Pak njërëz janë të pasur në Shqipëri, madje një e mijëta shqiptarëve është e pasur dhe këta janë politikanët, gjyqtarët dhe kriminelët. Ata janë zot të pasurive shtetrore tashmë të privatizuara, janë zot të ndërtimeme, zotë të firmave të mëdha, padron të mediave. Ata kontrollojnë gjithcka, gjobat vendin e punës, pritat e grabitjes në rrugë, gjithcka riciklohet në një xhiro. Politikan, gjyqjtarë kriminel dhe ai që e pësonë është i fundit sepse politika e conë në burg dhe mbetjet janë të qyqtarit. Ky lloj shteti tashme ka një kupol të artë, politican, kriminël dhe gjyqtarë, shtetin e së drejtës e kanë vetëm nocion.Cirrjet mes politikanve janë beteja për pasuri dhe jo shqitësimi për shqiptarët.
Periudha e postdiktaturës nga studuesit do të konsiderohet si e artë përsa i përket zhvillimit të ekonomisë jolegjitime të një kadegorie të caktuar njerëzish e këto janë pikërisht politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët dhe të inkriminuarit.
Mjafton një vëzhgim sipërfaqësorë që të analizoshë botën e të pasurve në Shqipëri, që ata janë një e mita e popullsisë dhe kjo duket qartë që nga asetet shtetërore të privatizuara, ku i morën ish- operativët e sigurimit
ose ajo kadegori njerëzish përndjekës të qytetarve shqiptarë.
Ilir VataLicensat e minierave dhe të burimeve natyrore i morën ish- sekretarët e partive dhe sekretarët e parë, po në të njëjtin agravim gllabërimesh ishin dhe ndërmarrjet e mëdha e në tërsi pasuritë shtetërore.
Kjo ndodhi ende pa ardhur demokracia kur një grup pedagogësh të ekonomisë u mblodhën të analizonin ekonominë shtetërore dhe shpërndarjen e saj, madje njëri nga ata më të guximshmit në një orë leksioni me studentët në një universitet të Tiranës nuk nguroj të zbardhë këtë fak, madje të specifikojë njërin prej tyre, pas pyetjes së studentit, se sa mund të zgjas tranzicioni..?!
Profesori përgjigjet: “Ne që në 88, parashikuam një periudhe 30 vjecare pasi kapitali i parë që hynë në treg është prona dhe pa kthimin e saj tek i zoti nuk ka fund tranzicioni dhe tregu do të jetë i pjesshëm”.
Pra komunistët kishin menduar në fillim kalimin e kapitalit te njerëzit e tyre më pas pushtetit dhe fakti tregonë se paralelet e hedhura nga ish- komunistët, pushteti dhe kapitali janë e vetmja betej e sotme mes politikanve, por në mes qëndrojnë kriminelët, që si më të guximshmit po konkurojnë politikanët.
Kjo garë xhungle mes palve dhe klaneve më të humbur janë shkelësit e ligjit, pasi politika përdor pushtetin për t’i burgosur dhe gara tashmë vazhdonë mes rivalitetit politikë.
Padyshim se në mes zënkave janë organet e akuzës dhe të gjykastës dhe për hirë të paligjshmërisë ata lëshojnë benefica të ligjit për të bërë lëshime dhe të inkriminuarit janë jashtë burgut, duke lënë një sasi pasurie te gjyqtarët dhe prokurorët.
Toka u la në mëshirë të reformës agrare dhe në shpresë të ligjit ogurzi 7051, duke u lënë mundësi shtetarve dhe mafjes së tokave të grabisin cdo pronë, madje më të majmet në qytetet e mëdha dhe bregdet dhe ky barbarizëm nuk ka të ndalur, derisa të gllabërojnë cdo tiull pronësie dhe më pas do t’i kthehen kushtetutës, prona te i zoti.
Por cfarë do të marrë i zoti?!

Trinomi, politikanë kriminel dhe gjyqtarë formojnë kupën e artë të pasurisë shqiptarë dhe gjithcka sot e kontrollojnë një numër i vogël dhe faktikisht kriza po prekën pikërishtë ata se shqiptarët në krizë vazhdojnë të jenë.
Pallatet i kanë të fortët si të majtë ashtu dhe të djathtë, por mos të harrojmë se në mes janë kriminelët dhe kur sherri të nisë gjyqtarët presin si peshkaqen, pra në një farë mënyre ky cikël është kthyer në llojë qeverisje dhe palët politike kur cirren kanë parasyshë pronat se as nuk denjojnë të zgjidhin problemet e shqiptarve.
Shumica e deputetve kanë nga një firme ndërtimi dhe si hiena gjuajn fondet e qeverisë, për rrugët nacionale apo rurale, pas tyre është sekseri, ministri, kushërinjë dhe deri të kryetari i komunës, që janë të rrallë ata komunarë që nuk kanë villa nga një miljon euro.
Gjithcka qarkullonë në këtë trinom të pistë kapitali kontrollohet nga politika dhe bandat dhe madje kanë prekur dhe pjesën më të brishtë të shoqërisë, mediat. Pronarët e mediave, ose kanë qenë antarë bandash, ose kanë vrarë në 1997, ose janë trafikant droge, apo dhe pjesë e trinomit famëkeq.
Mediat kanë një lidhje me politikën dhe madje dhe aksioner nga ky fond famëkeq dhe gjithcka riciklohet brenda kësaj xhiroje.
Pas 1997, ku u vodhën thasë me para nga firmat piramidale për të fshehur gjyrmët, ideuan krizën dhe destabilizimin dhe pas luftës, politikanët gjeneralët morën poste dhe më pas këta të fundit burgosën qindra djem të rinjë që i kishin rekrutuar e përdorur vetë thjeshtë për tu marrë pasuritë.
E tashmë në një situatë krize e kanë kthyer shtetin në strenë e injorancës, pasi kriteri për të marrë në punë është cmimi i vendit të punës që varion nga 3-10 mijë euro në pamundësi shitje bëhët më klering.
Ka familje intelektual të shkolluar ka njëzet vite që nuk punojnë, ka të rinjë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit madje dhe me grada shkencore që nuk kanë një punë dhe shohin cdo ditë që grabitsi, trafikanti, përdhunuesi punonë të aluizmi, hipoteka, në rend, në administratën e qeverisë, madje ka dhe ministra nga ata.
Shteti së drejtës është nocionë dhe politikanë të babzitur dhe dehja nga pushteti, lajdhima dhe deliri, hedhin cdo ditë brockulla dehëse si rritja ekonomike, kur shumica lutet që të shporren.
Ky llojë shteti ka vetë një kupolë, atë të trinomit të paligjshëm në kurriz të shqiptarve dhe shpresojmë që shqiptarët në qershor të dinë të zgjedhin politikanët e tyre se cdo votë e mencur do jetë gjyq për padrejtësinë.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment