Wednesday, March 20, 2013

Unifikimi se djathtës është celësi i fitores

Unifikimi se djathtës është celësi i fitores:
Unifikimi se djathtës është celësi i fitores
largea_ilir-vata1357579904
Liga e Djathtë, mbështet pa kushte maxhorancën edhe nëse nuk do të jetë subjek zgjedhore, pasi është e vetmja mënyre për të sjellë në politikën shqiptare një të djathtë reale dhe konsolidimin e një qëndrimi nëpërmjet diversitetit të vlerave.Vetëm Partia Demokratike është në gjendje të realizojë intresat e të djathtës në tërsi, si një vlerë e madhe në politikë.
E djathta në Shqipëri ka në një sërë programesh e qëndrimesh përsa i përket konceptit të së djathtës në tërsi dhe ky diversitet deri më tani nuk ka patur rezultat përsa i përket të kundërtave dhe të përbashktave për të sjellë në skenën politike pikërisht atë pjesë të munga të së djathtës.

Parti politike largohen nga e djadhta e maxhorancës deri në skaj, madje ka disa parti që i bien ndësh dhe vetë formës së Shtetit apo qeverisjes, madje ka nga ata që shkojnë përtej konservatorizmit të djathtë me dalje politike dhe të papërgjegjshme në konceptin politikë.
Të tjera parti kanë qëndrim strikt për pronat, të tjera vijnë dhe me qëndrime të dyzuara por ajo që flet më shumë në tërsi, partitë e vogla të djathta kanë shkatisur nga një faqe në programet e njëra- tjetrës dhe në tërsi ata shkojnë drejtë një gallavitje të së djathtës.
Deri më sot, peshën kryesore të së djathtës e ka mbajtur PD, si një parti tipike me tendenca djathtas, por që në tërsi ajo është një parti elektorale, popullore që përfshinë tërë spektrin politikë, por gjithmonë stardon në qendër.
Gramoz Pashko

Partitë e vogla kanë programe fiktive dhe ata janë vertet parazitë të PD-së përsa i përket përfaqësimit politik, apo mbështetjes nga elektorati i djathtë, për të vetmin fakt se ata programet, koloret dhe ngjyrat i kanë thjesht për shkaktisje dhe figurojnë vetëm në nocion politik si të djathtë.
Tashmë kjo është shëndërruan në smundje dhe kohët e fundit dhe parti të krijuar rishtas, ndonse liderit e tyre vijnë nga e majta dhe familje të përkrahura nga diktatura nuk hezitojn të prononcohen se janë të djathtë, në të vertetë janë thjeshtë ovacione elektorale sepse ata nuk përfaqsojnë asnjë nga shtresat e së djathtës tradicionale në Shqipëri që më heret kanë shënuar rrënjë dhe vend në politikë.
Cfarë i duhen PD-së këta parti që nuk janë në gjendje të respektojnë qoftë dhe një pikë të programin të tyre dhe tashmë janë përgaditur që të futen si deputet kryetarët e partive pikërishtë në listë të PD-së.
Në faktët kjo gjë duhet të ishtë bërë vitë më parë se këta partiza janë më të majta sa vetë PD, madje shumica e këtyre kryetarve janë spiunë të sigurimit të shtetit dhe ata përvec rëndesës që kanë shënuar mbi shqiptarët, dinë të shërbejnë për këdo duke shkelur dhe statuset e tyre.
Krijimi i “Ligës së Djathtë” ka sjellë në vëmendjen e opinjont publik jo vetëm grupimit më të gjerë të së djathtës, por ajo po prezantonë një program që diversiteti me të djathtën në tërësi godet në themelet e formës së të djathtës, duke prekur jo vetëm pronat dhe të përndjekurit, por dhe formën e shtetit me një format të djathtë, duke propozuar dy dhomshin në parlament dhe zgjedhjen e presidentit nga populli, dhe riformatimin e sistemit të drejtësisë që nga shkrirja e KLD dhe krijimin e Komisionit të Kontrollit të sistemit të drejtësisë.
Të djathtat moderne e kanë këtë në formën e tyre shtetërore dhe ka funksionur si një model i demokracive të zhvilluara, Italia, Franca..etj.
Ajo që do ta konsolidojë të djathtën është fakti që duhet unifikuar qëndrimi i se djathtës, pikërishtë mes diversitetit dhe unifikimeve të qëndrimeve të përbashkta.
Ajo që na ndajnë le të respektohen fortë nga palët deri në atë pikë sa mos të prishen ekulibrat dhe të unifikohen qëndrimet për gjërat që na bashkojnë dhe janë në shërbim të qytetarve.

Unifikimi i qëndrimit për dënimin e krimeve të komunizmit, apo ai i punësimi të të përndjekurve. Unifikimi i qëndrimit për integrimin e vendit apo ceshtjes Kombëtare. Unifikimi i qëndrimit për pavarsinë e sistemit të drejtësisë, zgjidhjes përfundimishtë i pavarsisë institucionale dhe kjo gjërsi të përfshi në pika të vecanta të gjithë spektrin politikë si ceshtja kombëtare.
Deri më sot kemi patur kooperativë të së djathtës dhe ca zëra që dëgjohen largë, deri në momenti që ata të shuajn oreksin nga palët dhe pastaj heshtin dhe sërisht belbëzojnë në prag elektoral pa pikë integriteti politikë. Këto partiza ose të dalin në vetë ose të kënë kurajon të shkrinë partitë dhe të unifikojnë një program kombëtarë të së djathtës.
Mundët të këtë disa të djathta në politikë, por në tërsi përballë neokomonistve, e djathta ka një format të gjerë, që i kundërvihet komunistve të rinjë, socialistve që ende nuk kanë ardhur në nivelet e kërkuar të së majtës moderne.
Sot kundërshtarët e shqiptarve janë pikërishtë konservatorët e komunizmit dhe socialistët e sotëm që ende nuk kanë një ndjesë për krime e diktaturës, ku ende përpiqen të rehabilitojnë diktaturën dhe diktatorin dhe të godasin kapitalizmin e brishtë nëpërmjet taksës marksiste.
E djathta duhet të unifikohet përsa i përket një programi të përbashkët elektoral, sigurisht duke ruajtur ngjyrat e programeve të partive, pikërisht të vlerat e diversitetit, si një vlerë e madhe e demokracisë dhe e mendimit ndryshe.
Pikërishtë këtë do të kërkojë të bëjë Liga e Djathtë, duke qëndruar si një forum politikë brenda apo jashtë kualicionit me maxhorancën si mbështetje politike, si një opsio i munguar në politikën Shqiptare, derisa e djathta të marrë dimensionin e duhur politikë për të qenë pjësë aktive e gjallë politike.
Shqipërisë i duhet politika e djathtë, derisa të shohim një të majtë moderne, përtej konservatorizmint të diktaturës, për ta shkëputur Shqipërinë nga tranzicioni dhe nga e shkuara e afërt komunistë. Shqiprisë i duhet e djathta si njjë vlerë e madhe e mendimit, lirive të njeriut, shtetit ligio, tregut të lirë dhe një kurdërshtarë i përhershëm i së majtës. Divërsiteti është vlerë dhe në demokraci ai është shkëndia e një dritë të mungur në demokraci.
Ilir Vata

No comments:

Post a Comment