Tuesday, March 5, 2013

T’i largojmë ata me votë

T’i largojmë ata me votë:
Të njëjtat fytyra, politikan të lodhë, të korruptuar dhe të inkriminuar, spiunë dhe injorantë.
vata
Kjo është tabloja e kornizuar me pak fjalë për politikanët Shqiptarë që gati një cerekshekulli po e mbajnë Shqiprinë peng të një shteti hibrit dhe në një tranzicion pa fund, duke na e sërvirur periudhen kalimtare si formë të re qeverise, si një model Shteti që nuk ngjanë me asnjë simotër në të gjithë globin.
Përfshirja në politikë e një kadegorie njerëzish nga regjimi diktatorjal dhe qarkullimi i tyre sa në një skaj në tjetrin të segmentit politik ka bërë që njollat e tyre të gallavisin të gjithë spektrin politikë, falë injorancës së tyre dhe paaftësisë për të bërë politikë me parime dhe madje dhe të moralshme.
Jo vetëm shkolla e cungur dhe profilet si zoteknik, agronomit, muratorit, hekurkthyesit, brigadierit të arave, por dhe ideologjia që zë pjesën më të madhe në memorien e tyre i bënë ato të papërshtatshëm dhe démodé në politikën që kërkon energji të tjera dhe njerëz me vizion të ri.
Kapja e politikës nga kjo tufë njerëzish, që dolën të “ndyrë” nga diktatura pasi me veprimet apo mosveprimet e tyre shënuan vuajtje ndaj shqiptarve, madje dhe krime të mirëfillta me gjyqe te stirura politike. Dikush spiunoi kolegun të tjerë komshiun, shokun e bangës dhe në rastet më të këqija dhe të afërmit e farefisit dhe më keq akoma pjestarët e familjes.
Por nuk mjaftonë vetëm kjo, por qasja e tyre në politikë i ka zhytur ende më thellë, në ndyerjen e duarve me parat e shqiptarve, pronat e tyre dhe babëzia vazhdonë duke i rënditur politikanë në krye të tabelës së të pasurve.
Pra politikanët nuk kanë vetëm shtetin por dhe biznësin, padron të mediave, zot të monopoleve dhe oligarpoleve, zot të shkollave privatë, fasoneve dhe zotëruesit më të mëdhenjë të tokave si në vinë bregdetare ashtu dhe në rrethinat e qyteteve e kryesisht në Tiranë.
“Kalatë” e politikanve përqark Tiranës po garojnë me kalatë e mesjet dhe ato të Skënderbeut që pas një shekulli arkelogët do të gjejnë në rrënoja, lugë të florinjëta, statujat me kokë të madhe të politikanve apo mbetjet të tjera të babëzisë së tyrë.
Politikanët kanë kapur gjithcka por ajo që është më e rëndësishmja ata kanë kapur kohën për fyti dhe nuk lënë që të ecim përpara pasi jo vetëm nuk njohin institucionin e dorheqjes por janë armiq të stafetave të demokracisë dike lënë jashtë përfshirjes në politikë të rinjtë e të rejat që jo vetëm janë koheren, por janë të shkolluar në infinitin e tyre në profesione të ndryeshme dhe mijëra janë sot politologë të rinjë.
images
Por ka pak gjasa që ata të lëshojnë pe pasi babëzi për pasurim maksimal të paligjshëm i ka “dehur” ata dhe mjaftohen me dhjetë sharlatanë që të na mbajnë peng, duke na ndaluar vetë kohën dhe duke na servirur si shpëtim, izolimin modern.
Një vënd si shqipëria që nuk arriti për gati cerek shekulli të hyjë formalishtë në BE, jo të mëndojmë të bëhët pjesë e tregut të Bashkimit Eropian, pasi mbetët potenca me e madhe e Europës.
Politikanët shqiptarë mjaftohen se ne këmi internet dhe e quajn liri, mjaftonë që kemi media dhe e konsiderojnë liri fjale dhe shtypi, por nuk tregojnë se mediat janë shëndërruar në tellal të njërit apo tjetrit grupim dhe cdo ditë zhurmojnë brockullat e politikanve, duke lënë realitetin e shqiptarve jashtë fokusimit.
Realiteti shqiptarë nuk është ky që na servirët, mejhanëve e podrumeve të Kryeqytetit ai është krejtë tjetër dhe përjashtuar rastet sporadike të disa mediave dhe gazetarve pasionat ai nuk njihet farë.
Të njejtën gjë bënte dhe diktatura përdorte shtypin për të sharë armiq politik, kulakët, të burgosurit dhe ata me biografi të keqe si dhe përdorte fletrrufetë për t’ju prekur moralin apo kinemat për të bërë skece me armiq.
Ktëto veprime të organizuar janë shukimi i shoqërisë, “dehja” e tyre, mbytja e opinjonit publik me njerëz të kurdisur që në cdo cast gjenden ekraneve të televizorve apo në krye të faqeve të të përditëshmeve, duke prëzantuar një realitet krejt tjetër.
Në cdo indicje të re për të bërë një politikë ndryshe ata e mbysin me terrin e organizuar, me urdhra verbal dhe formal, që të rinjve në politikë të mos ju lihet asnjë shans. Edhe partitë e reja janë sajuar nga ata pasi diktatori Ramiz Alia ua la amanet ideimin e partive të reja dhe kontrollin e tyre deri në detaje për të garantuar vazhdimësin e pushtetit të lënë trazhgimi nga diktatura.
Me këto politikanë Bashkimi Europianë do të jetë utopi sic na doli 45 vjet me socializmin që do të shkonim në komunizëm, por jo vetëm se nuk shkuam askund por shqiptarët vuajtë masakrën më djallëzore që njerëzimi kishte hasur ndonjëher që nga nazizizmi.
As nuk mut ta rilindim me këta politikanë dhe as nuk munt të shkojmë përpara, me këta sharlatan që koha na i ka lënë nëpërkëmbë si mbetje të diktaturës dhe pengojnë cdo indicje të re politike apo cdo tëndencë të ndershme për të bërë politikë.
Liga e Djathtë, tashmë grupimë që nuk ka qenë shumë prezent në media por me politikë populiste po mundohet të sjellë risi në gjetjen dhe lancomin e politikanve të rinjë të ndershëm, pasionat për të ardhmen dhe me vizion të ri politikë, duke shënuar kështu dhe efektin e duhur për të përcaktuar mbase dhe fituesi, pasi numëri i votive të të përndjekurve në të gjithë vendin është shumë më shumë sa mendojnë mediaokrit dhe mjafton vetëm një përqind e votive për të prishur këtë ekuliber të stisur.
Nga Ilir Vata

No comments:

Post a Comment