Wednesday, March 27, 2013

Liga e Djathtë në Shkodër: Trio e zezë e persekucionit, Rama-Topi-Spahia

Liga e Djathtë në Shkodër: Trio e zezë e persekucionit, Rama-Topi-Spahia:
E djathta si asnjëherë tjetër do jetë e bashkuar, pasi Berisha ka premtuar se do paguaj me dy keste parat për të burgosurit që janë gjallë, pa prishur skemën e dëmshpërblimit. Muze në Tiranë dhe në qarqë për të martirizuarit e lirisë, Obeliskë në Tiranë teje madhështorë dhe reostaurimin dhe ruajtjen e vendeve të vuajtjes së dënimit, burgje dhe kampe interrnimi. Stradegji ndër institucionale përpunsimin e të përndjekurve në masën 10%. Dhe më e rëndësishmja, hapja e dosjeve të sigurimittë shtetit.
ilir vata
Nga qyteti antikomunist i Shkodrës, drejtues të Ligës së Djathtë në një takim me të përndjekur kanë bërë apel për bashkimin e të djathtës dhe të distancohen nga plangëprishësit e trios Topi-Rama-Spahia, pasi ata në misionin e tyre kanë qëllimë të ruajn neokomunizmin si formë qeverisëse në vendë të demokracisë.
Ata shtojë z. Ilir Vata drejtues i Ligës së Djathtë, “janë minuesit e të drejtave tona, bllokuan ligjin e lustracionit, tentuan të bllokojnë lirimin e banesave pronarve, bllokuan ligie e integrimit dhe kërkojnë të vënë bustin e diktatorit në Tiranë kur ne kërkuam t’i hiqet titulli hero kombëtarë”.
Ne të përndjekurit, pronarët, antikomunistët nuk shkelim mbi varret e familjarve tanë për t’u dhënë pushtet persekutorve.
Kohët e fundit disa pseodoanalistë të lidhur me të kaluarën komuniste vetë, apo me të afërmit e tyre të familjes kanë marrë përsipër jo vetëm të bëjnë komente dhe analiza me mediokritet të pamasë, por dhe të bëjnë sondazhe në emër të askujt.
E verteta e sondazheve të tipit “zalo-shini” është thjeshtë një palacllëk të paguar nga Topi-Rama dhe bashkë me grupin e “Anal-istve” (që vijnë nga analet e sigurimit të shtetit) që paguhen nga biznesët e Ramës, përpiqen t’u mbushin mendjen shqiptarve dhe aq më keq të përndjekurve, që Rama është kryeministër dhe se partia e diktatorit qenka rinovuar, kur ende nuk ka një ndjesë publike për prime që ka bërë.
Gjithsesi ata mendimin e tyre le ta thonë në mediat e blera që paguhen nga berberi i Mehmet Shehut, që është piramidë mediatike, por kurrsesi nuk mund të përmendin të përndjekurit, pasi ne i pamë mirë te greva e urisë që me lekë ne dorë e manipulime i cunë vëllezërit tonë në vetëflijim, por le të flasin sot me ta pas zhgënjimit.
Pamë sesi ata deshin të digjnin disa nga të përndjekurit thjeshtë për të marrë një karrige, sepse të njejtën gjë bënë dhe baballarët e tyre kurë vranë intelektualët, akademikët, thjeshtë për të sjellë në pushtet soijn e tyre e që për ato karrige, vranë 1/3 e shqiptarve dhe dëbuan interrnuan gati 2/4 e shqiptarve.
183 klerikë vranë ata në Shkodër, ndonsë në këto male Postriba heroike e priti me pushkë në dorë baballarët e tyre. Masakra komuniste nuk pati të ngopur në Shkodër, derisa burgosi dhe egzekutojë mendjet e ndritura të kombit, Fishtën, Shllakun, Don Simonin, Pjetër Arbnorin..etj dhe sot i biri i sekretarit të parë kërkonë t’i vë kapistërr Shkodrës dhe Shqipërisë.
Këto 22 vite të postëdiktaturës, socialistët bashkë me sigurimin e shtetit që paguhet nga fondi rezervë i Partisë Socialiste kanë patur disa herë tentative për ta marrë pushtetin me dhunë dhe pas marsit të 1997, ata tentuan sërisht me 21 Janarin e fanshëm dhe dështuan dhe me grevën e të përndjekurve pasi demokracia po konsolidohet dhe në një shtet të së drejtës pushteti merret vetëm me votë.
Tani që jemi në prag elektoral, Rama &Topi po dështojnë në llogarinë e tyre për të mbledhur numërin e dyhur për të marrë pushtetin dhe përvec dhunës ata nuk mund të kenë shans tjetër dhe cdo ditë e më shumë po bëjnë gati slloganin “Na vodhën votat”
Por kanë dhe një skenarë tjetër, që të dy qëndrimet kanë në përfaqësinë e tyre të përndjekurit e forumit për demokraci, Gumenin me shokë për të përsëritur sërisht trazira, por jo liberalin e mendimit dhe të disidencës Lubonja, pasi përtej politikës ka menduar të shënojë gurë në memorjen kombëtare dhe në Tiranë vendoset në bllokun komunist, momeriali postblloku.
Liga e Djathtë dënoncon me me forcë në aktivet e rretheve provokime të tilla në emër të të përndjekurve dhe i siguronë, trion e zezë, Topi, Spahia, Rama se asnjë i përndjekur nuk votonë për vrasin e babait, vëllait, apo përdhunimin e të afërmëve në kampin e Tepelenës dhe makabriteti i baballarve të tyre do të dalë në shesh me hapjen e dosjeve.
Këtu pikërisht te dosjet e Sigurimit të Shtetit u tradhëtua Topi, pasi loboj me Ramën dhe nënkryetarin e tij për të penguar ligjin e lustracionit. Mos vallë Bashkim Gazidede kishte të drejtë kur thonte se: “Bamiri është nga Zercani në gjakun e Nexhmie Hoxhës dhe ka qenë bashkëpuntorë i saj”? Apo që në Trio të garantonin pushtetin e ardhshëm të sigurimit të shtetit.
images
Të djathtë nuk i duronë “cibant e sigurimit të shtetit” e jo më t’i votojnë. A nuk ishte Kristaq Rama firmëtarë i vrasjes së poetit Havzi Nela, apo nuk ishte Bamir Topi firmëtarë për dekorimin e vrasit të Xhelal Koprenckës, apo dhe më keq akoma mos dekretuesi i ligjit të lustracioni dhe dekorimit të ordinerve dhe spiunve me nga 5000 mijë euro për kokë, bashkë me një sekretarë rinie që hiqet si i përndjekur. A nuk ishte Bamiri kryetarë i KLD dhe një gjyqtarë do të paguante 150 mijë euro dhe fletë për Shtetin e së Drejtës dhe sistemin e drejtësisë. A nuk është Bamiri vjedhës i tokave të pronarve dhe fletë për pronat?
Të gjitha këto e bëjnë një misionarë në PD, që diktatura e stërviti mirë për të krijuar vazhdimsinë komuniste bashkë me Ramën, por është vonë tashmë të përndjekurve u duhet vetëm një votë për t’i përzënë njëherë e mirë.
Liga e Djathtë një forum i gjerë politikë do të jetë pjesë e të djathtësë së tërë për t’i shkundur njëherë e mirë këta përsekutorë nga të drejtat e tyre. Nuk do të ketë më pas qershorit, spiunë as drejtorë shkolle jo më kryetarë partie.
Endrra për të rilindur diktaturën ka perenduar më 22 mars 1992, por dhe një herë sëbashku për të realizuar endrrën europiane.
Liga e Djathtë


No comments:

Post a Comment