Liga Djathtë, me slloganin; Shteti i së drejtës
“Liga Djathtë”
në Shqipëri,sfidon me program politikën qw janw me profilw majtas. Në
plan të parë pronat, të përndjekurit, sistemi i drejtësisë, abrogimi i ligjit
7051 dhe kthimi i pronave te pronari pa cend rëndues e kufizim.
Për
herë të parë në Shqipëri shihet, që një grupim politikë i bashkuar vjenë me një
platform ndryshe nga partit e tjera politike. Shwnjestrohet sistemi i
drejtwsisw, pasi nw shqipwri ky sitem jo vetwm drejtohet nga ish persekotoret,
por eshtw i korruptuar dhe paradoksi kalonw kufinjtw pasi nw Shqipwri nuk
zbatohen ligjet.
Prona
tek i zoti, abrogimi i ligjit 7501.
Integrimi
i të përndjekurve, hapja e dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit, jo si
hakmarrje por si një nevojë për t’u distancuar nga e shkuatra.
Dëlirja
e administratës nga ish- mekatarët e diktaturës dhe të korruptuarit.
Garantimi
i rendi dhe i sigurisë së qytetarve.
Krijimi
i dy dhomshit në parlament dhe krijimi i kushteve të zgjedhjes së presidentit
nga populli.
Demokraci
e përfaqësuar me çdo votë të qytetari dhe vendosja e kurumit për pjesmarrjen në
votim.
Ceshtja
Kombëtare
Ruajtaja e sovranitetit të territorit Kombëtar në
përputhje me kushtetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare. Çeshtaja e
shqiptarve do të shihet si një e tërë pa cënuar lirinë dhe sovranitetin e asnjë
Kombi me parimin e shenjtë aty ku cenon lirinë e tjetrit, mbaron lirija jote”.
Ne nuk jemi për nacionalizma primitive dhe egoist të edukuar nga cinizmi i
kohës së shkuar. Bashkimi Kombëtarë do të ndodhë atherë kur shqiptarët më parë
të jenë bashkuar në Bashkimin Europian.
Ceshtja Kombetare tashmë ka marre kuptim “Një komb
dy shtete, një shqipe dy koka”. Rajoni i Ballkanit ka nevojë të funksionoi si
një i tërë me popullsi hetorogjene, duke respektuar konventat ndërkomtare dhe
si një e tërë në Bashkimin Europian.
Ndasitë, flamuj, kombet, patriotizem urrejtja
rracore janë modele të tipit komunistë, ne të Ligës së Djathtë i themi atdhe
dhe do të respektojm cdo vlerë tonën apo të kombësive të tjera në shtëpinë e
madhe BE.
Shteti
i së drejtës
Garantimi i pavarësisë institucionale dhe
respektimi i parimit të së drejtës së votës me kontaratë sociale “Qytetari të
delegon nga të drejtat e tij disa të drejta, që përfaqsuesit e tyre t’i ruajn
të drejtat në tërsi”. Garantimi rendit
dhe qetësisë publike. Garantimi i të drejtës së fjalës të drejtës për një stre
dhe një punë në përputhje me kushtetutën. Barazia para ligjit, dhe krijimi i
mundësive për një treg të lirë.
Të funksionojë ndarja e pushteteve, legjislativ,
egzekutiv dhe ai vendor. Decentralizimi i pushtetit vendorë dhe
vetëadministrimi i tyre.
Krijimi i një institucioni të pavarur për luftën
kundër korrupsionit dhe në bashkërendim me institucionet e së drejtës të
kordinohen veprimet për të minimizuar këtë gangrenë të shekullit. Të shikohet
kodi penal dhe kodi i procedures penale dhe të rritet masa e denimi për veprat
penale të korrupsionit, mitmarrjes..etj.
Liria
dhe të drejtat
Një nga pikat kryesore që synon të trajtojë Liga e
Djathtë është liria dhe të drejtat e individit në përputhje më kartën e të
Drejtave të Njeriut dhe Konventat Ndërkomtarë, duke mbajtur shtetin largë të
drejtave si dhunues i lirive individuale. Cdo
kush me të drejtë pyetën? Nga kush dhunohen të drejtat e njeriut dhe
përgjigjëja është vetë Shteti.
Shteti ka tagrin e përfaqësimit ligjor dhe kur ai
nuk funksionon si duhet, ai shëndërrohet në dhunues të drejtpërdrejtë të të
drejtave qytetare. Por Liga e Djathtë, PDM ka në programin e saj një sër
projetsh për të garantuar liritë e qytetarve.
Forcimi i Shtetit ligjor dhe garantimi i pavarsisë
së sistemit të drejtësisë, si një nga hallkat kryesore të garantimit të të
drejtave qytetare. Reformimi i sistemit të drejtësisë, përfshirë të tërë
spektrin që nga gjykata dhe organi akuzës apo sistemet e paraburgimit, apo
institucionet e vuajtjes së dënimit.
Prokuroria
Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për
një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të
paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin
mbi çfarëdo lloj akuze penale.
Në radhë të parë reforimi i organit të akuzës,
prokurorisë dhe hallkave institucionale që ajo përfaqëson, duke pastruar këtë
institucion nga ish-prokurorët hetuesit, torturuesit dhe përndjeksit që
shërbyen në kohë të diktaturës dhe pozicionim në organin e akuzës prokurorë me
integritet të lartë moral e intelektual për ta bërë këtë institucion jo vetëm
të pavarur por dhe professional.
Oficerët e policisë gjyqsore dhe e gjithë hirarkia
të monitorohen nga një komision i posacëm për shkeljet abuzimet me ligjin dhe
të drejtat e njeriut.
Organi i akuzës të jetë garat i jetës së qytetarve
duke respektuar kodin penal dhe kodin e procedurës penale të drejtën e
qytetarit për një kallzim të ligjshem apo hetim të ligjshëm.
Gjykatat
Shkrirja e KLD-së dhe krijimi i një komisioni
kontrolli në bazë të ligjshmërisë, paanësisë dhe kushtetutmërisë. Këshilli i
Lartë i Drejtësisë, aktualishtë nuk e krynë funksionin sepse gjyqtari nuk ka
një prag të caktuar për gabimet apo gjyqet e rrezuara nga një gjykat e një
hirarkie më të lartë. Prandaj, Liga Djathtë propozon; Krijimin e Komisionin të
Verifikimit të Drejtësisë ose KVD. Një gjyqtarë që kapet me shkelje ose për tri
radhë një gjykatë më e lartë i ka rrezuar vendimet për mungesë të vlersimit të
provave, mosgjykimin në themel të ceshtjes, ai të pënalizohet me dënime me
gjobë në rastin e parë dhe me heqjen e të drejtës së qenit gjyqtarë kur
plotëson korumin e gabimeve në dëm të qytetarit, apo të vetë ceshtjes.
Shumë vende të ish- lindjes e kanë zgjithur në
këtë mënyrë dhe ka funksionuar.
Krijimi i elitave të gjiqtarve dhe përfshirja e
një gamë të gjërë të gjithë kandidatve të mundshëm për të punuar në gjukata të
niveleve të ndryshme.
Institucionet
e vuajtjes së dënimit.
Të dënuarit për vepra penale me vendim gjykate,
duhet të shlyej dënimin në përputhje të plotë me ligjin dhe konventat
ndërkomtare. I dënuari është privuar nga liria, por duhet të gëzojë të gjitha
të drejtat që ia garantonë kushtetuta. Të ketë mundësinë të jetojë në
institucionet e vuajtjes së dënimit i qetë, pa dhunë dhe krijimin e mundësive
për një edukim në përputhje me të gjitha të drejtat, për tu ingranuar me
informacionin, edukimin dhe krijimin e mundësisë të edukimit apo punësimit.
Brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit të
ketë kushtet e nevejshme të të jetuarit, të një shtrati, higjene, ajrimi,
studimi dhe ushqimi në përpudhje me standartet jetike.
Të respektohen të drejtat dhe detyrimet që ai ka
me vetë ligjin në mënyre të unifikuar. Të krijohen mundësit e edukimit
nëpërmjet punës, shkollimit që jo vetëm të rehabilitohet, por të ketë mundësin
të përfitojë të mira materjale për një jetë me të mirë për veten dhe familjen,
si dhe të ketë mundësin e fitimit të një profesioni si një mundësi jo vetëm
rehabilitimi, por si një nevojë pas mbarimit të dënimit.
Të respektohen të gjitha kriteret për të dënuarit
në respect me ligjin dhe të drejtat e njeriut në mënyrë që të mos rendohet
asnjë nga të drejtat e të dënuarit si dhe të respektohen të gjitha kriteret për
të izoluar krimin kur kemi të bëjm me kadegori të krimit të organizuar,
trafikimit të lëndve narkotike, apo terrorrizmit.
Policia
Reformimi i organit të ministrisë mbrenshme në
përputhje me vetë statusin e ushtarakut për punonjësit dhe reformimi i tyre në
bazë të shkollimit, trajnimit dhe integritetit të përsonit deri në brezin e
tretë.
Shmangia para qytetarit e uniformave të
armatosuara, vetëm në rastë kur vetë ligji e kërkon, apo rastet e parashikuara
po me ligjë.
Si dhe rritja e numërit të punonjësve jo vetëm me
integritet të lartë por dhe trajnimi dhe shkollimi i tyre.
Sistemi i drejtësisë në tersi me të gjitha hallkat
duhet të reformohet në radhë të parë në burimet potenciale të punonjësve, duke
krijuar një efikasitet të lartë në shërbim të vetë qytetarit.
Garantimi
i fjalës së lirë dhe mediat në tërsi.
Mediat zënë një vend të rendësishëm; në politikat
që ndjeg Liga Djathtë dhe Partia e të Drejtave të Mohuara, pasi mediat kanë rol
kyc në informimin e publikut, aktualitetit, lëvrimit të kërkimeve shkencorë dhe
lancimin e vlerave individuale dhe Kombëtare.
Në radhë të parë duhet garantuar pavarsia e
mediave, që fatkeqsish nuk janë në standartet e kërkuara.
Krijimi i kushteve për një media të pavarur nga
shteti, politika dhe vetë padronët e mediave, pasi kohët e fundit mediat jo
vetëm janë shëndërruar të njëanshme por janë vetëcensuruar.
Respektimi i pavarsisë ekonomike dhe respektimi i
vetë ligjit për mediat për financimin e tyre.
Propozimi për rishikimin e ligjit për medjat dhe
garantimin e punonjësve në përputhje me ligjin, pasi shumica e gazetarve
punojnë në të zezë.
Krijimi i kushteve për pozitat e sindikalizmit në
media dhe bashkërendimi i amendamenteve të BE për mediat.
Garantimi i të drejtës së atorit dhe krijimi i një
komisioni të monitorimit të parurive intelektuale pranë ministrisë së Kulturës.
Garantimi i një tregu të lirë të mediave në
përputhje me normat ndërkobëmtare të mediave.
Rishikimi i ligjit për mediat dhe garantimi i
pavarsisë së tyre.
Prona
Obiksioni kryesorë, si një nga liritë themelore të
qytetarve është prona dhe si e tillë ajo në përputhje me kushtetutën duhet të
ketë vetëm një definacion “prona tek i
zoti”
Abrogimi i ligjit 7501, pasi ai i ka mbaruar
efektet ligjore për paisjen e fshatarve me tokë në bazë të frymëve.
Ky ligje dhe amendamentet shtesë nuk kanë më
efekte ligjore dhe ata përballë të drejtës për pronën janë të pavleshme.
Shkrirja e Agjenësisë së Legalizimeve dhe paisja e
qytetarve me dokumentin e pronësisë në përputhje me kodin civilë të drejtën e
ushtrimit të tagrit mbi pronën me parashkrimin fitues dhe vetë shteti të luaj
rolin e garantit mes palve në përputhje me vetë ligjin.
Heqja e kufizimit të pronsisë dhe lënia e të
drejtës së pronarit të ligjshëm të ushtroi të gjitha tagret mbi pronë e
trashiguar, apo të blerë si dhe në rastin të fituar me ligj.
Kthimi i pronave poronarit pa kushte dhe pa cente
rënduese apo detyrime të tjera që ia kushtëzojnë marrjen e pronës.
Prona është themili i lirive të individit dhe
njëhërazi themeli i ekonomisë së tregut, që pa këtë liri themelore dhe vetë
tregu është i cënuar.
Liga e Djathtë, duke kthyer pronën tek i zoti si
një detyrim jo vetëm ligjor por dhe i shenjtë çlironë të gjitha energjitë
pozitive për ta fuqizuar individin dhe për t’i dhënë mundësi tregut, që në
magjin e vetë të çlirojë ipute positive për shoqërinë.
Kthimi i pronës tek i zoti ndalonë një herë dhe
përfundimisht abuzimin me pronat.
Integrimi
i të Përndjekurve Politikë
Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorve të Sigurimit
Shtetit, jo si hakmarrje por si një element për ta lenë të kaluarën pas dhe për
të patur një shoqëri të hapur e pa të fshehtat e djeshme të diktaturës, si dhe
t’i shërbej vetë publikut për të parë se regjime të tilla mizore janë të
rrezikshme për mbarë kombet në Botë.
Krijimi i një ministrie të vogël bashkëgjitur te
Ministria e Integrimit, pasi fondet e të dy institutive të të përndjekurve e
kapërcejnë këtë kufi dhe nuk kanë arritur qëllimin çfarë tregon se aktualishtë
këta institute janë jashtë funksionit dhe janë një model tipik komunist.
Dëmshpërblimi i viteve të burgut dhe punës së
papaguar në përputhje me vetë kodin penal për pafajsinë.
Ndërtimi i një obelisk në Kryeqytet ku të shkruhen
emrat e të gjithë atyre që u egzekutuan dhe burgosën nga regjimi komunist si
një vepër që të nderojë të martirizuarit dhe njëherazi t’u tregojë brezave se
regjimi komunistë në Shqipëri ishtë një nga regjimet më të egra në Europë dhe
të shërbejë si parandaluaes apo frenues për të ardhmen, që regjime të tilla të
mos imstalohen në vend.
Ndërtimi i një muzeu në Kryeqytet ku të
demonstrohen dokumentat historik, broshura, shkrime e mjetet të tjera materjale
që kanë lidhje me të gjithë ata që vuajtën nga regjimi komunist. Të publikohen
cobza të vuajtjes, rroba corape e sende të tjera që kanë lidhje me vuajtjen. Të
publikohen foto dhe dokomenta të tjera arkivore ende të panjohura për puiblikun.
Krijimi i një departamenti të specializuar për
kërkimin dhe gjetjen e varreve të humbura të të pushkatuerve me dhe pa gjyq, si
dhe të gjithë atyre që kanë vdekur në burgje.
Rivarrimi i tyre në në varrazë të grupuar në
kryeqytet ku të njihen si martirë të rënë në regjimin komunistë.
Dekorimi në grup i të gjithë klerikve,
intelektualve dhe antikomunistve që luftuan me pushkë në dorë kundër
komunizmit.
Ndërtimi i shtëpisë (azili) falas për të gjithë
atyre të burgosurve apo të interrnuarve që janë gjallë dhe nuk kanë një streh.
Hartimi i një stradegjie kombëtare për të
përndjekurit politikë dhe përfshirja në politikat e punësimit të përshpejtuar
apo definitive për këtë kadegori.
Ruajtaja e burgjeve dhe kampeve të diktaturës si
objekte muzeale dhe krijimi i kushteve të duhura për të informuar publikun dhe
opinjonin për krimet që ka bërë diktatura.
Rishikimi i historisë, pa anësi por me integritet
professional, duke shfrytëzuar çdo fakt dokomenta arkivorë brenda dhe jashtë
vendit, që brezat e rinjë të njohin të vërtetën në zy, që regjimet të tilla të
mos vijnë më.
Arsimi
Gjithkush ka të drejtën e shkollimit.
Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi
fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e
arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.
Arsimi, kultura, arti dhe vlerat muzeale për Ligën
e Djathtë janë elementi kryesorë që lançohen vlerat e një Kombi. Liga e Djathtë
si një parti vlerash do të cojë arsimin në nivelet e dyhura përendimore.
Arsimi publik dhe privat në garën e përjetshme mes
dualitetit dhe konkurencës do të arrinë stadet dhe parametrat që kërkon vetë BE
për një mundësi arsimimi për këdo dhe pa ndalesa ligjore e burrokratike.
Rritja e kapaciteteve pedagogjike e profesionale
duke punësuar pedagogë të rinjë që kanë studiuar jashtë dhe kanë kualifikimin e
dyhur shkencor dhe professional.
Rishikimi i programit mësimore që në fazën
parashkollore dhe ciklin parauniversitarë me rishikimin e programit mësimorë
pasi në kuadrin e BE-së sistemi becelo po e vë arsimin në një situatë të pa
qartë integrimi.
Sistemi i larë publik i ka shfaqur luhatjet dhe
nuk është ende gati që studentët e diplomuar ta kenë mundësin që diplomën e
tyre ta konvertojnë në vendet e Bashkimit Europian, prandaj Liga e Djathtë
kërkon rishikimin e programit arsimor për një unifikim të tij në të gjitha
ciklet dhe nivelet si në atë publik dhe atë privat.
Ndërtimi i infrastukturës shkollore që nga ajo
metodike dhe kushteve për femijët apo studentët, pasi lë për të dëshiruar dhe
futja në praktikë e arsimit të mesëm të detyrueshëm dhe krijimin e një pakete
ligjore për këtë moshë shkollore.
Krijimi i shkollave me profil professional nga një
deri në tre vjecar për të krijuar mundësin për nxënsit që të marrin një
profesion dhe t’u krijohet mundësia e punësimit njëkohësisht.
Krijimi i infrastrukturës elektronik që nga
mësimëdhenja dhe vendosja e një metodologjie të re për mësimdhenjen.
Trajnim dhe kualifikimi i stafeve pedagogjike dhe
monitorimi i tyre në bazë të testeve.
Rishikimi i programeve mësimore dhe dhe njësimi i
tyre me ato të Bashkimit Europian për të njësuar sistemin bacelo dhe nivelet e
tjera të studimit.
Arti
Arti si “pushteti
i të rrallve” do të konsiderohet nga Liga e Djathtë dhe si i tillë ai jo
vetëm do të vlerësohet, por do të krijohen mundësi për lancimin e tij dhe
zhvillimin e artit në sencin publik dhe privat.
Përvec arsimit shtetrorë, do të kërkojmë që arsimi
privat të ketë klasa të artit si arte pamore, muzika, koregrafia, aktrimi,
skenografia, dhe gjenit e tjera që kanë vlera artistike.
Krijimi i kapaciteteve artistike të zejës,
gdhendjes dhe vlerave të tjera kombëtare, duke shfrytëzuar traditën si një nga
vlerat e pa lancuar dhe mundësin e futjes së një tregu për artin si brenda vendit
dhe në trojet shqiptare ashtu dhe në vende të tjera të Europës dhe më gjerë.
Liga e Djathtë do të ecë me parimin “ Në një vend
ku nuk vlersohet arti nuk vlerësohet as jeta”
Krijimi i pavioneve të artit dhe krijimi i
shoqatës së artistve për të krijuar panairin vjetorë të artit jo vetëm si
mundësi ekspozimi por si një mundësi e re për ta future artin në treg të
organizuar.
Krijimi i mundësive të lancimit të artit në zejs,
apo pavionë për biznesin, duke krijuar letësira si tri vitet e para biznesi i
artit të mos paguaj taksa dhe më pas të paguaj 50% me pak se një biznes tjetër.
Nxitja dhe hapja e pavjoneve të artit privat me
kushte lehtësuese si dhe heqja e detyrimeve për të gjitha shkollat,
universitetet private që hapin pavione të tilla.
Kultura
dhe sporti
Ringjallja e vënia në eficencë e QKF, duke krijuar
kushtet e duhura për thithjen e kapaciteteve të reja dhe talented e reja.
Krijimi i kushteve të nevojshme për investimin në kulturë që në embrion të
shkollës dhe Liga Djathtë; Propozon që ndryshim të vijë që te mësuesit e
muzikës, vizatimit apo edukimit fizik, duke çuar në shkolla mësues me arsimin
përkatës, pas deri më sot shumica e këtyre profesioneve janë jashtë metodikes
mësimëdhënse dhe profilit përkatës.
Krijimi i kushteve të përshtacme sportive, që nga
këndi i lojrave në lagje apo vendin ku jetojnë, bazës sportive në shkollë dhe
këndeve të nevojshme pranë qendrave sportive të qytetit dhe këto të monitorohen
jo vetëm nga atoritetet përgjegjese të Ministrisë së Arsimit, por dhe nga një
department i posacëm i pushtetit vendor.
Të nxitet biznesi për mbështetjen e talenteve të
reja dhe vetë institucionet shtetërosë të financojnë për këto kadegori tashmë
të lënë në harresë.
Rigjenerimi
i vlerave të kulturës dhe traditës.
Objektet muzeale të gjenezës dhe etnogjenezës të
rikualifikohen sipas standarteve dhe cilësisë me hirarki, duke i klasifikuar me
yje, por më parë pasurimi i tyre me objektë dhe vlera të harruara dhe krijimin
i mundësisë të finacimit dhe krijimi i kushteve të vetëfinancimit të të gjitha
objekteve të kulturës duke i kthyer ata në vende “peligrinazhi” nga vizitorët
vendas dhe të huaj.
Hartimi i një stradegjie kombëtare për koto
objektë e institucione të kulturës.
Tregu
Krijimi i kushteve standart për një treg të lirë
dhe të ndershëm dhe nxitja e bizneseve të reja dhe investimeve në qytete dhe
zona rurale.
Krijimi i kushteve të nevojshme për bizneset e
reja dhe përdorimi i praktikave lehtësuese për to, si heqja e taksër për tri
vitet e para dhe garantimi barazise së tregut të ndershëm.
Krijimi i institucioneve të pa varura për të
luftuar monopolet dhe oligarpolet dhe për të lënë sa më largë shtetin nga
mbështetja e kesaj kadegorie. Shteti i ka të përcaktuara kushtet kur duhet të
hyjë në treg dhe në ato raste duhet të monitorohet nga institucioni i pavarura.
Mekanizmi i tregut duhet të funksionoi vetë ashtu
magjishëm mes kërkesës dhe ofertës dhe përcaktues është cmimi.
Në Shqipëri, tregu është i mbytur nga monopolistët
shtetarë dhe Liga e Djathtë, pikërisht me ndërtimin e institucionit të pavarur
bën të mundur garantimin e një tregu të lirë.
Monopolet
dhe oligarpolet
Institucionet shtetrore të hartojnë stradegji për
zhdukjen e monopoleve dhe oligarpoleve si gangrene që prek tregun dhe prishë
balancat e tij. Sëmundja e shekulli, monopolizimi i tregut është përgjegjësi e
qeverisë dhe përmbushë deturimin e rrallë kur qeveria hy në treg.
Tregu duhet të funksionoi i lirë me magjinë e tij
dhe institucionet duhet të jenë garant.
Buqësia
Nxitja e inisjativës për investime në buqësi në
kultura të ndryshme dhe krijimi i kushteve për një treg të sigurtë si Brenda
dhe jashtë vendit.Suvencionimi i fermerve për të gjitha produktet si farat,
karburanti dhe asistence teknike.
Nxitja e fermerve për kultivimim e bimeve një
vjecare a më shumë vjecare si dhe krijimi i depove të përbashkta të magazinimit
të kushte të duhura frigoferike për të garantuar një lëvizje të mallrave në
kohën e duhur me tregut në bazë të kërkesës dhe afertës.
Studimi i zonave dhe përbërjes së tokës dhe
kultivimi i bimëvë dhe drurve frutorë dhe investimi i fermerve për të krijuar
fermat e tyre duke u përjashtuar nga taksat për një periudhe katës vjkecare si
dhe krijimi i kushteve të sigurta bankare duke nxitur investimi me kredi të
buta dhe afat të gjatë.
Krijimi i kushteve të duhura të infrastrukturës
rurale për krijimin e lehtësirave për transportin dhe tregun e produkteve
buqësore.
Nxitja dhe trajnimi për shtimin e blektorisë në
tufa, si dhia në zonat e thella malore, delja në zonat kodrinore dhe, gjedhi,
derri, shpendet në zonat fushore.
Nxitja për krijimin e baxhove modern për
përpunimin e bylmetit dhe nënproduktet e qumshti.
Trajnimi për marrjen e patentave për produktet e
tregut europian dhe garantimi i një tregu të lirë brenda dhe jashtë vendit.
Suvencionimi dhe marrja e makinerive përpunuese pa
doganë dhe taksa të tjera rënduese.
Krijimi i stacioneve magazinuese për bimët
medicionale dhe paisja e tyre me licencë pa kushte renduese të taksave.
Krijimi i fidanishteve për bimët e mesdheut dhe
futja e tyre në treg me kushte lehtësuese.
Taksat
dhe Dogana
Taksa duhet të jetë e univikuar për të gjithë në
bazë të parimeve standart të tregut, bazuar të meritokracia e individit, duke
patur si model taksën e sheshtë.
Tregu duhet të funksionojë me magjinë e tij në
bazë të kërkesës dhe ofertës dhe përcaktues është cmimi dhe përballë kësaj të
drejte ligji duhet ti trajtojë sit ë barabartë edhe përballë detyrimit të
taksave.
Heqja e doganës me shtetet fqinjë dhe kryesisht në
mënyre specifike me kosovën.
Heqja e doganës shtetrore për mallrat që kanë
doganën e vendit të origjinës pasi deri më tani shqiptarët kanë paguar dy herë
doganë që bie ndesh me të drejtën nderkomtare.
Heqja e dokanës për makineritë buqësore dhe
produktet e tjera ndihmse për buqësin.
Heqja e doganave për paisje te industrisë së lehtë
dhe e kapaciteteve të tjera ndihmse.
Turizmi
Turizmi malorë është ndër pririoritetet e turizmit
modern dhe sot shqipria këtë lloj turizmi e ka të pa urganizuar. Liga e Djathtë
do të nxisë fshatarët e kryesish emigrantët të investojnë në zonat e
braktisura, pasi kullat nga veriu në jug janë një paruri kombëtare dhe madje
dhe botërore sepse janë të një lloi unikal dhe kanë një larmi të dallueshme nga
një fshat në tjetrin dhe nga një treve në tjetrën.
Ndërtimi i rrugve rurale dhe përjashtimi nga
taksat për 10 vjet i të gjithë hotelerive dhe biznesit malorë.Turizmi familjarë
të jetë një nga pririoritetet kryesore duke patur si vlerë traditen e gatimit,
traditën e tëjeturit mes gërshetimit të traditës dhe moderns.
Financimi i objekteve muzeale të trevave të vendit
dhe financimi në masën 10% i kullave të karakterit të vecantë nga shteti.
Përjashtimi nga taksat i bizneseve të reja dhe i
hotelerive për dy vite dhe rregullimi i infrastrukturës.
Nxitaja e invesitorve të huaj dhe I bizneseve të
mëdha për krijimin e komplekseve të mëdha sociale në zonat bregdetare.
Financimi dhe mirembajtja e zonave monumentale dhe
objekteve të tjera historike.
Shtresat
në nevojë.
Gjithkush ka të drejtën për punë, të
zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i
mbrojtur nga papunësia.
Shtresat në nevoj për shkak të pamundësis,
paaftësisë apo gjymtimet në punë apo aksidentale, mosha e tretë apo fëmijët
jetim, romët apo minoritetet.
Kadegoritë në nevojë kërkojnë vemendje shtetërore,
si të sëmurët mendorë të gjymtuarit apo persona të moshës së tret që kanë
nevojë për ushqim apo një stre.
Krijimi i shtepive të azilit për të gjitha këta
kadedegori dhe krijimi I kushteve lehtësuse për të gjithe ata invesitor që investojnë
në këtë fushë, lehtësimi në taksa dhe krijimi I beneficave të tjera lehtësuese.
Lidhja e pensionve për të gjitha kadegoritë që
kanë nevojë për kujdestarë.
Dhënia e ilaceve falas për praplegjiket të sëmurët
me dializë të sëmuret AIDS (sëmundja e shekullit) dhe kadegori të tjera
specifike.
Tregu
i punës.
Krijimi i një agjensie për monitorimin dhe
thithjen e kapaciteteve për punë në administratën shtetërore dhe private në bazë të meritëkracisë dhe
garës për të patur një transparence të gjerë me publikun.
Krijimi i strukturave homologe me universitetet
publike e private për përzgjedhjen e meë të mirve në shërbimin publik.
Ministria e Punës është një institucionë parazitë
sin ë hartimin e projekteve të punësimit si Brenda dhe jashtë vendit ashtu dhe
në mënyrën e përzgjedhjes së punonjësve të kualifikuar.
Të zhduket njëher e mirë roli i administratorit
sekser ku e ve punonjësin përballë detyrimeve të paligjshme.
Krijimi i tregut të punës nga institucionet e
pavarura, ojq, shoqatat sindikatat dhe biznesi privat.
Lufta institucionale nëpërmjet monitorimit dhe
ndëshkimit me gjoba dhe burg për punën e zeze që sot është në pikun e saj.
Krijimin e kushteve lehtësuese për biznesin privat
në vartësi të numërit të punonjësve dhe kruesish të atyre me aftësi të kufizuar.
Rritja e masave ndëshkuese në kodin e punës, kodin
civil dhe atë penal për të gjithë ata që abuzojnë me të drejtat e punonjësve,
që nga orai i punës, siguracionet e shëndetit dhe jetës dhe deri te paga.
Rishikimi i ligjit për sindikatat dhe krijimi i
kushteve të funksionimit të tyre si një institucion në mbrojtje të punonjësve.
Integrimi
në BE
Garantimi i demokracisë dhe rrotacionit politikë
në bazë të vlerave dhe rregullave demokratike.
Respektimi i votës së lirë, mendimit ndryshe, i
fjalës së lirë i mediave vizive dhe të shkruara.
Respektimi i të drejtës mbi pronën dhe i tagreve
që e përfaqësojnë atë.
Respektimi i pavarësisë institucionale i pushtetit
egzekutiv, gjyqsorë dhe atij administrative, si hallka kryesore e funksionimit
të shtetit.
Garantimi i jetës së njeriut dhe krijimi i
kushteve për një stre e punë për të jetuar normalisht.
Dëlirja e shoqërisë nga e kaluara për një shoqëri
të hapur.
Hapja e arkivave të Sigurimit të Shtetit për
publikun për një divorc me të shkuarën.
Dënimi i krimeve të komunizmit nga polittika dhe
garantimi i saj me ligj, që të parandalohet rikthimi i diktaturës në vend.
Dëliraja e administratës shtetrorë nga njërëz me
integritet të ulët në të kaluarën komunistë, si dhe të korruptuarit.
Nxitja e elitave te reja në politikëbërjë dhe
pjesmarrje e gjerë në përzgjedhjen e tyre.
Përmbushja e detyrimeve të BE-së si hallka
kryesore për të kapërcuer situatën e ngërcit politik, ekonomik dhe atë të
standarteve për të jetuar i lirë dhe i sigurtë sic do europian.
No comments:
Post a Comment