“Askushë nuk vë në dyshimë se ish-shërbimi sekret i diktaturës, sot është i organizuar. Ata janë në institucionin e SHISH, në Parlament, në sistemin e drejtësisë, kudo. Ata marrin dhe japin informacion, në Serbi, Rusi e vende të tjera të linde dhe rastet kanë qenë të shumta. Ata janë promotoret e konflikteve ndërshqiptare, të fqinjësisë, ncxitës të nacionalizmi dhe janë përgaditur që në qershorë të finalizojnë planin e tyre, garantimin e pushtetit neokomunist.”

A do kemi deputet spiunë, të korruptuar dhe injorant në qershorë?!
Paradoksi më i madhë që godet me forcën e trishtimit realitetin politikë në Shqipëri është fakti se politikanët tanë dalin nga “kazani” i ndryshkur i injorancës dhe kjo përvojë vjenë nga pushteti paraardhës, diktatura që ngriti një tufë të tillë për të shtypur e izoluar e persekutuar shqiptarët.Fakti se rrëzimi i diktaturës, zgjodhi zëvëndësimin e pushtetit, por me njerëz të saj, fakti se partia e diktatorit ndërrojë vetëm emrin nga Partia Komuniste në Parti Socialiste, tregonë se jo vetëm idete, pasionet, lidhjet me të kaluarën (e në të shumtën e rasteve kriminale), por dhe njerëzit do të ishin po ata dhe sot ata kanë poste të rëndësishme.
Por ky fenomen nuk preku vetëm ish- komunistët (socialistët e sotëm) por dhe krerë të partive të tjera politike, qofshin ata të majta apo të djathta dhe aktualisht shumica e kryetarve të partive janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe për gjatë gjithë këtyre viteve kanë mbijetuar në politikë, vetëm për këtë fakt, pasi janë suportuar, jo pa qëllim në politikë.
Eshtë e mjaftueshme të kuptosh, thjeshtë se mekanizmi i gjenerimit të ktyre njerëzve në politikë që kanë shënuar krime në kohën e diktaturës kanë krijiar kushte ideale për të suportuar spiunët e sigurimit të shtetit në forumet politike, apo dhe në listat zgjedhore për deputet.
Pushteti perkthehet në parlamentarë dhe këta të fundit janë ata që bëjnë edhe ligjet, apo sic edhe u pëlqenë atyre libërsit. E më tej cdo gjë është në zinxhirin e tyre, pa këputur asnjë nga hallkat deri te pushteti vendorë, apo dhe në dyert e shkollave ku ne këmi fëmijët tanë, gjerojnë spiunë të sigurimit të shtetit.

Parti të vogla, por spiunë të mëdhej, kështu fillonë të zërë fillë institucionalizimi i sigurimit të shtetit, pikërisht nga fillesa e politikës që më vonë ata do të bëhën thjesht vasal të interesave të tyre politike dhe të harrojnë qëllimin për të cilin janë krijuar.
Në këtë vorbull fillon e shtinë rrënjë dhe një fenomen tjetër akoma dhe më i rrezikshëm, injoranca ku njerëz pa shkollë, behen kryetarë partishë sepse ligji nuk ka një cak të caktuar e më pas të bëhen parlamentare ministra e zëvëndësministra, drejtore drejtori e deri te pushteti vendorë e madje dhe drejtorë shkollash, pa shkollë fare.
Nuk ka ende një ligj që të vlerësojë integritetin moral në lidhje me të kaluarën, pra nuk është miratuar ende ligji i lustracionit dhe ky është më se i qëllimshëm, që të kënë mundësinë spiunët e sigurimit të shtetit të mbajnë pushtetin përjetësisht dhe madje ta trashigojnë atë.
Politika është lehona e gjenocidit komunist dhe cdo ditë ajo kërkon të përfitojë kohë, ndonse prerionet e të përndjekurve e kohët e fundit të lobimit të Ligës së Djathtë kanë qenë të vashdueshme, madje dhe më heret institucionet ndërkomtare, BE dhe njerëz të shquar të politikës botërore kanë dhenë mendime për hapjen e dosjeve, dhe sërishtë kemi rezistencë.
Dhe kjo qëndresë ka ideatorët, pikërishtë ushtrinë e sigurimit të shtetit që fatkeqsisht ata janë edhe sot të organizuar dhe funksionojnë njësoj si më parë, madje ata marrin rroga në institucionet shtetërore dhe subjekte politike dhe mledhin cdo ditë informacion dhe e cojnë atë në destinacionet e tyre.
Ky kontigjent i sigurimit të shtetit që në kohët e diktaturës mbanë përgjegjësin kryesore për përndjekjen, torturimit, purgosjesn dhe interrnimit, jo vetëm nuk është dekonspiruar por vazhdimishtë ka pasur kujdesje politike dhe institucionale që të jenë të organizuar.
Dhe në të vërtet, frenat e politikës dhe të shtetit janë në duart e tyre dhe jo më kotë ata shpresojnë te një sistem politikë, i ngjashëm me të diktaturës.
Foleja e grerzava është zgjeruar, kanë rekrutuar njerëz të rinjë, janë paruruar, u janë ngjitur kodrave dhe bregoreve të bregdetit me hotele e prona të paluajtshme, madje dhe kalave të Skenderbeut, si ajo e Petrelës.
Pasuri pa fund, pushtet në të gjitha nivelët e kryesishtë në Parlament, aty ku bëhen ligjet dhe në sistemin e drejtesisë, gjykata e prokuri, aty ku zbatohen ligjet.
Ky është një realitet me të vërtet i hidhur dhe parandaj dhe beteja për hapjen e dosjeve së fundmi nga maxhoranca hasi kundërshti, si nga ish- Presidenti, ashtu dhe nga opozita e sotme dhe nga vetë gjykata kushtetuese (pari tashmë dihet se vrasësi i poetit H. Nela, 1988) ndodhet ende në gjykatën kushtetuese. I biri I Denoncuesit të poetit Havzi Nela ndodhet në parlamet, pasi denoncimi vjen që në muajt e parë të punës në një rreth të veriut (nje faqe që do ta lancojmë në shkrimet e ardhshme)
Por planëprishit e ligjit të lustracionit ka ndërmarrë tashmë obligime të reja politika, ca kanë bërë parti e ca të tjerë janë në ujdira për të ngjitur në foltoren e parlamentit ata që dje na përsekutuan.
Pa mëdyshje munde të thuash se pa miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve nuk do të kemi një politike që tu shërbeje shqiptarve dhe aq më keq nuk do të kemi një parlament që të bëjë ligji por një cerdhe grerëzash me spiunë të sigurimit të shtetit.
Sigurishtë që pas qershorit do të kemi një tufë të re me spiunë e injoratë, vetëm se më të babzitur, për të na marrë cdo vlerë të mirë që na ka mbetur, ashtu sic na morën jetë, lirinë të ardhmen për afro 70 vitë dhe sot shqiptarët të përndjekurit po vuaj postramën, me dhimbje e pa shpresë. Por sërisht nuk është vonë që të happen dosjet dhe shqiptarët me postulatin e tyre hijerënd e kanë zgjidhur “ më mirë vonë sesa hic”.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment