para fshatrve për të mbushur sallën madje atje kishte menaxhuar dhe nga ish-demokratët në rrengut kryetarit e sekretari për t’i patur si sekserë e rinjë.
Portreti i njërit dukej nga “hunda” dhe u bë i dallushem kur në duar kishte lekë për ata që vinin në sallë, fshatarët i pranuan e tashmë e konsiderojnë si ditë pune, por problematica qëndronë në faktin nga vijnë këto para dhe a është e ligjshme të mashtroshë qytetarët dhe t’u bleshë ature votën.
Kjo ndodhë se parti pa personalitet elektoral dhe kredebilitet politik, duan me cdo kusht të zënë një vend në politikë, pavarsisht se c’farë rruge ndjekin madje njerëz me precedent penal dhe pjestarë të bandash po e drejtojnë këtë trafik.
Shteti, organet e prokurorise dhe të hetimi, policia e Shtetit, SHIKU dhe organe të specializuar duhet të nisin një hetim për të parandaluar një barbari të tillë elektorale dhe për t’i mbyllur rrugën këtyre palacove të politikës.
Parat e krimit, parat e korrupsionit, parat e të dekoruarve në Presidenc, nga Topi i llastikur po xhirojnë në qytetet tonë për të blerë mercenarë për të bërë ceta politike.
Shteti ligjorë në pozitë duhet të marrë masa para se të ndodhë anarshia zgjedhore dhe këta politica që shitën një vend në gjykatë me 200 mijë euro, duhet të përballen me drejtësinë. Këta ish- shtetarë që u morën 5000 mijë euro qytetarve në grup për dekorimet duhet të përballen me drejtësinë.
Asetet e shtetit, beneficat dhe përvilegjet, po përdoren në shërbim të interesave miskine duke i servirur vendit një farsite elektoral dhe një llojë politike primitive, tipik të stilit të bandave të organizuar ku në qender ka gjithmonë një kapo elektoral.
Parti që nuk kanë një program që nuk kanë ide që nuk kanë integritet moral dhe më keq akoma janë spiunë të sigurimit të shtetit nuk do të bëjnë gjë tjeter vetëm se do të ngrenë grupe mercenarësh për të zhvilluar tregun e votës të vetmin vullnet të shenjtë të qytetarve.
Shqiptarët kanë nevojë për alternativa dhe jo politica palaco e të korruptuar që me parat që na kanë vjedhur gjatë viteve të na blejnë votat për të na vjedhur sërisht, por kjo ka dhe një zgjidhje fshatërët e menu ua marrin të gjithve lekët dhe mirë bëjnë se parat e tyre jan, por votën nuk ua japin.
Por rreziku qendron te mos funksionimi i ligjit dhe për kadegori të tilla duhet të nisë hetimi për të nadluar farsitete të tilla politike, ata që dje na vjedhën në pushtet nuk mund të na blenë sot.
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment