Saturday, March 2, 2013

Politika tërhiqet nga e shkuara, as të majtë e as të djathtë

Politika tërhiqet nga e shkuara, as të majtë e as të djathtë:
largea_ilir-vata1357579904
E shkuara e afër e dikataturës komuniste duket sikuar ka ndalur kohën nga këta politikan démodé, injoran dhe spiunë të sigurimit të shetit. Duket sikur janë pikërisht ata që na persekutuan pasi një ditë të tërë, cdo media përcjellë para opinionit publik brockullat e tyre, pa pyetur për shqiptarë dhe problemet e tyre. Ata po shukojnë shoqërinë me mjete tipike të diktatorve, sa që është vështirë të thuash se në cilën kohë jemi.
Mukoza që ka mbërthyer politikën në tërsi në rajonin e Ballkanit është e padukshme nga vetë politikanët, por që ajo interferonë mbytje te frymës progresive, izolim te ideve, përjashtim të elitave dhe që politika, pasohet në pak njerëz dhe sërisht pa rrugëdalje, starton nga aty ku ishte nisur.
Ky cikël izoluas, gati një cerekshekulli po bënë cdo ditë e më shumë një situatë gri dhe që kohët e fundit, konservatorizmi i së majtës dhe lidhjet e politikës me të shkuarën po e bëjnë politikën cdo moment të pa lexueshme për publikun.
Rajoni i Ballkanit, ruan ende shtatoret e komunizmit, emrat dhe monomentet e diktatorve të rajonit dhe mediat e vendit dhe ato ndërkomtare i kanë kushtur vemendje këtij kornizimi të së shkuarës, që politikanë në këtë rajon i pranojnë në heshtje.
Në Shqipëri, ky fenomen ka marrë zhivillim në heshtje për të shkuarën, pasi për gjatë gjithë këtyre viteve, historia me demonin pra me diktatorin, jo vetëm po izolohet por po suportohet për ta cuar atë në debatin e intepretimit krahasues.
Edhe më keq akoma, ndonse vendet fqinjë, si Maqedonia madje dhe vetë Kosova kanë hapur arkivat e sigurimit, Shqipëria i mbanë ato të izoluara, për të vetmin qëllim që të zgjasë jetën e politikanve në pushtet, pra për të garantuar një politikë kautike pa senc, që i mungojnë idet dhe aq më keq, boshti filozofik i të bërit politikë.
Diversiteti politikë në Shqipëri rronë vetëm përsa i përket emrave dhe logove të partive, madje në këtë drejtim janë më shumë se 143 parti politike, por diversiteti i programeve, alternativave dhe i zhvillimit është fletëpalosje e përthyer, që ngjajnë në prefeksion.
E kaluar kohët e fundit shënoj në rajonin e Ballkani mantellin më të zi të kohrave, provokimin e nacionalizmit të tipit aktiv dhe gati teje primitivë, që edukohet e nxitej nga mbetjet e diktaturës dhe disa shërbetorë të së shkuarës dhe për më pak se një vit e cuan rajonin drejt një fillimi të ri të së shkuarës.
Rasti incidentit në Shkup është vazhdë e provokimeve të vazhdueshme që maqedonsit, serbët, grekërit, apo dhe vetë kokat e nxehta të së shkurës që janë në Shqipëri që në emër të kombit, nacionalizmit, patriotizmit janë shëndërruar në sharlatan qesharak në sy të mbarë diplomacisë ndërkomtare dhe vetë realitetit që ne jetojmë.
Rajoni dhe kryesishtë Shqipëria kërkonë politikanë të rinjë, elita të reja që fatëmirësishtë potenca intelektuale është me bollëk dhe po “vdes” pordurave të kafeneve pasi politika e së shkuarës i ka përjashtuar ato.
Politika shqiptarë bëhët me shumë pak njerëz dhe po ta dinë shqiptarët se sa neveri sjellin ata mejhaneve e podrumeve të hoteleve i përzënë si diktatorin pak vite më parë. Kjo është arsyeja se politika është konfliktuale se partitë politike nuk pyesin më forumet, por për egon e tyre për pushtet. Pra vetë partitë politike janë një kopje e shëmtura e partisë së diktatorit, duke vrarë demokracinë e partive të tyre vrasin demokracinë në tërsi.
Nuk është se modelet e mira janë shembull që duhet krahasuar, feja në Shqipëri është modeli i tolerancës, ndonse u ngrit nga dheu, por me besimin te zoti dhe mirësi e besimeve tolerancë fetare është një vlerë kombëtarë që duhet studijuar dhe nga vendet fqinjë dhe më gjër dhe kjo tolerancë rronë në prefeksion kur në vende te tjera është vetë konflikti madje ka nxitur ta përdorin besimi si terrorizëm.
Në rajonin e Ballkanit dhe kryesisht në Shqipëri politika bënë policin, gjyqtarin, komunarin, prokurorin, ligjbërsi, pra janë vetë zoti në tokë si në kohën e diktaturës, madje dhe vetë njerëzit e diktaturës janë më të pushtetshmit dhe këto 22 vitë më të pasurit në vend, sa për ironi të fatit tani miratuan dhe ligjin dhe u armatosën.
Kjo situatë politike, kjo gjendje izolues në mukozen e së shkuarës po e mabanë vendin në një izolim të dytë ekonomik dhe madje kur e gjithë bota po lëvizë e lirë shqiptarët për gjatë gjithë këtyre viteve kanë fituar të lëvizin të kushtëzuar në vendet e Europës, që shkojnë një e treat e shqiptarve më të shumtit të afërmit e atyre që emigruan në 1990 e më vonë.
Dy partitë e mëdha në bashkëpunimë kanë “vrarë” të drejtën e shenjtë dhe themelore të njeriut, pronën dhe për llogjikë kanë “vrarë” vetë sistemin kapitalist ekonominë e tregut.
Të gjithë të ardhurit nga zonat e thella të vendit nën motën lëvizja e lirë, janë në një konflikt të vazhdueshëm me pronarin e tokave dhe vetë shtetin pasi pasuritë e tyre të përkthyer në shtëpi banim apo dyqane të vogla janë pa hipotekë duke i lënë jashtë tregut dhe drejtë ngurtësimit të investimit të tyre, pasi agjensia e legalizimit është një krijesë e tipit komunistë që nuk ka nda ende as 5 % të tapive.
Të përndjekurit janë kadegoria e përjashtuar nga punësimi shtetërorë dhe qeveria është mjaftuar me 33 vetë që kanë dy institutet e të përndjekurve, që në fakt ishin krijesë e qeverisë Nano tipike të stilit komunist apo institutit të P.Komunste ku e drejtonte Nexhmie Hoxha.
Me këto kallandriset qeveria aktuale, pasi mijëra vetë të shkolluar pas diktaturës enden rrugve të qyteteve e zonave rurale.
Objektet e vuajtjes së dënimit kampet e diktaturës po shemben. Po ashtu dhe kampet e interrnimit apo cdo gjyrmë që la diktatura dhe më keq akoma po zhduken dhe dosjet e spiunve të sigurimit të shtetit, për ta fshirë nga historia makabritetin e diktaturës dhe kjo arrihet duke zhdukur të djathtën nga politika.
Të dy partitë e mëdha mbajnë afër dhe në poste drejtuesë, vetë dorarët që egzekutuan shqiptarët, hetuan, torturuan dhe burgosen të përndjekurit dhe drama vazhdon pasi ata janë ende të devotshëm t’i përkrahin dhe suportojnë këtë kadegori në politikë.
Pra zgjedhjet e qershorit nuk do të sjellin ndonjë ndryshim të madhë vetëm se mund të ndërrojnë rolet, pa pytur për problemet sociale, infrastrukturën rrugore, arsimimin, shëndetsinë, apo aq më keq kulturën.
Kemi Ministri Buqësie pa buqësi, kemi Ministri Mjedisi pa pyje, kemi Ministri Kulture kur nuk investohet për të me administratë të fryer që paguhet nga xhepat e shqiptarve, por më e tmerrshmja ndër to ne vazhdojmë të paguajm persekutorët tanë.
Tani më partitë politike janë lëshuar në popull me parat që na kanë vjedhur ndër vite dhe aty ku nuk u ecën mashtrimi I blejnë votën dhe ndonjë të varfëri dhe ndonjë dhi.
Ajo që u kishtëe munguar ishin mediat dhe kësaj ia gjetën, cdo kryetarë partie ka TV dhe gazetë dhe gazetarët dalin jashtë Tirane vetëm për zgjedhje, pasi për katër vite, Rogner, Hotel, Tirana, Selia Roz dhe Blu dhe në qeveri. Këtu mbyllet qarku, pikërishtë Brenda mukozës së të shkuarës si koha e diktaturës.
Por të djathtë tashmë kanë grupumin e tyre politikë, Liga e Djathtë, Partin e të Drejtave të Mohuara dhe do të dinë ta kryen efektin e tyre politike se të përndjekurit nuk janë as 33 vetë që paguan qeveria, as 3 vetë që ka Bamiri, apo Rama, por janë mijëra dhe parë dhe rrethi e përsekucionit që kanë bërë këta politikanë janë më shumë se gjysma e Shqipërisë.
Ata nuk janë lutur para dyrve të shtetarve por janë nga Vermoshi, Postriba, Macukulli, Lazarati dhe madje dinjitozë që do të dinë të votojnë me slloganin “Cdo votë e mencur, Gjyq për padrejtësinë”.
images

Politka e Ligës së Djathtë është politika e një brezi trashgimtarë të të përndjekurve, familjeve të mëdha, intelektualve dhe qytetarve që tashmë kanë struktura në të gjithë vendin dhe ndonse politika po mundohet ta minimizojë ta përjashtoj nga media, ne këmi bërë atë që duhet në cdo fshat, qytet apo skaj ku ka të djathtë do tu kërkojm të gjykojnë me votë të mencur për të cliruar vendin nga mekatarët e diktaturës.
Është detyra jonë tu tregojmë fëmijve tanë krimet e diktaturës dhe njëherazi tu besomë përgjegjësitë për të bërë politkën e djathtë që fatkeqsisht mungon dhe e keqja është se atë na e servirin persekutorët tanë.
Nga Ilir Vata


41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment