Friday, January 4, 2013

Kryetar partishe, spiune te sigurimit te shtetit



Parti të reja me politikanë të vjetër

Ilir Vata
Në sfondin e gjërë e gjithë kolor të politikës, gjenë një numër të madhë partishë politike me emra të ndryshëm e gjithë sharmë, logo, shqipe e zoq, duar të bashkuara, trandafile e c’farë nuk kanë prezantuar në mënyrë grafike.
Spektri, që ata përfaqsojnë është i larmishëm, programe të sajuara, mabase dhe të ngjashme me njera- tjetrën, majtas dhe djathtas, por cudia është se të gjitha rrahin majtas. Ka nga ata parti, që prezantohen të djathta, por asgjë nuk kanë me të djathtën, madje dhe vetë të majtët janë në hallë.
Një gamë e gjerë gjithë gallavitje ideshë e programesh, por në fund të fundit pastdiktatura po riciklohet me mbeturina të të shkuarës, duke i servirur shqiptarve një politikbërje, që dhe vetë politologët do të habitëshin po ta studionin në formë dhe në përmbajtje lloin e shtetit tonë, që vazhdojn të rrimë në stanacion politikë dhe pritet që t’i nënshtrohemi dhe recensionit ekonomik.
E parë në këtë koncept, brenda kësaj kornize nuk mungojnë dhe parti të reja të prezantohen me programe të djathta e të majta dhe ndonse ende nuk kanë një program të prezantuar për gjatë muajve të fundvitit që lam pas, kanë arritur të shpalosin disa nga pririoritetet e tyre.
Aleanca e Spahiut ka shpenzuar shumë energji për të bindur shqiptarët se është një parti që donë bashkimin e shqiptarve dhe po i mëshonë shumë nacionalizmit, madje shpeshherë edhe e tepronë sa vë në siklet jo vetëm fqinjët, por dhe vetë shqiptarët.
Një ditë më parë sekretari politikë për mardhenjet me jashtë bëri një deklarat për mediat, (nuk ia di emrim por sec më kujtonë në rininë e hershme), mbase ka qenë sekretari i rinisë në kohën e diktaturës. Do t’i kërrkojë ndjesë nëse nuk është i tillë, por dalja e tij publike më kujtonë, ata tipa të komunizmit të nxehtë që përdorin gamallomaninë për të bindur të tjerët së është nacionalist.
Në retorikën e tij, u vu re që shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkanë dhe kjo është e vertetë, madje më të vjetrit në kontinent e më gjerë, por kur shprehet se Kombi ynë është më i mirë se ai grek, cdo politolog, analistë apo intelektual, kuptonë se kjo llojë game është e stilit tipik komunist, pasi konfliktet nazionaliste kanë shpërthyer pikërishtë nga këto nocione dhe në filozofi të djathtët i thonë atdhe kombit të tyrë, kurse  komunistët mburiin kombet apo flamujt..etj
Doza të tilla nacionalizmi janë histerike dhe nuk i shërbejnë askujt, jo më interësit të shqiptarve në tërsi. Një provokim i tillë do të pohojë dhe aludimët se kjo forcë politike është e sponsorizuar nga planëprishësit e konturit politik perendimor dhe staturës që tashmë ka krijuar Shqipria në aspektin diplomatik. Edhe më keq, aludimi për provokime të hapura duke djegur flamurin në maqedoninë fqinje, vetëm me 5000, euro e më pas paguan në qytetin e Burrelit dy qytetarë me 1000 euro për të faktorizuar ngjenjat nacionaliste.
Jo vetëm figura që kjo forcë politike sjellë para opinionit publik, e as fjalët e stilit komunist, provokative, cinike e primitive, por dhe konturi në tërsi e devijonë këtë forcë nga qëllimi i shqiptarve, madje dhe nga realiteti gjeopolitik në rajon. Me të drejtë mund të thuash, se forca të tilla politike nuk kanë një boshtë të qartë politik, nuk kanë një shtresë që ato përfaqsojnë, por gjasat e spostojnë atë majtas drejt ekstremi të saj.
Përpost kësaj, lideri i kësaj force politike vjenë nga pushteti dhe madje nga KLD, një institucion që kontrolloi drejtësinë për shumë vite radhazi. Gjendja e sistemit të drejtësisë fletë vetë dhe njëherazi lë të nënkuptohet se c’farë mund të bëjë ky subjekt politikë për qytetarët, kur dihet se një gjyq për pronat ka moshën e vetë pruralizmit në vend, apo nisën një gjyq dhe nuk dihet kur e mbaronë dhe më këq niton ai që korruptonë gjqtarët.

Por ka dhe një tjetër forcë politike që ka startuar, madje ata i quajn qefmbetsit e pushtetit, pasi përfaqsohen nga ish-presidenti me një karier interesante dhe nuk nguron ta prezantojë me mburrje.Prof. Dr., në kohë të diktaturës i përkraur nga ai stem, gjen vetën në PD, si deputet, nënkryetar e më në fund dhe President. Në postin e Presidentit do të mbahet mend në radhë të parë se hapi fushatën e dekorimeve, edhe në grup, por që nuk do të harrohet ishte skandali kur dekoroi vrasin e Xhelal Koprenckës ose kur nuk dekretoi ligjin për lustracionin.
Në këtë këndvështrim FRD,  vjenë si një parti jo e djathtë, ndonse ajo ka futur në grupin e punës një nga ata të forumit për demokraci që lidhjet e bënë atë të pa besueshëm edhe për të përndjekurit. Sigurisht që aty gjendet dhe një i prndjekur tjetër që vlen ta përmendim, madje është i respektuar, por vetë kjo parti nuk mund të ketë lidhje me të përndjekurit, pasi në stafin drejtues pa frikë ka disa spiunë të sigurimit të shteti.
Ndonse kur Topi ishte në prlament nuk tha një fjalë për të përndjekurit, madje dhe Presiden i përcmoi ato jo vetëm, por ato që cituam më lartë, por për faktin se për një dekorat duhet të paguaje dhe më keq akoma dhe ata që dekoronte ishin në shumicë spiunë të sigurimit të shtetit dhe një muaj para se të lente detyrën nuk pranojë të takonte përfaqsuesit e Ligës së Djathtë që kishin si objeksion hapjen e dosjeve dhe heqjen e titullin të heroit kombëtarë, diktatorit Hoxha.
Me të drejyë cdo shqiptarë do të habitej kur të shikonte këto parti të reja me politikanë të vjetër, që shkalla e besushmërisë tyre është zero.
Gjuetia e votave të shqiptarve tashmë është sofistikuar, pasi pas turrjes për të mbledhur të paknaqurit, të “fjeturit” ata që skanë votuar është normale, por kur kërkojnë të marrin votat e të përndjekurve të vejen të ulërasësh pasi mashtimi është i paskrupullt. Por rreziku nuk qëndronë në këtë fakt pasi cdo kush ka të drejtë të organizohet apo të bëjë politikë, por qëndronë në faktin se ata i sherbejnë misionit të tyre të sigurimit të shtetit, pasi ka ende nga ata injorant, të korruptuar, apo të lidhur dhe me krimi e djeshëm në kohë të diktaturës dhe atë të sotmit që mendojnë se klani i diktaturës do të rikthehet sërisht në pushtet.
Këto llojë shkaktisjes bajate politike nuk do të ndryshojnë asgjë nga fakti se grupimi i Ligës së Djathtë më disa shoqata, konservator dhe partitë e të përndjekurve do të vazhdojnë të lobijnë për hapjen e dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit për të patur një ligjë për lustracionin para zgjedhjeve të qërshorit, që njërëz të inkriminuar e të korruptuar që kanë ngrenë cdo vlerë të mirë të shqiptarve të mos jenë më në politikë.
Sado sigala e parti të reja të krijohen me politican të dalë boje, apo të lodhur nuk do të arrinë të mashtrojnë të përndjekuri, të vrasin shpresën e atdhedashurisë me nacionalizma primitiv e egoist për të garantuar vazhdimsinë e njërzve të blloku.

No comments:

Post a Comment