Friday, January 18, 2013

Të djathtët të bashkur, për t’i paraprirë nekomunizmit të ri


Ata që ende flenë në pëlenat e diktaturë, qe ende nuk kanë kërkuar ndjesë publike, kërkojnë të hanë cdo vlerë dhe me babëzinë e tyre, gjithcka të mirë që i ka mbetur këtij vendi. Kërkojnë të zhdukin gjurmët e krimi, kampet dhe burgjet, cdo shenjë, faraz, perifrazë apo poezi, sic edhe vrane poetin në fundin e tyre. Kërkojnë të na fshinë vuajtjen, dhimbjen varret e baballarve, historinë duke na ringjallur neokomunizmin si formë qeverise
vata
Nga Ilir Vata
Të paktë janë gjallë ata që jetuar mbretërinë e Zogut, e më të rrallë ata që mbështetën mbretërinë sepse shumica ose u egzekutuar, ose u burgosën dhe përdjekja vazhdojë në disa breza të rrethit familjar, për shkakun se një regjim kishte nisur hakmarrjen.
Një hakmarrje ndaj perendimit, lirisë së fjalës, tregut dhe vetë jetës, e për fat të keq ajo, jo vetëm vazhdoj, por u ashpërsua sa egërsin e regjimit diktatorial e vuajtën të gjithë shqiptarët dhe kaloi cdo princip të të imagjinueshme, mbase shënohet si regjimi me i egër në Europë.
Të gjithë u lutën që të shporrej një tirani e tillë, por kishte dhe nga ata, mbase shërbëtorë të përkushtuar, apo injorantë që në vitet 89-90, filluan të bëheshin pjesë e diktaturës që tashmë kishte rënë, falë lidërve botërorë të perendimit, erës së lirisë e dëshirës për liri, shqiptarët ditën të bëhen bashkë për të rrëzuar një diktaturë.

Kjo mëncuri kishte gati gjysëm shekulli që flinte, por u zgjua me vrullë dhe vitet në vijim do të bëntë që të burgosurit politikë, njerëzit e mendimit ndryshe të ishin të lirë e më pas bashkë me shqiptarë do të vinte fitorja e 22 marsit, që në atë kohë përfaqësohej nga një grup intelektualësh më të spikaturit e kohës e që kulmonte vetiu te lideri Sali Berisha.
sali berisha 1991
Një fillim i ri për të gjithë shqiptarët, por të përndjekurit ishin më të favorizuarit dhe një numër i madhë deputetësh të burgosur, interrnuar me të afërm të pushkatuar, tashmë ishin ligjëbërsit, përfaqësuesi e shtresës së të përndjekurve dhe me respekt do të citojmë më të shquarin e kohrave, mandelën Pjetër Arbnorin.

Të përndjekurit ishin kryefjala e cdo dikasteri, ashtu të përshtatur, ju la një hapsisë e gjërë sa po binim në nja fatalitet tjetër të hakmarjes, por ende pa ardhur legjislacioni tjetër të përndjekurit do të fillonin një përplasje të re, sa dhe sot nuk ka një shpiegim se nga erdhen impulset nxitëse.
Ishin në të vertet kërkesat e të përndjekurve, apo kishte një lëvizje dhe brenda pushteti dhe sigurisht dhe jashtë për një provokim të tillë. Dëshmitë e kohës dhe kronikat e athershme, tregojnë se krerët e të përndjekurve kishin kërkesat e tyre të integrimit, por u përdor fatkeqsisht duke krijuar detyrimisht një hendek.
Më pas ndër vite në emër të bashkimit të përndjekurit u ndanë nga një në dy, tri dhe sot kemi mbi nëntë shoqata dhe pesë që funksionojnë si persona juridik të ndarë, madje ka dhe ca që janë të vetë quajtur kryetarë.
Fondet, letra me vlerë, para dhe aksione u gllabëruan nga një grusht i vogël njerëzish, shtuar podrume që u ndanë për të përndjekurit, objekte shtetërorë, shtëpi, pallatët e “kafodit”, bursat, statusi e cdo gjë e vlefshme, ra në duar të një grupi të vogël njerëzish dhe tarafit të tyre, madje dhe vetë selia e të përndjekurve u mbërthye nga një antarë plenjumi të Partisë së Punës dhe sot ai është pronarë i trualli të këtij objekti.
Babëzia i kaloi kufinjtë, përtej të imagjinueshmes, pasi u shitën statuset e të përndjekurve, madje dhe niprit të Aranit Celës i ofrua një i tillë, madje vuajtja pra statusi kishte dalë në treg sikur mbi të të mos shkrueshin vuajtje, e toturat, por ajo ishtë si një pasaportë shpëtimi për vetë torturuesit.
E mbi këtë babëzi qëndronte dikushë që dinte mirë ta shrytëzontë situatën, ishin pikërisht ata që i përsekutuar, spiunët e sigurimit të shtetit të nxitur nga politika e majtë, pasi kërkuan të shfrytzonin të përndjekurit si kartabiank për perendimi.
Socialistët ia arritën qëllimit dhe pushteti pas 97-tës, kishtë edhe të përndjekur në nivele qesharake por sa për farad dhe më këtë emër ata mbajtën pushtetin dhe ndanë të përndjekurit.
Një situate e tillë përsëritet edhe pas gadi 20 vitesh, pasi të përndjekurit u përdorën për të penguar statusin apo dhe më tej për t’i përdorur si mundësia e vetme për të marrë pushtetin, ndonse qëllimi i të përndjekurve ishte, thjesht dëmshpërblimi dhe hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit.
“Shihja se disa nga miq e tanë, vunin përballë ngatrresës që shkaktuan ca dashakeq, që më vite turp kur i shikoja, madje mashtrimi me para të vogla nën dorë më pështiroste cdo gjë madje dhe ajrin”.

Pa pritmas një zë i trashë, që më ngjasonte me nahinë time, më vinte i vrazhët nga pas..”Do ta rrzojm Saliun,… keni ne ju..pas një pause shton..O, a e solle cajnë..!Ndërhyra të replikojë me të, duke shtuar: “Moj zonjë (aty pashë se ishte zonjë, pasi zëri se cmë ngatërrojë) pse me pesë zhgarravina të PS do të mashtroshë të përndjekurit, duhet stradegji kombëtare e vullnet politikë për të zgjithur ceshtjen e të përndjekurve”. Pse nuk propozoni në parlament por viheni e shtriheni me ne..?!
Fatëmirësisht, demek e kërkuan jashtë telit me gjemba. Kisha vendosur të hyja në greve, por pashë që ata të shkre, nga e keqja mbase kishin rënë në kurthin e atyre që i kishin torturua, pa e ditur se cfarë do ju ndodhte.
Në pak gjëra u kuptua se Rama po përdorte kartën e tij të fundit, (mase e kopjojë nga Nano kur erdhi në pushtet nga burgu, se si filozofi e tillë duket) në fillim për të sensibilizuar ndërkomtarët, që të mos frmosnin statusi, pasi këtë të fundit ta përdor si argument në qershorë, bumerang ky që ka muaj tashmë që pret të godës dorarin.
enver hoxha
Dështimi i socialistve për të bërë opozit dhe mbetja e Ramës pa aleatët e tashmë më me shumë kundërshtarë mendimi si asnjëherë, mendojë të bëjë mashtrimin e tretë dhe të fundit të gllabërojë të përndjekurit si imazh, pasi të përndjekurit nuk janë as dy e as dhjetë që përmendem më lartë, por rrethi i tyre është gjysma e shqiptarve.
Asnjë nga të përndjekurit nuk ia jep votën Ramës, madje dhe aleatët dhe kjo është e sigurtë, se do ju kujtohen baballarët, torturat, xhelati, biruca një jetë kujtimesh me vuajte dhe më e keqja do ia kojtohet mbase ditën e votimit, koshi me gogël kercitse, mbase mbase do tju vijë në mend se kjo ka qenë partia e diktatorit.
Ata duan atë që u takon dhe shumë mire, ata mund edhe ta gjenin duke menduar për bashkimin e të përndjekurve, trashigimtarve të tyre pasi janë një brez pa komplekse dhe intrigat e së shkuarës dhe nuk janë pak por vetëm të shkolluar nga bursat e shtyetit 40 mijë fëmijë të përndjekurish që janë diplomuar, brenda dhe jashtë vendit.
Liga e Djathtë, në bërthamë ka Partinë e të Përndjekurve Politikë të ideuar nga një grup intelektualësh dhe drejtuar nga z. Eduart Ypi një nga familjet më të mëdha të jugut, nga të burgosur që sot nuk jetoj, si Avni Agoll, e që tashmë drejtohet nga trashigimtarët e të përndjekurve.
Por jo vetëm kaq, shoqata të të përndjekurve, si Shoqata Mbarë Kombëtare për Integrim, Shoqata e të burgosurve, pronarë, P. Konservatore dhe një gamë e gjërë intelektualësh të familjeve të mëdha dhe trashgitarë të të përndjekurve.
Bashkimi i të djathtës është dhe kyci i integrimit të të përndjekurve, përfaqësimi në parlament më fëmijët tanë, niprit dhe mbesat e atyre që vdiqën në burgje, u egzekutuan nga regjimi komunistë.
Ky është misioni i së djathtës që na trashguan legalistët, ballistët, nacionalistët dhe gjaku i gjyshërve tanë të rënë për atdhe, klerikët, tregtarët dhe familjet e mëdha që moti kanë zënë vend në vlerat e atdheut.
Liga e Djathtë, bashkimi në një bllokë politikë idesh, koncepti e filozofije krejtë tjetër nga ajo që po mundohen të na trashgojnë përsekutorët tanë. Në një shtet të së drejtës, ku mos të jëtë më, ligjbërsi hetues dhe zbatuesi, gjyqtari apo prokurori, se i bie që të rrishë gjithë jetën mes dy përsekutorve.
Prandaj dhe Liga e Djathtë kërkon hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, se ishin pikërisht ata të partisë së diktatorit dhe ca të zënë nga bishti që prishën ligjin e lustracionit dhe ndonse kanë në kra të përndjekur.
Aspak nuk kanë turp kur përmendin nderimin e të përndjekurve kur mbrojnë me forcë dekoratat e diktatorit, nuk nxihen fare kur permendin integrimin kur ende nuk kemi dëgjuar një ndjesë publika nga partia e diktatorit.
Por shqiptarët të përndjekurit pronarët, tashmë janë tejngopur me mashtrime e demagogji komuniste, pasi ata në emer të të përndjekurve kërkojnë të marrin pushtetin me filozofinë e tyre, me dhune.
Ky është tipari tipik komunist dhe pas dështimi me të përndjekurit do të provojnë edhe një herë më 21 Janarë, ku dy vjetë më parë i armatosën militant dhe vranë tre socialist të ndershëm, duke iu lënë fëmijtë jetim.
Kështu bënë dhe me të përndjekurit hallexhinjë me ngatrresën e tyre politike detyruan të vetëflijohen dhe pasojat i vuajn disa familje.
Koha kur të gjithë të djathtë të jënë të bashkuar për t’i dhënë fund nekomunizmit që kërkonë të na instalohet në shqipëri, ku brezi i tretë  përsekutorve kërkonë edhe një herë të na zhduke cdo kujtim, cdo vuajte, cdo shenjë, madje dhe vetë burgjet.
Për të hedhur më një lëvizje mashtruese një gjysem shekulli, izolim dhe vuajtje, për të na harruar dhe mijëra varre të humbra që as sot të afërmit nuk mundën të nisin kujën e lënë përgjysëm.

No comments:

Post a Comment