Ligji në pozitë në dualitet me Kanunin:
Shqipërisë i duhet një dhomë e përhershme jetëgjatë madje me mandat të përjetshëm që të studiojë në kohë dhe me koherencë dinamikën e krimi dhe përmisimin e ligjislacinit për t’ia kundërvwn atij.

Rënjët e legjislacionit shqiptarë vijnë nga e drejta Ilire dhe më hëret në të njëjtën kohë ku në Romën e lashtë po lulëzonte e drejta romake një ndër shkollat më të vjetra në botë që dhe sot zë peshën kryesore në legjislacionin e kontinetit Europin e më gjërë.
Pikërishtë kjo periudhë pa dhe të drejtën Ilire, si një e drejtë që ngjasonë me të drejtën romake e më vonë ajo vazhdoi të mbijetojë si e drejtë zakonore, madje u kodifikua në kanunin që ne njohim sot dhe në larminë e tyre radhiten mbi dymbëdhjetë kanune në të gjitha trevat shqiptare.
E drejta zokonore vjenë nëpër kohë duke morë forma dhe përshtatshmëri të ndryshme madje modernizohet nëpërmjet analogjisë në trevat shqiptare dhe më gjerë akoma, që nga pushtimi i Bizantit dhe më vonë gjatë sundimit të perandorisë Turke, ajo pati si plotës dhe të drejtën e sherjatit, du ke sjellë një kanunë të përmisuar në të gjithë aspektet qofshin ato civile apo penale.
Kanuni sjellë një legjislacion të përmisuar qoftë në aspektin e parandalimit të krimit vrasjes për gjakmarrje, duke shtërguar masat për krime pa paraljmërim kundër të miturve dhe grave, që i përjashtonte nga gjakmarrja, madje në zinxhirin e ngjarjeve, krimi legalizohej brenda 48 orësh nga fisi te dorari, pra atori i krimit.
Një hap tjetër cilësorë në aspektin e përmisimit të kanunit solli kanuni i Skënderbeut, që në tërsi nuk kishtë ndryshime të mëdha me atë të Lekë Dukagjinit, por shihet si më i butë përsa i përket ndëshkushmërisë dhe në këtë rreth përfshiheshin trevat e Dibres, Matit, Krujës, Lezhës dhe Shqiprisë së mesme, pra shihet një dendencë dekriminalizimi në disa aspekte.
E drejta zakonore është një nga burimet kryesore të legjislacionit tonë në pozitë, ndonse legjislacioni aktual bënë pjesë në familjen Italjane, por ajo që e bënë legjislacionin shqiptarë të arrnuar është fakti se në tërsi ai ka shumë shkolla në përbërje.
Në qoftë se në kohën e Mbretit Zog, mbizotëronte “kodi i napoleoni” dhe ajo e të drejtës romake më vonë nën rënjen e vendit në diktaturë një vend në kodin penal, zu dhe shkolla ruse, madje pati dhe ligje të përshtatura, ndërsa përsa i përket aspektit civilë, pati një varfëri sa e cojë të drejtën civile drejtë një sharlatanizmi të vertët, por të mos thënë që nuk egzistonte pasi skishte botë mardhenjesh, apo prona kishte vetëm një pronar, shtetin.
Interesant është fakti se e drejta zakonore pavarsisht nga pushtimet qofshin ato perandori apo jo ajo ka fonksionuar në treva të ndryshme dhe asnjëherë nuk u asimulua dhe madje as sot në kohë modern jo vetëm që nuk është asimuluar por herë herë në kohë të ndryshme shfaqet me pozitën e saj dhe sekreti qëndrin në faktin se ligjet kishin si bazë plebishitan direkte të pleqërisë. Mënyra e të bërit të ligjeve nga të zgjedhurit e popullit dhe debatet, intepretimet, analogjia I kanë bërë kaq jetë gjatë këto monomente të legjislacionit shqiptarë që sotë shihen madje me përcmim në vend që të studiohen dhe të vlerësohe pë rata pjesë positive të rrenjëve të legjislacionit.
Legjislacioni shqiptarë, kohët e fundit ka patur një hob cilësorë dhe është përmisuar në tërë gjerësin e tij, pasin në burimet kryesorë, hyjnë dhe marveshjet ndërkomtarë të ratifikuara nga parlamenti, madje qëndrojnë në krye të hirarkisë përsa i përket zbatueshmërise, gjithashtu kodi civil mori një kuptim të ri dhe ai penel me dekriminalizimin e tij.
Kodi penal nuk nje gabimin si normë juridike
(detaje në vëzhgimin historik)
E drejta penale në vendin tonë ka nje traditë të hershme, por nuk mund të thuhet një definicion i sakët kohorë, por që në kohën e shtetit Ilir janë hasur format juridike në aspektin penal, kryesisht mbizotronin dënimet e ashpra, tortura, prerjet e gjymtyrve dhe dënimi me vdekje për tradhetarët..etj.

Koha e pushtetit te Romës me ndikim edhe në vendin tone kur romakët zotroni katër prefektura, ndikimi romak ishte prezent dhe në legjislacionin penal, por mos ushtrimi i pushteti në te gjithe teritorin bënte, që të ishte në pozitë e drejta zakonore.
Më pas me ndarjen e perandorisë së Romës, vendi yne ra nën ndikimin e Bizantit dhe e drejta penale në disa rajone të vendit kishte ndkimin bizantinë, por si cdo pushtues bizantinët nuk zotronin pushtet të plotë ashtu si dhe Cezari, prandoj dhe norma juridike bizandine funksiononte bashkë me të drejten zakonore shqiptare.
Edhe gjatë pushtimeve të tjera, si ato sllave dhe më vonë nën rënjen e pushtimit turk e drejta penale shqiptare nuk kishte një definicion të sakët penal, bashke me ligjet turke, kryesisht e drejta e sherjatit dhe e drejta penale e shtetit turk, bënin trion bashkë me të drejtën zakonore shqiptare.
Periudha e Bizanti njohu hapa te rinjë persa i perket kodit penal dhe ndikuan në zanafillën e parë të gjetur deri me tani me Statusi i Shkodrës, dhe mesjetare Kanuni qytetet – statutet dhe Shkodrës.
Mesjeta koha e principatave që konsiderohet dhe periudha e artë për shtetin shiptarë shënoi për herë të parë një llojë kodifikimi e kryesishtë në kohën e Skënderbeut. Në këtë përiudhe pjesa më e madhe e vendit ndikohej nga e drejta zakonore (kanuni i Leke Dukagjinit) e drejta zakonore (kanuni i Skenderbeut) dhe e drejta zakonore (kanuni i Labërisë) por në atë kohë në të gjithë teritorin kishte rredh dzmbëdhjetë kanune të trevave të ndryshme te vendit që ushtronin të drejtën në pozitë.
Legjislacioni yne penal ka kaluar faza te ndryshem por pozitën e vet kodi penal e ka shënuar pas kongresit te lushnjes ose ne kohe te mbretërisë, që u mbështet kryesisht te kodi i Napolonit. Me norma të qarte juridike për gabimin penal.
Kodi penal në ketë periudhë vjenë nga italia dhe pikërisht kodi i 1889 ose kodi (Kodi Penal, Shqiptar, 1928 merret si një model natyrisht italiane Kodi Penal i 1889 (11), i njohur më mirë si “Zanardelli Kodi.) Periudha e më vonshmë e diktaturës në shumë aspekte e cungoi kodin penal përsa i përket inkriminimit, por njeherazi njohu zhvillime në shumë aspekte penale, përjashtuar nenet për krime kunder shtetit tradheti ndaj atdheut, krijimin e hetusive torturave..etje.
Kodi i ri penal i miratuar ne vitin 1995 njohu nje hap të ri në shumë aspekte e kryesisht të dekriminalizimi, mbrojtja e lirive të njeriut, heqa e denimit me vdekje..Ajo qe duhet te theksojme eshte se objeksioni yne “gabimi ne te drejten penale” jo se eshte lene ne harrese nga legjislotori yne, por i eshtemohuar e drejta normes se gabimit per te zene nje vend ne kodin penal. Si shfaqet; Gabimi në të drejtën penale dhe si konceptohet ai : Në të drejtën penale gabimi është mungesa e njohurive ose të pasakta të një fakt, apo një dispozitë të ligjit: gabim faktik në të drejtën i keqpërdorimin e drejtësisë: në një gjyq penal, rindërtim ose interpretimin e gabuar të fakteve që çon në dënimin e një të pafajshëm.
Ky eshte koncepti baze i gabimit, por i merre forma e trajta te ndryshm. Kjo është dhe hapsira që ne do të zëmë pikërish me nje nga temat më të brishta që kërkon vëmendje dhe nga konstitucionalist, ligjbërës, jurist e gjyqtarë, pasi dhe vetë kodi ynë penal e sheh këtë momen sa për konstatim të përcipte dhe ju mbetet në dorë normave të tjera juridike ligjeve dhe vetë interperetuesve të vendosin për gabimin në të drejtën pënale. Gabimi është pjesë e njerëzimit ai është orvatur në ndergjegje, mendim, është pjesë e papergjegjshmerisë, injorancës lajthimës, pjesë e errët që ka për të qenë prezent sa edhe njerëzimi.
Cdo kushë mbanë mend një gabim, por kur ai ia titullonë gabimin tjetrit, ndodhe që të gabojë edhe ai vetë. Në këtë moment merrë kuptim gabimi përsa i përket konstatimit të gabuar, pikërishtë nga mosnjohja, mos perceptimi, perceptimi i gabuar. Mbi këtë bazë zë e nis dhe fillë gabimi në kuptimin penal kur ai behet pjese e keti mekanizmi ligjor, qe ne aspektin primar ka verat dhe dimensionet njerzore ne mbrojtje e ne evolim. Por kur gabimi ne te drejten penale behet aktiv ne sencin negative apo ne pozitat e tije te plota, e drejta penale duhet ta shoh ate si rrezik nepermjet normave dhe institucioneve te gabimi.
Si e ka njohur gabimin ne të drejtën penale e drejta Europiane
Ne momentet aktuale rregullimi i gabimeve në të drejtën penale evropiane ka marre nje dimesion te ri? Reforma Penal në shekullin e fundit ka qenë e karakterizuar me lidhje me buxhetet e dënimit, për tre rregullat e një rëndësie të veçantë: të rregullave në lidhje me gabim, krimet e të pahijshme e mosveprim dhe që vepron në emër të një tjetër. Në kushtet e gabimit, një çështje e të përkushtuar faqet e mëposhtme, ligjvënësit kanë kaluar heshtje absolute që karakterizohet shumë ligje, duke përfshirë të Kodit Penal, frëngjisht dhe spanjisht 1810 1848-1983, ose i kufizuar në një rregull të vetëm gabim në rrethanat e veprës, si në rastin e StGB gjermane, 1871, për të dyfishtë rregullimin e gabimeve në rrethanat e veprën e përshkruar në ligj (tipi gabim) dhe paligjshmërinë që ndikojnë në karakteristike fakti (gabim në ndalimin). Për shembull: gjermanisht në Kodin Penal, 16 dhe 17, austriak në Kodin Penal, 8 dhe 9, të Kodit Penal spanjoll, art. 14, sllovene Kodi Penal (nenet 20 dhe 21), grek në Kodin Penal, artet. 30 dhe 31, të Kodit Penal polonisht (nenet 28 dhe 29), Kodi Penal portugalisht, artet. 16 dhe 17, të Kodit Penal zviceran artit. 19 dhe 20. Në disa raste ajo ka krijuar një regjim të veçantë në lidhje me një formë të tretë të gabimit, i cili bie në rrethanat e arsyetimit, siç shihet në StGB austriak dhe Kodi Penal e Brazilit.
Gabim standard në të dy llojeve të përgjigjet për diferentes parimeve. Shkalla e gabimit është i qeverisur nga parimi i diturisë: në qoftë se autori nuk e di rrethanat e tipit, nuk veprojnë me ligësi, edhe pse ka pasur të dini, në çdo rast mund të dënohet si shkelës i pamatur në qoftë se ajo është e përcaktuar me ligj penale.
Gabim në Jurica anti-ose ndalim, nga ana tjetër, është i qeverisur nga parimi i përgjegjësisë: autori është përgjegjës për injorancën e tyre, nëse ai mund të shmangur atë, në qoftë se ajo nuk ishte e mundur për të shmangur atë, nuk është e gatshme, sepse askush nuk duhet të përgjigje për të pashmangshme. Ndërsa lloji gabimi është strukturuar rreth një koncept psikologjik të njohurive të rrethanave të tipit, rregullimin e gabimit të ndalesës është i bazuar në një konceptim normative të njohurive të paligjshmërisë.
Rregullat në lidhje me gabim që shfaqen në kodet penale moderne janë të një kodifikim e dogmës prodhimi i të cilave ka një zhvillim të gjerë të përkohshme. Pavarësisht stabilizimin e teori pas këto rregulla, në kohët e fundit problemi i gabimit mbete i hapur per mjafte vende te tjera qe norma e gabimit nuk eshte perfshire ne legjislacion. Jane te shumta vende me jurispondec te konsoliduar qe e trajtojne gabimin ne te drejten penale gati te unifikuar pafarsishte nga filozofia konceptuale e gjenezes, trajtave e vlerave qe merre gabimi.
Konfonia e ligjit në pozitë
Ndonse legjislacioni shqiptarë mund të radhitet me legjislacionet e vendeve perendimore ai gradualishtë po e humbë pozitën e tij përballë realiteti dhe më e dhimbëshmja është moszbatueshmëria e tij, apo funksionimi për kadegori të ndryshmë duke humbur kuptimin e barazisë para ligjit.
Aktualisht kodi ynë penal nuk e njeh gabimin në të drejtën penale si normë juridike, duke lënë kështu një zbarazdësi në lëgjislacionit tonë penal, kor vendet perendimore kanë marrë hapa unifikimi të kësaj norme, për të shmangur cdo gabim qëftë në shebim të pafajshmit apo të fajshëmit madje koncepti i kësaj norme mban jo vetëm te drejtën, por dhe shmang palët nga gabimi.
Kodi penal shqiptarë pas heqjes së dënimit me vdekje she të carërë të magje dhe në njëfar mënyre pëson gjymtim duke prekur vetë funksionin e tij, pasi paraqet një bllok ligjesh që janë të unifikuara standart për një grup veprash duke shmangur qoftë procedurat apo duke sbehur dhe vetë legjislacionit, sipar rati apo hetimit.
Dekriminalizimi i koditpenal ishte hap cilësore, por për një grup veprash është ka dënime të buta që nuk ndihmojnë në parandalimin e krimi, madje janë favorisuese për cënuesit e të drejtës penale.
Përdhunimi i të miturve, dhunimi i pronës, kanosja, armbajtja pa leje, tentative e vrasjes (pasi dhe mungesa e gabimit në të drejtë penale) lënë hapsirë për abuzim, duke favorizuar shkelësin e të drejtës dhe rënduar të pafajshmin. Ndryshe paraqitet rasti për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme ku rëndesa nuk mbie mbi shkelsin por mbi favorizuesin ku ky i fundit dënohet trifishin me shumë se atori, ndryshe nga cparashikon kodi penal shqiptare për bashkpunuesin në krim..!
Moszbatueshmëria e ligjit
Ky është problemi kryesorë që e bënë të drejtën në pozitë të krijojë vakume, mosbesueshmëri dhe sa herë shfaqen raste të tilla, e drejta zokonore bëhët alternativë dhe hynë në pozitë duke vepruar si gjashtëqinvjet më parë, vetëm se i përcudnuar nga ai që ka egzistura më parë.
Kanuni është aktivë kur ka dënime të buta për rastet e krimeve kundër jetës, kur humbe fuqinë e zbatueshmërisë dhe ai vjenë i përdhosur sepse jo vetëm mungesa e njohjes por dhe ata që e perdorin këtë normë kanë në mesë kohën, diversiteti dhe llojnë e metodat e krimi.
Kanuni nuk i ngujonë në asnjë rart të miturit dhe gratë, por vepruesi i sotëm i ka shkelur këto norma dhe në Shqipëri ka dhjetra familje të ngujuara.
Kanuni nuk i vretë në asnjë rastë fëmijët dhe gratë, kur kemi dhjetra raste të kësaj natyre dhe këto ndodhin pikërisht nga mangësit që ka kodi penal dhe kryesisht moszbatueshmeria e tij.
Sa herë shihet zbrazdësi, apo ka vakume ligjore e drejta zokonore hynë në fuqi dhe po shënon ende viktima dhe pasoja të pa riparueshme.
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është prekur nga faktorë të mbartue e të jashtëm që janë për efekt të kohës sic është korrupsioni, madje ky i fundit prishë ekulibrat brenda të drejtës. Por përvec kësaj ajo që stononë më shumë është fakti se KLD është një institucion teje inegzistet dhe nuk e kryen misionin real të kontrollit të gjyqtarve dhe prokurorve, vende të tjera e kanë zevendësuar këtë institucion me një Komisin Kontrolli.
Ligjshmëri shihet nga gjyqsori nga gjykata e lartë, kushtetutshmëria nga Gjukata Kushtetues dhe këto janë praktika të njohura perendimore, por problemi nuk është ky, por vetë fakti se një gjyqtarë që shkelë disa herë ligjin, apo një gjykatë me e lartë e rrëzonë vendimin askushë nuk bëhet përgjegjës dhe është mundësia kryesore për të abuzuar me ligjin të drejtat në tërsi të të dëmtuarve dhe mundësia ku lulëzonë korrupsioni.
Zgjithja më e mirë është rishikimi i kodit penal dhe praktikat janë të majftueshme dhe kanë tregur se në vendet e zhvilluara ata kanë funksionuar, pasi legjislacioni dhe krimi janë në garë të përjetshme dhe në një farë mënyre kanë modernizuar njëra tjetrën.
Legjislacioni shqiptarë ka rënë në dorë e të paaftve dhe mjaftonë një komisjon ligjesh dhe të nxjerrë një dyzinë me ligje, pa e ditur askuash, pa debat dhe kjo është ajo që prishë vetë bilance ligjore dhe që udhëhiqet nga moszbatueshmëria.
Ligji antiduhanë është miratuar madje para Britanisë Madhe dhe zbatueshmëria është zero, por shqiptarët vuajn ende nga një sër problematikash, madje që nga 1997 shumica janë të armatosur, por politika zgjodhi që pas lënjes së imunitetit të armatostë vetën dhe zyrtarët e shtetit në vend se të merte masa për cmilitarizimi e qytetarve, apo të gjente alternativën tjetër të legalizote armbajtjen për qytetarët.
Në kohën e Mbretit Zog armbajtja me leje ishte e ligjëruar dhe efikasiteti i xhandarmërisë ishte apsolut dhe prime për gjakmarrje pësuan rënje sepse qytetarët ishin përballë dy presioneve të qytetarve dhe vetë ligjit.
Edhe në kohën e diktaturës krime për gjakmarrje u shuan gati fare sepse ligjet ishin të të maksimizuara për këtë kadegori krimesh dhe është për tu admiruar. Gjithmonë ka zgjidhje, por ajo që i duhet ligjvensit shqiptarë është gjetja e mekanizmit të bërjes së ligjit dhe të kontrollit dhe zbatueshmërisë së tij.
Kohët e fundit është parë një turrë për të parë kodin penal si mundësia e vetme për të minimizuar primi sigurisht që kjo duhet të ndodhë, por fatkeqsisht ky zellë është politikë dhe sipërfaqsorë, pari kërkuesit janë nën vellon e politikës dhe jo të konstitucionalizmit e të ligjshmërisë.
Shqipërisë i duhet një dhomë e përhershme jetëgjatë madje me mandat të përjetshëm që të studiojë në kohë dhe me koherencë dinamikën e krimi dhe përmisimin e ligjislacinit për t’ia kundërvwn atij.
Shënim: Gabimi në të drejtën penale është trajtuar per të parën herë në Shqipëri në një temë shkencore të mbrojtur nga atori.
Ilir Vata Jurist (Msc penalist)
41.323354
19.826676