Saturday, January 12, 2013

Pranvera e buzëqeshjes Ballkanike

Pranvera e buzëqeshjes Ballkanike:
Pranvera e buzëqeshjes Ballkanike do tw ndodhe kur shqiptaret me voten e tyre te nxjerrin nga politika politikanet kokenxehte komunist, qe kane si karten e fundit naxionalizmin per te mbajtur pudhtetin dhe qe kerkojne me cdo kushte te na bajne te izoluar dhe te na sundojne me pak njerez qe dje ishin persekutoret e shqiptarve
vata
Nga Ilir Vata
E, në rrugëtimin e kohërave, historia ka qenë e trishët për rajonin e Ballkanit, mbase një tragjizëm i vërtetë. Ballkani gjenerues i dy luftrave të rruzullit i konflikteve të vazhdueshme dhe në dekadat e fundit ka qenë mbartësi i konflikteve dhe i luftrave të vazhdueshme për shkak të konflikteve të brenshme në këtë rajon, sa përgjakja e fundit ishte me shqiptarët e Kosovës.
E nëse, historia e ndëshkojë këtë rajon, pas luftës së dytë botërore i gjithë rajoni, ra nën sundimin e diktaturës dhe kjo ishte fataliteti i këtij rajoni, ku diktatorët, filluan hakmarrjen politike ndaj shtetasve të tyre dhe sollën masakra dhe egzekutime sa të gjitha luftrat bashkë.
Pra Ballkani, përjetojë ankthë dhe frikë për më shumë se një shekull dhe ende mbetet i trazuar, sepse gjenerohet edhe sot konflik i vazhdueshem për shkak të indetiteteve kombëtare hetorogjene, për shkak të etnive dhe gjuhëve të ndryshme, për shkak të pretendime teritoriale.
Postdiktatura në këtë rajonë, la plagë të hapura, madje diktatorët e këti rajoni e lanë konfliktin të ndezuar sa krimineli Sllobodan Milloshevic, ndërmori spastrimet etnike,egzekutime, zhdukje dhe burgosje të shqiptarve dhe me një bilanc të njerëzve të humbur të shqiptarve.
Kushtet e një gjenocidi të pastër, detyruan ndërkomtarët të ndërmernin ndërhyrje ushtarak dhe falë tyre, Kosova është e pavarur, por që vazhdonë të jetë nën presionin e Serbisë për veriu e Kosovës dhe aq më keq për treven e Presheves kur shqiptarët vazhdojnë të jenë nën presion, madje po provokohen cdo ditë.
Përpost kësaj një situate e re politike ka nisur të cojë Kosovën në zgjedhjet e pranverës madje, agaravimi politik i AAK-s, e Ramush Haradinajt, ka shpallur kushtet dhe madje nuk po pret as edhe pranverën
Në maqedoni problemet politike po agaravojnë me shpejtësi, madje ndërkomtarët kanë paralajmëruar një situatë jo të mirë në këtë shtet heterogjen, ku shqiptarët e atjeshëm vazhdojnë të jënë nën dhunimin e lirive dhe të drejtave të tyre dhe kjo ka bërë që Maqedonia të jetë në zgjedhje të parakohshme në pranverë.
Shqipëria e postëdiktaturës ka rënë jo vetëm në stanacione politikë, por fatkeqësisht këto 22, vite të postëdikataturës është ricikluar në vorbullin e saj, duke e lënë vendin në tranzicion të gjatë dhe pa fund.
Konflikti politike vazhdonë të gjenerojë indicje negative dhe konfliktuale për luftën për pushtet dhe duket sikur në heshtje egzistonë beteja e heshtur mes dëshirës së shqiptarve për demokraci dhe politikanëve, që kërkojnë me cdo kushtë të ringjallin pushtetin e humbur të diktaturës.
Politika në shqipëri është e lidhur kryekput me të kaluarën, partitë politike, kryetarët e partive janë ose vetë përsekutorë ase familjarët e tyre dhe ato pak indicje me shpresë, mundohen të izolohen apo të mos përfillen dhe konsiderohen planëprishës.
Shqipëria është specifike, pasi ndryshe nga vendet e rajonit është më e lidhur me të kaluarën sa ende nuk kemi një reagim dhe për ligjin e lustracionit, mbase është i vetmi vend ish-komunist që nuk ka hapur dosjet.
Në këtë gjendje, ajo mbartë në politikëbërje mëkate nga e shkuara dhe prandaj edhe nuk është në gjendje për të bërë ndryshimin, pasi politika është kapur nga pak njerëz të diktaturës dhe kërkojnë me cdo kushtë ta trazhigojnë këtë pushtet të njësuar me të.
Politika e vjetër e lidhur me të shkuarën e afër e ka bërë rajonin e Ballkanit, një mbartës të diktaturës, sepse thjeshtë politikanë dhe liderët në këta rajon janë filodiktatorë, apo të mbleksur me të dhe zhvillimin e pushtetit të tyre e besojnë të gjenerimi i konflikteve dhe i luftarve, pasi kjo e fundit është moto e bolshevikve, pasi pushtetin e marin me dhunë dhe e mbajnë me metodat e saj.
images gre
Klima politike e krijuar në Ballkanë për faje të lidërve të lidhur me të shkuarën, kohët e fundit ka gjeneruar incidente dhe konflikte të pa tolerueshme në emer të fantazmës së të shkuarës Nacionalizmit, sa së fundmi ajo ka gjetur përkrahje të liderit kryesorë të rajonit.
Fataliteti, që kërkojnë politikanët ta fusin rajonin e Ballkanit, do të jetë e krahasueshme me ditët më të zeza të këtij rajoni, të paktën kështu mendojnë kokënxëhtët komunist, që vazhdojnë të kënë pushtet në shtetet e rajonit.
Politka e integrimit dhe vetë perendimi, jo vetëm nuk do të pranojë një fakt të tillë, por as edhe nuk do ta toleroje, pasi dhe realiteti gjeopolitik dhe kushtet aktuale, prezantojnë një realitet krejt tjetër, integrimin e Ballkanit në BE, dhe organizmat ndërkombëtarë për një bashkëjetesë ndëretnishë e shtetesh.
Po a mundet të ndodhe kjo? Dhe se popujt e rajonit kanë si obligim të marin përgjegjesi për të patur mundësin, që me votën e tyre të nxjerrin nga politika liderit e vjetër konservator të të shkuarës së afërme diktatorjale, për t’i dhënë mundësi një elite të re politike për të marrë përgjegjësit e integrimit.
Sot në Ballkanë, si në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Kosovë, Mali Zi, simbolet e komunizmit janë ende të ekspozuar në ambientet publike dhe politikan të lidhur me ta, i mbrojnë ato me fanatizm, madje media, biznese e lobinjgje, punojnë për rikthimin e këtij rajoni në një mundësi të re të diktaturës, apo përafrimin e saj me vende të linde.
Nxitaja e nacionalizmi karta e fundit e bolshevikve.
Politka e zënë në kurthin e integrimit dhe kushteve shtërnguese të Bashkimit Europian dhe vetë perendimit, si kundrarryme ka nxjerrë në pah nacionalizmin, e paaftë të bëjë ndryshimin dhe rrotacionin politik, pra është karta e fundit e ish komunistve për të mbajtur pushtetin.
Ky sindrom i së keqes, jo vetëm po ringjallet, por ngatrron realitetin gjeopolitike me interest e Serbisë madhe, që tashmë është në fazën e fundit të shpërbërjes me realitetin e shqiptarve në rajonin e Ballkanit ..etj.
Shumë nga politikanë kanë ngatrruar nocioni, Nacionalizam, patriotizëm, atdhedashuri, duke kaluar përtej vetë koncepteve dhe shpeshë herë duke i ngatrruar dhe njeherazi, duke i berë të rrezikshme për rajonin.
Shqiptarët në rajon në treva të ndryshme mbeten të kërrcnuar nga të drejtat e tyre të ligjshme, ku Kosova dhe se e pavarur, vazhdon të durojë presioni ekstremist Serb dhe provokimet brenda teritorit të saj zyrëtarë.
Shqiptarët e Presheves, fatkeqësisht të mbetur jashtë teritorit zyrëtarë të Kosovës, vetëm para pak ditësh u preken në sibolet e tyre dhe heronjët e treves se vetë dhe kjo është manovër tipike shovinist.
Shqiptarët e Maqedonisë, këto dhjetë vitet e fundit kanë provuar konflikte dhe madje të armatosura, që si rezultat sollën korrnizën e Ohërit dhe fatkeqësisht ajo tashmë është harruar dhe si rezultat i kësaj është rritur dhe nacionalizmi, por domozdo është produkti i politikës zyrëtare.
Gjenerime të këtij konflikti kemi dhe në Greqinë fqinje, ku grupe estremiste kanë provokuar shqiptarët për shkak se në Tiranën zyrtare ka patur kërkesa për pronat came dhe madje është kërkuar një rezolutë për t’u miratuar në parlamentin Shqiptarë.
E gjithë kjo situatë ka si shkaktarë politika, që politikanët e rajoni kanë gatuar për të vetmin shkak se ata janë të lidhur me të shkuarën e diktatures dhe vendeve ish- komuniste dhe këto vitet e fundi ish- lindja ka ndikim në këtë rajon, që të mos bëhët pjesë e Europës Perendimore, por të rri në stanacin me shpresë për kthimin në kampin e lindjes.
Dhe Ballkanasi para se të ndërmarin inisjativa bashkimi më parë duhet të ndëshkojnë me votë në këtë pranverë politikanët e vjetër, që janë të lidhur me të shkuarën e zymtë të këti rajoni dhe kjo paranverë mundet të konsiderohet pranvera ballkanike e buzëqeshjes, ku vota e lirë të jetë vetë rrotacioni.
Eshtë shansi i shqiptarve që këtë pranverë në të gjithë rajonin, para se të mendojnë bashkimin të votojnë ndryshimin e lidërve kokënxehtë egoist të korruptuar dhe injorant nga politika.
Pranëvera e buzëqeshjes eshtë shansi i tyre për të përcaktuar të ardhmen, për tu dhenë mundësi politikanve të rinjë të marin përgjegjësi jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë rajoni, për të bërë ndryshimin politikë dhe rrotacionin me votë, prandaj dhe e konsiderojmë pranvera e buzëqeshjes në Ballkan.

No comments:

Post a Comment