Liga e Djathtë, leter te hapur ambasadorit te SHA-ve, Aleksander Arvizu
Loboni për hapjen e dosjeve të sigurimit, shqiptarët po vuaj postramën
Partia e të Drejtave të MohuaraShoqata Mbarë Kombëtare për Integrim e të Përndjekurve Politikë
mail. ligadjathte@yahoo.com partiapdm@yahoo.com ilirvata@yahoo.cam Adresa. Bulevardi “Zogi I” Tiranë ,(shtatë katshe e bashkisë ) cel. 0665540555
Drejtuar:
Shkëlqesisë së tij z. Aleksandër Arvizu, Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë

Kërkesë
Shkëlqesi! I nderuar z. Aleksandër Arvizu.Kemi kënaqësinë, që komunikojmë me Ju dhe njëherazi kërkojmë nga ana Juaj një takim zyrëtarë për këto arësye:
- Ceshtaja e të përndjekurve politikë dhe integrimi i tyre, pasi komunizmi në të gjithë Botën ka vrarë më shumë se 108 milion njërëz dhe SHBA, ngriti një momerjal në nderë të tyre. Një pjesë e këti numëri të viktimave është edhe në Shqipëri dhe madje diktatura këtu ishte ndër me të egrat në Europë dhe pasojat vazhdojnë dhe sot.
- Kërkojmë që Ju si zyrtari më i lartë i qeverisë së SHBA-ve në Tiranë të bëheni promotor dhe të Loboni për hapjen e dosjeve për një shoqëri të lirë e pa komplekse me të kaluarën, pasi jemi i vetmi vend ish-komunist, që nuk kemi një ligj për lustracionin dhe Shteti i së drejtës është në pikëpyetje, pasi sistemi i drejtësisë është mbërthyer nga prokurorët dhe hetuesit e diktaturës.
- Stanacioni politikë i Shqipërisë dhe nacionalizmat primitivë kanë si shkak, lidhjen e politikës me të kaluarën e afërt të diktaturës, që po ndikonë negativisht në interestë shqiptarve dhe madje dhe rajonit.
Shqipëria po riciklohet me të shkuarën dhe nuk është cudi, që një lloj regjimi i ngjashëm me diktaturën të instalohet në shqipëri.
Shqipëria nuk ka një vizion të qartë politikë, përsa i përket politikës perendimorë, vlerave të lirisë individuale, pronës së qytetarit, barazisë në treg, sigurisë së jetës, zbatimit të ligjit.
Në shqipëri po sundonë brezi i tretë i diktaturës komunistë dhe tashmë cdo gjë eshtë e dyshimtë.
Ne përfaqësuesit e të përndjekurve dhe të Ligës së Djathtë e konsiderojmë të një rendësie të vecantë takimin me Ju, si një mundësi për të informuar ju e nëpërmjet jush Departamentin e Shtetit dhe shkëlqesin e tij, Presidentin Barak Obame për realitetin e kësaj shtrese në Shqipëri, duke cilësuar pa ndrojtje së Shqipërisë i mungon një politikë e të djathtës reale si kundrapeshë politike në tërsi.
Ju faleminderit shkelqesi dhe jemi në pritje.
Shoqata Mbarë Kombëtare për Integrim Partia e të Drejtave të Mohuara
Adema Allci Ilir Vata
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment