Sllogani: “Shteti i së drejtës” është ajo që i paraprin Ligës së Djathtë këtij grupimi politikë, por në epiqendër të saj janë të përndjekurit politikë, integrimi i tyre, dëmshpërblimi dhe hapja e dosjeve te bashkëpuntorve te sigurimit të shtetit.Prona tek i zoti, abrogimi i ligjit 7501,hapja e dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit, jo si hakmarrje por si një nevojë për t’u distancuar nga e shkuatra.Kthimi i pronës tek i zoti dhe shkrirja e Agjensisë së Legalizimeve pasi tregi që është një fars institucional kundër të drejtës themelore pronës.

Një lëvizje e re një e djathtë reale
Mundësitë për një kualicion të mundshëm para zgjedhorë Liga e Djathtë i sheh pa paragjykime, por me hapsinër e mundësitë të realizimit të projekteve të saj ambicioze në trinomin Praona të përndjekurit, shteti ligjor.
Portëdiktatura i la shqiptarët në një tranzicion pa krye në një vorbull politik neokomunist që shqiptarët ende vazhdojnë të vuajn postramën diktatorjale, pasi mëkataret, përsekutorët janë zot të shtetit dhe as edhe nuk kanë ndërmënd që ta lëshojnë këtë llojë filozovie të të bërit politikë.
Kjo është një plagë sociale që politika e inkriminuar me të shkuarën po u shkaktonë cdo ditë e më shumë dhimbje shqiptarve, prandaj shqipërisë i duhet e djathta e munguar.
Ceshtja Kombëtare
Ruajtaja e sovranitetit të territorit Kombëtar në përputhje me kushtetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare. Çeshtaja e shqiptarve do të shihet si një e tërë pa cënuar lirinë dhe sovranitetin e asnjë Kombi me parimin e shenjtë aty ku cenon lirinë e tjetrit, mbaron lirija jote”. Ne nuk jemi për nacionalizma primitive dhe egoist të edukuar nga cinizmi i kohës së shkuar. Bashkimi Kombëtarë do të ndodhë atherë kur shqiptarët më parë të jenë bashkuar në Bashkimin Europian.
Ceshtja Kombetare tashmë ka marre kuptim “Një komb dy shtete, një shqipe dy koka”. Rajoni i Ballkanit ka nevojë të funksionoi si një i tërë me popullsi hetorogjene, duke respektuar konventat ndërkomtare dhe si një e tërë në Bashkimin Europian.
Ndasitë, flamuj, kombet, patriotizem urrejtja rracore janë modele të tipit komunistë, ne të Ligës së Djathtë i themi atdhe dhe do të respektojm cdo vlerë tonën apo të kombësive të tjera në shtëpinë e madhe BE.

Shteti i së drejtës
Garantimi i pavarësisë institucionale dhe respektimi i parimit të së drejtës së votës me kontaratë sociale “Qytetari të delegon nga të drejtat e tij disa të drejta, që përfaqsuesit e tyre t’i ruajn të drejtat në tërsi”. Garantimi rendit dhe qetësisë publike. Garantimi i të drejtës së fjalës të drejtës për një stre dhe një punë në përputhje me kushtetutën. Barazia para ligjit, dhe krijimi i mundësive për një treg të lirë.
Të funksionojë ndarja e pushteteve, legjislativ, egzekutiv dhe ai vendor. Decentralizimi i pushtetit vendorë dhe vetëadministrimi i tyre.
Krijimi i një institucioni të pavarur për luftën kundër korrupsionit dhe në bashkërendim me institucionet e së drejtës të kordinohen veprimet për të minimizuar këtë gangrenë të shekullit. Të shikohet kodi penal dhe kodi i procedures penale dhe të rritet masa e denimi për veprat penale të korrupsionit, mitmarrjes..etj.
Prona tek i zoti në baze të Kushtetutës neni 41 i saj
Obiksioni kryesorë, si një nga liritë themelore të qytetarve është prona dhe si e tillë ajo në përputhje me kushtetutën duhet të ketë vetëm një definacion “prona tek i zoti”
Abrogimi i ligjit 7501, pasi ai i ka mbaruar efektet ligjore për paisjen e fshatarve me tokë në bazë të frymëve.
Ky ligje dhe amendamentet shtesë nuk kanë më efekte ligjore dhe ata përballë të drejtës për pronën janë të pavleshme.
Shkrirja e Agjenësisë së Legalizimeve dhe paisja e qytetarve me dokumentin e pronësisë në përputhje me kodin civilë të drejtën e ushtrimit të tagrit mbi pronën me parashkrimin fitues dhe vetë shteti të luaj rolin e garantit mes palve në përputhje me vetë ligjin.
Heqja e kufizimit të pronsisë dhe lënia e të drejtës së pronarit të ligjshëm të ushtroi të gjitha tagret mbi pronë e trashiguar, apo të blerë si dhe në rastin të fituar me ligj.
Kthimi i pronave poronarit pa kushte dhe pa cente rënduese apo detyrime të tjera që ia kushtëzojnë marrjen e pronës.
Prona është themili i lirive të individit dhe njëhërazi themeli i ekonomisë së tregut, që pa këtë liri themelore dhe vetë tregu është i cënuar.
Liga e Djathtë, duke kthyer pronën tek i zoti si një detyrim jo vetëm ligjor por dhe i shenjtë çlironë të gjitha energjitë pozitive për ta fuqizuar individin dhe për t’i dhënë mundësi tregut, që në magjin e vetë të çlirojë ipute positive për shoqërinë.
Kthimi i pronës tek i zoti ndalonë një herë dhe përfundimisht abuzimin me pronat.
Integrimi i të Përndjekurve Politikë, hapja e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit.
Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorve të Sigurimit Shtetit, jo si hakmarrje por si një element për ta lenë të kaluarën pas dhe për të patur një shoqëri të hapur e pa të fshehtat e djeshme të diktaturës, si dhe t’i shërbej vetë publikut për të parë se regjime të tilla mizore janë të rrezikshme për mbarë kombet në Botë.
Krijimi i një ministrie të vogël bashkëgjitur te Ministria e Integrimit, pasi fondet e të dy institutive të të përndjekurve e kapërcejnë këtë kufi dhe nuk kanë arritur qëllimin çfarë tregon se aktualishtë këta institute janë jashtë funksionit dhe janë një model tipik komunist.
Dëmshpërblimi i viteve të burgut dhe punës së papaguar në përputhje me vetë kodin penal për pafajsinë.
Ndërtimi i një obelisk në Kryeqytet ku të shkruhen emrat e të gjithë atyre që u egzekutuan dhe burgosën nga regjimi komunist si një vepër që të nderojë të martirizuarit dhe njëherazi t’u tregojë brezave se regjimi komunistë në Shqipëri ishtë një nga regjimet më të egra në Europë dhe të shërbejë si parandaluaes apo frenues për të ardhmen, që regjime të tilla të mos imstalohen në vend.
Ndërtimi i një muzeu në Kryeqytet ku të demonstrohen dokumentat historik, broshura, shkrime e mjetet të tjera materjale që kanë lidhje me të gjithë ata që vuajtën nga regjimi komunist. Të publikohen cobza të vuajtjes, rroba corape e sende të tjera që kanë lidhje me vuajtjen. Të publikohen foto dhe dokomenta të tjera arkivore ende të panjohura për puiblikun.
Krijimi i një departamenti të specializuar për kërkimin dhe gjetjen e varreve të humbura të të pushkatuerve me dhe pa gjyq, si dhe të gjithë atyre që kanë vdekur në burgje.
Rivarrimi i tyre në në varrazë të grupuar në kryeqytet ku të njihen si martirë të rënë në regjimin komunistë.
Dekorimi në grup i të gjithë klerikve, intelektualve dhe antikomunistve që luftuan me pushkë në dorë kundër komunizmit.
Ndërtimi i shtëpisë (azili) falas për të gjithë atyre të burgosurve apo të interrnuarve që janë gjallë dhe nuk kanë një streh.
Hartimi i një stradegjie kombëtare për të përndjekurit politikë dhe përfshirja në politikat e punësimit të përshpejtuar apo definitive për këtë kadegori.
Ruajtaja e burgjeve dhe kampeve të diktaturës si objekte muzeale dhe krijimi i kushteve të duhura
për të informuar publikun dhe opinjonin për krimet që ka bërë diktatura.
Rishikimi i historisë, pa anësi por me integritet professional, duke shfrytëzuar çdo fakt dokomenta arkivorë brenda dhe jashtë vendit, që brezat e rinjë të njohin të vërtetën në zy, që regjimet të tilla të mos vijnë më.
Ky kuadër politik e bënë Ligën e Djathte një faktor të domozdoshëm politik pasi e djathta reale mungonë në Shqipëri, pasi mënyra e të bërit politikë në emër të së djathtë tashmë është pjesë e së shkuarës. Aktualishtë e djathta është shitur dhe madje elektorati i saj është përcmuar, mashtruar, por jo më pasi politika e stilit komunist nuk vlejnë më as edhe për vetë të majtët. Mënyra e të bërit politike me mekataërt e shqiptarve ka marrë fund, një klasë e re politike i duhet vendit dhe të djathtët kanë zgjedhur ta bëjnë këtë pikërisht me trashigimtarët e të përndjekurve, të shtëpive të mëdha, të pronarve dhe të gjithë atyre akademikve që i shërbyen Mbretit Zog dhe u egzekutuan. Një lëvizje e re një e djathtë reale, kjo është deviza e Ligës së Djathtë dhe kualicioni parazgjedhor do të bëhët me cdo subjekt tjetër politik që premtonë realizimin e programmi të së djathtës.

No comments:
Post a Comment