Pse duhet të fitojnë të djathtët në Shqipëri?

”Rama në emër të rilindjes kombëtare kërkonë të ringjallë diktaturën, pasi ka stisur me kujdes në telajon e tij, cdo detaj për të rehabilituar klanet e diktatorit Hoxha. Kolazhi që kërkonë të bëjë me të përdjekurit është thjeshtë senci i gallavitjes apo shkaktisjes së imazhit të jashtë të kësaj force politike, por ata kërkojnë me cdo kushtë të ruajnë pushtetin e partisë së diktatorit. Ende Rama nuk ka kërkuar ndjesë për krimet që ka bërë partia e tij, ende mbronë me fanatizëm dekoratat dhe titujt e diktatorit..” Mbrojnë me forcë spiunët e sigurimit të shtetit dhe më e keqja është se ata do të jenë “ushtria e ti” që do të drejtojnë këto zgjedhje.
Nga Ilir Vata
Të djathtë të majtë, apo të majtë të djathtë, kjo është dilema politike në Shqipëri dhe në këtë agoni, politika shqiptare ka vite që përplitet dhe ende nuk gjenë energji për të ndryshuar, ndonse shqiptarët posedojnë potencë intelektuale të një politike përendimore.
Stanacioni politik ka shumë arsye, por ajo që e tërheq pas është pikërisht e shkuara dhe lidhjet e saj më diktaturën dhe fatkeqsisht, kjo llojë lidhje tashmë është shëndërruar në një smundje politike, tashmë e mbartur prej vitesh dhe vështirë të ndryshojë.
Politika në Shqipëri në tërësi ka një petk vallderoni, që siluetohet nga ngjyra gri, por ajo mbartë një të majtë të përcudnuar, që anonë më shumë nga konservatorizmi i saj sesa nga e majta moderne me program social e vlera për shumicën e shqiptarve.
Përfaqësimi i politikës nga e majta për shqiptarët do të ishte jo vetëm kthim pas, por një fatalitet në politikën shqiptarë dhe madje dhe për rajonin. Ajo që të lë të habitur është fakti se të majtët në shqipëri nuk kanë ndryshur dhe nuk kanë as interesin më të vogël për të bërë një gjë të tillë. Edhe në pragun elektoral të qershorit 2013, socialistët kanë grupuara në takimet e fillim vitit të gjithë nemeglaturën e diktaturës dhe kjo po përsëritet në cdo qark, apo bashki të vendit.
Kto lloj grupimesh kanë ngjallur frik dhe te vetë socialistët e moderuar, pasi lideri i tyre Rama ka rekomonduar ringjalljen e klanit të vjetër të diktaturës në politikëbërjen e socialistve. Takimet të tipit komunist me ish- sekretarët e parë, operativët e sigurimi, kryetarët e koprativave, sekretarët e rinisë të diktaturës dhe njërëz të lidhur me diktaturën janë trendi i Ramës për rilindjen Kombëtare.
Parë në këndvështrimin politikë kjo është me të vërtetë një rilindje, por ama është rilindja e atyre që persekutuan shqiptarët dhe pikërisht ata që hartuan gjenocidin, është njësoj si kur të ngjallësh të vdekurit e ferrit.
Shumë analistë e kanë paralajmëruar një gjë të tillë dhe pritet që të ndodhë pikërisht rilindja e ish- përsekutorve tanë dhe kushtet janë ideale për të instaluar një klikë të re armiqsore me demokracinë, pasi ish- partia e diktatorit Enver Hoxha, sot Partia Socialiste nuk ka bërë divorc me të shkuarën dhe as të paktën nuk ka kërkuar ndjesë për krimet që ka bërë komunizmi dhe partia e tyre.

Sot, diktatori Hoxha mbanë titullin e herojtë kombëtarë dhe politikanët janë të trembur ta zhveshin diktatorin nga tituj e pa merituar, të zbardhin të kaluarën të ribëjnë historinë tashmë të tjëtërsuar dhe të krijojnë mundësinë e dualitetit të mendimit.
Socialistët janë shumë dhe në të vërtet në gjërësinë e saj ajo ka njerëz pa komplekse dhe madje një brez të ri që nuk përfshihet në politikëbërje, por kreu aktual është mjaftuar me disa kokrra, që janë niprit e atyre që ushtruan gjenocid dhe që dashje pa dashje ata janë cilësuar si brezi i tret i bllokmenve të diktaturës.
Ringjallja e të shkuarës sot përkthehet me rilindjen e liderist socialist, pasi ai është kujdesur për cdo detaj për të vënë në lëvizje ish- strukturat e diktaturës, operativët e sigurimi, prokurorët, hetuesit ish- zyrtarërë të diktaturës deri te ish- kryetari i kooperativës dhe kjo në vetvete është një rrezik potencial, që po i afrohet Shqipërisë në zgjedhjet e qërshorit.
Rama në”telajon e tij politike” ka kompozuar kobin e ardhësh për shqiptarët dhe nëse arrinë të përmbushë skenar,i shqiptarët do të përballen me babëzi dhe hakmarrje.
Në këtë kurth janë dhe parti të tjera dhe fatkeqsisht parti që po rilindin me financimin e Ramës e që në boshtin e tyre, kanë pikërisht rilindjen e rë shkuarës. Instalimi i së shkuarës po bëhët cdo ditë e më shumë i favorshëm sepse shqiptarve u mohohet e drejta, ju mohehet liria, prona, barazia në treg, madje dhe fjala e tyre e lirë. Krerë të partive të reja edhe se kanë qenë në krahun e djathtë të politikes, apo në politikën e qendrës së djathtë, tashmë ata po i mëshojnë ekstremizmi për të fituar vlera politike, ndonse nuk kanë munguar daljet e tyre në shërbim te së majtës dhe në favorë të diktaturës.
Kemi pare ish Presidentin sesi në sy të mbarë opinjonit dekorojë vrasin e Xh. Koprenckës dhe sot nuk ka gajle se përmend të përndjekurit, madje ka prezantur rreth vetës dhe përfaqësi nga kjo shtresë. Kemi parë ish- presidentin që nuk dekretojë ligjin e lustracionit dhe sot pasi bëri partinë e tij, kërkonë të hap dose e Sigurimit të Shtetit. Kemi parë ish-presidentin që dekorojë njerëz me të kaluar kriminale dhe neveriti përfaqsuesit e të përndjekurve dhe të Ligës së Djathtë t’i priste me të vetmen kerkesë, lobimin për hapjen e dosjeve.
Kemi parë sesi ish komunistët konservatorët e rinjë të diktaturës të shtyrë nga e kaluara e zeze po i fryjnë nacionalizmit primitive për të ringjaller tensione në rajon për të vetmin fakt se ish- komunistët kanë ende besim të një luftë për të ardhur në pushtet, pasi komunistët e kanë në thelbin e tyre marrjen e pushtetit me dhunë.
Satelitët e komunizmit kërkojnë me cdo kushtë që jo vetëm të përcmojnë të majtën por ta përdhosin atë duke e gërshetuar me diktaturën, si një mënyrë për të zotruar me pak njerëz shqiptarët për të sjellë pakicën mbi interest shqiptare.
Edhe partitë e tipit të djathtë, janë prekur nga ky sindrom i elementit me integritet të ulët me të kaluarën dhe diktaturën dhe madje një numër i madhë zyrtarësh mbajnë poste të larta, dominuaese, jashtë cdo princimi moral.
Por në tërsi e djathta me bazë të përndjekurit, konservatorët, pronarët po përpiqet të formatohet si e djathta e bashkuar me një program gjithpërfshirës, por që kërkon hapjen e dosjeve të sigurimit dhe miratimin e ligjit të lustracionit si hapi parë i transoparencës dhe i divorcit më të kaluarën diktatoriale.
Liga e Djathtë po ridimensionohet si bashkimi i të djathtës duke lobuar me cdo innisijativë të tillë për të bërë të mundur shkëputjen e politikës nga e kaluara dhe njëherazi nga tranzicion apo stanacioni politikë.
Vlerat e së djathtë gjenden dhe tek maxhoranca aktuale ndonse kushtet politike nuk e kanë lejuar të ushtrojë në të vertet vlerat tipike së të djathtë. Parë në këndvështrimin politikë dhe mbrenda saj ka jo vetëm element të inkriminuar me dikturën, por dhe qasje të tipit komunist përsa i përket hapjes së dosjeve, përqasjas së të përndjekurve dhe kthimi i pronës tek i zoti.
Përfaqësues të Ligës së Djathtë, sigurishtë që kanë pjësën e tyrë në politikbërjen në Partinë Demokratike dhe si grupimë vlerash duhet të jemimi mirnjohës të gjithë vlerave të mira, por po insistohet që të bindin politikën për një divorc me të shkuarën dhe është me të vertetë koha që lideri Berisha të bëhët promotorë i hapjevë të dosjeve, që në parlamentin e qërshorit të mos ketë më deputët të mandatuar që i kanë shërbyer diktaturës me krime.
Por ende nuk shikohet një klim e tillë dhe gjasat për ndryshim janë të vogla dhe ata po përfaqsohen vetëm nga të prekurit drejtpërdrejt nga diktatura sic janë të përndjrkurit dhe pronarët, tashme të pozicionuar me disa parti dhe shoqata te Liga e Djathtë.
Politika e gallavitur në tërsi bënë që alternativat e politikës të jenë në të njëjtin bllok me programe teje të përafërta, sa është zor të dalloshë ndryshimet mes partive të mëdha, madje kohët e fundit ka patur akuza për vjedhje të programeve dhe vetëm pak ditë para u shkëmbyen replika për qëndrimet politike për taksat.
Si për ironi të fatit, parti satellite janë të përqëndruara rreth dy partive të mëdha, pasi dhe kodi electoral i miratuar me kompromis mes tyre nuk u lenë shumë asye të tjera të ndërmjetme, duke garantuar kësht shnsin e ndarë përgjysëm të fitorës dhe kjo është mundësia, o njëra o tjetra dhe nuk mund të këtë të tretë.
Por mundësia egziston, bashkimi i të djathtës do ti jap fundë stanacionit politikë dhe vetë tranzicionit të tejzgjatur, do ti jap fund politikës së gallavitur që përpiqet të na servirë Rama, që në emër të rilindjes kombëtare kërkojnë të rilindin diktaturën.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment