Liga e Djathtë
Partia e të Drejtave të MohuaraShoqata Mbarë Kombëtare për Integrim e të Përndjekurve Politikë
Mail. ligadjathte@yahoo.com partiapdm@yahoo.com ilirvata@yahoo.cam Adresa. Bulevardi “Zogi I” Tiranë (ndertesa e bashkisë, shtatë katshe)
Kërkesë

Shkëlqesisë së tij z. Bujar Nishani
I nderuar z. Presiden kemi kënaqësinë të komunikojmë me Ju dhe njëherazi në përfaqësuesit e të përndjekurve, Shoqata Mbarë Kombëtare për Integrim, Partia e të Drejtave të Mohuara (parti e të përndjekurve politikë) dhe të bashkimit të Ligës së Djathtë, tju kërkojmë sa më poshtë:
- Të lobohet dhe të insistohet nga institucioni i Presidencës për ligjin e lustracionit, si një nevoj për një shoqëri të hapur e transparente dhe përfaqësimin sa më të vogël të njerëzve me integritet të ulët në administratat shtetërore.
- Kërkojmë nga institucioni i Presidencës të verifikohen të gjithë titujt e dekorata të dhenë nga Presidenti paraardhës, pasi me keqëardhje konstatojmë se janë dekoruar njërëz me integritet të ulët dhe që kanë shënuar krime në kohën e diktaturës.
- Kërkojmë nga institucioni i Presidencës t’i hiqen të gjitha titujt dhe dekorata diktatorit Enver Hoxha, pasi ende mban titullin hero Kombëtare, ndonse ishte diktatori që shënojë krime më të pashembullta ndajë shqiptarve.
Do të ishtë në nderin e shqiptarve dhe të të përndjekurve politikë, zhveshja e diktatorit nga dekorata e pa merituara, madje do të shërbente si një homazh për mijëra shqiptarë të martirizuar, në burgjet, kampet e interrnimit, torturat dhe egzekutimet, si dhe një respekt të të gjithë atyre varreve të humbura të egzekutuar tinzash nga regjimi Komunist.
Shoqata Mbarë Kombëtare për Integrim Partia e të Drejtave të Mohuara
Adema Allci Ilir Vata
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment