Kush po i fryen nacionalizmit në Ballkan?

Sa më shumë qarqet, Serbë, Greke, apo gjetk, t’i fryen nacionalizmit do t’i shërbejnë në mënyrë të pashmangshme bashkimit të shqiptarve, por rajoni më parë ka nevojë të bashkohet në integrimin në Europë, para se të nxisë në mënyre dashakeqe, egoiste nacionalizmin primitive. Shkaktarët e këtij nacionalizmi, janë mbeturinat e komunizmit, që kanë mbetur në rajon dhe politikanët egoist, që kërkojnë të përfitojnë pushtet nga nacionalizmi, pasi janë jo vetëm njerëz të vegjël, që kekojnë me cdo kusht të grabisin cdo vlerë të mire për intersa të tyre të vogla në dëm të shqiptarve dhe vlerave të tyre të mira.
Kaha, ka rendur në të sajën, duke lënë gjurmë të mëdha e të trishta për shqiptarët të ndodhur në rajonin e Ballkanit e pikërisht në ditëlindjen e padrejtësisë se traktatit të Londrës, që starton nga dhjetori 1912 dhe në vjeshtë 1913, pra janë 100 vite, një shekull ku shqiptarët ranë pre të interesave të mëdha dhe sot banojnë në pesë shtete të ndara.
Shumë nga studuesi e konsiderojnë coptëzimin e shqipërisë, si një monovër oreksesh mes fuqive të mëdha dhe interesave të tyre meskine dhe realiteti tregonë se fuqitë e mëdha bënë zgjedhjen më të keqe ndaj shqiptarve dhe pasojat ishin katastrofike për shqiptarët.
Era e luftrave nuk la pasaja sa postlufata, shqiptarët të ndarë në cobza ranë pre e padrejtësive për një shekull të tërë sa dhe sot ata përpiqën të kërkojnë të drejtat e tyre. Shqiptarët e mbetur në pjesën e jugosllavisë u përligjën, përcmuan sa corba mbante erë hakmarrje dhe shqiptarët e Kosovës në fundshekullin e padrejtësisë u përballën me gjenocidi më të pa shembullt në historine e shteteve Europiane.
Lufta e dytë, diktojë dhe fatin më të zi, pasi shqiptarët e Camërisë në pjesën Greke u dëbuan, masakruan sa humbën jetën 1500 vetë të masakruar, shqiptarët e teritorit zyrtarë të lënë nga Londra ranë nën diktaturë dhe vuajtën gjësëm shekulli. Po ashtu dhe në mMqedoni u shënuan krime dhe më shumë se 1800 vetë u masakruan.
Shpërbërja e jugosllavisë, gallaviti shqiptarët në tërë rajonin e Ballkanit dhe ato sot jetojnë në pësë shtete, ku e ku më keq, pasojat vazhdojnë ende sot.
Pavarsia e Kosoves ishtë një arritje e madhe në saj të shteteve europiane dhe vetë SHBA-ve, si një obligim për liritë e kombeve, të etnive të vetë qytetarve të kësaj bote dhe në një farë mënyre, korigjimi i një padrejtsi që në atë kohë po mbushte vetë shekullin.
Sot kosova është shtet i pamvarur e mbikqyrur nga ndërkomtarët, por problem ka ende në veri e Pikërisht në Mitrovic, shqiptarë të tjerë të Preshevës dhe zonave përrreth janë në teritoret serbe dhe ende nuk ka një pakt paqë të qëndrueshëm.
Shqiptarët e Maqedonisë pas përpjekjeve të tyre edhe të arnmatosur, arritën të nënshkruajn paketën e Ohrit që për fat të keq, ajo nuk po zbatohet dhe tensionët herë pas here rriten.
Camët kërkojnë të miratojnë rezolutën e tyre dhe shqiptarët kërkojnë pronat e tyre, grekërit herë pas herë provokojnë edhe sot dhe kësaj dite, pa harruar të përmendim 1997 kur ata ishin përgatitur për përfitime teritorjale.
E vërteta nuk mund të lë as një Komb të harrojë realitetin e konferencës së Londrës kur Shqiprisë iu hoqën tre të katërtat e teritorit të saj për ta minimizuatr rolin e shqiptarve në rajon dhe kjo ishtë jo vetëm një fatkeqsi për shqiptarët, por ishtë fillimi i prishjes së balancave në Ballkan.

Ky realitet i hidhur është cekur herë pashere dhe madje dhe nga krerë shtetesh të shtetit shqiptarë dhe ka qenë deviza e shumë politikanë dhe një nga më të zellshit ka qene Mbreti Zog, pasi që në titullin Mret i rë gjithë shqiptave, nënkuptonte shqiptarët nën një kurorë. Edhe kohët e fundit trashigimtari, Mbreti Leka I, nuk nguronte të hidhte iden e troje të bashkimit të shqiptarve, por pas shurjes së tij, endrra mbetët e gjallë dhe shqiptarët cdo ditë e më shumë po mendojnë tu kthehet padrejtësia shekullore.
Realiteti gjeopolitik i shqiptarve ka hyrë në një fazë të re, përpost përpjekjeve të rojoni për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Bota moderrne, e shikon këtë rajon të integruar me vendet më të zhvilluara të Europës e më gjerë, e sheh këtë rajonë në bashkëjetësë në respekt të të drejtave të cdo Kombi, apo shtetsei që kanë ballkanasit, ashtu si dhe europianët po bashkëjetojnë me etni e kultura të ndryshme.
Rajoni i Ballkanit në këtë aspekt ka qenë gjithmonë i trazuar dhe kanë qenë kryesisht Sebët apo Grekëri, apo në shumë raste dhe Maqedonasit provokatorët, përndryshe shqiptarët ka luajtur një rol të rëndësishmë në stabilitetin e Rajonit.
Kohët e fundit, ky sindrom ka prekur dhe shqiptarët e sidomos në pragun e 100 vjetorit të pavarësisë dhe kjo ishte një endërr e ligjshme, pasi brenda shqiptarve në zemrat e tyre rronë flamuri dhe atdheu i tyre, gjuha, rrënojat e së shkuarës, kufinjtë e tyre që në kohë të ilirve, që parë në këtë këndvështrim, Ilirit ishin ata që bënë beteja me Romë dhe ishin më shumë në teritore sasa sot banojnë shqiptarët në rajon. Ilirët ishin të barabartë në potencë e qytetrimin e kohës.
Po kushë i fryrnë këtijë nacionalizmi?
Kohët e fundit është parë një lëvizje e nacionalizmit, që shpesh herë bie në fatalitetin e koncepteve cinike e nihiliste të nacionalizmit, duke e përdorur atë si një mjet për të patur pushtet një grup i caktuar njerëzish. Kjo gjë në Serbi është parimi kryesorë i politikbërjes, pasi politikanët e atjeshëm duke mashtuar popullin për Serbinë e Madhe vijnë në pushtet, pasi mentaliteti i atjeshëm është i lidhur ende me komunizmin dhe Rusinë.
E njëjta gjë edhe në Maqedoni, pasi liderit e atjeshëm i fryejnë pikërisht nacionalizmit në pragun e zgjedhje të përgjithshme, ndonse politika e shqiptarve atje, luan një rol ativ stabiliteti.
Ky sindrom i përdorjes së nacionalizmit, kohët e fundit po shtinë rrënjë edhe në Shqipëri, pasi indivit apo parti të reja po i mëshojnë nacionalizmit për të sunduar terren politikë dhe shpesh herë, nota e klidhmave kanë qenë histerike.
Lloij i nacionalizmit, që po mundohet të kultivohet në Shqipëri ka disa element që e bëjnë atë një nacionalizëm tipik të shtirur e primitiv dhe madje të tipit komunist.
Vetm pak ditë më parë një nga emrat e zëshëm të diktaturës, doli dhë shfaqi tiparet e një bolsheviku më shumë nxitër sesa mbrojtës të interesave të shqiptarve në Greqi dhe Shqipëri. Në flalët e tij, zehej me germa të mëdha Kombi dhe madje shtesa se kombi unë është më i mirë se ai grek dhe ky është fataliteti i nacionalizmit tipik komunist, madje në filozofi thuhet qartë, që qasje të tilla janë provokative dhe si produkt kanë luftën.
Të njëjtën gjë bënë ekstremistët grek ditë më parë kur thanë se shqiptarët nuk kanë me cfarë të mburren dhe të tjera fyerje e në të kundërt krenoheshin në të tyren, terma e tharme tipike ekstremiste.
Kemi përmendur dhe më parë raste e shtirura të nacionalizmit ekstremist, kur një palë paguan për të djegur simbolet e flamujt e një shteti për të bërë një konferencë për shtyp dhe ku sindrom ka qarkulluar së fundmi në të gjithë rajonin, duke e sjellë situat në ato pika konflikti sa destabiliteti në një klimë të tillë ka kushte krejt të favorshme për të ndodhur.
Në këtë grackë po bien edhe lider të partive kryesore dhe madje dhe zyrtarët e lartë të shteteve të rajonit. Presidenti Serb, gjeronë provokime dhe për llogjikë Thaci për interesa kombëtare i përgjigjet më diplomaci presidentit Serb, kur i kujton liritë e shqiptarve në Presheve, pas teorive të Serbisë për ndarje të Kosoves. Në një kohërencë të tillë përgjigjet dhe Berisha, duke shfaqur qartë interesin për shqiptaret e kudogjendur në rajon e kryesishtë shqiptarve të Presheves dhe zëri i Berishës nuk flet më vetëm si kreu i qeverisë, por si një zë i Aleancës së Atlantikut të Verit.
Por me gjithë qasjen diplomatike e të kujdesshme, eforizmit të nacionalizmit nuk i kanë shpëtuar dot edhe këta zyrtarë të lartë, mbase klima e 100 vjetorit dhe shenja eforizmi, por gjithsesi ky llojë nacionalizmi prekën tangent të ardhmen e rajonit.
Si e përjetojnë shqiptarët bashkimin dhe sa rëndësi kapër ta?
Brenda shqiptarve, realiteti është krejt ndryshe nga ai i politikanve, pasi ata e shohin bashkimin e shqiptave si një nevojë krejt të ligjshme, nisur nga padrejtësia e konferencës së Londrës një shekull më parë.
Popujt lëvizin me shpirti e tyre dhe ata e ndijejnë nga brenda në shpirtë lirinë e tyre dhe kur ajo shkonë në shumicën e duhur ndodhë vetëvetiu, sepse sa më shumë ta shtypësh një popull aq më shumë ushqehet liria dhe në këtë rast ajo ndodh.
Po ta kërkoshë këtë llojë bashkimi e gjenë në dy rrygë të ligjshmë. Njëra është bashkimi vullnetarë mes popujsh dhe tjeti bashkimi juridik nga e drejta ndërkomtare.
Sa më shumë shtetet fqinjë, qofshin Serbët apo Grekrit dhe Maqedonasit të nxisin nacionalizmin dhe të dhunojnë të drejtat e shqiptarve, aq më shumë dëshira për liri dhe bashkim do të rritet dhe bashkimi është i pashmangshëm.
Por para se të ndodhë bashkimi rajoni i Ballakanit ka nevojë të zgjith integrimin në BE dhe më parë të funksionojë si rajonë, duke hedhur hapat e parë të bashkëpunimi si një i tërë, pa tra doganor, pa viza dhe kushte lehtësuese mes shteteve për të rritur mirqenjen dhe të mirat për shtetasit e rajonit.
Prpost këtij bashkëpunimi gjithcka që ato bëjnë, punojnë për bashkimin e shqiptave dhe nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët të jënë një shtet dinjitoz në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Ajo që nuk shkonë në këtë kuadra të lëncueshëm është fakti së nga nxitet ky llojë nacionalizmi i dalë boje e primitiv dhe tipik i stilit komunist.
Shtetet e ballkanit ruajn në shumicë politikën e “perandorisë komuniste” në filozofi stili e politikëbërje madje ruajn në sheshet e tyre ende simbolet e komunizmit dhe kohët e fundit ky sindrom ogurzi po zë cdo ditë e më shumë terren.
Liderit kryesorë të partive të mëdha në rajonë janë ish- komunistë ose të lidhur me të kaluarën diktatorjale, po ashtu edhe krerët e pushteteve në këtë rajon janë drejtues tipik komunist dhe madje vende si Shqipëria ende nuk kanë bërë divorc me të shkuarën.
Kto mbetje të së shkuarës po i fryen nacionalizmit tipik komunistë për të pritur një destabilitet në Ballkan për të realizuar intrigat shekullore në rajon dhe fatkeqësisht këta politika egoist, po e përdorin këtë rast thjeshtë për përfitime të vogla personale qe në shumtën e herës jo vetëm behen egoist, por dhe kalojnë përtej cinismit.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment