Berisha: Të burgosurit që janë gjallë do dëmshpërblehen me dy keste. Prcelë të vecantë për varret e humbura dhe dokorimi i tyre “martirë të lirisë”. Obeliskë madhështorë në Kryeqytet mbi tridhjetë metra, muze në qytetet e vendit dhe një në kryeqytet. Këto kanë qënë ato që në heshtje janë miratuar nga maxhoranca kërkuar nga Liga e Djathtë.

Grupimi politik i dalë në skenë me Partin e të Drejtave të Mohuara, shoqatat e të përndjekurve, pronarve është formatuar me “Ligën e Djathtë” për të bashkuar në një qëndrim të vetëm interesin e pronarëve dhe të të përndjekurve mbi bazën e slloganit “Shteti i së drejtës”.
Por ajo që e bënë këtë grupim ndryshe nga partit e tjera, qofshin dhe të djathta është fakti se në programin e tyre, spikasin vlerat më të mëdha të qytetarit me trinomin, prona, integrimi i të përndjekurve dhe shteti ligjor, madje si rrallë herë ata sjellin një fillë teje perendimorë të së djathtës tradicionale moderne.
Politikë pa spiunë të Sigurimit të Shtetit me një shoqëri të hapur e të lirë, jo si hakmarrje por si një nevojë për tu divorcuar nga e shkuara e afërt diktatoriale, është parimi i “Ligës së Djathtë”. PDM ka tashmë struktura në të gjithë teritorin e vendit dhe funksionon si e djathta e bashkuar me besim për të ndikuar në politikën shqiptare për realizimin e programmi të saj ambicioz, por ajo që është për t’u vlersuar është fakti se Liga e Djathtë, vjenë si një parti vlerash dhe vlerson fakrin se Partia Demokratike ka qenë ajo që ka trajtur shtresën e të përndjekurve si një shtresë elitare në PD.
Gjatë këtyre viteve janë ndarë shtëpi, bursa studimi dhe numëri i të diplomuarve shkonë më shumë se 40 mijë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, por një grup i vogël cakejsh jo vetëm shpërdoruan të mirat, por dhe prishën balancën e mardhënjeve me maxhorancën aktuale, thjeshtë për interesa apo qëllime të errta.

Sigurishtë që ka mangësi përsa i përket punësimit, interesimit të vecantë për këtë kadegori sepse nuk ka patur një skemë të posacme, apo një stradegji kombëtare për të përndjekurit, ruajtjes së objeteve të vuajtjes së dënimit, obeliskut muzeve dhe gjetjen e varreve të humbura, por në parimë është rënë dakort që përvec programit të PD për këtë kadeguri, shumë nga pikat e Ligës së Djathtë do të gjejnë zgjidhje.
Aktualishtë nuk ka një deglarimë zyrtarë për kualicion të PDM dhe Ligës Djathtëme PD, por qëndrimet paraprake janë konsumuar dhe Berisha ka hartuar një stradegji kombëtare për këtë kadegori, duke e parë atë si shtresë elitare të maxhorancës. Ajo që bie në sy është fakti së të burgosurit që kanë vuajtur nga regjimi komunist dhe janë gjallë do të dëmshpërblehen me dy keste brenda një viti e gjysëm pa prishur skemën e dëmshpërblimit për trashgimtarët. Gjetja e varreve të humbura dhe vendosja e në një parcel të posacme në Kryeqytet, duke i titulluar martirë të lirisë dhe dekorimi me të njëjtin titull. Një obelisk madhështorë mbi tridhjetë metra në kryeqytet dhe një stradegji kombëtare për këtë kadegori, si dhe hapjen e dosjeve të sigurimit të shteti si një trasparencë sociale. Rishikimin e historisë dhe ndricimin e personaliteteve të lënë në hije nga koha e diktaturës.
Liga e Djathtë tashmë grupimi më i gjerë i së djathtës së bashkuar, shpreh me indinjatë lojnë e disa cakejve që kërkojnë ende të përdorin të përndjekurit si kolazh në lojrat e tyre të pista. Të pëndjekurit nuk janë as dy që ka marrë Topi, as pesë që ka marrë Rama, as dhjëtë vetë që kanë vjedhur cdo fondë që ka dhë në Partia Demokratike, as edhe 33 të paguar nga shteti, por janë mijëra në cdo skaj të shqipërisë dhe ashtu kanë ndjekur politikën me modesi dhe me moral për të qenë një ditë aktive në shërbim të demokracisë dhe të djathtës.
Nuk i harrojnë të përndjekurit persekutorët e tyre që sotë hiqen si dashamirës të mëdhenjë për të përndjekurit, në faktë partia e diktatorit sot PS ende nuk ka kërkuar ndjesë dhe me e turpshmaja, partitë aleate të Ramës kërkojnë vendosjen e bustit të diktatorit në Kryeqytet e pikërishtë me 22 shkurt ditën kur shqiptarët e rrëzuan bustin bashkë me diktaturën.
Ende nuk nuk kanë kërkuar ndjesë dhe me paturpësi përmend të përndjekurit madje i ka bërë bashkë me përsekutorët.
Në të njëjtën papërgjegjshmëri politike është dhe Topi që me frymën e vjetër të sigurimit kërkonë të na e shesë si fryma e re. Me cfarë fryme dekorojë dhjetra spiunë të sigurimit të shtetit dhe me skandalozja përtej të imagjinueshmes, dekoroi vrasin e Xhelal Koprenckës dhe sot me paturpësi përmend të përndjekurit.
Të përndjekurit janë mijëra dhe në repekt të vlerave, Liga e Djathtë do të dijë të poziqionohet edhe një herë për një fitorë të së djathtës për të fshirë nga jeta e shqiptarve mëkatarët, komunistët e rinjë e të vjetër, spiunët e sigurimit të shteti, njerëzit e korruptuar, injorantët dhe mediokrit që kërkojnë në emër të vuajtjes tonë të përfitojnë karrige për vetë.

Liga e Djathtë, Partia e të Drejtave të Mohuara shoqatat e të përndjekurve do startojnë në aktivin e zgjeruar më 16 marsit në muzeun kombëtarë të Kryeqyteti ku do të bejnë prezen programin dhe qendrimin e tyre për të luajtur rolin e tyre në këto zgjedhje madje krerët e tyre e konsiderojnë njësoj si beteja e marsit 1992, si përballja e fundit me mëkatarët. Me të njëjtën mision të bashkimit të së djathtës vijojnë aktivet e Dibrës, Durrësit Shkodrës, që në zgjedhjet e qërshori e djathta të mos ketë nevojë për paterica të së majtës, por të jetë forca që të arrijë aspiratat e së djathtës dhe shqiptarve.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment