Rama frikë nga zgjedhjet , gati plani i destabilizimi
Ndonse një kohë e gjatë, gati tetë-vjecare e socialistve në opozitë, ende nuk kemi një opozitë që të përballojë zgjedhjet e vetme, apo me aleatët e vegjël në orbitën e afërt, për vetë faktin se për gjatë këtyre viteve, opozita është marrë më shumë me spastrim klanesh sesa me një obijeksion të qartë për të ardhur në pushtet, apo për të bërë rolin e opozitarit të vërtet.
Vitet kanë rendur në të sajn, lideri i opozitën në të tijën, thjeshtë një përpjekje, gati një dekadë për të marë formatin e një lideri, që tashmë është shëndërruan në një kopje jo në miror të diktatorit, por në linoleum të gdhendur përcudnisht, që as si kopje nuk i ngjan por i shpërfytyruar dhe gati demode dhe për socialistët konservator.
Si të bëhesh Lider
Kjo ka qënë vetë tortura që e ka ngerthyer lideri socialistë dhe për gjatë këtyre viteve ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm eshtë përpjekur të duket si lider, por në të vertetë edhe sot nuk e ka staturën e tillë, pasi që nga 2005, kur lideri historik Nana bëri rrotacionin politikë dhe i dhurojë partinë Rames, ai është ndërsjellur në krizën e identitetit të liderit.
Në filli, si kryetar bashkie ishte me trendi, veshje të zhdërvjelltë, ngjyra të ndezura e gjithë kontrast e bënë atë një njeri që tërhiqte vemendje, shtuar që pak nga ky lloj stili rrugësh ia hodhi dhe qytetit, pra përdori cfarë i kishte mbetur nga arti i realizmit socialist, apo pak nga njohja kutërru e stilit rrokoko.
Më pas, madje para se të humbi kreun e Bashkisë së Tiranës, ndërroi stil dhe u bë më serijoz me stilin shik, por pa harruar ngjyrat e ndezurat, apo ndonjë shkujdesje të qëllimshme për ta bërë pak sa ndryshe.
Disfata në Bashkinë e Tiranës e bëri të humëb serishtë nga përsonaliteti i tij dhe filloi të dyshojë të kolegët, deputetët antarët e kryesisë, madje dhe tek disa të rinjë të moderuar që i dhanë një frymë liberale Partisë Socialiste.

Në fillim, filloi sulmin ndaj mendimit ndryshe, përjashtoj nga këshilli kombëtarë, kryesia dhe lista e tij e njerëzve të përeferuar, njërëzit më pikant të së majtës, më pas ndërmori turrin për të zbuluar aleatët kundërshtarë dhe pabesisht ai me uforizëm i la largë partisë tij që me zorë e mbërthej.
Nga politika individuale për t’u bërë i pa prekshëm në PS, largohe Nano dhe grupi i tij tashmë është aktiv dhe do të luaj një rol të rëndësishm edhe në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm, por Nano iku nga partia Socialiste dhe jo vetëm.
Për kryenecsisë së tij, largohet edhe më shumë LSI, dhe kjo e fundit jo vetëm që bashkëqeverisi me maxhorancën, por pritet që të pozojë me një grup partishë të djathta për të garantuar polin e tretë, apo për të bërë lënë Ramën në minorancë.
Plani i Metës për të bashkuar partitë e vogla të së majtës dhe disa parti të tipit të djathtë që kanë qeverisur me Berishën, po sjellin në skenën politike një zhvillim të ri dhe nuk është farë e parakohshme se PS mund të jetë e vetme forcë e tretë politike.
Stili i përjashtimeve nga partia është model i vjetër, por si i tillë e bëri Ramën me konservator se vetë diktatori, në fak ai po përpiqet të gjejë mbështetjen e të “vjetërve” në PS, por humbi atë që i duhet një lideri, vizioni për të ardhmen, për të bërë opozitë dhe për të ardhur në pushtet.
Skenaret për të marrë pushtetin me forcë u përsëritën tri herë, pas Gërdëci, në revoltat e cadrave dhe pas 21 Janarit, sulmit të fanshëm të armatosur, por në fund kanë përfunduar me jargavitje, si të tipit hap kutit dhe disa të plagosur dhe të vrarë..etj
Një skenar të tillë e kishte edhe në vjeshtë madje miq e tij të zhargonit të vjetë “hë mor burrë” u frynë mejhaneve duke deklaruar: “do ta mori or burrë” shprehje këto të fjalorit të liderit socialist. Ky moment përkoj me protestën e disa të përndjekurve dhe pasi i la të përplaseshin sa në një cep në një tjetër, përdori xholin e tij për të shtënë në dorë situatë, por ndonse pati dhe viktim, ai arriti të përdhos shpresën e tyre për të vetmin fakt se karta me të përndjekurit i duhej para statusit, si një penges.
Sigurisht që statusi ka një sërë problematikash pervec ligjeve me shumicë të cilësura, janë pronat që ende nuk i kthehen pronarit, janë të përndjekurit që nuk kanë marrë dëmshpërblimin, por me e keqja politika nuk është ende gati të kërkojë falje për krimet që ka bërë trashigimtarja e diktaturës, kemi ende liderin socialist që thotë do ta mbrojmë, dekuratën e diktatorit.
Sekana politike ka sjellë një faktorë të ri të së djathtës, pikërishtë Ligën e Djathtë një grupim i gjërë si kurrë më parë, disa parti të djathta e shoqata të të përndjekurve dhe kjo ia ka prishur planin e folesë për të patur rrethe tij disa të përndjek sa për të plotësuar fasadën e kunturit politik.
Kjo bëri që Rama ta përdor këtë shtresë sërish dhe përdori në greven e urisë në fillimë analistët, që paguhen nga xhepat e biznesmenve të majtë thjeshtë për të thurur lavde për Ramën dhe të përkrahnin të përndjekurit sa për ti corjentuar.

Analistët e Ramës, ndonsë të folesë bllokut, filluan të marin veset e tij, të gjelosur nga fllokët, syza ca miopësh ca të tangërllikut, filluan të shpikën tituj përsonal, si politolog, analist, opinjonist dhe ndonjëherë të gjitha bashkë vetëm për njërin, por asnjëri nuk tha që jamë spiunë, apo babai imë, apo ime ma, hallë apo xhajë ka vrarë përsekutuar apo torturuar të përndjekurit dhe pikërishtë këta qaheshin të greve kur sërishtë vuani të përndjekurit.
Të vinte turp nga vetja kur i shihje si kërkonin me cdo kushtë te impononin realitetin e të përndjekurve e ta politizonin këtë ceshtje deri në atë masë sa të përndjekurit u vetësakrifikuan e në fund ata që humbën janë të përndjekurit.
Edhe këto ditë të fillimvitit kur kemi hyrë gati në muajt elektoral, lideri socialist ka përgaditur skenarin e trazirave dhe kësajë radhe ka nisur të startojë nga Vlora e pikërisht më të përndjekurit.
Kanë nisur përgaditjet e disa të përndjekurve për të rinisur një grevë uri me të përnjekurit pikërishtë në Vlorë e më pasë në qytete të tjera dhe sërishtë grevë urie në Tiranë.
Stradegjia e liderit socialist për të nisur një gamë protestash në muajt elektoral jo vetëm që tregon se Rama nuk është gati të hyje në zgjedhje të qërshorit, por shpreh frikë dhe kërkon destabilizimin e vendit në këtë parag zgjedhore dhe më e keqja në rast humbje, fillonë pas zgjedhjeve, me protesta e në fund mase me jargavitje.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment