Saturday, March 9, 2013

Terri i mediave dhe falimentimi i tyre

Terri i mediave dhe falimentimi i tyre:
ilir vata
Politika po i conë mediat drejtë falimentimit, me presion, santazh, duke përdorur mënyrën selektive, financimet e njëanshme. Mediat kanë marrë ngjyrën e politikës ca rozë e ca blu dhe po humbin kuptimin për të cilën janë themeluar. Fjala e lirë tashmë nuk ka senc, cdo gjë censurohet në emër të shefit, bosit apo klanit politikë që përfaqësonë media. Gazetarët punojnë në të zezë dhe më keq akoma ka muaj që nuk paguhen. Qeveria bënë indiferentin pasi shumica e mediave ka falimentuar dhe po financohen në rrugë të errta e klandenstin duke i rënë tanget vetë ligjit për mediat. Fshehja e falimentimit është në kundërshtim me ligjin por në favor të politikës. Tashmë mediat përballë politikës, gjendjes së rendë ekonomike po përballen dhe me konkurenitn më të ri mediat elektronike.
Ndonse nuk ka një ligj të posacëm për mediat elektronike onlinë, kohët e fundit përdoruesit më të mëdhenjë të internetit dhe konsumatrorët e mediave janë përdoruesit e kompiuetrit dhe kryesisht moshat e reja, duke krijuar kështu një hëndek mes mediave të shkruara e elektronike dhe vete mediave online .
Gjendja e tyre e lirë dhe jashtë statndarteve të vendeve europiane po sjellin problematika kryesishtë me pronësinë intelektuale, por një herazi po sjellin dhe zhvillime të reja me tendece progresiste, apo në një farë mënyre po korigjojnë mediat e shkruara dhe elektronike që kanë rënë në letargjine politike.
Kohët e fundit politikanët konstatuan këtë fakt dhe filluan të hapin driteret e tyre në programet e ndryshme sociale, ndonse janë më primitivet e më të vonuarit në këtë fushë dhe popullaritetit fars, po morin të shara pa fundë, madje dhe keq fare.
Ky realitet pa censor, redaktor apo korektore ka mbi të gjitha një realitet që flet hapur dhe cdo ditë të palarat e politikanve po përballen me zëra kundërshtare, mospërfillës dhe ndonjëhërë teje kritik, me fjalorin e moshës, bc.., bm.., ps.., para me një përplasje në fytyrë.
Më të urryerit janë politikanët dhe cdo ditë marin nga një shuplakë sa kanë filluar të lënë njerëz t’u kontrollojnë faqet madje kanë filluar të mbulojnë dhe falsitetin e blerjes së fansafe so po i shanë nga ropt (sic përdoret rëndomtë në rrjetet sociale”). Por ky eshtë realiteti shqiptarët dhe ky hob po sjellë një klimë të re përtej censures, babëzisë për mediat që kanë politikanët dhe shtetarët.
Mediat e shkruara kanë rënë në dorë të baronve të vjetër që janë në kurdhin e pashmangshëm të politikës dhe i shërbejnë me zellë palve dhe janë ndarë në dyshë, ca të majtë dhe të djathtë.
Asnjë kronika pa i parë zëdhënsit e shtypit të digastereve dhe të qeverisë, po ashtu dhe të partive politike dhe ky është më se urdhër, në cdo moment që ka mos pëlqimin më të vogël nga shefat e politikës në darkë ka fërtunë pushimesh të gazetarve, redaktorve, operatosve, montazhierve dhe madje dhe drejtuesve të programacioneve.
Ky është vetëm problemi i parë që duket, por ajo që nuk flet është fakti se pronarët e mediave janë nga më të rëndomtit, egoistë, njërëz pa nivel dhe në shumë raste edhe me precedent penal.
Thesi i budallejve dhe i injorantve nuk është për të gjithë pasi ka media që kanë një kontributë të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarve, madje emisione investigive e gazetarë kurajoz kanë përballur një sër problematikash madje kanë vënë me shpatulla për muri dhe vetë politikanët dhe sigurishtë nuk do të mungojnë.
Kohët e fundit janë ndodhur përballë dy problemeve i pasi është ai ekonomikë dhe disa media kanë falimentuar dhe po bëhën trama të politikës në shitje dhe i dyti është ai i ndodhur përballë presioneve politike dhe nënshtrimit të tyre në shërbim të politikës dhe klaneve të caktuara.
Kto janë arsyet kryesore që mendiat ndodhen në vështërsi pa fund dhe po humbin cdo ditë terren nga qëllimi, që janë krijuar duke u shëndërruar kështu thjeshtë në shurmuese politike dhe duke dhenë shenjat e një shteti që po ngjanë gradualishtë me regjime, që po i përdor mediat për të zhurmuar dhe shërbyer thjeshtë politikes, duke fshehur madje realitetin që është krejt ndryshe nga ai që shohim në ekranet etelevizive apo faqet e gazetave.
Mediat sillen në Tranë sa te Hotel Tirana, Sheraton Rogner, qeveri, selit e disa partive dhe ato sipas ndarjes seleksionohen, gjymtohen dhe shpeshherë politizohen edhe brenda lajmit apo kronikës.
Edhe ligji i ri për mediat nuk sjellë ndonjë gjë të re pasi BE ka parashikuar që në vitin 2012 të mbarojë dicitalizimi i operatorve televiziv, pra ka startuar një frymë e re mediatike dhe ndonse me vonesë medjat në Shqipëri po vuajn sepse ende nuk kemi një ligj të unifikuar për medjat por ca ligje të gjymtuara dhe që vazhdojnë të arrnohen sipas modelit shqiptarë.
Edhe TVSH që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë është shëndërruar në media të njëanshmë që vuan nga paaftësia, vaktësia,larmia e programacioneve dhe nuk po konkuronë as vetë mediat e reja apo televizorët lokal.
Në TVSH gazetaret e rinjë, drjetuesit e emisionve producentë, regjizorët dhe deri te teknikët e pultit trashigojnë vendin e punës që në kohë të enverit duk thyer cdo rregull të meritokracise dhe profesionalizmit.
Fataliteti ku ndodhen mediat tregonë atë fatalitet që vetë politika dhe shteti ka rënë prej shumë kohësh dhe me të drejtë atë që nuk po e bejnë mediat po e bejnë mediat eleltronike online, që duhet me pa tjetër që tu garantohet pavarsia dhe të rregullohen me ligj, jo për ti censuruar si mediat në tërsi por për ti bërë ato të denja tashmë në dualitetin e përjetshëm.
Nga Ilir Vata
41.323354
19.826676

No comments:

Post a Comment