Sunday, March 10, 2013

Liga e Djathtë pritet të zgjerohet, një dimesion i ri i së djathtës

Liga e Djathtë pritet të zgjerohet, një dimesion i ri i së djathtës:
Shqipërisë i mungon e djathta reale, pasi dhe ato parti që kanë në programin e tyre të djathtën, këto 22 vite kanë mbijetuar duke shitur interest e të djathtës, thjeshtë për të patur një vend në parlament apo qeveri. Dhe në këto zgjedhje ato priten të shkrihen me maxhorancën, duke lëmë njëherë e mirë në harresë të djathtë. Shqipërisë i duhet e djathta dhe tashmë ajo ka lindur me Ligën e Djathtë.
ilir vata
Kjo është deviza e grupimit më të ri të së djathtës shqiptare që rreth saj ka grumbulluar partitë tradicionale të së djathtës, shoqatat e të përndjekurve politikë, pronarët dhe familjet e mëdha që në kohën e mbretit Zog ishin elita e shtetit të monarkisë e që nga regjimi komunist u egzekutuan me dhe pa gjyq.
Ky forum politik vjenë me diversitet me të djathtën në tërsi, pasi Liga e Djathtë kulmon me hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorve të Sigurimit të Shtetit, kthimin e pronës pronarve dhe shteti i së drejtës, duke sjellë një reformim të vetë kodit penal dhe atij civilë dhe vetë sistemit të drejtësisë.
Sipas Liderit të Ligës së Djathtë z. Ilir Vata, diversiteti ynë me të djathtë është pikërisht në vlerat thelbësore të të djathtës reale që janë dhe shtyllat e konceptimit të një të djathtës përendimore.
Nuk mund të thuash se kemi shtetin e së drejtës kur ligjet ndonse janë unifikuese përsa i përket zbatueshmërisë ata janë të njëanshme dhe aktualisht preken nga ligji më të doptit, rasti i ligjit famkeq 7501, ka gjetur zbatueshmëri vetëm në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, në veri funksionon kanuni i Lekë Dukagjinit për tokat.
Madje Kanuni i Lekë Dugagjinit bëhët aktiv sa herë gjenë vakumë, zbrazdësi, moszbatueshmëri të ligjit në pozitë, njësoj si në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Bizanti ku ligjet në pozitë zbatoheshi paralelisht me të drejtën zakonore dhe në veri funksiononte Kanuni i Lekës. Edhe sot kanuni po gjenë terren dhe po sfidinë legjislacionin në fuqi apo të drejtën në pozitë.
Sepse vetë ligji bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pasi neni 41 shprehet qartë toka i takonë të zotit, kurse qeveritë dhe madje dhe të djathtë mbajnë ende në fuqi ligjin që la diktatori i fundit komunist Ramiz Alia, që është më i përcudnuar dhe se vetë reforma agrare që beri diktatura më 1946-tën.
Nuk ka dy standarte për pronën, ajo i përket pronarit të ligjshëm, duke respektuar tri mënyrat klasike të fitimit të pronësisë me ligj, blerje dhe trashgimi. Të djathtët madje dhe parti të rreshtuar në grupin e maxhorancës e kanë humbur këtë kuptim për hirë të interesave të vogla politike dhe kanë humbur dhe kuptimin për të cilën janë themeluar këto parti.
Liga e Djathtë, kulmon në rishikimin e formës së qeverisjes dhe propozon konkretisht, Presidentin nga populli dhe krijimin e dydhomshit në parlamet për të patur një parlament të qëndrueshme dhe që sa herë ka divergjenca mos t’i drejtohemi popullit duke kaluar nga demokracia e përfaqsuar të zbresim te përfaqsimi direkt, por dydhomshi. Dydhomshi në Parlament zgjidhë ngercin politikë, sin ë rastin e tri ligjeve të fanshme që pënguan Shqiprinë për integrimin. Nuk janë vetëm tri por problematika të pafundme dhe ajo që pendon realisht Shqipërinë është konfliktualiteti politikë për pushtet dhe pasurim të paligjshëm.
Diversiteti i Ligës së Djathtë me të djathtën në pushtet vjen dhe në konceptin e rishikimit të historisë dhe integrimit të të përndjekurve politikë sa diversiteti mes atyre që propozojnë partitë politike dhe programit të Ligës Djathtë është antipod, sepse Liga kërkon t’i hiqen dekoratat dhe tituj diktatorit, kuse ata kërkojnë ridimesioninimin e figurës së diktatorit sa u bënë qesharak dhe në mbledhjen e këshillit bashkjak të Kryeqytetit.
Politika shqiptare endue nuk i është përgjigjur rezolutës së Bashkimit Europian për hapjen e dosjeve dhe krimet e komunizmit.
Liga e Djathtë nuk do të pranojë asnjëher kualicin me ata subjekte që kërkojnë t’i shkrinë partitë e djathta, por do të vazhdojë të ridimesionohet për të formatuar të djathtën reale dhe nëse do të jetë subjek zgjedhor në qershorë ose jo, ajo do të vazhdojë të përkrah ata subjekte që do të paranojnë programin e saj në parimet kryesorë.
Pritet që në aktivin e 16 marsit në Tiranë, Liga e Djathtë përvec prezantimit të programit paraelektoral në parim të pozicjonojë aleatët më të afërt dhe qëllimin e saj politikë në këto zgjedhje.
images
“Këto zgjedhje nuk do të thonë asgjë për shqipërinë thotë z. I.Vata, pasi ato startojnë me deputetë spiunë të Sigurimit të Shtetit, pikërishtë me ata figura që na kanë persekutuar dhe torturuar në kohën e diktaturës.
Eshtë koha të ridimisionohet historia, të dëliren institucionet nga mëkatarët e diktaturës që shqiptarët të mos paguajn me taksat e tyre persekutorët e djeshëm”. Eshtë koha ti japim fund tranzicionit të tejzgjatur dhe tu japim jetë institucioneve të pavarura dhe t’i japim formë shtetit pasi deri më tani shteti ynë nuk ngjanë me asnjë shtet në historinë e institucioneve shtetërore, madje në asnjë kohë.
Prona tek i zoti është në respekt të të drejtës themelore dhe të clirimit të tregut dhe të investimeve. Hapja e dosjeve është në respekt të mijëra shqiptarve të martirizuar dhe në repekt të lirisë individit.
Shteti i së drejtës është në respekt të qytetarve dhe vetë institucioneve të besimit të ligjit dhe në tërsi të vetë sistemit të drejtësisë që mjerishtë drejtohet nga ish- përsekutorët tanë.
Këto dhe parime të tjera të së djathtës reale e bëjnë këtë grupim ndryshe nga politika gri që ka mbërthyer në tërsi politikën shqiptare, madje dimesioni i këtij grupimi do të kalojë kufinjtë shtetërorë duke lënë të kuptohe se në trevat shqiptarë do të startojë një grupim i tillë politikë madje dhe më gjerë, prite të ketë një elitë për diasporën dhe një lider që të lobojë për të djathtë shqiptare.
Kuptimi i së djathtës duhet të marë jetë me partitë tradicionale të djathta me politikanë të rinjë që deri më sot nuk kanë marrë pjesë direk as në politikë dha asë në administratë shtetërore. Politika populistë në terren për të gjetur më të mirët elitat e përfaqësimit janë modeli me i mirë përfundon përfaqsuesi i ligës. Mijëra student të profesioneve të ndryshme që kanë studiuar Brenda dhe jashtë vendit po përqafohen me papunësin, mos përfaqsimin në politikë dhe në jetën active intelektuale. Politika është mbërthyer nga një grusht I vogël njerzish që ka 22 vitë që bëjën ndëshje demash për karrige dhe pushte duke pasuruar në menyre të paligjshme një numër të vogël shqiptarësh. Liga e Djathtë fletë për elita në politikë të rinjë dhe një rrotacion me votë. Sllogani: “Cdo votë e mencur, gjyq padrejyësisë”
Ilir Vata lider i Ligës së Djathtë

41.323354
19.826676

No comments:

Post a Comment