Saturday, March 23, 2013

Deputeti, si hajvani me të qëlluar, rikthet “zhabjaku”

Deputeti, si hajvani me të qëlluar, rikthet “zhabjaku”:
ilir vata

Kohët kanë sjellë në politikë, deputet nga të gjitha krahinat e vendit me profesione të ndryshme, por në vend të parë kanë qenë zoteknikët, stallëjerët, kooperativistët, llagaritarë koprative, madje dhe pa shkollë fare, për vetë faktin se demokracia e mbrenshme nuk ka funksionuar në partitë politike.
Kohët e fundit në parlament janë shtuar badigardët e ministrave, qeveritarve madje dhe vetë kryeministrit, por më shumë janë shtuar biznesmenët dhe në këtë sezion zgjedhjesh janë më të preferuarit sepse janë vetë invesitorët.
Sigurisht investojnë sot, por të gllabëruar nesër dhe për një rrugë këto vite janë gllabëruar disa herë fondet dhe ky mbetet i vetmi synim pas 24 qershorit.
Më heret kemi njohur deputet karizmatik, populistë me e pa shkollë madje dhe pa shkollë fare. Kemi njohur, spiunë të sigurimit të shtetit dhe natyrisht dhe kësaj radhe do të këmi me shumicë në parlamentin e ardhshëm, madje kemi njohur dhe një deputet interesen që njihet me nofkën “Zhabjaku” dhe më i njohuri në vend.

I shkolluar për arat në kohën e Enverit, me një trup të deformuar madje dhe jo i pashëm. Pinte shumë dhe harronte seancat parlamentare, harronte shtëpinë, por e njihni të gjithë dhe e ndihmonin.
Në fakt qytetarët i kërkonin ndonjë nderë, por c’të ndimonte i shkreti..? Na ka marë malli për të, por shpresat nuk na kanë humbur, pasi pritet ta rikthej si “shpëtimtarin” tonë. Dhe mirë do të bëj, u mësuam më të.
Mënyra e përzgjedhjes së deputetve është përtej të imagjinueshmes pasi kriteret për ta zgjedhur një të tillë janë pragmatiste. Të këtë lidhje edhe majtas edhe djathtas, pa shtyllë kurrizore, karakter e kundërshti. Të jetë i bindur dhe i preferuar, të ketë biznese të majme dhe të sponsorizojë partinë. Të banojë në Tiranë pavarësishtë se është deputet në Has. Mundësisht të këtë lidhje o me krimi apo bandat e djeshme, o me të korruptuarit dhe mundësishtë spiunë i sigurimit.
Kto janë kriterët që e bëjnë deputetin që të heshtë gjatë gjithë mandatit të tij, të votojë pa menduar fare dhe për cfarë, pra një nivel i uletë, apo thjeshtë një tufë idiotësh në maxhoracë të numërit të deputetve.
Një fshatarë nga Mati thotë: “Deputeti është si hajvani me të qëlluar, mëvaret sesi të qëllon”.
Fakti se nuk ka demokraci të mbrenshme në përzgjedhjen e kandidaturave, fakti se bazën nuk e pytë askushë, tregonë qartë se “hajvanin” e këmi këmbëkryq në parlment dhe në këto zgjedhje pavarësisht se kushë fitonë nuk kemi ndonjë ndryshim të madhe politik e social.
Politika konfliktuale, papunësia, shtypja e tregut nga monopolistë dhe oligarpolet, shitja e vendit të punës, mohimi i pronës, mohimi i legalizimit të ndërtesave do jenë vetë trendi pas qërshorit.
Shqipërisë i duhen politikanë të rinjë, një brez i tërë që është shkolluar brenda dhe jashtë vendit dhe është i gatëshmë të marrë përgjegjësi, por ajo ka vite që është bllokuar nga konservatorët e së shkuarës dhe babëzia e tyre ka kaluar përtej të imagjinueshme.
Ata kanë demagogjinë si shpëtim dhe u mjaftojnë vetëm mediat dhe ca cakej që të lancojnë mashtrimin e tyre, duke servirur një llojë shteti që nuk është në gjendje të ushqeje qytetarët e saj dhe jo të shkojë në europë.
Shqiptarëve do ju duhet dhe pak kohë që të zgjohen nga një zgjim i ri për të ardhmen, por le të shpresojmë se në këto zgjedhje do të marrin pjesë për të shprehur realisht vullnetin e tyre.
Nga Ilir Vata


41.323354
19.826676

No comments:

Post a Comment